Kelmendi: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Hatake (diskuto | kontribute) No edit summary |
Xqbot (diskuto | kontribute) v roboti ndryshoj: en:Kelmend (region) |
||
Rreshti 7: | Rreshti 7: | ||
[[Kategoria:Pacaktuar]] |
[[Kategoria:Pacaktuar]] |
||
[[en: |
[[en:Kelmend (region)]] |
||
[[sr:Клименти]] |
[[sr:Клименти]] |
Versioni i datës 21 korrik 2010 21:01
Malësia e Kelmendit shtrihet në skajin verior të Alpeve Shqiptare. Në kuptimin etnografik, fisi i Kelmendit bën pjesë në malet e Malësise së Madhe. Sipas shtrirjes së vjetër fisnore Kelmendi kufizohet me Hotin, Kastratin dhe Shalën në jug, me Gash e Krasniqe në lindje, kurse me Vasojeviçët, Kuçin, Triepshin dhe Gruden në veri. Banorët e këtij fisi, banojnë kryesisht rreth dy burimeve të lumit Cem, Vuklit dhe Selcës dhe lumit të Vermoshit. Komuna e Kelmendit sot ka 6344 banorë, të përqëndruar në fshatrat: Vermosh, Lëpushë, Selcë, Tamarë, Brojë, Kozhnja, Nikç, dhe Vukël.
Emri këtij fisi vjen nga fjala latine clemens-(tis), dmth. i urtë, i thjeshtë, i mirë. Këtë emërtim të natyrës së njeriut, më vonë e gjejmë si emër personal, Clemens. Ndër shkrimet e studiuesve të huaj e gjejmë në forma të ndryshme fonetike "Klemnti" "Klimenti", "Clementiner"etj. kurse në gjuhën shqipe "Klmen-Klmente"3) gjegjësisht "Kelmendi". Për herë të parë, në kuptimin e sotëm, si emër personal, e takojmë tek zëvendësi i tretë i Shën Pjetrit Papa Klementi e I-rë (90-101), cili duke predikuar fjalën e Krishtit ndër paganë, u martirizua. Kelmendasit këtë e kanë mbajtur për Shenjt, dhe mbrojtës të fisit në tërë historinë e tyre duke ia kushtuar njëherit edhe tempujt e lutjes ndër kisha. Për këtë arësye kelmendasit në menyrë të veçantë i nderonin papët e Romës. Këtë gjë na e dëshmon në një relacion për kelmendasit dërguar Selisë së Shenjte në vitin 1636, nga At Bonaventura. Ai shkruan se kur se serbët e fesë ortodokse, të ardhur në tokat kelmendase për të shpëtuar nga barbarizmat e ushtrisë turke, filluan ta fyenin papën, këta të fundit i kërcënuan se do t´i përzinin nga territori i tyre fisnor.
Si toponim, ky emër identifikohet me emrin e kështjellës bizantine "Klementiana", të cilën e përmend historiani i epokës Justiniana Prima (527-565), Prokopie i Cezaresë. Sipas historianit serb Vladislav Popoviq, kjo kështjellë duhet të këtë qenë e vendosur ndër viset e Kelmendit, ose në veri të liqenit të Shkodrës. Kurse për Sufflay-n kjo fortesë duhet të këtë qenë në rrugën romake Shkodër - Prizren, tek dogana e Shpëtimit Shenjtë (Svetog Spasa).