Njësia administrative Maqellarë: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: it:Maqellarë
v roboti shtoj: en:Maqellarë, war:Maqellarë
Rreshti 51: Rreshti 51:


[[bg:Макелари (община)]]
[[bg:Макелари (община)]]
[[en:Maqellarë]]
[[it:Maqellarë]]
[[it:Maqellarë]]
[[war:Maqellarë]]

Versioni i datës 3 gusht 2010 00:41

Stampa:Infobox ALB komuna

Njësia administrative Maqellarë është një komunë në Shqipëri...

Gjeografia

Komuna e Maqellarës ndodhet ne Luginën e Drinit të Zi dhe ka në përbërje të saj 16 fshatra. Ndodhet në një lartësi rreth 700 meter mbi nivelin e detit. Është një komunë që është prekur shumë nga kjo fazë tranzicioni që po kalon vendi. Të ardhurat kryesore vijnë nga emigracioni dhe fermat private.

Historia

Komuna e Maqellarës ka një histori të vjetër. Për arsye të pozitës gjeografike, kjo zonë ka qenë shesh betejash dhe luftërash. Komuna e Maqellarës ndodhet në Luginen e Drinit dhe ka një sipërfaqe të konsiderueshme toke të punueshme. Rrenojat e një prej kalave të kohës së Skënderbeut ndodhen në fshatin Grazhdan. Komuna e Maqellarës nuk i ka shpëtuar pushtimeve të huaja si ato turke, serbe, italiane dhe gjermane. Banorët e kësaj treve patriotike i kanë dal zot vendit të tyre dhe nuk u janë gjunjëzuar pushtuesve dhe për pasojë mjaft prej tyre kanë dhënë heroikisht jetën. Pushtuesit serbe në vitin 1913 dogjen shtëpi dhe terrorizuan popullatën duke vrarë të rinj dhe të moshuar në sy të femijëve dhe grave të tyre. Mjaft të rinj u rreshtuan në luftë kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë nga e cila humbën jetën si heronj mjaft të rinj dhe të reja.

Demografia

Fshatrat me popullsi më të madhe janë Maqellara, Pocesti dhe Kovashica. Pas ardhjes së demokracisë, po shikohet një lëvizje e ngadaltë e një shtrese të popullsisë drejt qyteteve të Tiranës dhe Durrësit si dhe drejt Italisë, Greqisë etj. Pjesa më e madhe e popullsisë i perkasin besimit mysliman. Gjatë periudhës komuniste në fshatrat Kercisht i Sipërm, dhe Herbel kane punuar dhe jetuar një pakicë ortodokse-maqedonase të cilët gezonin të drejta dhe përfitime më të mira se popullsia vendase shqiptare. Kësaj pakice i jepej gjithmone prioritet. Si pasojë e ndryshimeve politike të 15 viteve të fundit, një pjesë e madhe e kësaj popullsie po lënë vendin me destinacion Maqedoninë ose në qytetet e medha të Shqiperise.

Ekonomia

Mënyra e jetesës ka ndryshuar pasi pjesa më e madhe e rinisë lokale i'u nënshtrua që në fillim emigrimit në vendet fqinje. Të ardhurat nga emigracioni janë të jashtëzakonshme dhe të një rëndësie jetike për banorët e zonës. Të ardhurat nga bujqësia janë te pamjaftueshme dhe shumica e familjeve po mbijetojnë dhe ka shumë nga keto që janë bërë të rregullt në listen e huas në dyqanet e fshatit. Ndihma e qeverisë është e paperfillshme.

Politika

Është e modës që njerëzit t'i kushtojnë një kohë të madhe problemeve të politikës së vendit. Lajmet e ditës ndiqen me interes të veçant nëpërmjet ekranit si dhe shtypit të përditshëm. Një pjesë e mirë të kohës e zë ndjekja e punimeve në parlament sidomos debatet e ashpra. Pastaj vazhdohet me debate nëpër lokale dhe kafe të mbushura në çdo kohë të ditës

Kultura

Vendbanimet



Shih dhe këtë

Lidhje të jashtme