Jump to content

Dallime mes rishikimeve të "Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri"

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
* Një tjetër veprimtar i opozitës, Halit Lleshi u nis nga Dibra drejt Tiranës por u takua me forcat qeveritare dhe u thye.
* Njëri nga luftëtarët më të dalluar në Dibër, Elez Isufi zbriti në Tiranë në përpjekje për të rrëzuar qeverinë. Anëtarët e kabinetit u larguan nga Tirana kurse Ahmet Zogu qëndroi për të organizuar rezistencën. Luftimet zgjatën 15 orë. Me ndërhyrjen e ambasadorit anglez Eires rebelimi i Elez Isufit mori fund.
* Menjëherë pas kësaj në Shijak dhe në Durrës shpërtheu një tjetër lëvizje nën drejtimin e Hamit Toptanit. Por ndërhyrja e fortë e xhandarmërisë solli fundin e kësaj lëvizjeje. Grushti i shtetit mori fund.
* Bilanci i gjithë luftimeve ishte 80 të vrarë, 60 nga rebelët dhe 20 nga forcat e shtetit. Njëri prej viktimave nga forcat shtetërore ishte edhe Major Meleq Frashëri, njëri prej komandantëve më premtues të ushtrisë.
* Pas grushtit të shtetit : Pati shumë dënime me vdekje dhe burgosje. U kritikuan ashpër nga opozita por nuk solli ndryshimin e dënimeve. Filloi gjithashtu edhe çarmatosja e popullsisë në gjithë vendin.
 
Anonymous user