Mihal Grameno: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
+bg
Rreshti 17: Rreshti 17:
[[category:vdekje 1931]]
[[category:vdekje 1931]]


[[bg:Михал Грамено]]
[[sv:Mihal Grameno]]
[[sv:Mihal Grameno]]

Versioni i datës 21 korrik 2010 09:38

Skeda:Mihal Grameni 1871 - 1931.jpg

Mihal Grameno, (1871 - 1931), ishte publicist i shquar, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike, Hero i Popullit.

Jeta

Lindi në Korçë në një familje atdhetare nga shtresa zejtare dhe tregtare. Në moshë të re mërgoi në Bukuresht, ku u lidh me shoqërinë "Drita". Hyri në lëvizjen kombëtare që nga fundi i shek. XIX. Në vitet 1907-1908 luftoi në radhët e Çetës së Çerçiz Topullit, më 1908 mori pjesë në Kongresi i Manastirit| Kongresin e Manastirit. Për veprimtarinë e tij u dënua disa herë me burgim prej qeverisë osmane. Pas shpërthimit të Luftës I Botërore u detyrua të largohej në SHBA, ku vazhdoi të punojë për çështjen kombëtare deri më 1920, kur u kthye në atdhe. Në vitet 1921-1924 ishte një nga veprimtarët në zë të lëvizjes demokratike. Vdiq në Korçë më 5 shkurt, 1931.

Krijimtaria

Krijimet e para letrare e publicistike të Mihal Gramenos panë dritën e botimit në fillim të shek.XX. Hartoi këngë patriotike, disa prej të cilave, si "Për mëmëdhenë", "Lamtumirë", "Uratë për liri" u përhapën gjerësisht në popull. Është ndër nismëtarët e dramaturgjisë e të prozës së gjatë shqipe. Shkroi komedinë Mallkimi i gjuhës shqipe (1905) dhe dramën historike Vdekja e Pirros (1906) që trajtojnë tematikën patriotike, novelat Oxhaku (1904-1905), Varri i pagëzimit (1909) dhe E puthura (1909), në të cilat gjeti pasqyrim me nota sentimentaliste jeta e përfaqësuesve të vegjëlisë, me brengat e saj të përditshme.

Fusha ku spikati talenti i Mihal Gramenos është publicistika. Bashkëpunoi me disa organe, por shumicën e shkrimeve e botoi në gazetat Lidhja ortodokse (1909-1910) dhe "Koha" (1911-1926), të cilat i drejtoi vetë. Shkrimet e tij publicistike shquhen për idetë demokratike dhe frymën luftarake. Mihal Grameno luftoi me këmbëngulje kundër shovinizmit fqinj dhe politikës osmanizuese të xhonturqve.