Italia: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 72: Rreshti 72:
[[Skeda:IMG 4468 - Milano - La Borsa - Dettaglio - Foto di Giovanni Dall'Orto - 20 jan 2007.jpg|thumb|left|200 px|Piazza Affari në [[Milano]]]]
[[Skeda:IMG 4468 - Milano - La Borsa - Dettaglio - Foto di Giovanni Dall'Orto - 20 jan 2007.jpg|thumb|left|200 px|Piazza Affari në [[Milano]]]]
: '''''Artikulli kryesor [[Ekonomia e Italisë]]'''''
: '''''Artikulli kryesor [[Ekonomia e Italisë]]'''''
Për nga vellimi ekonomik Italia bën pjesë në 7 shtetet më të industializuara te botës dhe e katerta ne europë.
Pozita gjeografike e Italisë është e lidhur ngushtë me detin gjatë tërë historisë së saj, duke ushtruar ndikim të rëndësishëm dhe vendimtar në zhvillimin e saj.

Në truallin e Italisë lind [[Perandoria Romake]], e cila tregoi tërë atë fuqi dhe ndikim në një pjesë të madhe të kontinentit tonë. Shkatërrimi i saj, më vonë edhe copëtimi në shumë shtete feudale, ekonomisë së Italisë nuk i ka dhënë fuqi unike.

Italia hyn në kategorinë e shteteve të [[Evropë]]s në të cilët frytet e revolucionit industrial arrijnë vonë, përkatësisht kah mesi i [[Shekulli XIX|shekullit XIX]]. Ndërsa në shumë shtete të Evropës fillon të zvogëlohet karakteristika agrare, në strukturën e ekonomisë italiane ajo zë pozitën prioritare. Edhe dy luftërat botërore kanë ndikuar në dobësimin e saj, sidomos ajo e fundit. Pasojat kanë qenë të rënda e janë manifestuar në numrin gjithnjë më të madh të papunëve. Industria, e shkatërruar gjithashtu pas Luftës së Dytë Botërore, nuk ka mund të ofronte shumë e në bujqësi ndihej mungesa e tokës së punueshme.

Etapa më e rëndësishme e ekonomisë së Italisë fillon prej vitit [[1950]]. Investimet e kapitalit të huaj, e në radhë të parë i [[ShBA]]-ve, i kanë mundësuar që shpejt të rimëkëmbet ekonomia e shtetit. Rritja e investimeve në industri gjithnjë është shtuar, e në fund të dekadës është dyfishuar prodhimtaria industriale. Viti [[1959]] për Italinë ishte më i rëndësishmi, kurse dekada e kaluar karakterizohet si fenomen i rrallë i ekspansionit ekonomik, që është shprehur jo vetëm në rritjen e prodhimtarisë industriale, por edhe në rritjen e eksportit dhe uljen e papunësisë.

Në vitin [[1951]] kanë qenë të inkuadruar 4,2 milionë e në vitin [[1972]] ky numër dyfishohet, duke arritur në 8,1 milionë punëtorë. Derisa vlera e prodhimtarisë industriale në vitin 1951 ka qenë 4,8 miliard dollarë, në vitin 1972 kjo vlerë pesëfishohet, duke arritur në 25,5 miliardë dollarë. Krahas këtyre ecurive, lindin gjigantët industrialë, siç janë : industria e gomave “Pireli", e automobilave "Fiat", e tekstilit "Armani", industria kimike “Monte Catini”, etj. Gjithashtu Italia ka shumë të zhvilluar turizmin. Mirëpo, kontrastet ndërmjet Veriut dhe Jugut, që janë shfaqur si pasojë e rrethanave të ndryshme historike, edhe pse ndihet tendenca e zvogëlimit, ende paraqesin problemin më serioz të shtetit.Në këtë aspekt cdo qeveri italiane e ardhur në fuqi ka si prioritet zbutjen e këtij niveli ndermjet veriut dhe jugut duke shpalosur politika ekonomike e frymë investuese për jugun.Sot Italia bën pjesë ne ato shtete qe ka një raport te mire përsa i përket eksporteve ku me kryesoret permendim prodhimet industriale si ato te makinave,prodhimet ushqimore,apo dhe ato të tekstileve.Në lënde të para si minerale apo naftë eshte deficitare
Qysh prej 1 janarit te vitit 2002 italia ështe bërë pjesë e eurozonës,pra bën pjesë ne ato shtete europiane që përdor euron si monedhë.Kjo ka bërë që të lihet pas një histori e gjate me monedhen e para 2002 liretën qe herë pas herë ishte bërë pre e spekulimeve te shumta duke krijuar dhe uljen e vleres se saj.


Për nga zhvillimi ekonomik Italia bën pjesë në 7 shtetet më të industializuara te botës dhe e katërta në Europë. Vendndodhja gjeografike e Italisë është e lidhur ngushtë me detin gjatë tërë historisë së saj, duke ushtruar ndikim të rëndësishëm dhe vendimtar në zhvillimin e saj.
Për nga zhvillimi ekonomik Italia bën pjesë në 7 shtetet më të industializuara te botës dhe e katërta në Europë. Vendndodhja gjeografike e Italisë është e lidhur ngushtë me detin gjatë tërë historisë së saj, duke ushtruar ndikim të rëndësishëm dhe vendimtar në zhvillimin e saj.

Versioni i datës 24 nëntor 2010 19:56

Republika Italiane
Repubblica italiana
Flamuri i Italisë Stema e Italisë
Vendndodhja e Italisë
Vendndodhja e Italisë
Vendndodhja e Italisë   (e gjelbër e errët)

–  në Europë   ( e gjelbër & gri e errët)
–  në Bashkimin Europian   (e gjelbër)

Himni Kombëtar "Il canto degli italiani" (Kënga e italianëve)
Kryeqyteti Roma (gjithashtu qyteti më i madh)
Gjuha zyrtare Italisht
Pavarësia 17 mars 1861
Anëtarësimi në OKB 14 dhjetor 1955
Forma e qeverisjes Republikë Parlamentare
President Sergio Mattarella
Kryeministër Mario Draghi
Monedha Euro (€) (EUR)
Zona kohore
– zakonisht
– në verë

UTC+1
UTC+2
Prefiksi telefonik +39
Kodi i internetit .it
Kodi ISO 3166-1 IT

Itali (italisht : "Repubblica Italiana" ose shkurt : "Italia") është shtet në pjesën jugore të Evropës, në Gadishullin Apenin. Pjesë e këtij vendi janë dhe ishujt në Detin Mesdhe, Sicili dhe Sardenja. Në Alpet e larta në veri të saj gjendet kufiri me Francën, Zvicrën, Austrinë dhe në brigjet e Adriatikut kufizohet nga Sllovenia. Në brendësi të këtij shteti gjenden dy shtete të vogla : Vatikani dhe San Marino

Roma kryeqyteti i Perandorisë Romake është edhe kryeqytet i shtetit të ngritur në bërthamën e perandorisë.

Historia

Artikulli kryesor Historia e Italisë

Politika

Artikulli kryesor Sistemi shtetëror

Njësitë administrative

Artikulli kryesor Njësitë administrative në Itali

Italia ka 20 rajone (të quajtura "regioni", njëjës : "regione"). Pesë nga këto rajone kanë statusin e një shkalle të autonomisë që u mundëson disa të drejta veprimi në legjislacion dhe çështje tjera specifike. Të gjitha rajonet, Valle d'Aosta, ndahen më tej në dy e më tepër njësi më të vogla të quajtura "provinca".

Njësitë me status autonomie janë të shënuara me shenjën *.

Njësitë administrative në Itali

Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e Italisë

Sipërfaqja e përgjithshme e Italisë është 301.230 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 42° 50' V, 12° 50' L dhe 294.020 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7.210 km 2 ujë.

Vija bregdetare e Italisë është 7.600km e gjatë ndërsa kufiri tokësor 1.932,2 km i gjatë.

Klima e Italisë është mesdhetare. Në pjesën veriore alpine dhe atë jugore qendrorë zotëron klima kontinentale.

Pjesa më e madhe e relievit është terren i vrazhdë dhe malor. Përgjatë bregdetit terreni është i ulët dhe i rrafshët. Në Itali shtrihen Alpet dhe Apeninet, kurse ultësira më e rëndësishme është ultësira e Lombardis ku rrjedh lumi Po. Pika më e ulët e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Mesdhe (0 m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4.748 metrave pika e dytë më e lartë e Malit të Bardhë (fr. : Mont Blanc).

Ekonomia

Fiat 500
Piazza Affari në Milano
Artikulli kryesor Ekonomia e Italisë

Për nga zhvillimi ekonomik Italia bën pjesë në 7 shtetet më të industializuara te botës dhe e katërta në Europë. Vendndodhja gjeografike e Italisë është e lidhur ngushtë me detin gjatë tërë historisë së saj, duke ushtruar ndikim të rëndësishëm dhe vendimtar në zhvillimin e saj.

Në truallin e Italisë lind Perandoria Romake, e cila tregoi tërë atë fuqi dhe ndikim në një pjesë të madhe të kontinentit tonë. Shkatërrimi i saj, më vonë edhe copëtimi në shumë shtete të tjera, ekonomisë së Italisë nuk i ka dhënë fuqi unike.

Italia hyn në kategorinë e shteteve të Evropës në të cilët frytet e revolucionit industrial arrijnë vonë, përkatësisht kah mesi i shekullit XIX. Ndërsa në shumë shtete të Evropës fillon të zvogëlohet karakteristika agrare, ekonomia italiane zë vendin parësor. Edhe dy luftërat botërore kanë ndikuar në dobësimin e saj, sidomos ajo e fundit. Pasojat kanë qenë të rënda e kanë arritur në numrin gjithnjë më të madh të papunëve. Industria, e shkatërruar gjithashtu pas Luftës së Dytë Botërore, nuk ka mundur të jepte shumë e në bujqësi ndihej mungesa e tokës së punueshme.

Etapa më e rëndësishme e ekonomisë së Italisë fillon prej vitit 1950. Investimet e kapitalit të huaj, e në radhë të parë i ShBA-së, i kanë mundësuar që shpejt të rritet ekonomia e shtetit. Rritja e investimeve në industri gjithnjë është shtuar, e në fund të dekadës është dyfishuar prodhimi industrial. Viti 1959 për Italinë ishte më i rëndësishmi, kurse dekada e kaluar cilësohet si fenomen i rrallë i përhapjes ekonomike, që është shprehur jo vetëm në rritjen e prodhimit industrial, por edhe në rritjen e eksportit dhe uljen e papunësisë.

Në vitin 1951 kanë qenë të numëruar 4,2 milionë e në vitin 1972 ky numër dyfishohet, duke arritur në 8,1 milionë punëtorë. Derisa vlera e prodhimtarisë industriale në vitin 1951 ka qenë 4,8 miliard dollarë, në vitin 1972 kjo vlerë pesëfishohet, duke arritur në 25,5 miliardë dollarë. Krahas këtyre ecurive, lindin gjigantët industrialë, siç janë : industria e gomave “Pireli", e automobilave "Fiat", e veshjeve "Armani", industria kimike “Monte Catini”, etj. Gjithashtu Italia ka shumë të zhvilluar turizmin. Mirëpo, dallimet ndërmjet Veriut dhe Jugut, që janë shfaqur si pasojë e rrethanave të ndryshme historike, edhe pse ndihet zvogëlimi, ende paraqesin problemin më serioz të shtetit.Në këtë pikëpamje çdo qeveri italiane e ardhur në fuqi ka si parësor zbutjen e këtij niveli ndermjet veriut dhe jugut duke shpalosur politika ekonomike e frymë investuese për jugun. Sot Italia bën pjesë në ato shtete qe ka një marrëdhënie të mirë përsa i përket eksporteve ku me kryesoret përmendim prodhimet industriale si ato të makinave, prodhimeve ushqimore, apo dhe ato të veshjeve. Në lënde të para si minerale apo naftë është e varfër. Që nga 1 janari i vitit 2002 Italia është bërë pjesë e eurozonës, pra bën pjesë ne ato shtete europiane që përdor euron si monedhë. Kjo ka bërë që të lihet pas një histori e gjatë me monedhën e parë liretën.

Demografia

rritja demografike
Artikulli kryesor Demografia e Italisë

Në vitin 2003 Italia ka pasur gjithsej 57.998.353 banorë, dhe dendësi 196 banorë në km2. Pas 6 vitesh arriti nje popullsi prej 60.114.021 banorë, dhe dendësi 199.5 banorë në km2. Italia në aspektin gjuhësor dhe fetar është kryesisht homogjene, por në aspektin kulturor, ekonomik dhe politik e larmishme.

Në Evropë është e pesta për nga dendësia e popullsisë (196 b. Në km2). Në Itali nuk ka shumë pakica. Më e madhja është pakica gjermane në Tirolin Jugor, slloven rreth Trieshtës, Shqiptarë (arbëresh) në Kalabri e Sicili etj.

Në Itali besimi me i madh është Katolicizmi me mbi 90 % të popullsisë por ka edhe konfesione tjera te vogla te cilat janë kryesisht te ardhura nga emigrantet e jashtëm .

Kultura

Piktura e Dante Alighieri
Artikulli kryesor Kultura e Italisë

Italia nuk ka ekzistuar si shtet deri më 1861 kur u bashkua. Për shkak të këtij bashkimi të vonuar, dhe autonomisë historike të regjoneve që tani e përbëjnë Gadishullin italian, shumë tradita dhe kultura që tani identifikohen si Italiane mund të identifikohen nga regjionet nga kanë ardhur. Me gjithë izolimin social dhe politik të këtyre regjioneve, kontributet e Italisë në trashëgiminë kulturore dhe historike të Evropës mbeten shumë të mëdhaja. Italia është vendi me më së shumti trashëgimi kulturore në UNESCO (41 deri më tani).

Arti

Piktura Italiane karakterizohet mee ngjyra të ngrohta dhe dritë, siç dëshmojnë punimet e Caravaggios dhe Titianit, dhe preokupim me figura fetare. Piktura Italiane ka dominuar në Evropë për qindra vjet. Artistë të njohur gjatë kësaj kohe përfshijnë Michelangelo, Leonardo da Vinci, Donatello, Botticelli, Fra Angelico, Tintoretto, Caravaggio, Bernini, Titian dhe Raphael. Pastaj Italia provoi nënshtrim të vazhdueshëm nga fuqi të huaja që shkaktoi zhvendosje të vëmendjes tek çështjet politike, duke çuar deri te humbja e autoritetit artistik të saj në Evropë.

Letërsia

Me bazat e gjuhës Italiane mederne të themeluara nga poeti Dante Alighieri, vepra më e madhe e të cilit, Divina Commedia, konsiderohet si një ndër veprat më të mëdha të krijuara në Evropë gjatë kohës së Mesjetës; shkrimtarët dhe poetët Giovanni Boccaccio, Giacomo Leopardi, Alessandro Manzoni, Torquato Tasso, Ludovico Ariosto, dhe Petrarch. Filozofë të rëndësishëm përfshihen Giordano Bruno, Marsilio Ficino, Niccolò Machiavelli, dhe Giambattista Vico. Figura letrare moderne janë : poeti nacionalist Giosuè Carducci më 1906, shkrimtari realist Grazia Deledda më 1926, autor i teatrit modern Luigi Pirandello më 1936, poetët Salvatore Quasimodo më 1959 dhe Eugenio Montale më 1975, autori teatral Dario Fo më 1997 etj.[1]

Pakicave

Itali ka disa pakicave të ndryshme. Ndër veriut janë gjermanisht dhe frengjisht, qendrore dhe jugore kan gjnde me origjinë shqiptare dhe greke.

Burime të dhënash

  1. ^ "All Nobel Laureates in Literature". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

 Commons: Italia – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Shoqatat kulturore shqiptare në Itali:


Sporti

Italia është shume e zhvilluar në Futboll .