Vaso Papaj: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Content deleted Content added
Faqe e re: Vaso Papaj ka lindur në Tiranë në Janar 1945 dhe banues në Durres. Ka kryer Fakultetin e Shkencave të Natyrës dega Matematikë në vitin 1968 dhe që atëherë ka ushtruar të gjith...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 24 tetor 2010 13:42

Vaso Papaj ka lindur në Tiranë në Janar 1945 dhe banues në Durres. Ka kryer Fakultetin e Shkencave të Natyrës dega Matematikë në vitin 1968 dhe që atëherë ka ushtruar të gjitha profesionet, përjashto atë të vetin, të mësuesit: pra punëtor krahu, tornitor, normist, ekonomist, matematicien dhe në vitet nëntëdhjetë Kryetar i Këshillit të Rrethit Durrës, Prefekt i Dibrës, i papunë nga 1998-2005, Drejtor i Arsimit për prefekturën Durrës-Krujë për vitet 2005-2009 dhe tani në pension.

Ka shkruar në vitet 1969-1970 romanin "Një dimër mes dimrash" që pasi mbeti për 20 vjet i murosur, u botua dy herë, më 1995 dhe 2006. Ka përkthyer nga italishtja romanin "Ylli i mengjezit" i poetes italiane Ada Negri botuar më 2008 si dhe një sërë tregimesh botuar në shtypin e kohës. Ka në proces botimi vëllimin me poezi "Jam këtu, engjëlli im".