Ndryshimi mes inspektimeve të "David Ben-Gurion"

Jump to navigation Jump to search
v
roboti shtoj: ga:David Ben-Gurion; cosmetic changes
v (roboti shtoj: ba, be, be-x-old, pnb ndryshoj: de)
v (roboti shtoj: ga:David Ben-Gurion; cosmetic changes)
{{pp-semi-protected|small=yes}}
{{Biografia-Box
|Emri Mbiemri = David Ben-Gurion<br /><small>דָּוִד בֶּן-גּוּרִיּוֹן</small><br /> Kryeministër i Izraelit<br />([[1948]] - [[1953]])<br />Kryeministër i Izraelit<br />([[1955]] - [[1963]])
|FOTO = [[FiguraSkeda:David BG.jpg]]
|Emri = David
|Mbiemri = Ben-Gurion
'''David Ben-Gurion''' (, lindur si '''David Grün''' më 16 Tetor 1886, vdekur më 1 Dhjetor 1973) ishte kryeministër i Izraelit. Pasioni i Ben-Gurionit për Zionizmin, që i pati rrënjët që në fillim të jetës së tij, kulminoi në rolin e tij instrumental në themelimin e shtetit të Izraelit. Pasi drejtoi Izraelin drejt fitores në Luftën Izraelito-Arabe të vtit 1948, Ben-Gurion ndihmoi në ndërtimin e institucioneve të shtetit dhe vëzhgoi thithjen e një numri të madh hebrenjsh nga mbarë bota. Pas tërheqjes nga jeta politike në vitin 1970, ai u shpërngul në Sde Boker, një kibuc në shkretëtirën Negev, ku ai jetoi deri sa vdiq. Pas vdekjes, Ben-Gurion u emërua sipas Revistës Time si një nga 100 Njerëzit Më Të Rëndësishëm Të Shekullit Të 20-të.
 
== Jeta e hershme ==
Ben-Gurion u lind në [[Płońsk]], në Mbretërinë e Polonisë që në atë kohë bënte pjesë në [[Perandorinë Ruse]]. Babai i tij, [[Avigdor Grün]], ishte një [[jurist]] dhe një lider i lëvizjes [[Hovevei Zion]]. Mamaja e tij, Scheindel, vdiq kur ai ishte 11 vjeç.
 
[[ImageSkeda:1918 Private BenGurion volunteer in Jewish Legion.jpg|thumb|widthpx|left|Ben-Gurion në uniformën e tij të Legjionit Hebre në vitin 1918.]]
 
Ben-Gurion u rrit nga një [[Zionist]] entuziast. Si student në [[Universitetin e Varshavës]], ai u bashkua me lëvizjen Zioniste-Marksiste Poale në vitin 1904. Ai u arrestua dy herë gjatë [[Revolucionit Rus]] të vitit 1905. Ai emigroi në [[Palestinën]] otomane në vitin 1906, ku u shokua nga krimet dhe anti-semitizmi i [[Europës Lindore]], dhe u bë një nga drejtuesit kryesorë të Zionistëve Poale bashkë me [[Yitzhak Ben-Zvi]].
Kur u vendos në Nju Jork Siti më 1915, ai takoi Paula Munweis. Ata u martuan më 1917, dhe patën tre fëmijë. Ai iu bashkua ushtrisë britanike në vitin 1918 si pjesë e Batalionit të Legjionit Hebre (pas Deklaratës së Balforit në Nëntor 1917). Ai dhe familja e tij u kthyen në Palestinë pas Luftës së Parë Botërore pas marrjes së saj nga britanikët.
 
== Në krye të Zionistëve ==
Pas vdekjes së teoricienit Ber Botochov, krahu i majtë dhe i djathtë i Poale Zion u nda në 1919-ën me Ben-Gurionin dhe shokun e tij Berl Katznelson kryetarë të pjesës së djathtë të lëvizjes Zionistët e Punës. Partia Poale Zion e djathtë formoi Ahdut HaAvoda dhe kishte Ben-Gurionin si lider në 1919. Në 1920 ai ndihmoi në formimin e Histadrut, Federata Zioniste e Punës në Palestinë dhe pas kësaj u sekretar i përgjithshëm i saj.
 
Shtëpia e Ben-Gurionit, ku ai jetoi nga viti 1931 e më tej, dhe për një pjesë të secilit vit nga 1953 shtë sot një shtëpi-muze historik në Tel Aviv.
 
=== Arabët e Palestinës ===
Ben-Gurion e kuptoi lidhjen e fortë të Arabëve të Palestinës me tokën por shpresoi se kjo do të merrte fund me kalimin e kohës. Nahum Goldman, presidenti i Kongresit Botëror Hebre, shkroi në një bisedim rreth "problemit arab" se më 1956, Ben-Gurion tha: "Pse do të donin arabët paqe? Nëse unë do të isha një lider arab nuk do bëja kurrë marrëveshje me Izraelin. Kjo është e natyrshme: ne kemi marrë vendin e tyre … Ka patur anti-semitizëm, nazistët, Hitleri, Aushvici, por ishte kjo faji i tyre? Ata shohin vetëm një gjë: ne kemi ardhur këtu dhe kemi vjedhur vendin e tyre. Pse duhet ta pranojnë këtë gjë ata? Ata ndoshta mund ta harrojnë këtë pas një ose dy brezash, por për momentin nuk ka shans. Kështu që është e thjeshtë: ne duhet të qëndrojmë të fortë dhe të mbajmë një ushtri të fuqishme."<ref name=Goldman>Nahum Goldman, 'The Jewish Paradox', translated by Steve Cox, 1978, ISBN 0-448-15166-9, p. 98, p. 100, p. 99</ref>
 
Pikëpamja që vlerësimi i Ben-Gurionit për ndjenjat e arabëve e çuan atë në nevojën për të ndërtuar një fuqi ushtarake, mbështetet nga Simha Flapan, që e kuoton Ben-Gurionin se tha më 1938: "Unë besoj në fuqinë tonë, në fuqinë që do rritet dhe nëse do rritet, atëherë marrëveshja do vijë..."<ref>Simha Flapan, 'Zionism and the Palestinians', 1979, ISBN 0-85664-499-4, p. 142-144</ref>
 
=== Britanikët ===
Letra e Bardhë Britanike e vitit 1939 përcaktonte se imigrimi hebre në Palestinë do kufizohej në 15000 në vit për pesë vitet e para dhe më vonë do ishte një kontigjent me pëlqimin arab. U vendosën edhe kufizime për blerjen e tokës prej hebrenjve nga arabët.
 
Migrimi hebre i jashtëligjshëm çoi në rritjen e presionit ndaj Britanisë që u detyrua ose të lejojë migrimin hebre (si kërkohej nga Mandati i Lidhjes së Kombeve) ose të dorëhiqej – gjë që e bënë më vonë më 1948, duke mos ndryshuar kufizimet e tyre, në kurriz të zgjidhjes prej Kombeve të Bashkuara për të ndarë territorin mes hebrenjve dhe arabëve.
 
=== Partitë fetare dhe status kuoja ===
Në shtator 1947, Ben-Gurioni arriti marrëveshje status kuoje me partinë ortodokse Agudat Yisrael. Ai i dërgoi një letër Agudat Yisraelit duke thënë se ndërkohë që ai i përkushtohej themelimit të një shteti jo-teokratik me liri fetare, ai premtonte se Shabbati (dita e shtatë e javës hebreje, duke filluar në perëndim të së premtes deri natëne së shtunës) do ishte dita zyrtare e pushimit e Izraelit, se në shtet kuzhinat e furnizuara do përdornin ushqimin e Kosherit (ushqimi izraelit), se çdo përpjekje do bëhej për të vendosur një jurisdiksion të vetëm për të gjitha familjet hebreje dhe se çdo sektor do kishte autonomi në sferëne edukimit. <ref>[http://w3.kfar-olami.org.il/asaf/pedagogical/ezrahut/status.doc The Status Quo Letter], in Hebrew</ref>.
 
=== Lidershipi ushtarak dhe Eksodi palestinez i vitit 1948 ===
 
Gjatë luftës mes Arabisë dhe Izraelit në vitin 1948 Ben-Gurion mbikqyri operacionet ushtarake të shtetit të sapolindur. Gjatë javëve të para të pavarësisë së Izraelit, ai urdhëroi të gjithë milicitë të zëvendësoheshin nga një ushtri kombëtare, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (Israel Defense Forces ose IDF). Për këtë qëllim, Ben-Gurion përdori një dorë të fortë gjatë Çështjes Altalena, një anije që mbante armë e blerë nga Irguni. Ai insistoi që të gjitha armët ti jepeshin IDF-së. Kur luftimet plasën në plazhin e Tel-Avivit ai urdhëroi që Altalena të merrej me forcë dhe ta zhvoshkë anijen. Gjashtëmbëdhjetë luftues të Irgunit dhe tre ushtarë të IDF-së u vranë në këtë betejë. Duke ndjekur politikën e një force ushtarake të unifikuar, ai urdhëroi gjithashtu që shtabi qendor i Palmach-ut të shpërbëhet dhe të integrohet me pjesën tjetër të IDF-së, me zhgënjimin e shumë prej anëtarëve të tij.
 
== Themelimi i Izraelit ==
[[ImageSkeda:Declaration of State of Israel 1948.jpg|thumb|left|David Ben-Gurion duke deklaruar pavarësinë e Izraelit nën një portreti të madh të Teodor Herzl, themelues i Zionizmit modern]]
 
Më 14 Maj, në ditën e fundit të Mandatit Britanik, Ben-Gurion deklaroi pavarësinë e shtetit të Izraelit. Në deklaratën për pavarësi të Izraelit, ai tha se një komb i ri do të "përkrahë barazinë e plotë sociale dhe politike pa dallim race, besimi apo gjinie."
 
== Kryeministër i Izraelit ==
[[ImageSkeda:Ben Gurion 1957.jpg|thumb|right|250px|David Ben-Gurion duke folur në Knesset, 1957]][[FileSkeda:Grave of David Ben Gurion and Paula Munweis in Sde Boker.jpg|thumb|Varret e Paula dhe David Ben Gurion, Midreshet Ben-Gurion|250px]]
 
Pasi kryesoi Izraelin në Luftën Arabo-Izraelite të vitit 1948, Ben-Gurion u zgjodh Kryeministër i Izraelit kur partia Mapai (e Punës) fitoi numrin më të madh të vendeve në zgjedhjet e para kobëtare, të mbajtura më 14 Shkurt, 1949. Ai do vazhdonte në atë post deri në vitin 1963, përveç dy viteve ndërmjet 1954 dhe 1955 që nuk qe kryeministër. Si i pari i vendit, ai drejtoi krijimin e institucioneve të shtetit. Ai kryesoi mbi projekte të ndryshme kombëtare që synonin zhvillimin e shpejtë të vednit dhe popullatës së tij: Operacioni Tapeti Magjik, transporti ajror i hebrenjve nga vendet arabe, ndërtimi i Mbajtësit Kombëtar të Ujit (kanal gjigand që shpërndan ujin në gjithë Izraelin), projekte për zhvillimin rural dhe krijimin e qytezave dhe qyteteve të reja. Veòanërisht ai bëri thirrje për vendosjen në zona të shkreta, si ajo e Negevit.
Ben-Gurion pati një rol të madh në operacionet ushtarake që çuan në masakrën e Qibyas në Tetor 1953. Më vonë në 1953 ai deklaroi qëllimin e tij për t’u tërhequr nga qeveria dhe u zëvendësua nga Moshe Sharett dhe u zgjodh Kryeministri i dytë i Izraelit në Janar 1954.
 
Ben-Gurion u kthye në zyrë më 1955 duke marrë postin e Ministrit të Mbrojtjes dhe së shpejti u rizgjodh kryeministër. Kur Ben-Gurion u kthye në qeveri, forcat e Izraelit reaguan më agresivisht ndaj sulmeve guerile të palestinezëve nga Gaza&mdash;qëGaza—që ishte akoma nën sundimin egjiptian. Cikli rritës i dhunës bëri që Presidenti i Egjiptit Gamal Abdel Nasser të ndërtonte ushtrinë e tij me ndihmën e sovjetikëve. Izraelitët reaguan duke armatosur veten me ndihmën e francezëve. Nasser bllokoi kalimin e anijeve izraelite përmes Detit të Kuq dhe Kanalit të Suezit. Në Korrik 1956, Amerika dhe Britania u tërhoqën nga projekti i Digës Asëan në Nil dhe një javë më vonë Nasser urdhëroi shtetëzimin e Kanalit të Suezit (që kontrollohej nga francezët dhe britanikët). Ben-Gurion bashkëpunoi me britanikët dhe francezët për të planifikuar Luftën e Sinait të vitit 1956 në të cilën Izraeli sulmoi në Gadishullin e Sinait duke i dhënë britanikëve dhe francezëve një pretekst për të ndërhyrë në mënyrë që të siguronin Kanalin e Suezit. Ndërhyrja nga SHBA dhe Kombet e Bashkuara detyruan britanikët dhe francezët të shkonin mbrapa dhe Izraeli të tërhiqej nga Sinai në këmbim të lundrimit të lirë përmes Detit të Kuq dhe Kanalit të Suezit. Një forcë e OKB-së u vendos midis Egjiptit dhe Izraelit.
 
Ben-Gurion u tërhoq si kryeministër për atë që ai e përshkroi si arsye personale në 1963 dhe zgjodhi Levi Eshkol si pasuesin e tij. Një vit më vonë u zhvillua një rivalitet midis të dyve në lidhje me Çështjen e Lavonit. Ben-Gurion u largua nga partia në Qershor 1965 për shkak të mënyrës së trajtimit të Çështjes Lavon nga Eshkoli dhe formoi një parti të re, Rafi që fitoi 10 vende në Knesset (parlamenti izraelit). Pas Luftës Gjashtë-Ditore, Ben-Gurion ishte në favor të kthimit të të gjitha territoreve përveç Jeruzalemit, Majave të Golanit dhe Malit Hebron.<ref>Randolph Churchill, Winston S.Churchill, ''The Six Day War,''1967 p.199 citing 'The World at One' BBC radio, 12 July 1967</ref>
== Çmimet ==
 
* Në vitin 1951 dhe 1971, Ben-Gurioni u shpërblye me çmimin Bialik për mendimin hebre.<ref name=bialik>{{Cite web| title = List of Bialik Prize recipients 1933-2004 (in Hebrew), Tel Aviv Municipality website| url = http://www.tel-aviv.gov.il/Hebrew/_MultimediaServer/Documents/12516738.pdf}}</ref>
 
== Përkujtimi ==
[[ImageSkeda:BGsculptureS.jpg|thumb|Skulpturë e David Ben-Gurionit në Aeroportin Ndërkombëtar Ben-Gurion, i emëruar në nder të tij]]
 
* Aeroporti më i madh i Izraelit, Aeroporti Ndërkombëtar i Ben-Gurionit është emëruar në nder të tij.
* Një nga universitetet më të mëdha të Izraelit, Universiteti Ben-Gurion i Negevit, i gjendur në Beersheva, është i emëruar pas tij.
* Shumë rrugë në të gjithë Izraelin janë emëruar pas tij.
* Një modifikim izraelit i Tankut Centurion britanik u mëruan pas Ben-Gurionit.
* Një qendër kërkimi në shkretëtirë, Midreshet Ben-Gurion, pranë "kasolles" së tij në kibucin Sde Boker është emëruar në nder të tij. Varri i Ben-Gurionit është në qendrën e kërkimit.
 
== Referencat ==
{{reflist}}
 
[[Kategoria:Politikanë izraelitë]]
[[Kategoria:lindjeLindje 1886]]
[[Kategoria:vdekjeVdekje 1973]]
[[Kategoria:Kryeministra izraelitë]]
 
[[fr:David Ben Gourion]]
[[fy:David Ben-Gurion]]
[[ga:David Ben-Gurion]]
[[gl:David Ben-Gurion]]
[[he:דוד בן-גוריון]]

Menyja e navigimit