Flamuri i Evropës: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v roboti ndryshoj: no:Det europeiske flagg; cosmetic changes
v roboti shtoj: gv:Brattagh ny h-Oarpey
Rreshti 84: Rreshti 84:
[[frp:Drapél eropèen]]
[[frp:Drapél eropèen]]
[[gl:Bandeira da Unión Europea]]
[[gl:Bandeira da Unión Europea]]
[[gv:Brattagh ny h-Oarpey]]
[[he:דגל האיחוד האירופי]]
[[he:דגל האיחוד האירופי]]
[[hr:Zastava Europske unije]]
[[hr:Zastava Europske unije]]

Versioni i datës 2 tetor 2010 14:52

Flamuri i Evropës

Flamuri i Evropës, zyrtarisht flamuri i Bashkimit Evropian dhe Këshillit Evropian, përbëhet nga një rreth me dymbëdhjetë yje ngjyrë ari në një fushë të kaltër. Ai u krijua më 1955 nga Këshilli i Evropës dhe më vonë u adoptua nga BE-ja dhe Komuniteti Evropian, në vitet e 1980ta.

Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian dallojnë nga natyra dhe anëtarët. KiE-ja është një organizatë 47 anëtarëshe që merret me të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, kurse BE-ja është një union thuajse federal me 27 anëtarë të fokusuara tek integrimi ekonomik dhe dhe bashkëpunimi politik. Sot, flamuri lidhet më shumë me Bashkimin Evropian për shkak të profilit të saj të lartë.

Qëllimi i KiE-së ishte që flamuri ta përfaqësonte tërë Evropën, dhe qysh nga adoptimi, anëtarët e KiEsë mbulojnë gati tërë kontinentin. Kjo është edhe arsyeja pse Bashkimi Evropian e adoptoi flamurin e njëjtë. Ky flamur është përdorur edhe për të pasqyruar Evropënngjarje sportive dhe si një simbol pro-demokratik jashtë unionit.

Historia

Flamujt e mëparshëm

Flamuri i ECSC-së
Flamuri i ECSC-së
 
Flamuri i mëparshëm parlamentar
Flamuri i mëparshëm parlamentar

Shumë flamuj të trupave të ndryshëm Evropian janë zëvendësuar nga flamuri i tanishëm. Organizata e parë që ka adoptuar një flamur ka qenë Komuniteti Evropian i nxjerrjes së Qymyrit dhe Çelikut ose ECSC, i cili më vonë u bashkua me Komunitetin Evropian. ECSC-ja u formua më 1952 dhe flamuri i saj u paraqit për herë të parë në Expo 1958Bruksel.[1]

Flamuri kishte dy vija, të kaltër (sipër) dhe të zezë me 6 yje ngjyrë ari (pas vitit 1973, ngjyrë hiri), nga 3 në secilën vijë. E kaltra simbolizonte çelikun, e zeza qymyrin dhe gjashtë yjet ishin gjashtë vendet anëtare. Yjet shtoheshin paralel me numrin e anëtarëve der më 1986 kur u vendos të mbeteshin 12. Kur Traktati i Parisit (1951) skadoi më 2002, flamuri u ul për herë të fundit nga oborri i Këshillit EvropianBruksel dhe u zëvendësua me flamurin Evropian.[1][2][3]

Parlamenti Evropian gjithashtu përdori flamurin e vet nga viti 1973, por kurrë nuk e adoptoi atë formalisht. Ai ra nga përdorimi me adoptimin e flamurit me 12 yje nga Parlamenti Evropian1983. Flamuri ndoqi skemën e ngjyrave kaltër dhe verdhë por në vend të 12 yjeve aty ishin shkronjat EP dhe PE.[4]

Krijimi

Kërkimi i një flamuri nga Këshilli i Evropës filloi më 1950 kur ky krijoi një komitet për të kërkuar një flamur evropian. Ata zgjodhën dy dizajne nga disa propozime. Propozimi i parë përbëhej nga 12 yje me nga 5 maje të renditura në rreth dhe cepet e tyre nuk e preknin njëra tjetrën, ky propozim u bë nga Arsène Heitz që punonte në Këshill, kurse propozimi i dytë u bë nga Salvador de Madariaga, themeluesi i Kolegjit të Evropës, i cili propozoi një yllësi.[5][6]

Flamuri nga Heitz u pëlqye më shumë nga Komiteti i Ministrave (Njësia kryesore për vendimmarrje e Këshillit) dhe nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës25 tetor 1955. U adoptua më 8 dhjetor 1955, dhe iu paraqit Château de la MuetteParis13 dhjetor 1955.

Komunitetet Evropiane

Pas Expo '58Bruksel, Këshilli i Evropës loboi që ky flamur të adoptohej edhe nga Organizatat e tjera Evropiane si një shenjë e Evropës së bashkuar. Parlamenti i Evropës mori iniciativën të kërkonte adoptimin e një flamuri nga Komuniteti Evropian. Pak pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian1979, një draft rezolutë u vu në diskutim. Rezoluta propozonte që flamuri i Komunitetit të ishte i njëjti me atë të Këshillit. Rezoluta u miratua nga Parlamenti më 4 Nëntor 1983.

Në samitin e liderëve të Komunitetit Evropian1984Fontainebleau u shtua rëndësia e promovimit të një figure dhe identiteti Evropian tek qytetarët dhe bota. Vitin e ardhshëm, Komuniteti Evropian, në një takim në Milan, miratoi një propozim nga Komiteti i një Evrope të Popullit (Adonnino Committee) që ky flamur të adoptohej. Pas lejes nga KiE, Komuniteti Evropian adoptoi formalisht flamurin në emër të të gjithë Komunitetit më 26 Maj 1986. Bashkimi Evropian, i cili u themelua me Traktatin e Maastricht1992 për ta zëvendësuar Komunitetin Evropian dhe marrë funksionet e saj, gjithashtu e adoptoi flamurin. Qysh atëherë, përdorimi i flamurit është kontrolluar bashkërisht nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian.

Dizajni

Flamuri është i kaltër me një rreth prej 12 yje të arit."[7]

Këshilli i Evropës e përshkroi flamurin kështu : "Kundrejt qiellit të kaltër të Botës Perëndimore, yjet simbolizojnë popujt e Evropës në një rreth, një simbol të bashkimit. Numri i tyre duhet të mbetet dymbëdhjetë, simboli i plotësisë dhe perfeksionimit ... siç simbolizojnë dymbëdhjetë shenjat e horoskopit të gjithë universin, dymbëdhjetë yjet e arit do të pasqyrojnë të gjithë popujt e Evropës – përfshirë ata që ende nuk mund të marrin pjesë në ndërtimin e Evropës në paqe dhe bashkim."

Kaltër Ari
RGB 0/51/153 255/204/0
Hex 003399 FFCC00
PMS E kaltër reflekse E verdhë
CMYK 100% Process Cyan; 80% Process Magenta 100% Process Verdhë

Shih dhe këtë

Burime të dhënash

  1. ^ a b "The European Coal and Steel Community (ECSC)". Flags Of The World. 2004-10-28. Marrë më 2007-08-04. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  2. ^ The ECSC flag 1986-2002, European Navigator
  3. ^ The ECSC flag 1978, European NAvigator
  4. ^ "European Parliament". Flags Of The World. 2004-10-28. Marrë më 2007-08-04. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  5. ^ "The European flag: questions and answers". European NAvigator. Marrë më 2007-08-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Council of Europe's Emblems". Council of Europe. Marrë më 2007-08-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Graphical specifications for the European Emblem". Europa (web portal). Marrë më 2007-08-04. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)