Gjon Shllaku (frat): Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 10: Rreshti 10:
Dëshmitari i pathyeshëm i fesë dhe i së vërtetës është therrë në sy të çdo pushteti – sepse i nënshtrohet vetëm Ligjit të Zotit dhe së vërtetës së tij dhe i demaskon të gjitha llojet e rrenave, dhe të mashtrimeve, me të cilat shërbehet çdo lloj pushteti tokësor, për t’i nënshtruar qytetarët dhe për t’i detyruar që t’u shërbejnë interesave të pushtetmbajtësit. Për këtë arsye shërbëtorët besnikë të Mbretërisë së Zotit njësoj i pengonin fashizmit dhe komu-nizmit – sepse Zoti njeriun e shpëton dhe e liron nga çdo lloj skllavërie, kurse çdo sistem politik e robëron dhe e bën skllav servil, shërbëtor të interesave të politikës ditore.

Për të gjithë këta martirë dëshmitarët thonë se fjalët e fundit që i kanë thënë ishin:
Për të gjithë këta martirë dëshmitarët thonë se fjalët e fundit që i kanë thënë ishin:
"Rrnoftë Krishti Mbret!" – dhe se i falën përsekutuesit e vet. Qëndrim i denjë për martirët e vërtetë të Krishtit!<ref>http://www.kishakatolikeshkoder.com/zyra%20per%20martiret%20eng/Fr.%20Gjon%20Shllaku_1%20eng.htm shqipërim i lirë</ref>
"Rrnoftë Krishti Mbret!" – dhe se i falën përsekutuesit e vet. Qëndrim i denjë për martirët e vërtetë të Krishtit!<ref>[http://www.kishakatolikeshkoder.com/zyra%20per%20martiret%20eng/Fr.%20Gjon%20Shllaku_1%20eng.htm Kisha Katolike Shkoder] shqipërim i lirë.</ref>

== Burimet ==
== Burimet ==

Versioni i datës 21 nëntor 2010 21:48

Át Gjon Shllaku

Gjon Shllaku lindi në Shkodër, më 27 korrik 1907. Meshtar françeskan, teolog, filozof, ekonomist, gjuhëtar.

Jeta

Ishte biri i Loros dhe Marës Ashta. Në pagëzim mori emrin Kolë. U konfirmua me 23 maj 1917 nga Dioçeza e Shkodres. Po aty kreu edhe shkollën elementare dhe të mesmen. Në noviciat (në Rubik) hyri ditën e shën Françeskut, më 4 tetor 1922. Kushtet e para rregulltare i dha më 5 tetor 1923. Më 13 shtator 1928 i dha kushtet e përjetshme. Teologjinë e kreu në Hollandë. U shugurua meshtar më 15 mars 1931. Vazhdoi studimet e filozofisë në Universitetin e Louvain-it (në Belgjikë). Doktoroi në Universitetin e Sorbonës në Paris (1936-1937). Kështu hyri në rradhën e fretërve më të shkolluar të kohës së vet. Vepronte si profesor në gjimnazin françeskan "Lyceum Illyricum", si drejtor i revistës "Hylli i dritës" dhe i shoqatës rinore "Antonianum". (Pas lirimit të fesë në Shqipëri Shkodra ende kishte 50 antonianë të gjallë, të cilët në rini i drejtonte p. Gjoni.) Në kohën e okupimit italian (1939-1943) dallohej dhe përsekutohej si antifashist, duke u përpjekur për ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar, të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare.

Pas Luftës II. botërore e akuzuan për antikomunizëm, si themelues i partisë Demokristiane. E arrestuan gjatë ligjërimit, në klasë, në janar 1946. Në burg pësoi tortura të rënda. Më 22 shkurt e dënuan për vdekje dhe më 4 mars 1946 e pushkatuan, së bashku me dy jezuitë: P. Giovanni Faustin dhe P. Daniel Dajanin, me Mark Çunin, seminarist, dhe me disa laikë të tjerë. U varros në vend të panjohur, jashtë varrezave katolike. Dëshmitari i pathyeshëm i fesë dhe i së vërtetës është therrë në sy të çdo pushteti – sepse i nënshtrohet vetëm Ligjit të Zotit dhe së vërtetës së tij dhe i demaskon të gjitha llojet e rrenave, dhe të mashtrimeve, me të cilat shërbehet çdo lloj pushteti tokësor, për t’i nënshtruar qytetarët dhe për t’i detyruar që t’u shërbejnë interesave të pushtetmbajtësit. Për këtë arsye shërbëtorët besnikë të Mbretërisë së Zotit njësoj i pengonin fashizmit dhe komu-nizmit – sepse Zoti njeriun e shpëton dhe e liron nga çdo lloj skllavërie, kurse çdo sistem politik e robëron dhe e bën skllav servil, shërbëtor të interesave të politikës ditore. Për të gjithë këta martirë dëshmitarët thonë se fjalët e fundit që i kanë thënë ishin: "Rrnoftë Krishti Mbret!" – dhe se i falën përsekutuesit e vet. Qëndrim i denjë për martirët e vërtetë të Krishtit![1]

Burimet

  1. ^ Kisha Katolike Shkoder shqipërim i lirë.