Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 96: Rreshti 96:
* 12 Qershor 1924 : Ahmet Zogu me disa mbështetës largohet në Jugosllavi. Qeveria dhe parlamenti janë larguar drejt Italisë dhe Greqisë. Ne Shqipëri për të vazhduar rezistencën antinoliste qëndrojnë Hysen Selmani, Muharrem Bajraktari, Fiqiri Dine e Hysni Dema.
* 12 Qershor 1924 : Ahmet Zogu me disa mbështetës largohet në Jugosllavi. Qeveria dhe parlamenti janë larguar drejt Italisë dhe Greqisë. Ne Shqipëri për të vazhduar rezistencën antinoliste qëndrojnë Hysen Selmani, Muharrem Bajraktari, Fiqiri Dine e Hysni Dema.
* 16 Qershor 1924 : Grushtshtetasit formojnë qeverinë e re. Pas bisedimeve të dështuara midis palëve (Fan Noli dhe Sami Vrioni ishin dy kandidatët, pak më herët Sulejman Delvina ishte tërhequr) vendoset me short që në krye të qeverisë të jetë peshkopi Fan Noli. Ministrat e qeverisë janë : Ministër i Financave : Luigj Gurakuqi, Ministër i Punëve të Jashtme : Sulejman Delvina, Ministër i Mbrojtjes : Kasem Qafëzezi, Ministër i Brendshëm : Rexhep Shala, Ministër i Arsimit : Stavro Vinjau dhe Ministër i Punëve Publike : Qazim Koculi.
* 16 Qershor 1924 : Grushtshtetasit formojnë qeverinë e re. Pas bisedimeve të dështuara midis palëve (Fan Noli dhe Sami Vrioni ishin dy kandidatët, pak më herët Sulejman Delvina ishte tërhequr) vendoset me short që në krye të qeverisë të jetë peshkopi Fan Noli. Ministrat e qeverisë janë : Ministër i Financave : Luigj Gurakuqi, Ministër i Punëve të Jashtme : Sulejman Delvina, Ministër i Mbrojtjes : Kasem Qafëzezi, Ministër i Brendshëm : Rexhep Shala, Ministër i Arsimit : Stavro Vinjau dhe Ministër i Punëve Publike : Qazim Koculi.
* 19 Qershor 1924: Qeveria e re shpall programin e saj, program që në parim ka reformën agrare. Por në kushtet e Shqipërisë është i parealizueshëm. Qeveria e re ka ministra impresionues në vlerat e tyre individuale por ata kanë shumë divergjenca midis tyre dhe s'mund të punojnë si grup. Fan Noli, kryeministri është një idealist por jo njeri praktik, Qafëzezi dhe Shala janë diktatorë ushtarakë (ishin pikërish ushtarakët "Klika" ata që sollën këtë qeveri), kurse Gurakuqi me shokë i japin qeverisë ngjyra fetare. Administrat që Noli donte të reformonte ishte plot me besnikë të Zogut dhe Verlacit të cilët filluan të punonin kundër tij dhe qeverisë së "revolucionit". Gjithë kjo anarki do të çonte pastaj në rrëzimin e qeverisë. Për shkak të ndikimit të Marksizmit tek ministrat e qeverisë së re, Nolit i vihet nofka "Peshkopi i Kuq".
* 19 Qershor 1924: Qeveria e re shpall programin e saj, program që në parim ka reformën agrare. Por në kushtet e Shqipërisë është i parealizueshëm. Qeveria e re ka ministra impresionues në vlerat e tyre individuale por ata kanë shumë divergjenca midis tyre dhe s'mund të punojnë si grup. Fan Noli, kryeministri është një idealist por jo njeri praktik, Qafëzezi dhe Shala janë diktatorë ushtarakë (ishin pikërish ushtarakët "Klika" ata që sollën këtë qeveri), kurse Gurakuqi me shokë i japin qeverisë ngjyra fetare. Administrata që Noli donte të reformonte ishte plot me besnikë të Zogut dhe Verlacit të cilët filluan të punonin kundër tij dhe qeverisë së "revolucionit". Gjithë kjo anarki do të çonte pastaj në rrëzimin e qeverisë. Për shkak të ndikimit të Marksizmit tek ministrat e qeverisë së re, Nolit i vihet nofka "Peshkopi i Kuq".
* Fundi i Qershorit-Fillimi i Dhjetorit 1924 : Qeveria e re mundohet të njihet nga shtetet e huaja. Por asnjë shtet nuk e njeh për shkak se ka ardhur në pushtet në mënyrë të jashtëligjshme. Fan Noli i kërkon një hua Lidhjes së Kombeve, por ajo refuzohet. Lidhen për 4 ditë marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Shtetet perëndimore alarmohen pasi Shqipëria u bë vendi i parë që lidhte marrëdhënie me BS, dhe një portë e sigurtë e komunizmit në Europë. Kjo nxit Ahmet Zogun të rikthehet në fuqi. Qeveria provon të zbatojë programin e saj por i dalin shumë pengesa dhe programi bëhet i pazbatueshëm. Zhvillohen gjyqe politike ku dënohen me vdekje në mungesë Ahmet Zogu dhe bashkëpunëtorët e tij. Vendi zhytet në anarki për shkak të përçarjeve midis anëtarëve të kabinetit. Rritet pakënaqësia në popull ndaj kësaj qeverie.
* Fundi i Qershorit-Fillimi i Dhjetorit 1924 : Qeveria e re mundohet të njihet nga shtetet e huaja. Por asnjë shtet nuk e njeh për shkak se ka ardhur në pushtet në mënyrë të jashtëligjshme. Fan Noli i kërkon një hua Lidhjes së Kombeve, por ajo refuzohet. Lidhen për 4 ditë marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Shtetet perëndimore alarmohen pasi Shqipëria u bë vendi i parë që lidhte marrëdhënie me BS, dhe një portë e sigurtë e komunizmit në Europë. Kjo nxit Ahmet Zogun të rikthehet në fuqi. Qeveria provon të zbatojë programin e saj por i dalin shumë pengesa dhe programi bëhet i pazbatueshëm. Zhvillohen gjyqe politike ku dënohen me vdekje në mungesë Ahmet Zogu dhe bashkëpunëtorët e tij. Vendi zhytet në anarki për shkak të përçarjeve midis anëtarëve të kabinetit. Rritet pakënaqësia në popull ndaj kësaj qeverie.
*10-13 Dhjetor 1924 : Fillojnë veprimet ushtarake të forcave të Zogut në Dibër dhe Lumë. Ahmet Zogu lajmëron Anglinë, Francën dhe Jugosllavinë për veprimet e tij të cilat miratohen në mënyrë unanime nga këto shtete.
*10-13 Dhjetor 1924 : Fillojnë veprimet ushtarake të forcave të Zogut në Dibër dhe Lumë. Ahmet Zogu lajmëron Anglinë, Francën dhe Jugosllavinë për veprimet e tij të cilat miratohen në mënyrë unanime nga këto shtete.

Versioni i datës 22 korrik 2010 12:45


Kjo është një listë e rebelimeve, revoltave, revolucioneve, kryengritjeve dhe grushteve të shtetit të bëra nga shqiptarët kundër vetë shtetit të tyre.

Shpjegimi i lëvizjeve të dhunshme

Termi bazë për këto zhvillime të dhunshme është fjala "Lëvizje". Më pas duke i studiuar këto lëvizje u janë ngjitur emrat sipas karakterit që kanë pasur. Por shpeshherë kjo gjë është bërë sipas interesave politike, p. sh. "Grushti i shtetit i Qershorit 1924" është quajtur "Revolucioni i Qershorit 1924". Prandaj ky është emri që i ka mbetur kësaj lëvizjeje në histori. Emri i vërtetë është vendosur në kllapa. Kështu është vepruar edhe me lëvizjet e tjera. Gjithashtu emri i "Lëvizjes" vendoset sipas vendit ku zhvillohet ose kohës kur zhvillohet dhe jo sipas personit që e organizon. P. sh. "Rebelimi i Mirditës" dhe jo "Rebelimi i Gjon Marka Gjonit". Kuptohet që disa lëvizje nuk kanë pasur mbështetjen e gjithë popullsisë së zonës ku janë zhvilluar ose nuk janë zhvilluar gjatë gjithë periudhës që ka në emër. P. sh. "Grushti i shtetit i dhjetorit 1921" është zhvilluar vetëm gjatë javës së dytë të dhjetorit dhe jo më tepër se kaq. Por gjithsesi ky është emri që i ka mbetur.

Kështu lëvizjet ndahen në :

  • Grusht Shteti :

ndërrimi i menjëhershëm me dhunë i qeverisë a i formës së qeverisjes, që përgatitet fshehurazi dhe bëhet nga një grup i vogël njerëzish të cilët kanë pushtet ose i përkasin elitës drejtuese të një vendi pa u mbështetur te masat e popullit.

  • Kryengritje :

luftë e armatosur e masave popullore për t'u çliruar nga zgjedha e huaj apo për të rrëzuar regjimet në fuqi.

  • Rebelim :

ngritja krye kundër pushtetit në fuqi ose kundër një autoriteti.

  • Revoltë :

kundërshtim i një grupi njerëzish,që shpërthen me zemërim dhe me dhunë kundër pushtetit politik ose kundër rendit në fuqi.

  • Revolucion :

përmbysje me dhunë e një rendi shoqëror,politik dhe ekonomik që i ka kaluar koha dhe vendosja e një rendi të ri shoqëror,politik dhe ekonomik që mbështetet tek një ideal ose kauzë.

  • Me përjashtim të "Grushtit të shtetit" të tjerat janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën dhe shpeshherë janë e njëjta gjë.

Kryengritja e Shqipërisë së Mesme, Maj 1914-Qershor 1915

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Kryengritjet" pasi pati mbështetje popullore tek fshatarët e Shqipërisë së Mesme ku edhe shpërtheu.

  • Kjo kryengritje nisi më 17 Maj 1914 kundër regjimit të Princ Vidit. Udhëheqësi zyrtar i rebelimit ishte Haxhi Qamil Fejza, por prapa saj qëndronte Esat Pashë Toptani. Kryengritja u nda në 2 faza :
  • Faza 1 : Kryengritësit u drejtuan nga ish ushtarakë te Perandorisë Osmane të cilët i dinin të gjitha mënyrat për të mposhtur forcat e Princ Vidit. Kryengritësit kërkuan në memorandumin e Shijakut vendosjen e një princi turk, vendosjen e gjuhës turke dhe të flamurit turk. Në ndihmë të Princ Vidit erdhën disa forca të pakta nga Veriu i Shqipërisë.
  • Me largimin e Princ Vidit dhe kalimin e Esat Pashës në krahun e Anglisë që ishte kundërshtare e Turqisë fillon Faza 2. Kryengritësit sulmuan forcat e Esat Pashës dhe vendi u zhyt në anarki të plotë për rreth një vit. Me ardhjen e forcave serbe në Shqipëri, kryengritja u shtyp.

Kronologjia e ngjarjeve

  • 17 Maj 1914 : Kryengritësit të udhëhequr nga Haxhi Qamili dhe Musa Qazimi shpartallojnë një grup vullnetarësh tiranas dhe kosovarë të cilët po shkonin në Shqipërinë e Jugut, për të luftuar kundër forcave vorio-epiriote që donin të copëtonin Shqipërinë.
  • 18 Maj 1914 : Grumbuj fshatarësh marrin Shijakun dhe drejtohen drejt kryeqyetit, Durrësit. Rebelët dalin haptazi kundër Princ Vidit.
  • 19 Maj 1914 : Princ Vidi jep urdhër të arrestohet Esat Pashë Toptani. Esat Pasha reziston dhe me ndërhyrjen italiane largohet nga vendi.
  • 28 Maj 1914 : Princ Vidi i jep urdhër Turhan Pashë Përmetit të formojë kabinetin e ri qeveritar. Ndërkohë kryengritësit duke mos marrë dot Durrësin nisen drejt qyteteve të tjera. Durrësi qëndron nën një rrethim të ashpër.
  • 3 Qershor 1914 : Kryengritësit hartojnë memorandumin e Shijakut, ku i kërkojnë Princ Vidit të largohet dhe në vend të tij ata propozojnë të vijë një princ turk. Gjithashtu simbolet kombëtare shqiptare zëvendësohen me simbolet turke.
  • 5 Qershor 1914 : Forcat matjane të komanduara nga Ahmet Zogu luftojnë me rebelët. Rebelët pranojnë të dialogojnë por pa rezultat. Rebelimi ashpërsohet.
  • Qershor 1914 : Bien në duart e rebelëve Kavaja, Kruja, Peqini dhe Elbasani. Nuk ka asnjë lloj rezistence nga ana e forcave qeveritare.
  • Korrik 1914 : Bien në duart e rebelëve Lushnja, Fieri, Berati dhe Pogradeci. Vendi bie në kaos të plotë.
  • 11 Korrik 1914 : Kryengritësit nënshkruajnë një marrëveshje antikombëtare me vorio-epirotët duke ju lënë atyre nën dorëzim Gjirokastrën dhe Korçën.
  • 1 Shtator 1914 : Rebelët hyjnë në Vlorë dhe ngrejnë flamurin turk, aty ku 2 vite më parë ishte shpallur Pavarësia nga Perandoria Osmane. Kryengritja ka totalisht frymë antikombëtare. Autoriteti i qeverisë mezi shtrihet në territorin e Durrësit. Kryengritësit vazhdojnë luftën kundër autoritetit shqiptar.
  • 3 Shtator 1914 : Princ Vidi largohet nga vendi pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Thirrjeve të tij për ndihmë ndaj Shqipërisë nuk iu përgjigj askush.
  • 5 Shtator 1914 : Kryengritësit më në fund hyjnë në Durrës dhe shpallin krijimin e "Këshillit të Përgjithshëm" me kryetar Mustafa Ndroqin. Fillon faza e dytë e kryengritjes ku kryengritësit sulmojnë pronat dhe njerëzit e Esat Pashës. Vendi zhytet në anarki.
  • Shtator 1914-Qershor 1915 : Kryengritësit sundojnë vendin nën një atmosferë terrori dhe anarkie të frikshme. Vriten, burgosen dhe torturohen çdo ditë intelektualë, katolikë, tregtarë, civilë të pafajshëm. Shkatërrohet plotësisht ekonomia e vendit. Në qershor 1915 trupat serbe hyjnë në Shqipëri dhe kryengritja merr fund.
  • Pas kryengritjes : Trupat serbe nën drejtimin e Esat Pashë Toptanit dënojnë me varje Haxhi Qamilin dhe 40 fshatarë të tjerë, pjesëmarrës aktivë në kryengritje. Ky ishte fundi i Haxhi Qamilit. Kryengritja e la vendin në kaos të plotë dhe të pafuqishëm për të luftuar pushtuesit e huaj.

Kryengritja e Mirditës (Rebelimi i Mirditës), 17 Korrik-20 Nëntor, 1921

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi Gjon Marka Gjoni ngriti krye kundër autoritetit të qeverisë së Tiranës.

  • Rebelimi i Mirditës u nxit nga Jugosllavia. Gjon Marka Gjoni "Princi i Mirditës" i paguar nga serbët hyri në Mirditë dhe me një grup bashkëpunëtorësh i shpalli luftë autoritetit të Tiranës.
  • 17 Korrik 1921 : Gjon Marka Gjoni shpall krijimin e Republikës së Mirditës. President i Republikës është vetë ai. Ministër i Jashtëm : Andon Ashiku, Ministër i Mbrojtjes : Preng Lleshi dhe Ministër i Punëve të Brendshme : Zef Ndoci.
  • Shtator 1921 : Shpërthen rebelimi i armatosur kundër autoritetit të Tiranës. "Qeveria e Mirditës" i dërgon një notë proteste "Lidhjes së Kombeve" ku i thotë se qeveria e Tiranës nuk flet në emër të të gjithë shqiptarëve pasi Mirdita kishte një "qeveri" tjetër. Markagjoni akuzon qeverinë e Tiranës se po përgatit rikthimin e Shqipërisë nën sundimin turk. Megjithatë u kuptua se prapa këtyre akuzave fshihej Jugosllavia e cila donte të aneksonte Shqipërinë e Veriut. Duke përfituar nga situata trupat serbe ishin futur në territorin e shtetit shqiptar.
  • Qeveria ngarkon për shtypjen e këtij rebelimi Ahmet Zogun, Ministër i Brendshëm, Bajram Currin dhe Ali Kosturin. Menjëherë me trupat e tyre ata shkojnë në Mirditë për të larguar këtë rrezik të madh për integritetin e vendit.
  • 3 Tetor 1921 : Lidhja e Kombeve cakton një komision prej 3 personash për të zgjidhur përfundimisht këtë çështje.
  • 9 Nëntor 1921 : Lidhja e Kombeve miraton një rezolutë me ndërhyrjen angleze ku nuk njeh asnjë ndryshim të kufijve të shtetit shqiptar.
  • 19 Nëntor 1921 : Jugosllavia pranon të tërheqë trupat e veta nga territori i shtetit shqiptar.
  • 20 Nëntor 1921 : Zyrtarisht rebelimi merr fund.
  • Pas rebelimit : Kufijtë e shtetit shqiptar rikthehen në gjendjen e vitit 1913 por trupat jugosllave vazhdojnë të kryejnë provokacione përgjatë kufirit shqiptar.

Grushti i shtetit, 7-12 Dhjetor 1921

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Grushtet e shtetit" pasi pati një rrëzim të menjëhershëm të qeverisë me dhunë dhe pa mbështetjen popullore.

  • 7 Dhjetor 1921 : Duke përfituar nga situata në Mirditë, por edhe nga kriza politike që kishte mbërthyer vendin, opozitarët vendosin me forcë në krye të qeverisë Hasan Prishtinën, njërin prej protagonistëve të krizës. Emërimi i Prishtinës ngjalli pakënaqësi të shumta në të gjithë vendin, deputetët ikën nga Tirana, në Durrës e në qytete të tjera. Kryeministri Prishtina, që në ditët e para, u dha urdhër Forcave të Armatosura të shtien në dorë “me se s’bën” deputetët.
  • 12 Dhjetor 1921 : Duke parë situatën e rënduar në kryeqytet, por edhe i nxitur nga thirrjet e deputetëve dhe masave popullore të pakënaqura, Ahmet Zogu asokohe Ministër i Brendshëm, kthehet nga Mirdita dhe rrëzon qeverinë e Hasan Prishtinës. Grushti i shtetit dështon.
  • Pas grushtit të shtetit : Këshilli i Naltë dekretoi një qeveri kalimtare nën drejtimin e Idhomeno Kosturit.

Grushti i shtetit, 8-15 Mars 1922

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Grushtet e shtetit" pasi ishte një përpjekje e pambështetur nga populli për të rrëzuar qeverinë.

  • Ky grusht shteti i dështuar u zhvillua nga data 8 deri në datën 15 Mars 1922. Shkaku i lëvizjes ishte lufta politike midis opozitës së majtë dhe maxhorancës së djathtë. Pozitat e Ahmet Zogut u forcuan shumë pas ngjarjeve të dhjetorit. Opozita duke mos mundur ta rrëzonte me mjete demokratike, mendoi të organizonte një grusht shteti.
  • Bajram Curri nisi një lëvizje në Shkodër por qytetarët e këtij qyteti nuk u bashkuan me të dhe ai dështoi.
  • Një tjetër veprimtar i opozitës, Halit Lleshi u nis nga Dibra drejt Tiranës por u takua me forcat qeveritare dhe u thye.
  • Njëri nga luftëtarët më të dalluar në Dibër, Elez Isufi zbriti në Tiranë në përpjekje për të rrëzuar qeverinë. Anëtarët e kabinetit u larguan nga Tirana kurse Ahmet Zogu qëndroi për të organizuar rezistencën. Luftimet zgjatën 15 orë. Me ndërhyrjen e ambasadorit anglez Eires rebelimi i Elez Isufit mori fund.
  • Menjëherë pas kësaj në Shijak dhe në Durrës shpërtheu një tjetër lëvizje nën drejtimin e Hamit Toptanit. Por ndërhyrja e fortë e xhandarmërisë solli fundin e kësaj lëvizjeje. Grushti i shtetit mori fund.
  • Bilanci i gjithë luftimeve ishte 80 të vrarë, 60 nga rebelët dhe 20 nga forcat e shtetit. Njëri prej viktimave nga forcat shtetërore ishte edhe Major Meleq Frashëri, njëri prej komandantëve më premtues të ushtrisë.
  • Pas grushtit të shtetit : Pati shumë dënime me vdekje dhe burgosje. U kritikuan ashpër nga opozita por nuk solli ndryshimin e dënimeve. Filloi gjithashtu edhe çarmatosja e popullsisë në gjithë vendin.

Revolta e Prefekturës së Kosovës, Janar 1923

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Revoltat" pasi ishte një kundërshtim me dhunë kundër pushtetit të qeverisë së Tiranës.

  • Pas dështimit të grushtit të shtetit të marsit të 1922, Bajram Curri në krye të një fuqie prej disa qindra personash, kundërshtarë të Zogut, sulmon qytetin e Krumës, qendër e Prefekturës së Kosovës (sot quhet Qarku i Kukësit). Për disa ditë me radhë zhvillohen luftime të ashpra midis forcave të xhandarmërisë dhe atyre të Bajram Currit. Disa dhjetëra të vdekur e të plagosur është bilanci i luftimeve. Ndërhyrja e shpejtë e forcave qeveritare i dha fund revoltës.
  • Pas revoltës : Bajram Curri tërhiqet në male për të vazhduar kundërshtimin e tij me armë ndaj qeverisë së Tiranës.

Revolucioni i Qershorit (Grushti i shtetit i Qershorit), 24 Maj-24 Dhjetor, 1924

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Grushtet e shtetit" sepse pati një rrëzim me dhunë të qeverisë nga grupi që ndodhej në opozitë, nuk pati mbështetje popullore dhe nuk mund të quhet "Revolucion" pasi nuk solli ndryshim të rendit shoqëror i cili ishte feudo-borgjez dhe mbeti feudo-borgjez edhe pas "Revolucionit". Edhe vetë dy prej organizatorëve të këtij "Revolucioni", Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi pranuan se në të vërtetë ishte "Grusht shteti".

  • 27 Dhjetor 1923 : Zhvillohen zgjedhjet parlamentare ku fitoi grupi qeveritar i Ahmet Zogut. Opozita akuzon për manipulime të këtrye zgjedhjeve.
  • 24 Shkurt 1924 : Ahmet Zogut i bëhet një atentat në hyrje të Parlamentit ndërsa po shkonte për tu betuar si Kryeministër i vendit. Autori ishte një djalë nga Mati i quajtur Beqir Valteri, të cilin opozitarët e kishin bindur se po të vriste Zogun do të mbahej mend si Hero Kombëtar. Zogu ja lë drejtimin e qeverisë Shefqet Verlacit, beu më i madh i vendit.
  • 20 Prill 1924 : Në kushtet e acarimit të situatës politike, Avni Rustemi, njëri prej liderëve të opozitës dhe pjesëmarrës në intrigat ndaj Zogut vritet në një atentat. Atentatori Isuf Keçi arrin të largohet nga vendi i ngjarjes ndërsa xhandarët nuk bëjnë asgjë. Vrasja ngjall zemërimin e opozitës.
  • 1 Maj 1924 : Në Vlorë bëhet varrimi i Avni Rustemit. Varrimi i tij kthehet në një manifestim të opozitës kundër Ahmet Zogut. Nga aty Fan Noli bën thirrje për gjetjen e vrasësve të tij.
  • 2 Maj 1924 : Një grup ushtarakësh të quajtur "Klika" dhe deputetët e opozitës organizojnë një mbledhje në kinemanë e Vlorës, ku marrin pjesë 300 përfaqësues nga krahinat e vendit dhe anëtarë të shoqërisë "Bashkimi" që ishte krijuar nga Avni Rustemi. Mbledhja i dërgoi dy ultimatume qeverisë : Në të parin dënohej vrasja e avni Rustemit dhe kërkohej gjetja e vrasësve të tij. Në të dytin protestohej kundër Ceno Bej Kryeziut (kunat i Ahmet Zogut), i cili konsiderohej nga opozitarët si agjent serb që u shërbente Beogradit dhe forcave të brendshme të djathta. Arsyeja e vërtetë pse ata po protestonin kundër Ceno Beut ishte se ai me forcat e tij ishte vendosur në Krumë dhe kjo gjë rrezikonte planin e opozitës për grusht shteti. Kopje të memorandumeve ju dërgohen të gjitha bashkive dhe garnizoneve ushtarake të Shkodrës, Tiranës dhe Përmetit.
  • 5 Maj 1924 : Shoqëria "Bashkimi" e krijuar nga Avni Rustemi i drejton nga Vlora dhe jo nga Tirana, rinisë shqiptare një thirrje për kryengritje të armatosur ndaj qeverisë. Deputetët e opozitës braktisin parlamentin dhe deklarojnë se do të rikthehen vetëm nëse seancat do të zhvillohen në Vlorë! Ata e justifikonin këtë gjë duke thënë se Tirana ishte bërë e pasigurtë nga mercenarët e Zogut.
  • 16 Maj 1924 : Ngrihet kundër qeverisë garnizoni i Shkodrës me në krye Rexhep Shalën i cili do të bëhet ministër në qeverinë e re.
  • 24 Maj 1924 : Fillojnë veprimet e armatosura. Bajram Curri sulmon Krumën, qendër e Prefekturës së Kosovës (Kukësit). Pas një lufte të ashpër Komandanti i Xhandarmërisë Muharrem Bajraktari, me urdhër të Zogut tërhiqet. Curri merr Krumën por nuk guxon të sulmojë Kukësin, aty ku ndodhet Bajraktari.
  • 26 Maj 1924 : Ngrihet kundër qeverisë garnizoni i Përmetit me në krye Kasem Qafëzezin. Në Vlorë ngrihet një komision për te drejtuar rebelimin. Në veprimet ushtarake komisioni caktoi në Veri, Bajram Currin e Rexhep Shalën kurse në Jug, Kasem Qafëzezin.
  • 27 Maj 1924 : Shefqet Vërlaci, beu më i madh i vendit dhe njëkohësisht kryeministër i vendit jep dorëheqjen. Në krye të qeverisë vjen Iliaz Vrioni i cili fillon bisedimet me opozitarët por bisedimet dolën pa sukses. Si rezultat qeveria cakton Ahmet Zogun për të shtypur grushtin e shtetit.
  • 31 Maj 1924 : Grushti i shtetit ashpërsohet. Rebelët i afrohen Tiranës.
  • 1-9 Qershor 1924 : Shkodra, kryeqendra e Veriut bie në duart e kryengritësve. Tani objektivi është Tirana. Bien gjithashtu edhe Përmeti, Berati, Kukësi, Fieri dhe Peshkopia. Sipas përshkrimeve të kohës, lufta më shumë ngjalli panik sesa luftime. Banorët e qyteteve u larguan nga shtëpitë e tyre ose u larguan jashtë vendit. Kudo ku hynë forcat "revolucionare" u përballën me një heshtje dhe indiferencë të madhe në vend të entuziazmit që prisnin.
  • 10 Qershor 1924 : Ahmet Zogu dhe bashkëpunëtorët e tij largohen nga kryeqyteti. Kryengritësit takohen në Tiranë, por duke mos u njohur fillojnë dhe luftojnë kundër njëri-tjetrit. Jep dorëheqjen e detyruar qeveria e Vrionit.
  • 12 Qershor 1924 : Ahmet Zogu me disa mbështetës largohet në Jugosllavi. Qeveria dhe parlamenti janë larguar drejt Italisë dhe Greqisë. Ne Shqipëri për të vazhduar rezistencën antinoliste qëndrojnë Hysen Selmani, Muharrem Bajraktari, Fiqiri Dine e Hysni Dema.
  • 16 Qershor 1924  : Grushtshtetasit formojnë qeverinë e re. Pas bisedimeve të dështuara midis palëve (Fan Noli dhe Sami Vrioni ishin dy kandidatët, pak më herët Sulejman Delvina ishte tërhequr) vendoset me short që në krye të qeverisë të jetë peshkopi Fan Noli. Ministrat e qeverisë janë : Ministër i Financave : Luigj Gurakuqi, Ministër i Punëve të Jashtme : Sulejman Delvina, Ministër i Mbrojtjes : Kasem Qafëzezi, Ministër i Brendshëm : Rexhep Shala, Ministër i Arsimit : Stavro Vinjau dhe Ministër i Punëve Publike : Qazim Koculi.
  • 19 Qershor 1924: Qeveria e re shpall programin e saj, program që në parim ka reformën agrare. Por në kushtet e Shqipërisë është i parealizueshëm. Qeveria e re ka ministra impresionues në vlerat e tyre individuale por ata kanë shumë divergjenca midis tyre dhe s'mund të punojnë si grup. Fan Noli, kryeministri është një idealist por jo njeri praktik, Qafëzezi dhe Shala janë diktatorë ushtarakë (ishin pikërish ushtarakët "Klika" ata që sollën këtë qeveri), kurse Gurakuqi me shokë i japin qeverisë ngjyra fetare. Administrata që Noli donte të reformonte ishte plot me besnikë të Zogut dhe Verlacit të cilët filluan të punonin kundër tij dhe qeverisë së "revolucionit". Gjithë kjo anarki do të çonte pastaj në rrëzimin e qeverisë. Për shkak të ndikimit të Marksizmit tek ministrat e qeverisë së re, Nolit i vihet nofka "Peshkopi i Kuq".
  • Fundi i Qershorit-Fillimi i Dhjetorit 1924 : Qeveria e re mundohet të njihet nga shtetet e huaja. Por asnjë shtet nuk e njeh për shkak se ka ardhur në pushtet në mënyrë të jashtëligjshme. Fan Noli i kërkon një hua Lidhjes së Kombeve, por ajo refuzohet. Lidhen për 4 ditë marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Shtetet perëndimore alarmohen pasi Shqipëria u bë vendi i parë që lidhte marrëdhënie me BS, dhe një portë e sigurtë e komunizmit në Europë. Kjo nxit Ahmet Zogun të rikthehet në fuqi. Qeveria provon të zbatojë programin e saj por i dalin shumë pengesa dhe programi bëhet i pazbatueshëm. Zhvillohen gjyqe politike ku dënohen me vdekje në mungesë Ahmet Zogu dhe bashkëpunëtorët e tij. Vendi zhytet në anarki për shkak të përçarjeve midis anëtarëve të kabinetit. Rritet pakënaqësia në popull ndaj kësaj qeverie.
  • 10-13 Dhjetor 1924 : Fillojnë veprimet ushtarake të forcave të Zogut në Dibër dhe Lumë. Ahmet Zogu lajmëron Anglinë, Francën dhe Jugosllavinë për veprimet e tij të cilat miratohen në mënyrë unanime nga këto shtete.
  • 24 Dhjetor 1924 : Ahmet Zogu hyn në Shqipëri së bashku me shokët e tij : Ceno Bej Kryeziun, Muharrem Bajraktarin, Hysen Selmanin, Koço Kotën, Myfid Libohovën dhe rrëzojnë qeverinë shumë të kontestuar të Fan Nolit, qeveri që nuk u njoh nga jashtë dhe që nuk i mbajti premtimet e bëra.
  • Pas grushtit të shtetit : Në krye të vendit vjen Ahmet Zogu i cili anullon të gjitha vendimet e qeverisë së Nolit. Dënohen me vdekje në mungesë anëtarët e kabinetit të Nolit.
  • Vetë kundërshtarë të Zogut kanë deklaruar : Sejfi Vllamasi, një ndër protagonistët e tij dhe kundërshtar i Zogut, ka shkruar shumë vite më vonë në kujtimet e tij: "Populli ka qenë kundër kryengritjes së Qershorit 1924. Ai me bon - sensin e tij u tregua më realist se një pjesë e intelektualëve tanë ambiciozë, që atë e provokuan për karrige ministeriale". Ky konstatim i guximshëm, që përfshin edhe atë vetë, është ndjekur edhe nga Tajar Zavalani. Në Historinë e tij të Shqipërisë, Zavalani sqaron: "Asht ba zakon me cilësue ngjarjet e Qershorit 1924 si një revolucion. Ky përcaktim nuk është aspak i drejtë. Qeverija e Tiranës u rrëzua me anë të një operacioni ushtarak të kryem nga dy regjimentet, e jugut dhe e veriut, që marshuan njëkohesisht kundër Kryeqytetit".Po në të njejten linjë, por edhe më i ashpër ështeëedhe një tjetër kundërshtar i Zogut, Abaz Ermenji: "E ashtuquajtura "Revolucion i Qershorit" ishte një lloj grushti shteti, që u bë kundër qeverisë nga dy regjimente ushtarake".

Kryengritja e Dukagjinit (Rebelimi i Dukagjinit), 20 Nëntor 1926

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi popullsia e zonës së Dukagjinit në Shkodër ngriti krye kundër qeverisë së Ahmet Zogut.

  • Mbajtja e aparatit administrativ dhe e forcave të armatosura bëri që qeveria të rriste taksat dhe kjo shkaktoi pakënaqësi sidomos tek fshatarët. Këtë pakënaqësi u mundua ta shfrytëzojë qeveria e Beogradit për t'i bërë presion Ahmet Zogut, asokohe President i Republikës.
  • 20 Nëntor 1926 : Disa emigrantë politikë shqiptarë që ndodheshin në Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene (Jugosllavia) me në krye dom Loro Cakën, hynë në Dukagjin të Shkodrës dhe ngritën në revoltë popullsinë katolike të zonës. Rebelimi e gjeti të papërgatitur qeverinë prandaj rebelët mundën t'i afroheshin Shkodrës. Rebelimi kishte tipare separatiste dhe mori edhe ngjyra fetare. Qeveria dërgoi forca të shumta dhe e shtypi egërisht këtë rebelim antikombëtar. Jugosllavia nuk ia arriti qëllimit.
  • Pas rebelimit : U zhvilluan gjyqe politike ku u dhanë disa dënime me vdekje.

Rebelimi i zonës veriore, Janar 1935

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi ishte ngritja krye e një grupi njerëzish të udhëhequr nga Muharrem Bajraktari dhe Gjon Marka Gjoni kundër qeverisë së Tiranës e veçanërisht kundër ministrit të brendshëm, Musa Jukës.

  • Rebelimi shpërtheu në fillim të janarit të vitit 1935. Udhëheqësi i këtij rebelimi ishte Muharrem Bajraktari, ish-Komandant Xhandarmërie dhe ish-Adjutant i Mbretit Zog. Një atentat i rëndë bëhet ndaj Mbretit Zog. Shumë persona mbeten të vrarë dhe të plagosur. Pallati modest mbretëror dëmtohet rëndë. Mbreti Zog largohet në Durrës dhe ja lë në dorë Musa Jukës zgjidhjen e situatës. Mbi 2000 forca rebele ishin nën drejtimin e Muharrem Bajraktarit. Pati shumë të vrarë nga të dyja palët. Muharrem Bajraktari kishte armik personal Musa Jukën, ministër i brendshëm prandaj rebelimi u drejtua ndaj tij dhe jo ndaj Mbretit. Me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe me dërgimin e dy batalioneve në Kukës, ku ishte qendra e lëvizjes, rebelimi u shua.
  • Pas rebelimi : Muharrem Bajraktari u largua në Jugosllavi. Aty u internua nga qeveria jugosllave në Gjakovë.

Kryengritja e Fierit (Rebelimi i Fierit), 14-15 Gusht 1935

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi ishte ngritja krye e një turme të udhëhequr nga një organizatë kundër Mbretit dhe qeverisë.

  • Në vitin 1934 u krijua një organizatë e fshehtë me qendër në Tiranë dhe me degë në disa qytete e krahina të tjera. Në të bënin pjesë ish-oficerë, komunistë, bejlerë që kishin konflikte me Zogun, tregtarë, nëpunës etj. Në vitin 1935 Organizata vendosi të bënte kryengritje. Plani ishte që kryengritja të shpërthente në Tiranë e të përhapej në pjesën tjetër të vendit, por nga organizimi i dobët ajo shpërtheu vetëm në Fier, prandaj mbeti në histori me emrin Kryengritja e Fierit. Organizatorët e rebelimit ishin Musa Kranja (zv. rrethkomandant i xhandarmërisë së Fierit), Zenel Hekali (arsimtar), Hekuran Maneku, Mustafa Kaçaçi etj.
  • 14 gusht 1935 : Xhandarmëria e Fierit dhe fshatarë të zonave përreth shtinë në dorë Fierin. Po atë ditë u vra gjeneral Gjilardi i cili po kalonte rastësisht në qytet. Pasi pati një bisedë të acaruar me rebelët, ata e ekzekutuan në vend në Mercedezin e tij.
  • Mbrëmje 14 Gusht-15 Gusht 1935 : Mbi 200 rebelë nisen me makina drejt Lushnjes me qëllim që të shkonin në Tiranë. Por në Lushnje ata takojnë forcat e xhandarmërisë dhe shpartallohen. Në tërheqje e sipër shumë prej tyre vriten kurse të tjerët kapen nga forcat e shtetit.
  • 14 Gusht-24 Gusht 1935 : Riza Cerova (komunist) i rikthyer në Shqipëri në prill të atij viti, niset me një çetë kryengritëse nga Skrapari dhe iu afrua Beratit. Pasi mëson për disfatën në Lushnje, tërhiqet në male dhe më 24 gusht plagoset rëndë dhe vdes.
  • Pas rebelimit : U zhvilluan gjyqe politike që dënuan 11 xhandarë me vdekje (u pushkatuan të gjithë), dhe 42 të tjerë gjithashtu morën dënime me vdekje, por për shkak të presionit ndërkombëtar vetëm Hekuran Margëlliçi u pushkatua kurse të tjerëve dënimi iu kthye me burgim të përjetshëm e më vonë u falën.

Kryengritja e Delvinës (Revolta e Delvinës), 15-16 Maj 1937

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Revoltat" pasi ishte kundërshtimi i një grupi njerëzish ndaj autoritetit të shtetit.

  • 15 Maj 1937 : Vëllezërit Ethem (ish-ministër i brendshëm) dhe Ismet Toto nisën lëvizjen e Delvinës. Në bashkëpunim me xhandarmërinë e një pjesë të popullatës ata ngritën krye.
  • 16 Maj 1937 : Rebelët hynë në Gjirokastër, hapën burgun dhe marshuan drejt Tepelenës e Vlorës. Rrugës për në Vlorë ata u takuan me forcat qeveritare, u thyen dhe u tërhoqën të shpartalluar. Gjatë përleshjes Ethem Totoja u plagos dhe për të mos u dorëzuar vrau veten.
  • Pas revoltës : Gjyqi politik dënoi me vdekje Ismet Toton, kapiten Ismail Gjylbegun, nëntoger Xhelal Shtëpanin, kapter Ramadan Brakën dhe shumë të tjerë me burgim.

Kryengritja e Koplikut (Revolta e Koplikut), Janar 1945

Kjo "Lëvizje" futet tek "Revoltat" pasi ishte kundërshtimi i një grupi njerëzish kundër pushtetit komunist.

  • Janar 1945 : Të ndodhura përballë vendosjes së regjimit komunist, forcat demokratike dhe antikomuniste filluan një revoltë kundër synimeve të udhëheqjes komuniste. Revolta nisi me një sulm kundër Koplikut, të cilin ata mundën ta mbanin për disa orë. Por forcat e UNÇSH (Ushtria NacionalÇlirimtare e Shqipërisë) dhe të Sigurimit të Shtetit kundërvepruan menjëherë, rimorën Koplikun dhe asgjesua grupet e armatosura që vepronin në afërsi të Shkodrës. Revolta u shtyp egërsisht brenda disa ditësh.
  • Pas revoltës : Krahas organizatorëve të revoltës të cilët u vranë ose u kapën, u arrestuan edhe njerëz të thjeshtë që u ngritën kundër regjimit. Dënimet ishin nga ato me vdekje deri tek ato me 25 vjet burg ne Burrel ose Spaç.

Kryengritja e Postribës (Revolta e Postribës), Shtator 1946

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Revoltat" pasi ishte kundërshtimi i një grupi njerëzish kundër pushtetit komunist.

  • Pas dështimit në Koplik, forcat kundërshtare të regjimit nuk e ndalën qëndresën e tyre. Ato u riorganizuan në atë mënyrë saqë ndërmorën një tjetër kryengritje që nisi në fshatin Postribë dhe vazhdoi në fshatin Guri i Zi. Rebelët sulmuan edhe Shkodrën, me objektiv rrëzimin e regjimit komunist duke shpresuar edhe në ndonjë mbështetje nga jashtë. Por lëvizja dështoi dhe u shtyp brenda ditës me egërsi.
  • Pas revoltës : U vranë pa gjyq dhjetra njerëz dhe u dogjën shtëpitë e pjesëmarrësve në revoltë.

Revolucioni Demokratik, 26 Mars 1990-22 Mars 1992

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Revolucionet" pasi ishte ndërrimi me dhunë i një sistemi dhe rendi shoqëror që i kishte kaluar koha (sistemi komunist) dhe vendosja e një sistemi të ri dhe rendi të ri shoqëror, ekonomik e politik që bazohej tek ideali dhe kauza e "Lirisë, Demokracisë, Pluripartizmit dhe Ekonomisë së Tregut".

  • Pas afro 46 vitesh nën një tirani të paparë në histori, shqiptarët të nxitur nga ngjarjet në Evropën Lindore por edhe nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhej vendin nga politikat e gabuara të qeverisë filluan të kundërshtonin regjimin komunist të Ramiz Alisë.
  • 26 Mars 1990 : Zhvillohet e para demonstratë masive antikomuniste në Kavajë. Ajo u shtyp me egërsi, por lëvizja vazhdoi.
  • 2 Korrik 1990 : Fillon hyrja masive në ambasada. Fillojnë demonstratat në gjithë vendin.
  • Korrik-Nëntor 1990: Demostrata antikomuniste zhvillohen në gjithë vendin. Kërkesa kryesore e demostruesve është hapja e Shqipërisë dhe rrëzimi i regjimit diktatorial komunist. Fillon emigrimi masiv drejt Italisë me anë të anijeve. Policia kufitare vret shumë të rinj shqiptarë që po arratiseshin.
  • 8 Dhjetor 1990 : Studentët e Universitetit të Tiranës formuan Partinë Demokratike, e para parti opozitare pas afro 50 vitesh. Udhëheqësit kryesorë janë Sali Berisha, Azem Hajdari dhe Gramoz Pashko. Partia e re bazohet mbi idealet e "Demokracisë, Lirisë, Pluralizmit dhe Tregut të Lirë".
  • 11 Dhjetor 1990 : Studentët takohen me Presidentin e vendit, Ramiz Alinë. Ata i bëjnë të ditur atij kërkesat e tyre. Alia nuk pranon t'i plotësojë ato.
  • 12 Dhjetor 1990 : Zgjidhet kryetari i Partisë Demokratike. Me shumicë votash fiton Sali Berisha.
  • 5 Janar 1991 : Fillon botimi i gazetës "Rilindja Demokratike", organ i Partisë Demokratike.
  • 20 Shkurt 1991 : Demonstruesit pasi përleshen me policinë, rrëzojnë bustin e diktatorit Hoxha i cili sundoi vendin për 40 vjet nën diktaturën komuniste më të ashpër në botë së bashku me atë të Kamboxhias.
  • 21 Shkurt 1991 : Situata për regjimin bëhet shumë kritike. Jep dorëheqjen kryeministri i vendit, Adil Çarçani. Në krye të qeverisë vjen Fatos Nano.
  • 31 Mars 1991 : Mbahen zgjedhjet e para pluraliste. Kodi Zgjedhor dukshëm favorizon PPSH. Me shumë manipulime fiton PPSH. Në qytetet e mëdha fiton Partia Demokratike. PPSH fiton në zonat fshatare ku PD ende nuk ka mundur të arrijë. Vetë Ramiz Alia humbet në zonën ku në vitin 1941 u formua Partia Komuniste Shqiptare. Por ai zgjidhet President i Republikës me votat pro të PPSH dhe ato kundër të PDSH.
  • 2 Prill 1991 : Pas një demostrate paqësore vriten në Shkodër 4 aktivistë të PDSH. Kjo nxiti një valë të re protestash. Demostruesit e egërsuar djegin Komitetin e Partisë së Shkodrës. Protestat shoqërohen me shkatërrime të objekteve industriale dhe kulturore.
  • 4 Qershor 1991 : Jep dorëheqjen kryeministri Fatos Nano për shkak të protestave masive. Formohet qeveria e re e koalicionit e drejtuar nga Ylli Bufi.
  • 10 Qershor 1991 : Në një Kongres historik PPSH (Partia e Punës e Shqipërisë) ndryshon emrin në PSSH (Partia Socialiste e Shqipërisë). Ndryshon edhe udhëheqja e Partisë.
  • Qershor-Nëntor 1991 : Zhvillohen demostrata antikomuniste. Thirrjet e demostruesve janë "Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!", "Liri-Demokraci!", "Enver-Hitler!". Në çdo qytet rrëzohen bustet e Enver Hoxhës, Leninit dhe Stalinit, simbole të diktaturës së egër komuniste. Kërkohet ndryshimi i emrave të institucioneve të ndryshme që kanë emrin e Enver Hoxhës, Leninit, Stalinit ose datën e krijmit të PKSH. Ushtria demostron forcën duke lëvizur tanket nëpër qytetet e vendit. Vazhdon emigrimi masiv. Mijëra të rinj kërkojnë një jetë më të mirë drejt vendeve perëndimore.
  • 6 Dhjetor 1991 : Jep dorëheqjen qeveria e koalicionit për shkak të largimit nga qeveria e ministrave të PD.
  • Janar 1992 : Formohet qeveria teknike e Vilson Ahmetit që do të përgatisë vendin për zgjedhjet e parakohshme.
  • 22 Mars 1992 : Mbahen zgjedhjet e parakohshme. Me një rezultat të thellë fiton PDSH. Rotacioni i rezultatit është 90 %. Në krye vjen një qeveri e djathtë, e para qeveri e djathtë që nga koha e Zogut. Parlamenti i ri zgjedh President të Republikës z. Sali Berisha, i treti President i vendit (më përpara kanë qenë Ahmet Zogu dhe Ramiz Alia) dhe i pari i zgjedhur në mënyrë demokratike. Protestat antikomuniste marrin fund. Revolucioni Demokratik triumfon.
  • Pas revolucionit : Qeveria e re filloi proceset gjyqësore kundër udhëheqjes së PPSH me akuzën për genocid ndaj popullit shqiptar. Filluan procese gjyqësore edhe kundër ish-ushtarakëve dhe ish-punonjësve të Sigurimit të Shtetit.

Rebelimi i Shqipërisë së Jugut, 24 Janar-24 Korrik 1997

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi ishte ngritja krye kundër autoritetit të qeverisë së Tiranës dhe shkatërrimi i çdo institucioni që përfaqësonte këtë autoritet.

  • Ky rebelim nisi si pasojë e humbjes së parave të mëse 100.000 familjeve shqiptare në skemat piramidale ose firmat rentiere. Opozita e shfrytëzoi situatën duke i kthyer protestat nga protesta ekonomike në protesta politike. Dështimi i qeverisë dhe dezertimi i ushtarakëve bëri që shpejt i gjithë vendi të binte në duart e "Komiteteve të Shpëtimit" dhe të bandave kriminale. Ndërhyrja e ndërkombëtarëve erdhi me vonesë, në Prill, dhe ata (ndërkombëtarët) ishin shumë të përçarë lidhur me këtë situatë. Amerikanët ishin mbështetës të opozitës kurse europianët mbështetës të maxhorancës dhe Presidentit Berisha. Qendra absolute e rebelimit ishte qyteti i Vlorës, aty ku kishin qendrën e tyre kryesore shumica e firmave rentiere, por gjithashtu në Vlorë vepronin edhe klanet më të rrezikshme mafioze, gjë që çoi në përshkallëzimin e situatës në këtë qytet.
  • 8-16 Janar 1997 : Falimentojnë me radhë skemat piramidale : "Kamberi", "Cenaj", "Silva", "Malvasia", "Kambo", "Grunjasi", "Dypero", "Bashkimi", "Beno", "Pogoni", "B&G", "Kobuzi", "Arkond", "Adelin", "A.Delon", "Agi", "M.Leka Company", "Global Limited Co." dhe "Sudja". Qyteti më i goditur është Vlora, pasi aty kishin qendrën e tyre kryesore shumica e këtyre skemave. Qeveria nxiton dhe ngrin asetet e skemave të mbetura "VEFA Holding" dhe "Gjallica" (këto të dyja janë skemat më të mëdha). Shifra që të gjitha skemat piramidale kanë në zotërim është gjigande : 1,6 miliardë $ amerikanë.
  • 22 Janar 1997 : Fillon gjyqi kundër "donacioneve bamirëse"(në fakt skema piramidale) "Demokracia Popullore-Xhaferri" dhe "Populli" të dyja të drejtuara nga persona me lidhje të ngushta me Sigurimin e Shtetit Komunist (Rrapush Xhaferri dhe Bashkim Driza).
  • 24 Janar 1997 : Digjet bashkia e Lushnjes nga demostruesit e zemëruar për arrestimin e Xhaferrit.
  • 25 Janar 1997 : Demostrues të ardhur nga fshatrat përreth Lushnjes djegin dhe shkatërrojnë çdo institucion shtetëror në Lushnje. Tritan Shehu mbahet për disa orë peng në stadiumin e qytetit. Demostruesit kërkojnë lirimin e Xhaferrit. Përleshje zhvillohen në Elbasan, Memaliaj, Tepelenë, Laç, Kuçovë dhe Librazhd.
  • 26 Janar 1997 : Një demostratë e Partisë Socialiste në qendër të Tiranës degjeneron në një përleshje të dhunshme midis policisë dhe mbështetësve të opozitës. Disa prej liderëve kryesorë socialistë lëndohen nga forcat policore. Opozitarët shkatërrojnë "Muzeun Historik Kombëtar", "Pallatin e Kulturës", "Xhaminë e Et'hem Beut" dhe Bashkinë e Tiranës.Në Vlorë turmat e zemëruara djegin bashkinë e qytetit. Flamuri shqiptar rrëzohet në tokë. Në portretin e Ismail Qemalit pikturohet me thikë një kryq ortodoks. Fillojnë dhe përhapen hartat e Vorio Epirit dhe simboli i 3 gishtave serbë. Digjet bashkia e Peshkopisë dhe vriten 6 policë.
  • 30 Janar 1997 : Formohet "Forumi për Demokraci" nga partitë e opozitës me mbështetjen e Ambasadës Amerikane. Në krye të tij vendosen Daut Gumeni i rekomanduar nga "Soros", Fatos Lubonja nga "Komiteti Shqiptar i Helsinkit" (KSHH-ja ishte e njohur për qëndrimet anti-Berishë) dhe Kurt Kola që ishte Kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë (gjithashtu borxhli tek "Populli"). Menjëherë ky "Forum" fillon organizimin e protestave antiqeveritare.
  • 3 Shkurt 1997 : Fillon shpërndarja e një pjese të parave të kreditorëve me vendim qeverie. Opozita dhe shumë demokratë kritikojnë vonesën për fillimin e këtij procesi.
  • 5 Shkurt 1997 : Falimenton firma piramidale "Gjallica" e drejtuar nga ish-efektivë të Sigurimit të Shtetit. Qytetet më të goditura nga falimentimi i firmës janë Vlora (145 milion $ amerikanë) dhe Kukësi (16 milion $ amerikanë). Mijëra qytetarë dalin në protesta të dhunshme në Vlorë. Në kontrast në Kukës formohet një "Komitet" me kreditorët e firmës të cilët kërkojnë një zgjidhje ligjore për këtë çështje.
  • 9 Shkurt 1997 : Janë ditët e Vlorës. Sulmohet Komisariati i Policisë nga turma të armatosura. 1 i vdekur dhë të tjerë të plagosur. Dalin "teori" se kjo është një përplasje midis Veriut dhe Jugut.
  • 10 Shkurt 1997 : Vazhdojnë aktet e dhunshme në Vlorë. Digjet selia e PDSH nga grupe të armatosura. Tani kërkohet dorëheqja e Presidentit dhe Qeverisë. Një grup prej afro 50 efektivash të Forcave Speciale sulmohen egërsisht nga turmat e zemëruara prej mijëra vetësh. EuroNews transmeton pamjet e rrethimit të policëve në gjithë botën. Dështimi i shtetit për të rivendosur rendin është i madh. Rebelimi shpërndahet në gjithë Shqipërinë e Jugut nën shembullin e Vlorës. Fillon një fushatë e ashpër mediatike ndaj Veriut të vendit dhe ndaj eksponentëve politikë me origjinë veriore.
  • 11 Shkurt 1997 : Varroset Artur Rustemi, viktima e parë e rebelimit. Varrimi i tij kthehet në një demostratë antiqeveritare.
  • 12-15 Shkurt 1997 : Ngjarje tragjike ndodhin në Vlorë. Ndodhin disa rrëmbime personash. Fillon trafiku përmes skafeve. Shkollat mbyllen kurse dyqanet lejohen të shesin deri në ora 9.
  • 20 Shkurt 1997 : Fillon greva e urisë në Universitetin "Ismail Qemali" të Vlorës. Afro 50 studentë hyjnë në grevë urie dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
  • 28 Shkurt 1997 : Turma të armatosura sulmojnë degën e SHIK në Vlorë dhe i vënë flakën. 3 agjentë vdesin nga flakët dhe nga snajperat, kurse 3 të tjerë masakrohen nga turma. Lek Qoku, efektiv i SHIK, masakrohet me sopatë në hollin e "Universitetit".
  • 29 Shkurt 1997 : Socialistët shpallin si "të padëshirueshëm" lidershipin e Partisë Demokratike në Shqipërinë e Jugut. Gazeta "Koha Jonë" shkruan se "Vlora po përjeton lirinë për të cilën e kishte marrë malli". Ndërpriten transmetimet e BBC dhe VOA në Shqipëri.
  • 1 Mars 1997 : Vlora është nën pushtetin e bandave dhe trafikantëve. Fillon emigrimi masiv. Në Lushnjë disa policë rrihen barbarisht. Në Sarandë rebelët djegin godinat e policisë dhe SHIK. Shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Rebelët marrin bazën e Pashalimanit, simbol i rezistencës së shtetit. Fillon shpërthimi masiv i depove të armëve. Në Himarë digjet bashkia. Digjet ndërtesa e policisë në Gjirokastër. Qindra të burgosur janë të lirë.
  • 2 Mars 1997 : Dorëhiqet qeveria e Aleksandër Meksit. Në Vlorë me mijëra armë godasin qiellin në shenjë fitoreje. Studentët i japin fund grevës së urisë. Parlamenti miraton shef të operacionit për rivendosjen e rendit, shefin e SHIK, Bashkim Gazideden. Menjëherë Gazidede urdhëron mbylljen e shkollave në mbarë vendin në një afat të pacaktuar. U vendosën gjithashtu kufizime ndaj shtypit dhe ndaj furnizimit me mallra konsumi të popullatës. Në Kavajë, bastion i PD, mbi 5000 veta vullnetarisht armatosen për të mbrojtur qytetin nga një sulm i mundshëm nga bandat e armatosura. Digjet në Tiranë nga persona të panjohur redaksia e gazetës "Koha Jonë". Agjencia italiane e lajmeve ANSA komentonte : "I gjithë skenari po shfaqet si një strategji politiko-ushtarake dhe jo si një manifestim spontan popullor. Për të mbledhur njerëzit tek Sheshi i Flamurit janë vënë në dispozicion për ditë të tëra makina të posaçme".
  • 3 Mars 1997 : Sali Berisha rizgjidhet President i Republikës me votat e deputetëve të PD-së. Një zemërim i papërmajtur shpërthen në Vlorë dhe Tepelenë, qendrat kryesore të rebelimit. Komitetet ushtarake dhe bandat shpërthejnë pjesën e mbetur të depove dhe një valë e re shkatërrimesh dhe vrasjesh nis në mbarë Shqipërinë e Jugut. Plaçkitet nga një grup prej afro 100 vetësh kompleksi "Adipetrol" në Gjirokastër. Persona me maska marrin në dorë një anije luftarake dhe sulmojnë Sarandën, ku shkatërrojnë shumicën e institucioneve shtetërore atje. Në Kuçovë lëshohet alarmi i mungesës së bukës. Rimerret kontrolli i Fierit. Fillon çarmatimi i popullsisë së qytetit.
  • 4 Mars 1997 : Në Vlorë vazhdon shpërthimi i depove. Nëpër pallate vendosen snajpera, kurse Ura e Mifolit bllokohet dhe minohet. Ngrihen kudo barrikada për të penguar hyrjen e ushtrisë dhe SHIK-ut. Në Shkodër ushtria kapitullon. Në Sarandë sulmohet marina dhe mijëra armë rrëmbehen. Bandat patrullojnë detin me anijet e marinës. Në Qafë-Gjashtë një agjent i SHIK digjet i gjallë, kurse njëri merret peng. Dy të tjerë arratisen. 50 ushtarë bashkohen me rebelët. 2 pilotë të Forcave Ajrore dezertojnë dhe shkojnë ne Itali. Formohet "Komiteti i Shpëtimit Publik të Vlorës". Ai fillon të veprojë si strikturë paralele duke kryer de-fakto një grusht shteti. Udhëheqësi i tij është Albert Shyti. Bashkëpunëtori kryesor i "Komitetit" është Myrteza Çaushi, i njohur si Zani "I forti i Vlorës". Shyti është i akuzuar për shpërndarjen e hartave të "Vorio-Epirit" dhe për ngritjen e flamurit grek në Himarë. Çaushi akuzohet për dhjetra vrasje, torturime, grabitje, përdhunime e deri në djegie personash. Nën shembullin e Vlorës fillojnë dhe krijohen "Komitete të Shpëtimit" kudo nëpër Shqipëri. Këto "Komitete" e veçanërisht ai i Vlorës janë përgjegjësit kryesorë për dënimet me vdekje ndaj figurave kryesore të shtetit.
  • 5 Mars 1997 : Shpërthejnë depot në Memaliaj dhe në Tepelenë. Digjen godinat e policisë në këto qytete.
  • 6 Mars 1997 : Presidenti Berisha dhe partitë politike mblidhen në një tryezë dhe nënshkruajnë një deklaratë ku dënojnë shpërthimet e depove dhe bëjnë thirrje për dorëzim të armëve. 6 orë më vonë, zyrtarisht liderët e PS dhe PAD mohojnë çdo lloj përgjegjësie dhe obligimi ndaj kësaj deklarate që ata e kishin konsideruar "sukses politik".
  • 7 Mars 1997 : Rebelët shpartallojnë ushtrinë në Gjirokastër. Mjetet ushtarake bien në duart e bandave dhe të komitetit ushtarak të qytetit. Me rënien e Gjirokastrës në duart e rebelëve, i gjithë Jugu i vendit është jashtë kontrollit. Armët vazhdojnë të përhapen në vend. Sulmohet "Aeroporti Kombëtar i Rinasit" nga fshatarë të zonave përreth. Plaçkitet në mënyrë barbare "Universiteti Bujqësor i Tiranës".
  • 8 Mars 1997 : Presidenti Berisha organizon një mbledhje me të gjitha partitë lidhur me krijimin e qeverisë së re. Shpartallohet plotësisht divizioni i Gjirokastrës. Drejtuesit e divizionit ishin vetëdorëzuar dhe kishin marrë drejtimin e rebelimit në këtë qytet. Bandat kishin marrë peng një numër të madh ushtarakësh të forcave ndihmëse të Tiranës dhe kishin bllokuar disa tanke dhe një helikopter. Turmat sulmojnë shumicën e njësive private në qytet. Në mesnatë sulmohet dhe plaçkitet fabrika e përpunimit të qumështit në Libohovë.
  • 9 Mars 1997 : Formohet "Qeveria e Pajtimit Kombëtar" me në krye Bashkim Finon, kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës. Qeveria e re ju bën thirrje ish-efektivëve të ushtrisë të kontribuojnë për rivendosjen e rendit dhe qetësisë. Presidenti del në TVSH në një deklaratë drejtuar kombit ku ai bën thirrje për "Pajtim, besim, bashkim dhe gjakftohtësi".
  • 10 Mars 1997 : Qytetarët e Kukësit braktisin qytetin për shkak të një njoftimi se ushtria serbe ka kaluar kufirin. Në Gramsh rebelët sulmojnë godinën e policisë, drejtohen drejt Fierit dhe marrin kontrollin e rrugëve. Berati bie në duart e bandave dhe bëhet qendra kryesore e rebelimit pas Vlorës. Bashkë me të bien edhe Poliçani, Këlcyra dhe Skrapari. Në Kuçovë rebelët marrin nën kontroll 19 aeroplanë luftarakë të tipit "MIG". Fondacioni Amerikan për Europën Lindore i drejton një letër ambasadës shqiptare në Amerikë ku deklaron: "Është naivitet i madh të mos e kuptosh se Komiteti i Vlorës dhe udhëheqësit e tij janë të frymëzuar nga mafia e tipit komunist dhe të KGB-së". Letra në përfundim theksonte :"Se zoti Berisha duhet të vendosë me çdo kusht shtetin ligjor, duke përdorur biles edhe forcën ushtarake". Mbrëmjen e 10 marsit, Ambasada Amerikane përshëndeti me vonesë marrëveshjen 9 marsit.
  • 11 Mars 1997 : Krijohet "Komiteti i Jugut" që kërkon rrëzimin e Berishës dhe kthimin e parave të humbura. Po ky Komitet propozon shpalljen e Vlorës kryeqytet të vendit dhe formimin e një shteti të ri të ndarë nga Tirana. Revolta përhapet në Veri, ushtria kapitullon kudo dhe një depo e madhe armësh hapet në Shkodër.
  • 12 Mars 1997 : Në Kukës shpërthejnë trazirat. Institucionet shtetërore plaçkiten dhe dëmtohen. Revolta shpërthen edhe në Shkodër, bastion i Partisë Demokratike. Hapet burgu, sulmohen dyqanet dhe një bankë hidhet në erë.

Qytetet në duart e bandave kriminale janë: Poliçani, Këlcyra, Përmeti, Kuçova, Delvina, Saranda, Skrapari, Berati, Gjirokastra, Himara, Memaliaj, Tepelena, Vlora, Kruja, Burreli, Korça, Elbasani, Shkodra, Lezha dhe Laçi.

  • 13 Mars 1997 : Tirana ndodhet në prag të pushtimit nga rebelët. Shpallet shtetrrethimi. Disa qindra vullnetarë kryesisht nga Veriu, mbrojnë kryeqytetin. Sulmohet presidenca. Berisha përjeton natën më të rrezikshme të jetës së tij. Shpërthen burgu më i sigurt i vendit, burgu 313. Të fundit që dalin nga burgu janë Fatos Nano dhe Ramiz Alia. Revolta shpërthen edhe në Korçë. Në Lezhë rebelët djegin godinën e policisë. Ismail Kadare del në një mesazh drejtuar shqiptarëve në VOA. Ai thekson se "Ora e Shqipërisë ishte kthyer prapa në luftën civile midis nacionalistëve dhe komunistëve në vitet 1943-44". Gjithashtu kritikon mediat e huaja dhe klasën politike shqiptare dhe ju bën thirrje bashkëkombasve të vet për gjakfothtësi e vetëpërmbajtje për kapërcimin e krizës. Agjencia franceze e lajmeve AFP konstaton se : "Trazirat në Shqipëri ishin një grusht shteti i ushtarakëve".
  • 14 Mars 1997 : Franz Vranitski emërohet për të zgjidhur krizën shqiptare. Sulmohet nje plantacion duhani me vlerë 10 milion $ amerikanë. Sulmohet fabrika e Coca-Cola, nga të paktat investime shumëkombëshe në Shqipëri. Jep dorëheqjen shefi i SHIK, Bashkim Gazidede. Rebelët pushtojnë portin e Durrësit. Në ekranin e TVSH shfaqet gjithë ditën thirrja "Atdheu në rrezik!".
  • 15 Mars 1997 : Rimerret kontrolli i aeroportit të Rinasit.
  • 16 Mars 1997 : Një miting masiv në Tiranë bën thirrje për paqe dhe bashkëpunim mes forcave ndërluftuese.
  • 17 Mars 1997 : Me dekret presidencial lirohet Fatos Nano, lideri i opozitës i burgosur që prej vitit 1993 me akuzën për korrupsion.
  • 18 Mars 1997 : Një "Komitet për Shpëtimin e Veriut dhe Shqipërisë së Mesme" kërcënon qeverinë e re se nëse njeh komitetet e Jugut atëherë do të përballet me rezistencë ushtarake në gjithë Veriun e vendit. Si rezultat qeveria nuk njeh asnjë prej komiteteve të formuara në Veri, Jug apo Shqipëri të Mesme.
  • 20 Mars 1997 : Zhvillohet në Tepelenë "Kuvendi i Komiteteve të Shpëtimit Publik". Kërkesa e tyre kryesore dhe e pandryshueshme është largimi i Berishës. Gjithashtu propozohet krijimi i "Federatës së Jugut".
  • 21 Mars 1997 : Situata politike bëhet shumë e rrezikshme. Greqia kërkon të futet në territorin shqiptar me pretekstin e mbrojtjes së minoritarëve. Sali Berisha i kërkon ndihmë ushtarake Turqisë. Qeveria turke del në një deklaratë ku thotë se në rast se trupat greke hyjnë në Shqipëri, atëherë brenda ditës do të pushtohet Athina. Shefi i SHIK, Bashkim Gazidede akuzon qarqet greke anti-shqiptare, socialistët shqiptarë, ushtarakët dhe kriminelët për situatën e krijuar. Ai bëri deklaratën fatale se "Integriteti i Shqipërisë nuk ekziston më!". Ai gjithashtu deklaroi se "Rebelimi ishte drejtuar drejt shkatërrimit të çdo objekti historik dhe kulturor, me qëllimin afatgjatë për të zhdukur çdo provë historike të autoktonitetit të shqiptarëve".
  • 28 Mars 1997 : Dita e tragjedive : Në kanalin e Otrantos një anije shqiptare e drejtuar nga një prej bandave të Vlorës sulmohet nga marina italiane dhe fundoset. Bilanci është 82 të vdekur. Zhvillohet në Vlorë "Kuvendi i Komiteteve Ushtarake të Jugut". Marrin pjesë edhe shumë figura politike të opozitës. Kërkesa e tyre është dorëheqja e presidentit. Gjithashtu ata hedhin poshtë "Qeverinë e Pajtimit Kombëtar". Liderët e këtyre komiteteve janë ish-eksponentë të regjimit të Hoxhës. Në fshatin Levan të Fierit ndodh masakra më e madhe e ngjarjeve të 1997. 24 persona vriten nga përleshjet midis arixhinjve dhe njërës prej bandave më të rrezikshme të vendit. Bilanci i kësaj dite është mbi 110 të vdekur.
  • 15 Prill 1997 : Ndërkombëtarët alarmohen nga kriza. Fillon "Misioni Alba", një ushtri ndërkombëtare nën drejtimin e Italisë vjen në Shqipëri. Rikthehet normaliteti në Tiranë.
  • Maj 1997: Rikthehet normaliteti në qytetet e Veriut. Partitë politike bien dakord për zgjedhjet e reja. Vazhdojnë vrasjet dhe terrori nga bandat kriminale në Shqipërinë e Jugut.
  • 25 Maj 1997 : Në Cërrik, bandat e qytetit sulmojnë një autoblind të forcave speciale. Bilanci : 6 efektivë të forcave speciale të vrarë nga sulmet me granata. 3 të tjerë të kapur peng. Cërriku është qyteti më i afërt me kryeqytetin që ndodhet nën pushtetin e bandave.
  • Qershor 1997 : Nën një atmosferë të tensionuar zhvillohet fushata për zgjedhjet e parakohshme. Lidershipi demokrat e ka të pamundur që të zhvillojë një fushatë normale në zonat e Shqipërisë së Jugut. Nga ana tjetër, liderët e majtë shoqërohen nga kapobandat e këtyre qyteteve duke lënë pas edhe një bilanc tragjik. Më shumë se 60 persona mbeten të vrarë gjatë fushatës së Partisë Socialiste në Jug të vendit.
  • 29 Qershor 1997 : Zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Partia Socialiste me aleatët janë fituesit. Demokratët pësojnë humbjen më të thellë të historisë së tyre. Në Tiranë, ku mendohej se PD do fitonte, rezultati është krejt ndryshe pasi socialistët fituan bindshëm. Shumë nga anëtarët e "Komiteteve të Shpëtimit" dolën kandidatë për forcat e majta ndonëse publikisht kishin premtuar se nuk do të merrnin asnjë post qeveritar pa u zgjidhur kriza e fajdeve. Në të njëjtën ditë zhvillohet edhe referendumi për formën e qeverisjes së vendit. Me 65% të votave fiton Republika kundër Monarkisë.
  • 3 Korrik 1997 : Leka Zogu I organizon një demostratë ku akuzon KQZ për manipulim të rezultatit. Nga përplasja e demostruesve me policinë, 5 persona mbeten të vrarë.
  • Korrik 1997 : Bandat vazhdojnë të sundojnë vendin nën një atmosferë frike dhe terrori. Rritet numri i vrasjeve, grabitjeve dhe trafikut të armëve, qënieve njerëzore dhe drogës.
  • 24 Korrik 1997 : Sali Berisha jep dorëheqjen nga posti i Presidencës. Ai kishte premtuar se në rast fitoreje të socialistëve ai do të largohej pasi nuk mund të bënte "bashkëjetesë institucionale" me ta. Rexhep Meidani zgjidhet President i Republikës me votat pro të socialistëve dhe të forcave të tjera në koalicionin qeveritar. Mijëra armë shurdojnë Tiranën për mëse një orë në shenjë gëzimi për largimin e Berishës, që ishte kërkesa kryesore e rebelëve. Rebelimi merr fund.
  • 11 Gusht 1997 : Forcat ndërkombëtare largohen nga vendi.

Metodat kryesore që u përdorën gjatë këtij rebelimi për të rrëzuar qeverinë ishin :

  • 1) Nxitja e zemërimit popullor duke shkaktuar një krizë ekonomike (firmat piramidale të drejtuara nga ish-efektivë të Sigurimit të Shtetit Komunist)
  • 2) Përdorimi i grave dhe i fëmijëve si mburoja gjatë protestave (shamizezat)
  • 3) Dezinformimi me anë të mediave (Zëri i Popullit, Koha Jonë, BBC Shqip, Reuters, TV Italiane, TV Greke)
  • 4) Shpërthimi i depove të armatimeve
  • 5) Ndihma nga jashtë në armatime dhe para (Asfalia Greke dhe UDB Jugosllave)
  • 6) Ushtrim i vazhdueshëm terrori mbi popullsinë dhe mbi organet qeveritare (Bandat e armatosura të tipit Zani Çaushi and Co.)
  • 7) Shkatërrimi i çdo organi shtetëror : polici, SHIK, bashki, prefektura, muze, qendra kulturore. E gjitha kjo çoi në shkatërrimin e shtetit në vend dhe të ndjenjës kombëtare, të cilës serbët dhe grekët i druheshin shumë. Bilanci i rebelimit është 200 milionë dollarë dëme materiale dhe mbi 3700 të vrarë e 5000 të plagosur.
  • Pas rebelimit : Filluan procese gjyqësore kundër bosëve të firmave rentiere. U dënuan në mungesë një pjesë e figurave kryesore të shtetit gjatë pushtetit të PD : Safet Zhulali, Agim Shehu, Bashkim Gazidede etj. Filluan procese gjyqësore kundër kapobandave të qyteteve të Shqipërisë së Jugut.

Grushti i shtetit, 14 Shtator 1998

Kjo "Lëvizje" futet tek "Grushtet e shtetit" pasi ishte përpjekja e opozitës për të rrëzuar me dhunë qeverinë e Tiranës.

  • 12 Shtator 1998 : Vritet "Lideri i Dhjetorit" Azem Hajdari nga Fatmir Haklaj dhe Jaho Mulosmani. Haklaj, që ishte person në kërkim përgjatë gjithë ditës lëviz lirshëm nëpër Tiranë pa u shqetësuar fare nga policia. Në orët e vona të natës ai kryen atentatin.
  • 14 Shtator 1998 : Varrimi i Azem Hajdarit kthehet në revoltë ndaj qeverisë. Mbështetës të Partisë Demokratike nën drejtimin e Izet Haxhisë sulmojnë godinat qeveritare duke thirrur "Hakmarrje, hakmarrje!". Kryeministri Nano largohet në drejtim të Pogradecit. Rebelët marrin nën kontroll edhe TVSH.
  • 15 Shtator 1998 : Me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, të forcave të shtetit dhe të lidershipit demokrat "grushti i shtetit" merr fund.
  • Pas grushtit të shtetit : SHIK fillon një operacion mbarëkombëtar për kapjen e grushtshtetasve. Kudo vendosen postoblloqe dhe Tirana de fakto ndodhet nën shtetrrethim. Zhvillohen procese gjyqësore ndaj një pjese të pjesëmarrësve në grushtin e shtetit.

Shënime

  • Shënim 1 : Në vitin 1932, Sigurimi i Shtetit zbuloi një organizatë të fshehtë në Vlorë e mbështetur nga Jugosllavia. Kjo organizatë planifikonte të nxiste një kryengritje antizogiste.
  • Shënim 2 : Gjatë viteve 1950-54 një grup desantësh shqiptarë zbarkuan në Shqipëri. Ata mbështeteshin nga CIA dhe Shërbimi Sekret Britanik. Qëllimi i tyre ishte të nxisnin një kryengritje antikomuniste. Por ata nuk ia arritën sepse u tradhtuan nga një agjent i dyfishtë, Kim Filbi.
  • Shënim 3 : Në burgun e Spaçit më 21-23 maj 1973 u bë një revoltë. Për 3 ditë me radhë mbi burgun e Spaçit u valëvit flamuri shqiptar pa yllin komunist nga i dënuari politik Neim Tepelena. Revolta kishte si kërkesa kryesore, vendosjen e demokracisë në vend dhe përmirësimin e kushteve në burg. Revolta u shtyp me dhunë nga sistemi komunist i cili për këtë revoltë pushkatoi 4 ish të dënuar politikë (Pal Zefi, Skënder Daja, Hajri Pashaj dhe Dervish Bejko), si dhe ridënoi me dënime të rënda nga 10 deri në 25 vjet heqje lirie 59 ish të dënuar politikë të tjerë.
  • Shënim 4 : Gjatë muajit Mars të vitit 2004 në Kosovë u zhvilluan demonstrata masive të dhunshme kundër UNMIK dhe kundër minoritetit serb. Shkak u bë vrasja e një djali shqiptar nga disa serbë. Megjithatë këto demonstrata kurrë nuk morën trajtën e një kryengritjeje, por dëmet e shkaktuara mund të krahasohen me ato të një kryengritjeje.

Referenca

  • Historia e Shqipërisë
  • Rënia e demokracisë, Afrim Krasniqi
  • Shqipnia para Evropës, Albert Mousset
  • Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, Akademia Shkencave të Republikës së Shqipërisë

Shkroi : Bledar Bruka