Çerçiz Topulli: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 5: Rreshti 5:
{{Leter mbiemri| Topulli }}
{{Leter mbiemri| Topulli }}
{{Leter ditëlindje| [[1880]] }}
{{Leter ditëlindje| [[1880]] }}
{{Leter vendlindje| {{flagicon|Albania}} [[Shkodra|Shkodër]], [[Shqipëri]] }}
{{Leter vendlindje| {{flagicon|Albania}} [[Gjirokastra|Gjirokastër]], [[Shqipëri]] }}
{{Leter ditëvdekje| 1915 }}
{{Leter ditëvdekje| 1915 }}
{{Leter vendvdekje| {{flagicon|Albania}} [[Gjirokastra|Gjirokastër]], [[Shqipëri]] }}
{{Leter vendvdekje| {{flagicon|Albania}} [[Shkodra|Shkodër]], [[Shqipëri]] }}
{{Leter nacionaliteti| Shqiptar }}
{{Leter nacionaliteti| Shqiptar }}
{{Leter profesioni| Udhëheqës i luftës së armatosur }}
{{Leter profesioni| Udhëheqës i luftës së armatosur }}

Versioni i datës 20 korrik 2010 12:43

Fotoporteti
Çerçiz Topulli
Emri Çerçiz
Mbiemri Topulli
Lindur më 1880
Lindur në Shqipëria Gjirokastër, Shqipëri
Vdiq më 1915
Vdiq në Shqipëria Shkodër, Shqipëri
Kombësia Shqiptar
Profesioni Udhëheqës i luftës së armatosur
Mirënjohje
Hero i Popullit
Edhe kjo është tokë shqiptare,- tha para se t'a pushkatonin.

Çerçiz Topulli lindi në Gjirokastër në vitin 1880 dhe ra dëshmorë më 15 korrik të vitit 1915, ishte shkrimtar, atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave kundër sunduesve osmanë për çlirimin kombëtar të vendit, hero i popullit.

Mjedisi familjar në të cilin u rrit e sidomos vëllai më i madh Bajo Topulli, ndikuan në formimin e tij si atdhetar i vendosur. Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë «Për lirinë e Shqipërisë» në Gjirokastër.

Në prill të 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Me vendim të Komitetit të Gjirokastrës, anëtarë të çetës së tij vranë në fillim të marsit 1908 në Gjirokastër komandantin turk të xhandarmërisë. Drejtoi Luftën e Mashkullorës më 18 mars 1908.

Në thirrjen "Nga malet e Shqipërisë" drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar 1907 në gazetën "Shpresa e Shqipërisë" Çerçiz Topulli pasi dënonte grabitjet e administratës osmane kërkonte që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria Osmane dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur. Ai shprehte bindjen se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë ishte ajo e kryengritjes së përgjithshme të armatosur, dhe ftonte gjithë shqiptarët të ngriheshin me armë në dorë në luftën për lirinë e Shqipërisë.

Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908, Çerçiz Topulli punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për çeljen e shkollave shqipe në viset e ndryshme të vendit. Në shoqëritë dhe klubet patriotike mbrojti interesat e kombit dhe të vegjëlisë. Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 u vu në shërbim të qeverisë së I. Qemalit dhe luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut, në disa kryengritje të armatosura, për sprapsjen e grekëve nga tokat e pushtuara në jug (pas konferencës së Londrës), por edhe kundër rebelimit të Haxhi Qamilit në Shqipërinë e Mesme. Në shtator të vitit 1914 Çerçiz Topullin e Muço Qullin i gjejmë në Shkodër, ku mendohet të kenë shkuar për t’ju bashkuar mbrojtjes së trojeve nga pushtimi serbo-malazez. Arrestohen për të parën herë në 28 qershor dhe lirohen shumë shpejt. Por arrestohen sërish në 7 korrik 1915 në Fushën e Shtoit (Shkodër) nga një togë malazeze rrugës për në Çetinë. Për 20 vjet eshtrat e dy heronjve mbetën pa varr, në Shtoj të Shkodrës, deri sa u zbuluan në vitin 1936 nga Javer Hrushidi, mik fëminie me Çerçizin dhe prefekt i Shkodrës aso kohe. Ishte pikërisht ai që identifikoi dhe eshtrat e Çerçizit nga një dhemb floriri, që e kishin të dy të njëjtë. Në zhvarrimin e eshtarve të tyre mori pjesë edhe Enver Hoxha, i cili mbajti edhe një fjalë lamtumire në emër të Gjirokastritëve. (Dy vjet më pare, në 18 mars 1934, në Gjirokastër do të ngrihej monumenti i tij, i realizuar nga skulptori Odhise Paskali me kontributin financiar të shqiptarëve brenda e jashtë vendit.) Madhështore ishte përcjellja e eshtrave të heronjve në Shkodër. Prekëse janë fjalët e mbajtura nga patër Anton Harapi e Ernest Koliqi, të pabotuara më parë në kohën e diktaturës:

  • Nga fjala e lamtumirës së Pater Anton Harapit:

“Ndaluni! Ku veni burra?!

Çerçiz e Muço, dy fjalë ka me ju Shkodra Kreshnike, ktu në log të kuvendit para se të daheni. Do ta leni Shkodrën, të shkoni e të pushoni atje, ku së parit pat t’amblat rreze të diellit, ku, si filiza të shndoshtë, gëzueshëm e rritët shtatin, atje prej kah Shqypnija u qiti dhe u ndriti!

…Veç, o burra, qi, dekun, flitni, të metun, njalleni, të hupun, sod ndritni, kah rreth e rrokull t’i bini Shqypnis, deh, lshonie nji za, at zanin t’uej kumbues si të luajve, diftoni djelmnis shqiptare shka u ushqeu idealin, shka u mbajti karakterin, shka u bani të pavdekshëm.

….T’i diftojm, po, botës, se shqyptarët janë njimend burra; se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedan e kristjan, e njiherit shqyptarë të njimendtë.

Zoti i vërtetë e atdheu le të na bashkojn, Zoti e atdheu të na mbajn, me Zot e me Atdhe të lumnojm!”

  • Nga fjalimi i lamtumirës së Ernest Koliqit:

E ju, o ju Hije madhore të Çerçiz Topullit e të Mustafa Qullit, nisnju kah vendet jueja tue ngjallun nëpër të gjitha buzët nji kangë shprese. Zgjoni në kalim zemrat e fjetuna; fuqizoni shpirtrat e ligshtuem. Shka kërkon djalëria prej Shqypnis? Drejtësi të plotë shoqnore.

O ti, Çerçiz, o ti Mustafa Qulli, që ma t’kuq e batë flamurin tonë me gjakun e pastër t’uj, shpallnja djalëris se përparimi më i drejtë se drejtësia ma e plotë shoqnore mund t’arrihen n’emën të shqypnis…

Lidhje të jashtme