Rrethi i Librazhdit: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Mora informacion qe ishte gabimisht ne faqe per qytetin Librazhd
v [r2.5.2] roboti shtoj: eo:Distrikto Librazhd
Rreshti 68: Rreshti 68:
[[de:Kreis Librazhd]]
[[de:Kreis Librazhd]]
[[en:Librazhd District]]
[[en:Librazhd District]]
[[eo:Distrikto Librazhd]]
[[es:Distrito de Librazhd]]
[[es:Distrito de Librazhd]]
[[fa:استان لیبراژد]]
[[fa:استان لیبراژد]]

Versioni i datës 24 nëntor 2010 15:09

Stampa:ShabllonQytetetesh


Rrethi i Librazhdit

Rrethi i Librazhdit është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi i Librazhdit ka 84.000 banorë (sipas 2004), një sipërfaqe prej 1.102 km2 dhe kryeqendër Librazhdin.

Kufizohet ne veri me rrethet Bulqize perendim nga rrethi I Elbasanit; ne jug nga rrethi I Gramshit; ne juglindje nga rrethi I Pogradecit dhe ne lindje nga Maqedonia. Librazhdi ka nje gjatesi kufitare prej 42km dhe ka teresisht nje reliev kodrinoro-malor. Relievin e ben me te larmishem fushgropat si ajo e Domosdoves ne Perrenjas dhe ajo e Studnes me ate te Letmit. Lartesia maksimale mbi nivelin e detit është 2253 m ne majen e Kuqe te malit Shebenik.

Klima

Pozita gjeografike,konfiguracioni I relievit, lartesia absolute mbi nivelin e detit dhe largesia nga deti Adriatik ka mundesuar natyren kontinentale te klimes e cila duket ne dimrin e ftohte e te lagesht dhe ne veren e skurter, te nxehte e te thate. Temperatura mesatare vjetore është 13.4 grade Celsius,temperatura max. e regjistruar është 40.7 grade Celsius me 14.9.1957 dhe temperatura minimale është regjistruar ne vitin 1968 e cila ishte -15.7 grade celsius.

Flora

1857 lloje bimesh spontane,enezore,te cilat peraqesojne 58 % te flora e Shqiptare ose 16 % te flores se Evropes e renditin Librazhdin ne nje nder rrethet me te pasura te vendit me bime te lljeve te ndryshme. gjenden te gjitha katet bimore dhe mbulesa bimore ze rreth 72 % te territorit te Rrethit te Librazhdit.

Administrimi

Rrethi I Librazhdit është krijuar si njesi administrative ne vitin 1958. Sot ben pjese ne prefekturen e Elbasanit. Qendra administrative është qyteti I Librazhdit. Rrethi I Librazhdit perbehet nga 2 bashki dhe 9 komuna te cilat u krijuan pas riorganizimit te pushtetit local ne vitin 1992. Popullsia : Popullsia e Librazhdit pergjithsisht paraqiitet autoktone. Me 1 janar 1998 ajo arriti ne 82.411 banore edhe rreth 18.203 familje. Ne qytetet Librazhd e Perrenjas banojne rreth 27.963 banore ose 29.7 % e popullsise kurse pjesa tjeter banon ne fshat. Librazhdi ka nje moshe mesatare te popullsise e cila është 48 vjec.


Arsimi

Shkolla e pare u hap ne Berzështë ne vitin 1895 dhe konvikti I pare u hap po ne Berzështë ne vitin 1929. Sistemi arsimor sot është shtrire ne te gjithe rrethin. Funksionojne 93 kopshte për femijet parashkollore, 53 shkolla fillore, 62 shkolla 8-vjecare, dhe 10 shkolla te mesme ku mesojne rreth 17.200 nxenes de japin mesim rreth 1.142 mesues.

Sporti

Futbolli është sporti me i perhapur ne rrethin e Librazhdi. Qyteti i Librazhdit ka disa ekipe futbolli me emrin SOPOTI. Po keshtu edhe qyteti i Perrenjsit ka nje ekip futblli me emrin DOMOSDOVA. Po keto emra kane edhe klubet e tyre.

Ekonomia

Rrethi i Librazhdit ka pasuri te shumta minerale dhe ne baze te tyre u ngriten gjate sistemit socialist miniera për perpunimin e tyre si ajo e hekur-nikelit ne Perrenjasi.Sot ekonomia e rrethit është e bazuar me shume ne sektorin e sherbimeve,blegtori, bujqesi dhe ne shfrytezimin e pyjeve.

Vendbanime tjera të njohura në këtë rreth janë :