Surrealizmi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 50: Rreshti 50:
[[ja:シュルレアリスム]]
[[ja:シュルレアリスム]]
[[ka:სიურრეალიზმი]]
[[ka:სიურრეალიზმი]]
[[kn:ಸರ್ರಿಯಲಿಸಮ್ (ನವ್ಯ ಸಾಹಿತ್ಯ ಸಿದ್ದಾಂತ ಚಳವಳಿ)]]
[[ko:초현실주의]]
[[ko:초현실주의]]
[[ku:Surrealîzm]]
[[ku:Surrealîzm]]

Versioni i datës 29 qershor 2010 19:31

Foto të muzeumi Dalí në Figueras

Surrealizmi (fr. Surréalisme) ka qenë lëvizje letrare, kulturore dhe artistike, që është paraqitur në Francë pas Luftës së Parë Botërore. Surrealizmi ka qenë vazhdimësi e rrymës artistike, të njohur si dadaizmi dhe e frymës e tij rrebeluese, kryengritje kundër traditës dhe shprehive e zakoneve konvencionale, si dhe urrejtje ndaj normave shoqërore. Mirëpo, për dallim nga fryma refuzuese e dadaizmit, surrealizimi ka theksuar edhe anën e vet pozitive dhe konstruktive.

Bazën e vet filozofike surrealizmi në fillim e ka kërkuar dhe e ka gjetur te frojdizmi, e më vonë edhe te marksizmi.GJIMNAZI "HAJDAR DUSHI" dega psikollogji dhe fillozofi me ne krye Bakin -gjakove

Si fillim i surrealizmit merret viti 1924, kur Andre Bretoni ka publikuar programin e tij Manifesti i surrealizmit. Rreth Bretonit janë tubuar edhe shkrimtarë të tjerë, si Lui Aragoni, Pol Elyari etj., por edhe artistë të tjerë, si piktori Salvador Dali.

Organe të surrealizmit kanë qenë revista Litérature (Letërsia), e themeluar më 1919 nga Bretoni, Aragoni dhe Supo, si dhe revista Révolution surréaliste (Revolucioni surrealist), që e nxirrte Bretoni gjatë periudhës 1924-1929.

Nga fundi i vitit 1925 ka filluar një etapë e re e zhvillimit, kur si pasojë e transformimeve shoqërore, surrealizmi iu ka afruar marksizmit, kurse disa përfaqësues të tij, si Aragoni, Elyari, Bretoni etj. janë bërë anëtarë të partistë komuniste dhe kanë kërkuar që letërsia të angazhohet në ngjarjet shoqërore dhe politike. Mirëpo, në vitin 1933, pas përjashtimit të Andre Bretonit nga partia komuniste, ai ka hequr dorë nga pozicionet dhe pikëpamjet komuniste dhe nga kërkesat për angazhimin e artit (letërsisë) në luftën politike.

Surrealizmi edhe pse ka lindur në Francë, nuk është zhvilluar vetëm brenda kufijve të Francës, por është përhapur edhe në vende të tjera.

Lëvizja artistike surrealiste ka filluar të shuhet nga fundi i viteve ’30 të shek. XX, ndërsa ka pushuar së ekzistuari në prag të Luftës së Dytë Botërore.