Pikat turistike në Elbasan: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 71: Rreshti 71:


Me rrënimin nga tërmetet, mundet që në v. 518 kisha, nuk rindërtohet më, sepse Skampis kishte katedralen e Shën Pjetrit, që përmendet në dokumente dhe se në këtë kohë lejohej varrimi Brenda kalave. Nga ky monument ndërtuar brenda kalasë janë gjetur kapitele e kolona dritaresh.
Me rrënimin nga tërmetet, mundet që në v. 518 kisha, nuk rindërtohet më, sepse Skampis kishte katedralen e Shën Pjetrit, që përmendet në dokumente dhe se në këtë kohë lejohej varrimi Brenda kalave. Nga ky monument ndërtuar brenda kalasë janë gjetur kapitele e kolona dritaresh.

=== Xhamia e Nazireshës ===
Mendohet të jetë ndërtuar në fillim të shekullit XVI. Sipas një mbishkrimi të shkruar me bojë në murin fundor të mafilit, lexohet data 1599. Xhamia e Nazireshës u ndërtua nga një funksionar i lartë perandorak, i cili i vuri asaj emrin e gruas së tij. Në të njëjtën kohë është ndërtuar edhe xhamia e Ballijes, i cili ishte vëllai i Nazireshës. Xhamia e Nazireshës përbën monumentin fetar tipik të arkitekturës mesjetare shqiptare. Është xhami e llojit sulltanor me minare e kupolë. Ndodhet në anë të unazës jugore të Elbasanit. Mendohet se dikur këtu ka qenë qendra e qytetit. Xhamia e Nazireshës ruan formën origjinale të sallës së faljes. E para faltore monumentale e konceptuar në stilin klasik osman, përsa i përket i formulimit planimetrik dhe vëllimor. Nëpërmjet teknikës së ndërtimit ajo ndërlidh në vazhdimesi traditën e artit të ndërtimtarisë në periudht pararendëse. Mbishkrim datues nuk ka, por, prej mënyrës së kompozimit, ajo nuk mund të jetë ndërtuar në gjysmën e parë të shek XVI, në dekadën e fundit të tij. Sipas një mbishkrimi të shkruar me bojë në numrin fundor të mafilit lexohet data 1599, e cila së paku nënkupton ndërtimin e xhamisë pas kësaj date. Xhamia e Nazareshës ruhet në formën origjinale të sallës së faljes dhe të minares. Salla në përmasa kuadratike, ndricohet nga pesë dritare në tri radhë. DRitaret e poshtme janë të krnizuara me patura te profiluara prej gurësh të gdhendur. Pamja ballore ë xhamisë paraprihej nga një portik i mbuluar me çati druri nga i cili kalohëj në sallën e faltores nga porta, e cila ndrushe nga xhamitë e tjera ndodhet në qoshen e djathtë pranë trupit të minares. Dyshemeja e xhamisë është e shtruar me pllaka poligonale prej qeramike, ashtu sit ë gjitha xhamitë e tjera të vendit që u ngritën ndërmjet viteve 1550-1600.

Xh. M është shpallur monument kulture, si nje nga monumentet përfaqësues të historisë së arkitekturës mesjetare shqiptare.


=== Muzeu historik ===
=== Muzeu historik ===

Versioni i datës 22 shtator 2010 19:07


Rreth 5 km larg qytetit të Elbasanit, në fshatin Llixhë, ndodhen llixhat termale, shumë të njohura në vendin tonë për vlerat e larta kurative ndaj sëmundjeve të ndryshme reumatizmale etj. Gjithashtu 20 km larg qytetit ndodhet fshati malor i Gjinarit në komunën e Shpatit.

Monumentet e kulturës

Monumentet e kulturës janë të gjitha objektet që përmbajnë vlera historike, kulturore, artistike e natyrore. Karakteristikat që i cilësojnë këto objekte si monumente kulture dhe i dallojnë nga të tjerët, janë vlerat

  • 1- historike mjedisore (mjedise dhe objekte historike, natyrore) si Rrapi i Bezistanit, Kalaja, Ullishta, Parku, Busheku, shtëpitë e figurave të shquara, banesa që dëshmojnë ngjarje historike,
  • 2- arkeologjike (vegla pune, objekte të përdorimit familjar, punime artistike, qendra banimi të hershme etj)
  • 3- etnografike (veshje, zbukurime në gdhendje, punime artizanale, argjendarie)
  • 4- arkitekturore dhe ndërtimore qytetare (banesa tipike qytetare për periudhat e kaluara, rrugë, cesma, shkolla, objekte të kultit fetar, objekte simbol për qytetin).

Rrapi i Bezistanit

Ndodhet në qendër të qytetit. Emërtimi i tij lidhet me tregun e mbyllur, i quajtur bezistan,

Skeda:RRapi Bezistanit dhe turizmi.jpg
RRapi Bezistanit

bërthamë e rëndësishme tregtare, ndërtuar në shek. XVII, që përfshinte një numër të konsiderueshëm dyqanesh. Historikisht ka shërbyer si pikë referimi për ngjarjet historike, arsimore e kulturore të Elbasanit.

Të gjitha këto janë pasqyrë e së kaluarës së tyre historike-shoqërore dhe thelbi i ndërgjegjes qytetare për të sotmen dhe të ardhmen e zhvillimit, në hapësirën kombëtare.

Rrapi i Vojvodës

Rrapi 700 vjeçar, i shpallur “monument kulture” dhe i pagëzuar me emrin Vojvoda, ndodhet në të dalë të qytetit, në pjesën lindore të tij. Komandanti ushtarak, mëkëmbës në perandorinë Osmane, Vojvoda, në kohën e lirë qetësohej dhe pushonte pikërisht tek ky rrap, prandaj dhe ka marrë emrin e tij, thonë gojëdhënat në qytet. Rrapi shërbente gjithashtu edhe si pikë takimi e drejtimi për karvanët që vinin nga vise të ndryshme të perandorisë osmane. Rrapi ka një një pamje madhështore. Sipas gojëdhënave ai duhet të jetë 700 vjeçar, por mund të jetë edhe më shumë se kaq. Edhe pse për disa vite ai u la në harresë dhe asnjë nuk kujdesej për të, vitet e fundit rrapi sërish mori pamjen e dikurshme. Ish-kryetari i bashkisë, Ardian Turku, rrethoi rrapin, për ta ruajtur atë nga dëmtimet dhe për të ruajtur vlerat që ai ka pasur. Shumë poezi, këngë i janë kënduar këtij rrapi nga këngëtarë të njohur elbasanas.

Rrëzë tij ndodhej edhe një çezmë me ujë të ftohtë, e cila ka ekzistuar deri para vitit 1990, që shërbente për shumë kalimtarë nga rrethe të tjera si Korça, Erseka, apo edhe nga Tirana, të cilët ndalonin pikërisht këtu për të pirë ujë tek çezma e rrapit. Por mbasi u shpall monument kulture mbas viteve 1990 çezma u prish, por edhe pa të bukuria e rrapit vazhdon të jetë tepër fisnike dhe madhështore. Shumë të rinj e të reja lenë takimin pikërisht pranë rrapit, për të shkuar më pas në parkun “Rinia”, i cili ndodhet përballë tij. Ky rrap me emrin Vojvodë, pret çdo ditë me qindra qytetarë, të cilët kohët e fundit edhe kujdesen për të.

Kështjella Skampis

Qyteti i Elbasanit ka kështjellën e Skampis. Ajo përfaqëson një Castrum Statum, qendër e një legjoni romak. Si të gjitha kampet ushtarake romake edhe ky i skampis është ndërtuar sipas një plani orthogonal, i pëcaktuar nga kryqëzimi në kënd të drejtë i dy rrugëve: decumanus në dretimin P-L dhecardo në drejtimin V-J. kjo gjë ka përcaktuar dhe planimetrinë e saj. Kështjella ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë në përmasa 308 x 348 mdrejtuar në anët më të ngushta në drejtim VL-JP. Është e qarkuar nga një hendek 3m i thellë që mbushej me ujë nga përroi i Zaranikës. Ajo ka 4 hyrje që ndodhen në mes të cdo kurtine të cilat mbrohen nga kulla. Kështjella është epajisur me 26 kulla. Në katër qoshet e saj ndodhen kulla në formë freskoreje. Dytë tjera janë kulla hyrje dhe ndodhennë pjesën fundore të rrugës Cardo. Ato kanë planimetr katërkëndëshe ndersa njëzet të tjerat kanë formën e shkronjës U. Kullat janë plotësisht të dala jashtë murit rrethues, vetëm katër prej tyre që mbrojnë hyrjet e rrugës decumanus dalin përgjysmë jashtë murit rrethues. Të gjitha kullat e kështjellës pavarësisht nga forma e tyre dalin 8-9 m larg murit dhe gjenden 40-50 m larg njëra-tjetrës. Përbërja e murit rrethues tregon për tri periudha kryesorendërtimi, që janë :

  • 1. Periudha e vonë romake,
  • 2. Periudha e hershme bizantine,
  • 3. Periudha osmane.

Muri i periudhës së vonë romake gjendet kudo në nivelin e poshtëm të kështjellës dhe përshkon gjithë planimetrinë e saj. Ngrihet mbi themelin e kështjellës dhe ruhet në lartësinë maksimale deri në 5 m. Trashesia e murit rrethues është 3 m. Ndërtimet e realizuara në teknikën e njohur opus mixstum, pëtrdorimi i brezit të tullave shërben si një lidhje e vërtetë ndërmjet dy faqeve të murit dhe bërthamës. Midis këtyre tri elementëve të ndryshëm sigurohet një lidhje e qëndrrueshme.

Mendohet se lartësia e plotë e murit rrethues deri në shtegun e rojes ka qenë rreth 9 m. Pjesa e sipërme ka qenë e pajisur me shtegun e rojes, me një platformë tëqarkullimit, vëzhgimit, mbrojtjes dhe me një parapet. Ky i fundit e ka trashësinë rreth 0,70 m dhe përbëhet nga gjoksmburoja dhe hapësira goditëse. Lartësia e parapetit varet nga këndi i goditjes dhe me ndërtimet romake ai ka qenërreth 2 m.

Me krijimin e sistemit të ri administrative dhe ushtarak bizantin, një pjesë e mirë e territoreve që ishin pranë qytetit Skampis dhe rrugës Egnatia përfshihen në themën e Durrësit. Këto territore u përfshinë ne organizimin e ri administrative kishtar dhe u përkisnin peshkopatave të Durrësit, Kunavisë-Kandavisë, Cernikos-Cermenikës.

Materiali arkeologjik i zbuluar në kështjellën e Skampis për periudhat e shek VII-XV dëshmon për një rënie të theksuar të jetës në shekujt e parë dhe një rigjallërim i saj deri në prag të pushtimit osman. Në këtë periudjhë, në këtë rajon ndeshen rrënoja të shumta të monumenteve kristiane në zonën e Shpatit Cermenikës, Kërrabës, Dumresë e Sulovës. Të dhënat dhe analiza në lidhje me të gjitha fortifikimet në Gadishullin e Ballkanit dhe më gjerë përcaktojnë që kështjella e Skampisit është ndërtuar në kohën e perandorit romak Diklecian në v. 284-305 e.s. Sxtudimet arkeologjike dëshmojnë për një ndërprerje tëjetës në këtë qendër pas betejës së Adrianopolit në v. 378 dhe dyndjes së fiseve vizigote drejt pjesës perëndimore të Gadishullit Ballkanik.

Pas kalimit të vizigotëve me Alarikun në krye për në gadishullin Apenin situate u rivendos dhe jeta vazhdoi normalisht deri në dyndjen tjetër të fiseve ostrogote pas gjysmës së parë të shek. V.

Gjatë periudhës ndërmjet dy dyndjeve të njëpasnjëshme të fiseve gote mendohet se Skampisi si rezultat i zhvilimit ekomomik që bazohej në stabilitetin e Perandorisë Romake, u shndërrua në në qytet dhe u bë njëkohësisht qendër e rëndësishme ekonomike dhe qendër peshkopale.

Nëkohën e sundimit të perandorëve Anastas dhe Justiniani i parë, ka një stabilitet të jetës në krahinë. Pothuajse është vendosur siguria, ndihet një rritje ekonomike, e cila shihet në marrëdhëniet tregtare në këtë periudhë me Mesdheun Lindor dhe më pak me Afrikën Veriore.

Kështjella Skampis duhet të ketë qenë mjaft e dëmtuar në kohën e perandorit Justinian (527-565) kur ajo rindërtohet për faktin që Pokopi i Cezaresë cilësohet si ndërtim i mirëfilltë. Në këtë kohë Kështjella ka pësuar riparime me karakter të përgjithshëm që vihen re edhe fundshekullin XX në disa trakte muresh.

Gërmimet arkeologjike të kryeranë territorin e saj nxorrën në dritë pjesën veriore të atriumit të një bazilike të epokës paleokristiane. Mbi dyshemenë e atriumit u gjetën disa elementë arkitektonikë paleokristianë. Zhvillimi i jetës në qytetin e Skampis dhe në zonën rreth tij do të pësojë një goditje të fortë në fillim të shekullit të VII në kohën e dyndjeve të tjera, kësaj radhe nga avarosllavët.

Kulla monumentale e orës

Karakteristike e qyteteve shqiptare, në krahasim me qendrat e tjera urbane të Perandorisë Osmane, ishte prania në mjediset e tyre urbane që nga mesi i shek. XVI, i kullave të posacme në të cilat kishte orë për matjen e kohës. Përgjatë shek. XVII ishin pajisur me të tilla objekte pothuaj të gjitha qendrat qytetare, si Prizreni, Berati, Shkodra, Prishtina, Peja, kruja dhe Elbasani. Idenë për ndërtimin e tyre e kishin sjellë tregtarët vendas, në kontakte të shpeshta me qytetet evropiane. Ata sollën prej andej edhe mekanizmat kohëmatës, për të cilët ndërtuan kulla të posacme në sheshet e pazareve apo në vende pranë tyre të zgjedhura, që kulla të bëhej elemt mbizotërues i siluetës së qytetit. Në Elbasan si vend për ngritjen e saj u pëlqye kulla e hyrjes së kalasë pranë xhamisë së Fatiut, të cilën Evlija Çelebiu e cilëson shumë të bukur dhe që funksiononte shumë mirë. Në formën e saj të hershme ky sahat qytetar nuk njihet, madje në të njëjtin vend vërtetohet që janë ngritur radhazi tre të tillë, njëri i përkohshëm me strukturë druri dhe i fundit që njohim, sic thuhet në mbishkrim, u ngrit me mirësinë e banorëve të qytetit në vitin 1899. Kulla ngrihet në lartësinë me trek ate funksionale, me planimetri katrore 4,3 m x 4,3 m. Në ballin nga qyteti ndodhet porta e hyrjes, mbi harkun e së cilës është shkruar historiku i ndërtimit të saj. Teksti i mbishkrimit është : “Mbreti i botës Abdylhamiti bujar/në hijen e hirit të tij u ngrit sahati i hijshëm/burrat me sedër të Elbasanit patën mirësinë/dhe ngjallën këtë kohëtregues të bukur dhe zemërledhatues/shumë u përpoq, u kujdesua dhe u interesua Aqif beu/Zoti i dhshtë si shpërblim gjithë të mirat e kësaj bote/kur tingëllon, me zërin e tij njofton për bukuri kohën e saktë/ në mënyrë të përsosur nga të katër anët tregon minutat/meqë zotëron intuitën e vjershëtorit tuaj/o Refit vitin e ndërtimit ttij/ë ndërtuan në fillim të vitit 1315.

Artistikisht Kulla e Orës së Elbasanit është një gjetje origjinale në propocionet dhe në trajtimin dekorativ të strukturave të jashtme.

Namazgjaja

Në fundin e shek. XV, quteti i Elbasanit mori një shtrirje të fherë jashtë mureve të kalasë, duke arritur përgjatë një shekulli përmasat e një qyteti të madh të kohës. Varoshi ndahej në 18 lagje të banuara nga qytetarë të besimit islam e 10 lagje me banorë të krishterë. Në qytet dalloj ndër të tjerë edhe Namazgjaja, një shesh lëndine i rrethuar me 60 selvi të larta. Me drejtimin nga kibla, ajo kishte të theksuar nikenë, mihrabin dhe shkallaren e minberit të realizuar me strukturë guri. Reth e rrotull një bordurë prej guri dhe kangjella druri qarkonte sipërfaqen e namazgjasë në të katër anët.

Kjo N. ishte në përmasa të mëdha dhe mendohet se ajo vinte e para ndaj të gjitha të tjerave të ndërtuara në Shqipëri.

Teqja e Madhe (1803)

Bazilika e Klosit

Në fshatinKlosSulovës në rrugën që kalon pranë kalasë antike të Qafës gjenden rrënojat e një bazilike. B. K. është trenefëshe në arkada mbi pilastra drejtëkëndëshe. Gjatë ekzistencës së saj bazilika ka pësuar trasformime. Mendohet se është ndërtuar në shek. XIII- XIV dhe përbën një dëshmi me rëndësi, si ndërtim në një zonë fshatare.

Bazilika në Tepe

Bazilika në Tepe të Elbasanit ndodhet në ullishtat e qytetit shumë pranë tij, ç’ka tregon se bazilika i takon varrezës së Skampisit. Është e drejtuar nga lindja. Ajo u gjet me mure që ruhen pak mbi tokën U përkiste disa fazave ndërtimore. Faza e parë e ndërtimit paraqet një bazilikë me tri mjedise të formuara nga dy kolona. Muret mbi të cilët mbështetet, janë ndërtuar me gurë dhe breza 3-4 rradhësh tulle. Lartësia e plotë e murit ka qenë 5,5 m. Në fazën e dytë në kishë u bënë një sërë transformimesh, për t’ia përshtatur më mirë përdorimit si kishë varrezash, funksionin që mund të ketë pasur që në fillim. Këto ndryshime lidhen me futjen Brenda saj, në nefin verior, të dy varreve me qemer tullash. Dyshemeja e kishës në këtë kohë ndahet nga rrugët me pllaka shtuf në 4 panele mozaiku, dy nga dy, simetrie kryesisht me motive bimore e gjeometrike.

Kolonat e ikonastasit janë prej mermeri grit ë prura nga një vend tjetër Në pllakat e ikonastasit me përmasa 102 x 92 cm, janë gdhendur luanë, kaprollë, shpendë të ndryshëm, krahas ornamenteve bimore. Ky rindërtim datohet në shek. V e.s. Më vonë monumentit i është bërë një ndryshim në anën perëndimore. Ndryshimi është bërë në shek. VI e.s. dhe përkon i njëjtë me atë të një rindërtimi në kalanë e Elbasanit.

Me rrënimin nga tërmetet, mundet që në v. 518 kisha, nuk rindërtohet më, sepse Skampis kishte katedralen e Shën Pjetrit, që përmendet në dokumente dhe se në këtë kohë lejohej varrimi Brenda kalave. Nga ky monument ndërtuar brenda kalasë janë gjetur kapitele e kolona dritaresh.

Muzeu historik

Muzeu etnografik në Elbasan, është i vetmi i mbetur pas prishjes dhe tjetërsimit të muzeve të tjera. Ky objekt me vlera arkitektonike dhe historike brenda mureve ka një pasuri të vyer të kulturës popullore të kësaj treve, mes të cilave spikasin punime dhe elementë nga rreth 80 lloj zeje.

Në dhomat e godinës dykatëshe të muzeut, përmes objekteve pasqyrohet mënyra e jetesës së kësaj zone, mobilimet, veshjet, etj. Janë renditur dhomat në mënyrën sesi ato funksiononin duke të dhënë imazhin e një shtëpie të vjetër elbasanase, duke përfshirë gjithçka. Muzeu Etnografik u krijua në vitin 1986 në shtëpinë e Sejdinëve e cila ishte ruajtur si monument tradite edhe pse pronarët e saj ishin cilësuar "armiq të popullit". Jo shumë larg sheshit të Bezistanit në qendër të qytetit kjo shtëpi është restauruar së fundi. Është një ndërtesë karakteristike me çardak, e veçantë në llojin e saj në trevën e Elbasanit, ajo është përcaktuar si simbol i shtëpive elbasanase. Në planin arkitekturor, banesa e ndërtuar në vitin 1870 ngjan me shtëpitë karakteristike të Beratit dhe Shkodrës, por ka shumë elementë që e bëjnë unike.

Kati i parë i banesës, dikur magazinë për prodhimet bujqësore të familjes Sejdini, përbëhet nga tre dhoma dhe një sallon, në të cilat tani paraqiten vlerat e traditës popullore, por edhe dokumente historike me vlerë. Dhoma e punimit të leshit, dhoma e metaleve si dhe dhoma e tabakëve kanë zënë vend në këtë kat, duke i krijuar mundësi vizitorit që të njihet me kulturën dhe traditën vendase. Kati i dytë i muzeut përbëhet nga një korridor i madh, dhoma e punës së vajzave, dhoma e grave, dhoma e burrave dhe dhoma e nuses. Në numrin e madh të zejeve, që pasqyrohen në këtë muze, përmenden punimet e shajakpunuesve, qeleshepunuesve, kazazëve, punimet e opingarëve, e saraçëve, punimet e zilexhinjve, armëtarëve, argjendarëve, çibukçinjve, samarxhinjve, mullinjtë primitivë të vajit, si dhe guri mortor i legjionarit Mark Sabitis, monumenti që vërteton arkeologjikisht vendndodhjen e Skampis. Punonjësit e muzeut etnografik, shprehen se zejtaria në qytetin e Elbasanit nisi të zhvillohej në gjysmën e parë të shekullit të XVII-të.

Gjithçka që ruhet në muze transmeton një mozaik të pasur vlerash, që pasqyrojnë tiparet etnografike të krahinës. Të gjitha këto janë realizuar me copa të kushtueshme, zbukuruar me motive vendase të thurura me gajtane dhe tel argjendi ose ari. Sipas tyre, kostumet e burrave dhe të grave që dalloheshin për bukurinë dhe elegancën çmoheshin shumë nga të huajt. Një dolloman apo xhybe e kategorisë së parë, që përdorej nga aristokracia, e punuar me copë kadife të kuqe të importuar, tregtohej përkundrejt një shumë të madhe. Në gjysmën e dytë të shekullit të XIX në punimin e kostumeve kombëtare përmenden mjeshtërit elbasanas Hasan Dilja, Tahir Kryemadhi etj. Ka ende familje që trashëgojnë zejet e vjetra, por pak prej tyre arrijnë ti realizojnë punimet ashtu siç bënin të parët e tyre. Mosrritja e krimbit të mëndafshit, humbja e tezgjahut apo edhe futja e teknologjisë kanë bërë që gjithçka të jetë tepër të vështirë për tu realizuar.

Kisha e Shën Marisë në Kalanë e elbasanit

Kisha e Shën Mërisë ndodhet në lagjen Kala. Në vitet 1657, 1661 kisha funksiononte rregullisht. Më 11 nëntor të vitit 1819 kisha u dogj plotësisht. Në periudhën 1826-1833 ajo u rindërtua. Planimetria e saj është interesante. Në qëndër ka një sallë të madhe të mbuluar nga një kupolë mbi tambur. Kapela mbështetet në harqe në muret anësore ndërtuar pranë trupit të kishës. Kisha është ndërtuar me gurë e tulla dhe nuk ka një ndërtim me nivele të barabarta. Kubeja e saj është e mbuluar nga piktura të realizuara në vitin 1856. E vecanta e kësaj kishe qëndron tek figura Ikonostasit e gdhendur nga 40 mjeshtra dibranë të cilët punuan për rreth dhjetë vite për ta realizuar atë. kjo figurë është lyer me llak ngjyrë floriri. Kisha e Shën Merisëdhe shquhet për vlerat e saj arkitekturore.

Kisha e Shën Thanasit

Kjo kishë ortodokse ngrihet në skajin verior të qytetit të Elbasanit, u ndërtua në vitin 1846. Fillimisht u ndërtua me përmasa të vogla, prej druri. Ajo ka shërbyer për mbajtjen e ceremonive mortore të popullsisë ortodokse të lagjes Kala, pranë saj ndodheshin dhe varrezat. Në vitin 1942 realizohet ndërtimi i një kishe të re e cila zëvendësoi të vjetrën dhe u ndërtua me karakteristikat ndërtimore e arkitektonike të kishave të tjera të qytetit. Ceremonia e parë mortorei është bërë një qytetarje të ardhur në Elbasan më 1846, e njohur si Maria e Qyqes.

Historiku i themelimit të qytetit të elbasanit Studimet arkeologjike dëshmojnë se jeta në truallin e qytetit të Elbasanit ka filluar në shekullin i pas Krishtit. “Në tokën e Eurodejve, skampis...”, Ptolemeu kumton të dhënën e parë për elbasanin e lashtë në shekullin II të erës sonë. Gjithashtu Skampis përmendet në internerarin e Antonimit, tabelën e Peutingerit dhe në internerarin e Bordos. Përvec dokumentave të shkruara monumenti që vërteton arkeologjikisht vendndodhjen e Skampis është guri mortor i legjionarit Mark Sabitis. Në mesin e shekullit të II pas Krishtit Skampis ka qenë Vicus që varej nga Dyrrahu. Në kohën e sundimit të perandorit romak Deoklician (284-305 p.k.) u ndërtua kështjella e Skampis në funksion të arterit të fuqishëm rrugor Vija Egnatia. Kështjella romake, përbën zanafillën e qytetit të ardhshëm të Skampisit.

Gjatë shekullit IV, Skampis njohu një periudhë lulëzimi ekonomikqë, u ndërpre nga dyndjet e fiseve gjermanike visigote dhe gjatë shek. V p.k nga ostrogotet. Gjatë sundimit të perandorëve Ilirë Anastas (492-518) dhe Justiniani (527-565), qyteti njohu një rigjallëri të jetës në të gjitha fushat. Në këtë periudhë rindërtohen muret rrethuese të qytetit. Në pranverë të vitit 519 delegatët e Papës Hormistos, pritën me nderime nga qytetarët në katedralen e Shën Pjetrit. Në këtë kohë Skampis është një qendër e rëndësishme ushtarake e peshkopale. Ashtu si lindjen edhe zhvillimin ia detyroi rrugës Egnatia po ashtu rrënimi dhe harresa i erdhën po prej saj. Në fillim të shekullit VII dyndjet avaro- slave ndërprenë zhvillimin e jetës në këtë qendër urbane. Në shekujt e mëvonshëm historia e Skampis është lidhur me pushtimin bullgar. Për herë të fundit Skampis përmendet në vitin 1338 në dokumentet historike. Mbas kësaj kohe kjo qendër do të thirret Valmi ndërsa emir antic i qytetit do ti kalojë lumit që rrjedh pranë tij. Inkursionet osmane në shqipëri, detyruan sultan mehmetin II të rindërtojë kështjellën romako-bizantine në muajin qershor të vitit 1466 dhe e quajti atë Ilj-basan (vend dominues) që në gojën e popullsisë vendase shqiptohet Elbasan.


Kisha e Shelcanit

Skeda:Normal Shelcan-Church2.jpg
Kisha e Shelcanit

Zona e Shpatit në rrethin e Elbasanit ruan vlera të rralla të historisë dhe artit antik shqiptar. Në këtë zonë, përgjatë rrugës Elbasan-Gjinar, ndodhet kisha e Shelcanit, një godinë njëkatëshe në të cilën ruhen afreske të piktorit të famshëm Onufri.

Kisha është ndërtuar shumë pranë rrugës kryesore, që shekuj më parë shërbente për të lidhur Elbasanin me qytetet e tjera në Jug, si Fierin, Beratin etj., dhe sipas historianëve, është një dëshmi e qartë e zhvillimeve social-ekonomike të kësaj zone.

Këtë gjë e dëshmon edhe fakti se zona e Shpatit në shekujt XIII-XIV zinte një vend të rëndësishëm në organizimin kishtar të vendit, ku u krijua edhe peshkopata e Ispatisë (Shpatit). Në pikturat murale të Onufrit, në kishën e Shelcanit, vërehet përfshirja e elementit etnografik në figurat e shenjtorëve. Pjesë nga Bibla dhe histori kishtare janë të skalitura në muret e kishës së vjetër, të cilët kanë marrë plasaritjet e para.

Afresket në këtë kishë janë më të thjeshta se ato të kishave të tjera ku ka pikturuar Onufri, por si kudo, tipari dallues i tij janë ngjyrat e ndezura dhe plot jetë. Këto afreske i përkasin vitit 1554 dhe konsiderohen si krijime të papërsëritshme.

Por, kisha ka pësuar dëmtime të konsiderueshme vitet e fundit, duke kërcënuar seriozisht ruajtjen e këtyre afreskeve me vlera të rralla për pikturën murale të periudhës bizantine.

Erozioni rrezikon të shkatërrojë krejtësisht këto vlera, pasi prej një kohe të gjatë nuk është ndërhyrë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Te dhena mbi institucionet kulturore

Teatrit “Skampa”

Teatrit “Skampa” është i ndërtuar në vitin 1938 dhe ka një kapacitet prej 292 vendesh. Akustika e këtij teatri është një nga më të mirat në Shqipëri. Aktualisht është në gjendje të mirë, por ka nevojë për permiresimin e fonie, ndricimit dhe ngrohje-ventilimit.

Biblioteka e qytetit

Biblioteka e qytetit është ndërtuar në vitin 1934 me kontributet financiare filantropike të një familje elbasanase, familjes Baholli. Kjo bibliotekë ka një fond shumë të pasur në sektorin e Albanologjise. Frekuentohet nga një numër i madh lexuesish dhe studiuesish të sferave të ndryshme të jetës.

Kinema “Millenium

Kinema “Millenium”, ndërtuar në vitin 1966, me kapacitet prej 600 vendesh. Kjo kinema ka shërbyer si e tille gjatë gjithë kohës. Vlen të përmendet fakti që ajo është ruajtur e mirëmbajtur gjatë viteve të tranzicionit dhe sot është reabilituar plotësisht.

Kinema “Vullnetari”

Kinema “Vullnetari”, e ndërtuar në vitin 1972, me kapacitet 450 vendesh. Nga viti 2000 kjo kinema funksionon si Qender Rinore “REIMAR”, mbeshtetur nga CEFA. Ne qender jane hapur kurse per te rinj ne artizanat, vizatime, pingpong, futboll, lojra te ndryshme, biblioteke, etj.

Shtëpia e Kulturës

Shtëpia e Kulturës është godina ku nuk është bërë asnjë investim pasi mendohet që kjo godinë do të prishet për hapjen e rrugës. Lidhur me kete plani rregullues duhet te shqyrtoje kete ide dhe ne rast se propozohet prishja e saj duhet te identifikoje nje shesh te ri. Brenda këtij institucioni funksiononte një sallë koncertesh me kapacitet rreth 250 personash.

Muzeu “Aleksandër Xhuvani”

Muzeu “Aleksandër Xhuvani”, gjendet ne pjesen veriore te kalase se elbasanit, ne shtepine ku lindi dhe u rrit prof. Aleksander Xhuvani i cili ka nje veprimtari te dendur politike, arsimore, kulturore dhe gjuhesore, duke u bere nje nga figurat me te rendesishme te etapes se fundit te epokes se rilindjes kombetare shqiptare.

Muzeu “K. Kristoforidhi”

Muzeu “K. Kristoforidhi” eshte ngritur ne vitin 1978, ne kuadrin e 100 Vjetorit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe 150 Vjetorit te lindjes se Kostandin Kristiforidhit. Ky muze pasqyron ne menyre te permbledhur jeten dhe veprimtarine patriotike te studjuesit dhe levruesit te gjuhes shqipe dhe perfaqesues i epokes se Rilindjes Kombetare Shqiptare. Muzeu gjendet ne lagjen Kala ne nje shtepi karakteristike te saj ku lindi dhe u rrit ky personalitet. Pas riparimit, me financime te bashkise Elbasan ne vitin 2001, muzeu eshte i vizitueshem.

Pallati i Sportit

Pallati i Sportit eshte ndertuar ne vitin 1982. Ne kete pallat zhvillojne takimet e tyre ekipet e lojrave me dore te Soprt Klub Elbasanit, ekipit te peshengritjes, mundjes, etj. Pervec ketyre aktiviteteve ne sallen kryesore te pallatit te Sportit zhvillohen koncerte e manifestime te ndryshme. Kapaciteti i tij eshte 2.200 vende. Pallati eshte i paisur me te gjithe infrastrukturen per zhvillimin normal te aktiviteteve sportive. Ne katet e para te tij ndodhen dhomat e zhveshjes dhe dushet, ndersa ne katet e dyta zyrat per administraten dhe traineret. Ky pallat ka nevojë për riparime në dhomat e zhveshjes së lojtarëve, duhen vënë tabelat elektronike dhe ato të lojës, si dhe impiant elektrik që shërben për ndriçimin sipas parametrave, ngrohje ventilim. Gjithashtu ka nevojë për pajisjen me karrike për spektatorët.

Stadiumi “Ruzhdi Bizhuta”

Stadiumi “Ruzhdi Bizhuta”. Eshte ndertuar ne vitin 1967. Ne kete stadium ka zhvilluar ndeshjet ekipi i futbollit te (Labinotit) Elbasanit. Satdiumi ndodhet ne ekstremin lindor te Bulevardit “Qemal Stafa”. Kapaciteti i stadiumit eshte 12.000 vende. Satdiumi eshte i paisur me dushe, ambiente per zyra te administrates, salla force, etj. Ambjentet e brendshme janë në gjendje shumë të mirë pasi u restauruan në muajin Gusht 2003. Ambjentet e tjera të jashtme kanë nevojë për plotësimin me karrike e tualetet, tabela elektronike dhe rikonstruksionin e fushës.

Biblioteka Publike “Qemal Boholli”

Biblioteka Publike “Qemal Boholli”. Biblioteka publike eshte veper bamiresie e Nazif Bohollit e ndertuar me 21 korrik 1935 dhe iu dorezua Bashkise se Elbasanit si institucion publik. Kjo biblioteke ka nje fond librash prej 200000 mije vellimesh, prej te cileve rreth 160000 jane botime shqip, 20000 ne gjuhe te huaj dhe 12000 koleksione periodiku. Qe nga viti i ndertimit ajo eshte konstruktuar disa here dhe ne vitin 2004 ka pesuar rikonstruksion kapital pa i cenuar vlerat e arkitektures. Nisur nga kapaciteti i madh i librave qe gjenden ne te si dhe nga numri i madh i lexuesve ne qytet duhet te shikohet mundesia per ngritjen e nje biblioteke te re.

Zejet e Elbasanit

ELBASAN- Në vitet 1466-1570 Elbasani ishte qëndra më e madhe ekonomike ushtrake e qytetare e Shqipërisë. Në shekullin 16 numëroheshin rreth 400 zejtarë dhe në shekullin 17 pati një zhvillim më të madh kur Tabakët e Elbasanit ishin të dëgjuar për regjien përpunimin por sidmos ngjyrosjen e lëkurës. Ata eksportonin në të gjithe Rumelinë dhe mbanin monopolin me ferman të sulltanit. Argjendarët shquheshin për punimet artistike, akshinjtë për gjellët me piper, armëtarët për mjeshtëri dhe origjinalitet, projektuesit e veprave publike publike si kanalet, çezmat, objektet e kultit. dyqanet e mjeshtërive radhiteshin në një rrugicë. në shekullin XVII numëorheshin 900 dyqane dhe rreth 30 rrugë emërtoheshin si pas profesioneve. po në këtë periudhe kishte 30 esnafe dhe rreth 90 llojë zejesh. Por tashmë këto zeje pothuajse janë harruar në një kohë kur në të gjithë botën janë bërë një tërheqje e madhe për turistët. Përhapja e zejeve ka bërë që një pjesë e madhe e rrugëve por edhe lagjeve të Elbasanit të marrë emra prej tyre ndërsa tani u ka mbetur vetëm historia.

Tabakët

Në fund të shekullit XVII qyteti i Elbasanit kishte 35 punishte ose tabakhane të lëkurës. Numri i madh i toponimeve dëshmon për pozitën primare të këtij esnafi. Kështu në Elbasan njihen disa si Çezma e Tabakëve, Sheshi i Tabakëve, Teqja e Tabakëve, Mulliri i Tabakëve, Xahmia e Tabakëve, Tyrbja e Tabakë, Sallatashi i Tabakëve, Rrapi i Tabakëve. në raste luftrash ky esnaf mbante një grup të gatshëm luftëtarësh beqarë të cilët jetonin tek hani i Beqarëve. Tabak vjen nga fjala arabe “debbag” që do të thotë lëkurë. Regjia e lëkurëve bëhej në punishte pranë vendeve me ujë. Me përpunimin e lëkurës nuk merreshin vetëm tabakët por edhe saraçët, opingarët, papuçinjtë e këpucarët. Elbasani shquhej për lëkurat e ngjyrosura, punimin e mëshinit të hollë, saftianit të butë dhe qoseles me shkëlqim. Specialisti i fundit që jetoi deri në fillim shekullin XX dhe që ngjyroste kajzerin (lëkurë e përpunuar e dhive dhe e kecave me ngjyrë të kuqe) ishte Sula i Bajram Tabakut.

Kazazët

Kazazët njihet si zeje mjaft e vjetër për përpunimin mëndafshit dhe pambukut dhe ishin të organizuar në esnafqë nga shekulli XV-XVI. Pranë parkut Rinia ka mbetur ende emri Fusha e Kazazëve ku mjeshtërit kallfë, çirakë, kazazë vendosnin veglat portative të punës në verë për të derdhur lëndën e parë që ishte kryesisht mëndafsh. prodhohej fije ibershimi, pupëza festanuzi, dizje djepi, qostekë sahati. Esnafi kishte rreth 1880 antarë kryesorë ndër të cilat Osman Metani, Himë Gurabardhi, Dem Shinkolla, Ali Kumi, Ali Gaçja, Xhaferr Metani. Në fillim shekullin e njëzetë antarë të esnafit të Kazzëve ishin Musa Selita, Mehmet Selita, Osman Myslymi, Ali Palloshi, Mehmet e Kamber Shupheja, Kup e Haxhi Çengeli, Hasan kazazi.

Çibukçinjtë

Kjo lloj zeje në Elbasan fillon në shekullin e XVIII dhe ka patur esnafin e kohës. Lënda e parë për të bërë çibukët ishte druri i shqopës, i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm për tu gdhendur. Veglat e punës ishin tezgjahu (një fije metali e mprehtë) që vihej në lëvizje nga nëj dërrasë, turjela e tendosur me litarë të hollë që shërben për të hapur birat, morseta, dalta, lima thika me majë të mprehtë. Pasi i jepej forma artistike çibukut ngjyrosej me të zezë ose kafe në të kuqe. artizanët zbatonin forma të thjeshta arnamentesh për çibukët ndërsa llullat ishin më të lehta. Në grykën ku vendosej zjarri i vihej një shtresë sermi. Kishte edhe çibukë prej briri të cilët realizoheshin me formë metalike. Mjeshtër të kësaj zeje që njiheshin në fund të shekullit tetëmbëdhjetë ishin Memhet Shurdhi (çibukçiu) i biri me më pas djemtë e këtij të fundit, dhe mehmet Musai ndërsa në fillim shekullin XX Ibrahim çibukçiu (Bebeti) dhe djemtë e tij Musai, Bexheti dhe Abedini, të cilët prodhinin çibukë prej briri.

Opingarët dhe Saraçët

Zejet për opingat kanë qënë të hershme. Opingat punoheshin sipas modeleve dhe kërkesave të qytetit e fshatit. Lënda e parë ishte lëkurë e parapëlqyer, fijet e syzmet. prodhoheshin opinga qoseleje, opinga me syzme, opinga me rretne. Opingat e qoselesë kishin xhufka me maja. Saraçët prodhonin shala kuajsh, rripa, frerë, kollanë bishta kuajsh, trakaçë, çanta lëkure. Opingarët dhe saraçët kishin dyqanet e tyre në rrugën e ndërmjetëve të shesheve të leshnave, drithrave dhe kasapëve të Bezistanit. Deri në në vitin 1912 kishte 40 mjeshtër saraçë si Ali Kaçuli, Ali Kardashi, Mustafa Banja. Në vitin 1932 Elbasani kishte rreth 60 mjeshtër

Qeleshepunuesit

Një nga zejet e njohura në Elbasan kanë qënë punimi i qelesheve. Ato përgatiteshin nga leshi i deleve dhe ishin dy llojësh: të gjata (tirane) që përdoreshin vetëm për qytetarët dhe në disa fshatra të Peqinit ai dhe qeleshe sheshje të shkurtra që përdoreshin nga fshtarët. Zona e Sulovës dhe e Vërçes përdornin takie ose qeleposhe prej haseje. më vonë zejtarët prodhonin edhe qeleshe Kosove. Mjeshtri e rrihte leshin me çark, e shtronte në banak dhe me ujë të ngrohtë e sapun e shkumonte mirë, e sheshonte me vegël druri ose tunxhi. këtë material të qullur në formë stofi e fuste në kallëpe prej balte dhe i jepte formë. E linte pka të thahej në kallëp, e hiqte nga kallëpi, e lante me ujë të ngrohtë e sapun derisa të zbardhej mirë.

Samarxhinjtë

Samarxhinjtë njihet si një ndër zejet më të vjetra në Elbasan. Zejtarët elbasanas punonin samar fushe me prapse të lartë e me koxhakikë dhe samar Tirane me prapse të lartë e koxhakikë. Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë samarxhinjtë më të njohur elbasanas ishin Spiro Gygu e Vaslik Kadiu që punonin samarin e llojit të parë ndërsa Myrtaza Zela, Sefer Tirana punonin samar Tirane dhe Mihal Papamihali, Jorgji Pistoli, Mihal Bushaku punonin samar fushe. Në fillim shekullin XX përmënden Jan Çerekja e Mir Gjika. Samarët punoheshin me dru Frashëri, i cili pasi njomej me ujë përkulej me anë të zjarrit për të marrë formëne harkut të shpatullave. Lidhja bëhej me gozhdë e me kunja.

Bakërpunuesi që trashëgoi zanatin e të parëve

Sot është 67 vjeç dhe vazhdon të punojë bakrin në punishten e vogël që e ka ruajtur me fanatizëm. Anastas Koçopaji e ka trashëguar punimin e bakrit nga të parët e tij, të cilët kanë qënë bakërpunuesit e hershëm me një punishte në pazarin e vjetër të Elbasanit. Ai e nis ditën në punishten e tij megjithëse tashmë punimet prej bakri nuk janë aq të kërkuara dhe lënda e parë është shtrejtuar shumë. Anastasi tregon se tashmë punet që bën janë më pak por nuk do të heqë dorë nga zanati derisa të vdesë.

Si e keni trashëguar zanatin e bakërrpunuesit ?

Elbasani para viteve 60 ka patur pazarin ku ishin vendosur të gjitha punishtet e dyqanet ku mund të gjeje gjithçka. edhe familja jonë kishte një dyqan në këtë pazar aty ku ndodhet sot turizmi i ri. ne ishim afër dyqanave të leshnave dhe të drithrave. punimet ishin nga më të ndryshmet nga gjerat me të vogla e deri tek kazanet apo punime të tjera që kërkonin shumë punë. zanti është trashëguar brez pas brezi që nga stërgjyshi Kosta Kocopaji e deri tek unë. Kam qenë i vogël kur babai punonte në dyqanin që kishim në pazar. zanatin e kam marrë nga babai dhe e kam vazhduar ndërsa babai nga babi i tij e kështu me radhë. zantin e kam vazhduar edhe në kohën e komunizmit këtu në shtëpi pasi një nga dyqanet u prish ndërsa tjetri u shtetëzua. Pazari u prish dhe në vend të tij u ndërtua turizmi sot. Do kishte qenë më mirë që ai pazar të ruhej, siç ruhen sot shumë pazare pasi mund të ishte një vlerë e madhe për qytetin.

A mund të na tregoni një ditë të zakonshme pune ?

Ngrihem në mëngjes dhe mendja më shkon tek punishtja që e kam shumë afër shtëpisë. Aty merrem me gjera të ndryshme si kallaisja, punime të ndryshme, ndez zjarrin, i cili më ndihmon ti jap formën që dua bakrit. Është një zanat i vështirë por të jep shumë kënaqësi kur realizon punë, të cilat vlerësohen. Tani është e vështirë të gjesh bakër pasi është shumë shtrenjtë por unë dua ta vazhdoj këtë zanat, jo për para por sepse më pëlqen të punoj. Tani bëj punë për veten time dhe rrallë ndonjë gjë që ma kërkojnë. Një nga punimetqë sot kërkojnë është mangalli. Unë ende trashëgoj nga babai një mangall të vjetër, i cili është punuar mbi 100 vjet më parë.

A do ta vazhdojnë brezat e kesaj familjeje zanatin e bakërrpunuesit ?

kete nuk di ta them. djali im e ka fituar punimin e bakrrit që i vogël. por tani është emigrant në itali dhe kam frikë se nuk do të kthehet tek ky zanat. pasionin e familjes brez pas brezi e ka ruajtur unë ndërsa për më tej nuk di se çfarë do të ndodhë. shrpesoj që djali im ta vazhdojë dhe të kthehet në punishten e bakrrit për të mos lejuar që familja ta humbë këtë zanat me të cilin kanë jetuar disa breza familjesh. do të ishte mirë që të ruhej por është shumë e vështirë. shteti duhet të ndërhyrë që këto zanate të mos zhduken. Elbasani ka patur qindra punues të artizanatit por tani kanë mbetur shumë pak nga vazhduesit e traditës. shumë familje kanë marrë mbiemrin nga zanati që bënin por tashmë shumë familja nuk kanë asnjë vazhdues të këtyre zejeve dhe më vjen keq që gjithçka që kishim nuk vazhdohet më.

Shtepia muze e Kostandin Kristoforidhit

Zbulimet e fundit

Në Elbasan tashmë janë identifikuar 5 bazilika paleokristiane. Bazilika e pestë është zbuluar jashtë kalasë, në jug të saj. Mozaiku është polikromi i ndarë në panele në të cilat janë realizuar skena biblike. Në panelin tjetër, i cili nuk është zbuluar plotësisht mendohet se është realizuar kopshti i Edenit. Qyteti i Elbasanit është një nga qytetet më të vjetra shqiptare me një qendër historike, siç është kalaja, por dhe me territore përreth që fshehin pasuri të natyrës arkeologjike, që hedhin dritë mbi identitetin e këtij qyteti, kulturën dhe historinë e tij. Qyteti "Skampa", është themeluar nga Romanët gjatë rrugës Egnatia në shekullin e dytë para Krishtit. Vendet në kala duken sikur kanë origjinë nga termet bizantine, impianti urbanistik tepër në rregull.

Monumentet natyrore

Zona e Elbasanit shquhet për potencialin turistik të saj, falë pozitës gjegrafike të favorshme, larmisë së mikroklimës, pasurive të shumta ujore, larmisë së formave të relievit, të shoqëruara me një botë të pasur bimore e shtazore. Për fat turizmi në zonën e Elbasanit ka shumë pika karakteristike tradicionale. Disa prej tyre janë Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Ulliri i Qejfit, Burimi i Bankes, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës etj. Por mbi të gjitha veçohen për turizmin liqenete Dumresë, Llixhat e Elbasanit, Gjinari e Busheku. Si kudo turizmi edhe në zonën e Elbasanit përbën një sektor të rëndësishëm jo vetëm për vlerën ekonomike, por edhe për atë kulturore e historike.


“Ulliri i Qejfit”, tempulli i dashurisë së qytetit

Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Burimi i Bankës, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës, Ulliri i Qejfit… Janë këto disa nga zonat turistike të Elbasanit, qytet në Shqipërinë e Mesme, që të tërheqin jo vetëm për bukuritë që ofrojnë, por edhe për emrat e veçantë, të vendosur në shekuj nga vetë vizitorët. Mes tyre spikat ‘Ulliri i qejfit’, ose ‘Ullini i qejfit’ siç e quajnë në dialekt elbasanllinjtë. Është një vend që ndodhet në majë të kurorës së gjelbër, në hyrje të Elbasanit dhe nga kjo pikë qyteti mund të shihet në pëllëmbë të dorës. Por jo vetëm kaq..

Historia e ‘Ullirit të qejfit’

Janë më shumë se 20000 hektarë ullinj që krijojnë kurorën e gjelbër të qytetit të Elbasanit. Kultivimi i këtij druri është pasion i elbasanllinjve, jo vetëm se ulliri është një pemë që gjelbëron në çdo stinë, por edhe se frutet e tij janë mjaft të ushqyeshme dhe kurative. Në fund të kësaj kurore, ndodhet një pemë ulliri e veçuar nga të tjerat, e rrethuar nga një lëndinë e vogël. Pranë këtij ulliri ndodhet dhe një çezmë, e ndërtuar në vitin 1900 nga kalajasi Pal Shuteriqi. Kjo pemë prej mëse një shekull e gjysmë njihet me emrin ‘Ulliri i qejfit’. Etnologu i njohur elbasanas, Thanas Meksi, thotë se “është quajtuar kështu pasi nga kjo pikë Elbasani shihej në pëllëmbë të dorës dhe panorama që të shfaqej ishte vetëm gjelbërim. Nga ky vend shihej ullishta gjithandej, deri afër Petreshit dhe ajo që të ofrohej ishte vërtetë e mrekullueshme”. Duke vijuar shpjegimin e tij lidhur me këtë emër, etnologu Meksi shtoi se “atje njerëzit shkonin për qejf, për të parë nga lart qytetin e tyre, për t’u freskuar nga ajo çezmë dhe më pas uleshin së bashku, drekonin dhe diskutonin për probleme të ndryshme”. Pikëpjekja e tyre, vijon etnologu Meksi, kishte një emër ‘Ulliri i qejfit’, pasi atje shkonin veç për qejf. Edhe këngëtari i njohur elbasanas, Isuf Myzyri, shkonte shpesh atje me miqtë dhe grupin popullor. Shoqëria e Shuteriqve dhe e Xhufkave të kalasë, frekuentonin këtë pikë turistike çdo fundjavë, ndërsa poetë të ndryshëm, ndër të cilët përmenden Nexhip Ejupi e Milianov Kallupi i kanë kushtuar vargje “Ullirit të qejfit’. ‘Ulliri i qejfit’ vijon etnologu elbasan, është tempulli kryesor ku shprehet dashuria për qytetin. “Kurora e ullirit nënkupton për banorët mirësi, paqe e mbarësi”, shprehet ai. Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, një frekuentues i rregullt i kësaj pike, kujton momente nga fëmijëria e tij. “Shkonim gjithnjë atje lart. Prindërit e mi kishin një dëshirë të madhe të shijonin atë natyrë të qetë e të pastër”, vijon ai. “Kam shëtitur në shumë vende përgjatë këtyre viteve, por ai ulli dhe ajo lëndinë e vogël, mbetet ndër më të bukurit”, shprehet kryebashkiaku Sejdini. Tashmë ‘Ulliri i qejfit’ nuk vizitohet si dikur. “Ky vend kaq i mrekullueshëm ka nevojë për investim. Çezma, e cila ka më shumë se një shekull që është ndërtuar, duhet restauruar”,

Busheku

Busheku me rrepet shekullore është një nga pikat historike e turistike më të bukura të Elbasanit. Ai është një nga vendet më të preferuara tradicionalisht nga elbasanasit. Busheku ndodhet në jug të qytetit, në luginën e Shkumbinit në të majtë të rrjedhës së tij. Është një pikë turistike me burime të shumta ujore, ku veçohet një burim karstik, me prurje 70 litra në sekondë që del rrëzë një shkëmbi gjigant. Kjo pikë ndodhet në fshatin Shushicë të komunës me të njëjtin emër, rreth 9 km larg qytetit të Elbasanit. Vendasit e quajnë veten me fat që natyra u ka dhuruar një pasuri kaq të çmuar natyrore.

Busheku i mbushur me me burime të ftohta ujore

Banorët e Elbasanit e quajnë veten me fat që natyra u ka dhuruar një pasuri natyrore si ajo e Bushekut, një zonë e mbushur me rrepe shekullore dhe me burime të ftohta ujore. Vetëm 9 km larg qytetit të Elbasanit, Busheku, një nga pikat historike e turistike më të veçanta të këtij rajoni, vazhdon të jetë një nga vendet më të preferuara tradicionalisht nga elbasanasit, pavarësisht mungesës së investimeve që më së shumti janë privuar nga problemet e pronësisë. Vendasit të thonë se, së pari duhet të investohet në rehabilitimin e pak kilometrave rrugë, por edhe në ngritjen e godinave akomoduese, të cilat do të rrisnin numrin e turistëve vendas dhe të huaj. Pavarësisht problemeve, përpjeket në këtë drejtim kanë nisur. Një biznesmen elbasanas ka ndërtuar së fundi një kompleks pishine në Bushek, i cili çdo fundjavë tejmbushet nga pushuesit. Vendasit shprehen të bindur se nuk do të jetë e largët dita që pika turistike e Bushekut do të kthehet në një perlë të vërtetë të turizmit shqiptar.

Busheku, probleme me pronësinë

Busheku ndodhet në jug të qytetit të Elbasanit, në luginën e Shkumbinit, në të majtë të rrjedhës së tij, në fshatin Shushicë, të komunës me të njëjtin emër. Është një pikë turistike, me burime të shumta ujore, ku veçohet një burim karstik me prurje 70 litra në sekondë, qe del rrëzë një shkëmbi gjigand. Rruga nga Elbasani deri në segmentin rrugor Kryqëzimi i Cërrikut është rikonstruktuar totalisht me iniciativën e ish-kreut të Bashkisë së Elbasanit, Ardian Turku. Më pas rruga paraqet probleme, për shkak të mungesës së investimeve, por që gjithsesi nuk i pengon banorët e zonës dhe rretheve të tjera që ta kalojnë fundjavën në këtë pikë turistike. Ndërkaq, Busheku 'përjeton' problemet e pronësisë. Në prag të përmbysjes së sistemit komunist, aty filloi të ndërtohej një kompleks gjigand, i cili nuk arriti të përfundonte. Ajo pjesë që u ngrit me shumë mundim jo vetëm që u shkatërrua, por edhe u shoqërua me konflikte pa fund lidhur me pronësinë e tokës. Probleme me pronësinë kanë lindur dhe në disa pika të tjera të zonës së Bushekut, duke penguar kësisoj dhe investimet.

Llixhat

Ndodhen pranë qytetit të Elbasanit. Këto burime janë të njohura dhe të përdorura që gjatë periudhës romake. Hoteli i parë i ndërtuar nga sipërmarrësit privat ka qenë ai i vitit 1932, i quajtur " Hotel Park", pronë e Grigor Nosit. Analizat e ujërave të këtyre burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë evidentuar vlera të larta terapeutike. Këtu trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike. Sot gjenden shumë hotele private, që ofrojnë shërbime në këto llixha. Brenda zones turistike te saposhpallur perfshihen Qendra Balneare Hidrotermale, Parku llixha “Nosi”, burimet termale qe shkojne ne kater, Guri i Fatit, monumentet e Kultures si dhe qendra e komunes Tregan, terrene sportive dhe qendra shendetesore. E ndodhur vetem 10 kilometra ne juglindje te qytetit, siperfaqja gjelberuese llogaritet ne 35 hektare ku lartesia mbi nivelin e detit nis nga 185 metra gjer ne 284 metra. Zona ne fjale ka nje qendrueshmeri sizmike, ku temperatura mesatare vjetore varion nga –2 ne 35 grade dhe sasia e rreshjeve llogaritet ne 1400 mm. Vec bukurive natyrore turistike, e tere zona perfshihet ne rreth 178850 hektare, me pyje ku rriten me se shumti dushk, frasher, shkoze, shqope murrizi dhe kryesisht pisha e kultivuar. Nder kafshet e egra mjafton te permenden lepuri i eger, dhelpra dhe kunadhja si dhe shpendet : mellenja, harabeli, pellumbat e eger, qukapiku, kumria dhe thelleza. E shtrire ne nje zone te banuar, numri i te cileve nuk i kalon te 5 mije vetet dhe ku rriten e kultivohen te gjitha llojet e kulturave bujqesore, llixhat e Elbasanit ofrojne resurse natyrore dhe njerezore te admirueshme. Mosha e ujerave termale llogaritet ne rreth 5 shekuj, por vetem ne shekullin e 19-te mund te thuhet se shfrytezimi kurativ i zones nisi te hyje ne rrugen e shkences mjekesore. Pavaresisht se se fundi eshte njohur e drejta e pronareve te ligjshem ne zone kurative, shteti gezon te drejten e pronesise ne me teper se 54 mijera metra katrore, ku shtrihet edhe qendra me e madhe shteterore kurative, e njohur hotel “Ylli”. Nje vendim i tille i marre nga KRT-ja e Qarkut permbush se pari vete deshiren e komunitetit te vogel, vlereson drejt bukurine natyrore te zones dhe vlerat kurative te ujerave termale, por me se shumti ndalon nje here e mire fluksin e madh te ndertimeve pa leje dhe shfrytezimin pa kriter te ujit te nxehte.

Çmimet

Por ndërsa ndryshojnë kushtet, ndryshojnë edhe çmimet. Nën çadra dhe banja pa kushte, përdorimi i ujit është një mijë lekë të vjetra dhe kjo tërheq mjaft shtresën e varfër. Por ka edhe nga ata që evitojnë edhe të paguajnë duke gjetur të vetmin burim pa para në përroin e Llixhës.


Nazmija vjen nga lagja "5 Maj" e qytetit të Elbasanit. Ajo thotë se udhëton çdo ditë me autobus për të mbërritur në Llixhë dhe e ka më mirë të shfrytëzojë ujin pa pagesë, pasi paratë në dispozicion nuk i mjaftojnë për të marrë të njëjtin shërbim në llixhat private.


Teksa është duke bërë banjë e shtrirë në përrua, ajo na thotë se çdo vit këtë gjë bën, por nuk di të thotë se sa e rrezikshme është banja jashtë kontrollit të mjekut. Gruaja rreth të pesëdhjetave e di se s'duhet të rrijë shumë në ujë, por se sa duhet të rrijë, këtë gjë nuk ia ka thënë njeri.


Me paditurinë e saj ajo madje nuk frikësohet kur e pyesim se sa e rrezikshme është kjo gjë. "Si ta ketë shkruajtur Zoti. Tek banjat private me para nuk shkoj se s'kam mundësi. Më dhemb trupi dhe prandaj vij. Llixha më bën mirë dhe po të kisha mundësi, do vija më shumë. Ky pellg këtu është i vetmi që nuk e kanë zënë banorët".

Në këtë burim të pazaptuar nga banorët vijnë edhe të tjerë frekuentues. Ata janë nga Velipoja. Pasi kanë shfytëzuar me pagesë banjat, vijnë këtu për të futur këmbët dhe për të qëndruar më tepër në ujin e llixhës.

Të bindur se gjithçka i bën mirë, ata thonë se duan ta shfrytëzojnë sa më shumë këtë ujë të bekuar (pa e ditur se kjo mund t'iu shkaktojë dëme të mëdha për shëndetin nëse nuk ndiqet nga disa rregulla dhe nëse nuk ka një kujdes mjekësor).

Llixha e Elbasanit, si morën vëmendjen e mbretit Ahmet Zogu

Uji çudibërës i llixhave mori vëmendjen në fillim të shekullit të kaluar edhe të mbretit të atëhershëm të shqiptarëve, Ahmet Zogu. Ky i fundit kërkoi të sillej një specialist nga Çekosllovakia, vendi që njihej mjaft për shfrytëzimin e ujërave termale.


Mjeku i sjellë në Elbasan ka bërë një vlerësim mjaft dobiprurës për këto ujëra të përcaktuara si shëruese për një mori sëmundjesh. Në përfundim të studimit të ujit u renditën edhe sëmundjet, të cilat mund të kurohen nga uji i llixhave.

Dokumenti që qarkullon mes drejtuesve të hoteleve dhe të banjave termale në llixhë u jep atyre edhe prestigjin e gati 80 viteve më parë kur ky studim u realizua dhe i dha famë këtij uji.

Në dokumentin që është shumëfishuar dhe mbahet në çdo hotel, nëpërmjet dialektit gegërisht tregohen edhe me fjalë popullore disa sëmundje të cilat janë shqetësim edhe sot.

Ky dokument shkruan: "Naltmadhenia e Tij, Mbreti Jone, Zogu i sikurse interesohet për marëvajtjen e Shqipnis, denjoi me u interesua për ujnat minerale, me famë shëruese, të Llixhës s'Elbasanit edhe urdhënoi Qeverin me sjellë në vend specialistin me famë Ing. Dr Beno Ëinter, drejtorin e Banjës së Marienband-it të Çekoslovakis.

Ky si bani analizën e duhun, u këshillue edhe me mjekë e specialistë të kësaj degë, dhe u gjet se këto ujna janë nga ma të rrallat në botë për fuqinë shëruese të tyne, sikurse e tregon raporte që pason :

  • 1. Goutte (Sëmundje e gjymtyrve të durve e të kamave).
  • 2. Congestion (Mbëhstjelle të gjakut në nji vend të trupit si në mëlçi të zezë).
  • 3. Calcusbiliaires (ndodhej gurësh në tëmthin e mulçisë së zezë).
  • 4. Hemorroidet.
  • 5. Sëmundje të organeve të frymëmarrjes (nefezi).
  • 6. Rematizëm e randë e vjetër.
  • 7. Sëmundje të gjymtyrëve dhe deformime të tyre.
  • 8. Dhimbje nervash, në nji pjesë trupi ose në të gjithë trupin, ose të kokës.
  • 9. Rematizëm sëmundje nervoze.
  • 10. Të marronit gjymtyrësh shkaktue nga reumatizma e sëmundjete të lidhjeve.
  • 11. Anemi (kur mjekimi me hekur nuk ka sjellë dobi mjafton të pijë ujë llixhe).

Krasta

Krasta eshte nje nga kodrat me te medha te qytetit me siperfaqe rreth 150 ha. Ndodhet ne lindje te Elbasanit dhe eshte e mbuluar me gjelberim te larte halor (pishe, bredh, dellenje, cetrus). Kodra luan rol mbrojtes ndaj erozionit dhe ne te perplasen ererat e forta te lindjes. Edhe pse nuk renditet ne parqet e qytetit, Krasta ka karakter rekreativ dhe perdoret nga qytetaret si park periferik. Ka nje rruge (kalim jo i shtruar) e cila sherben si itinerar natyror/rekreativ dhe nje rrruge per sherbimet e ushtrise meqenese ne kete koder ndodhej zona ushtarake dhe tunelet e mbajtjes se armatimit te rende. Gjithashtu ne pjesen veriore te kodres ndodhet dhe depoja e ujit te pijshem qe furnizon qytetin e Elbasanit. Ne pjesen lindore te Krastes ndodhet nje gurore per nxjerrjen e gureve te ndertimit, e cila e ka demtuar si gjelberimin ashtu edhe strukturat shkembore duke shkaktuar rreshqitjen e kesaj pjese dhe duke prishur gjelberimin natyror.

Hamami i Pazarit

Si u ngrit dhe rezistoi deri në mbërritjen e komunizmit

Elbasani i zejeve, i hamameve, i xhamive, i kishave, i kalasë më të madhe fushore në Ballkan tenton t’u kthehet këtyre objekteve për t’i ruajtur nga përballja me rrezikun e zhdukjes dhe të humbjes së vlerave nga zhvillimi i pamëshirshëm dhe kaotik urban. Historia e këtij qyteti ka magjepsur Edit Durham, Elvia Çelepia, por edhe Margaret Hazllëk e shumë vizitorë të huaj, të cilët e vlerësuan dhe madje u ndalën gjatë tek pasuria më e madhe e këtyre njerëzve, mikpritja dhe dashuria për të bukurën gjë që nuk kish sesi të mos linte gjurmë në shënimet e tyre për Shqipërinë. Nëpërmjet dokumenteve, Bashkia e Elbasanit arriti në gjurmët e mozaikut më të madh të zbuluar ndonjëherë në këtë qytet, duke rinxjerrë vlera të groposura në shekuj, por kjo nuk mjafton, pasi duhen restauruar madje vënë në funksion objekte të tilla si Hamami i Shabanajve, i cili nën trysninë e ndërtimeve moderne është çdo ditë e më tepër i rrezikuar. Nuk mjafton vetëm dëshira e trashëgimtarëve, të cilët kanë dashur të ruajnë stilin dhe madje i kanë vënë kushte huamarrësit ta mirëmbajë. Hamami i Shabanajve ka një histori të veçantë që lidhet edhe me mbiemrin e Shaban Laçit, i cili bleu territorin ku gjendej i mbuluar ai dhe e zbuloi duke e kthyer në funksion të qytetit të Elbasanit. Alejdin Shabanaj, një prej pasardhësve të familjes që e bleu dhe e trashëgoi hamamin më të madh në Ballkan, tregon historinë dhe rrugëtimin deri në ditët e sotme të këtij objekti i shpallur monument kulture i kategorisë së parë, por që për shkak të mungesës së interesit dhe ndërtimeve kaotike rrezikon të humbë vlerat deri edhe ekzistencën nëse nuk ndërhyhet fuqishëm nga shteti…

Ka patur ndërhyrje të tjera tek hamami i Shabanajve dhe si funksionon ai ?

Në vitin 1875 ndërtohet pjesa e përparme pasi nuk ka qenë. Gjyshi e bëri nga e para, e rregulloi, krijoi vendet e këpucëve, ndërtoi shatërvanin dhe pjesën e katit të dytë ku qëndronin miqtë.

Mbaj mend që kam qenë 9 vjeç në kohën e pushtimit italian kur kam hyrë në hamam. Në fillim vendosen këpucët dhe i ndërron me nallanet, hyn në dhomën e zhveshjes dhe më pas në kupe ku vinte uji nga vaska. Kur mbështeteshe në mur të digjte kurrizi dhe po kështu këmbët. Në brendësi kishte një kazan të madh prej bakri ku ngrohej uji me anë të zjarrit të druve. Poshtë kishte tuba qeramike dhe gjithashtu tuba kishte nga ku ngroheshin të gjitha muret. Të qëndroje në hamam nuk kishte vetëm vlera pastruese, por edhe kurative. Hamami u shërbente edhe sportistëve. Shumë prej tyre që donin të peshë, aty arrinin të hiqnin disa kilogramë. Kishte një punëtor për masazhin dhe një herë në javë hamami ishte për gra. Një herë në javë tek dera e hamamit vendosej një peshqir i qëndisur me trëndafila të kuq. Kjo shenjë tregonte se ishte dita e grave. Ai hamam ka funksionuar edhe në kohën e Italisë. Aty janë larë edhe ushtarët italianë, por edhe prefektë apo funksionarë të tjerë.

A ka vazhduar të funksionojë edhe pas çlirimit ?

Pas çlirimit ka funksionuar edhe pak mirëpo hyri shteti për ta marrë. Dy dajallarët e mi të moshuar dhe që nuk mund të merrnin pension kanë kërkuar nëpërmjet një telegrami takim me Enver Hoxhën për të lejuar që hamami të qëndronte i hapur. Mesa di unë ata e kanë takuar dhe Enver Hoxha ka urdhëruar që t’u jepet qiraja dhe hamami u përdor më pas nga shteti duke u kthyer në magazinë ku bëheshin bulmetrat, pasi kishte veti t’i mbante të freskëta. Kështu vazhdoi derisa dajallarët e mi vdiqën dhe më pas e mori shteti. Hamami është shembur një herë në kohën e komunizmit. Ato i riparuan çatinë dhe e lanë njëkatëshe. Është riparuar dhe është shtuar kati i dytë sipas dëshmisë së babait tonë të transmetuar nga gjyshi.

Nëse do të kishit mundësi do ta rikthenit në funksion ?

Hamami në qendër të Elbasanit është hamam i kategorisë së parë. Ne jemi në një kohë vandale pasi nuk duhet të ketë ndërtesa që nuk ruajnë stilin afër dhe përreth hamamit, por kjo nuk është respektuar. Unë kam hyrë në burg për hamamin. Në vitin 1993 unë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes e dhamë me qira, por kryetari i Bashkisë, Emin Haxhiademi, e kundërshtoi këtë gjë duke deklaruar se ky ishte objekt i shtetit, kur të gjithë e dinin se hamami ishte pronë e Shabanajve. Për këtë fakt ka patur edhe një konfrontim mes nesh pasi ai nuk pranonte se ishte pronë e jona, kur dihet që është prej 200 vjetësh pronë e Shabanajve. Kam qëndruar një ditë në burg vetëm pse kam kundërshtuar fjalët e kryetarit të Bashkisë. Në kohët e sotme mundësitë për ta përdorur janë shumë të pakta, pasi ky objekt nuk shfrytëzohet dhe kërkon restaurim. Turistët janë një mundësi e madhe për të shtuar të ardhurat e hamamit. Në atë kohë i gjithë populli shkonte në hamam, pasi atëherë nuk kishte shumë banja private siç është edhe teknologjia që na ndihmon sot. Hamami kishte edhe funksion për të hapur poret e trupit nga avulli. Kur hyje në banjën me avull trupi t’u bënte flakë i kuq dhe mund të qëndroje duke djersitur e më pas mund t’u freskoje në pjesën e përparme të hamamit para shatërvanit. Qeramikat e mureve nuk kanë luajtur, por mundësia për ta rikthyer nuk varet nga kjo, por nga shërbimi dhe interesi që mund të kenë njerëzit për të shkuar në një banjo me avull. Sot për sot nuk kemi turistë dhe nuk ka leverdi rikthimi i hamamit. Për vënien në funksion të tij kërkohet ndërhyrja e shtetit për ta kthyer në funksion të shtimit të turistëve. Një mundësi e tillë është shumë e madhe për t’i shërbyer rritjes së turisteve dhe vendeve ku ofrohet çlodhje dhe kënaqësi.

Të bëje një banjë në kohën e Zogut kushtonte vetëm çerek leku dhe frekuentimi ishte i madh, ndërsa tani vetëm për disa mund të ketë interes.

Shumë objekte që kanë vlera nuk shfrytëzohen si elementë për të tërhequr turistë, por shpesh fshihen dhe përdoren për tjetër funksion. Ndërsa poshtë rrapit 500-vjeçar të Bezistanit u gjet një tjetër objekt me më shumë vlera historike, arkeologjike dhe kulturore për Elbasanin dhe simboli i pemëve tradicionale elbasanase rrezikon shkuljen, për shumë vepra të tjera që megjithëse kanë një histori më të vonë se ajo romake e bizantine paraqesin interes për vetë qytetarët e Elbasanit, por edhe për turistët e huaj. Shumë dinë se në qendër të qytetit në afërsi të hotel “Skampa” ndodhet edhe një prej hamameve më të mëdha. Hamam do të thotë banjë ku burrat ndahen nga gratë, qëndron i hapur 24 orë me shërbimin e saj dhe përfshin edhe shërbime të tjera veç ujit me avull. Këto hamame të ndërtuara kryesisht kur Shqipëria ndodhej nën pushtimin otoman, por edhe më parë, pavarësisht se ndodhen jashtë funksionit, përfaqësojnë vlera të mëdha historike dhe një mundësi më shumë për turistët historikë drejt të cilëve është duke u orientuar edhe ky qytet me tradita. Si për shumë objekte të tjera edhe për hamamet ruajtja dhe konservimi kanë hasur në indiferencë. Sipas drejtorit të Trashëgimisë Kulturore pranë Bashkisë Elbasan, Kreshnik Belegu, për këto objekte duhet të merren masa sa më të shpejta për mbrojtjen e tyre. Ato u ruajtën gjatë regjimit komunist, por që tani rrezikohen nga ndërtimet e reja dhe nga mungesa e restaurimit.

Si funksiononte banja, e shpallur monument kulture ?

Kreshnik Belegu, drejtor i Trashëgimisë Kulturore pranë Bashkisë Elbasan, tregon se ky objekt ka një planimetri drejtkëndëshe me sipërfaqe 130 m katrorë. Ai përfshin dhomën e zhveshjes, mjedisin e ngrohtë, mjedisin e nxehtë dhe atë me ujë të ftohtë. Në brendësi të tij ndodhet dhoma e zhveshjes, ndërsa muret e hamamit janë ndërtuar me muratorë të përzier. Sipas Belegut, furnizimi me ujë bëhej me anë të kanaleve nga një depozitë mbi murin e nimfeut dhe largoheshin me një sistem tjetër kanalizimi. Ngrohja e ujit dhe mjediseve kryhej me anë të furrës dhe një sistemi hipokaust, ku gazrat e nxehtë, të krijuara nga djegia e druve mbi një kazan qarkullonin së pari nën dysheme dhe në muret e mjedisit të nxehtë. Banjat e këtij stacioni kanë një zgjidhje racionale planimetrike dhe estetike. Në këtë stacion kishte personel që shërbente për masazh, për pastrimin e të pafuqishmëve, për mirëmbajtjen, për zjarrin e pastërtinë. Ai është shpallur monument kulture në vitin 1972, ndërkohë që deri në këtë kohë asnjë nuk është kujdesur për rikonstruksionin e tij veç pronarëve, të cilët kanë mbështetur investitorët duke e dhënë edhe me qira. Drejtori Belegu, shprehet se “pushteti vendor duhet të vendosë tabelë orientuese të paktën 10 metra para se të ndodhesh pranë këtyre monumenteve, me qëllim që turistët të kenë mundësi t'i vizitojnë këto monumente antike". Themelet dhe stili i këtij hamami lidhet me stilin bizantin dhe ka një histori të të hershme se periudha otomane.

Bamjat Antike ne Bradashesh

Banjat Antike në Bradashesh për vetë vjetërsinë e tyre nga shekulli i dytë i erës sonë marrin edhe vlerat me të mëdha, por veç një restaurimi të pjesshëm asgjë nuk është bërë në ruajtjen e vlerave të tij. I quajtur “Ad Quint’um” (Stacioni i pestë), i cili ndodhet në fshatin Bradashesh ka patur funksion të njëjtë dhe i shërbente udhëtarëve për banjo çlodhje dhe shërbim të tjera. Stacioni i pestë përgjatë rrugës “Egnatia” ka vlera të mëdha historike, por edhe turistike. Nevoja për ruajtjen nga një kujdestar dhe restaurimin e këtyre objekteve ka ardhur si domosdoshmëri, por asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Megjithëse të shpallura monumente kulture, këto objekte nuk kanë marrë asnjë vëmendje dhe shumë prej tyre kanë pësuar edhe dëmtime të konsiderueshme, është ndërhyrë duke shtuar edhe elementë që i zhbëjnë vlerat e tyre.

Gjinari

Eshtë një pikë malore në rrrethin e Elbasanit, e cila ndodhet në krahinën e Shpatit. Pika malore gjendet në lartesine e 1.200 metrave mbi nivelin e detit. Zona është e mbuluar me pyjet e pishave dhe halorëve të tjerë. Mbi Gjinar ngrihen shpate të tjera që arrijnë një lartesi prej 1.800 metrash.

Kjo është një zone klimaterike dhe gjithashtu e përshtatshme për ushtrimin e sportit të skive, eksursioneve etj.