Evropa: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 195: Rreshti 195:
== Gjeologjia ==
== Gjeologjia ==
:'''''Artikulli kryesorë : [[Gjeologjia e Evropës]]'''''
:'''''Artikulli kryesorë : [[Gjeologjia e Evropës]]'''''

=== Historia Gjeologjike ===
Në kohën e lindjes së saj para 500 milionë vjetësh Europa nuk është akoma e plotë. Pjesët e saj janë të hapërdara mbi të gjithë rruzullin tokësor: Skandinavia tej më në jug të ekuatorit, Anglia dhe Vendet e Ulëta në rrethin polar të jugut si dhe pothuajse të gjithë pjesët e tjera përreth polit të jugut. Të gjithë këto pjesë koreje kontinentale janë në lëvizje. Ato merrem me vete nga rryma të fuqishme magme, të cilat vlojnë 80 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Të shtyra nga shtjella nxehtësie në brendësi të tokës pllakat lëvizin me ngadalë, çdo vit nga vetëm disa centimetra. Por me kalimin e miliona vjetësh kemi pastaj të bëjmë me distanca të konsiderueshme. Në rastin e përplasjeve shpërthejnë forcat primare. Si një rebus gjigand vë Europa pjesët e saj së bashku. Togje shkrepash kilometra të gjëra çajnë lart, përkulen dhe marrin formë kubeje. Çdo përplasje e re krijon një masiv malor. Kështu lind së pari shtylla kurrizore e Europës, vargmali kaledonian, me lartësira si ato të Himalajës. Ky është bërthama e një bashkëshkrirjeje të parë europiane.

Më pas kontinenti i ri bredh gjysmën e rruzullit tokësor. Para 300 milionë vjetësh ai kapërcen ekuatorin. Stereja është tashmë e mbuluar nga gjelbërimi. Bimët kanë pushtuar kontinentin që deri pak më parë kishte qenë i shkretë. Atje ku sot janë të ngritura metropolet krenare europiane u shtri sa gjatë e gjërë një xhungël e harlisur tropikale: Parisi ndodhej në një klimë tropikale të ngrohtë e me lagështi. Berlini, në një det të gjelbër i cili zgjatej deri në Azi.

Është një pyll tepër i jashtëzakonshëm. Ai përbëhet nga fiere, likopode (shk. lycopodium) dhe bishtkuaj. Mbeturina të tyre të ngurtësuara në Skoci të bëjnë ta marrësh me mend përhapjen e tyre. Cungje që qëndrojnë pothuajse ngjitur njëri-tjetrit të japin edhe sot e kësaj dite një përshtypje mbi bollëkun e atëhershëm të bimëve. Këta gjigandë lartësoheshin deri në 30 metra drejt qiellit.<ref><small>[[Revista Rruzull.net]] në [http://www.rruzull.net/ internet]</small></ref>


== Evro-Azia ==
== Evro-Azia ==

Versioni i datës 25 nëntor 2010 00:19

Europa

Harta e Botës duke treguar vendndodhjen e Evropës

Sipërfaqja 10,180,000 km²
Popullata 731,000,000
Dendësia 70/km² (181/sq mi)
Shtete ca. 50
Demonimi Evropian
Familiet gjuhësore Indo-Evropiane
Finno-Ugric
Turkike
Baske
Semitike
Kaukazit Veriperëndimorë
Kaukazit Verilindorë
Mongolike
Qytetet më të mëdha Stambolli, Moska, Londra, Parisi, Madridi, Barcelona, Shën Petersburgu, Milani, Berlini, Roma, Athina
Zonat Kohore nga UTC (Islanda) tek UTC+5 (Rusia)

Evropa (ang. Europe, lexo: Jurëp) është një nga shtatë kontinentet tradicionale politike, dhe një pjesë e kontinentit gjeografikEvroazisë. Evropa rrethohet në veri nga Oqeani i Ngrirë i Veriut, në perëndim nga Oqeani Atlantik, në jug nga Deti Mesdhe, dhe në juglindje nga Malet Kaukaz, Deti i zi dhe ngushticat që e lidhin atë me Detin Mesdhe. Në lindje, Evropa kryesisht ndahet nga Azia nga ndarja ujore e Maleve Urale, Lumi Ural, dhe Deti Kaspik.[1]

Evropa mbulon rreth 10,180,000 kilometra katrorë (3,930,000 sq mi) ose 2% e sipërfaqes së Tokës dhe rreth 7.8% të sipërfaqes së ngurtë të Tokës . Ajo përbëhet nga një numër i madh i shteteve sovrane (ca. 50), numri i saktë i të cilave varet nga përcaktimi i kufijve të Evropës, si dhe përfshirja e shteteve gjysëm të njohura (p.sh.Kosova). Evropa ka pjesë të Rusisë, shtetit më të madh në Botë nga sipërfaqja dhe më të madhit në Evropë nga sipërfaqja dhe popullsia, si dhe Vatikanin, shtetin më të vogël nga secila pikëpamje. Evropa është kontinenti i tretë më i populluar pas Azisë dhe Afrikës me një popullatë prej 731,000,000 ose rreth 11% e Popullsisë së Botës. Sipas projeksioneve të OKB-së, përqindja e Evropës do të bjerë në 7% më 2050, duke numëruar 653 milion banorë.[2] Sidoqoftë, popullsia dhe kufijtë e Evropës nuk janë të qartë, për shkak se termi kontinent mund t'i referohet si aspektit kulturor dhe politik ashtu edhe aspektit fiziko-gjeografik.

Definicioni

Termi "Evropë" ka përdorime të shumta. Kryesoret janë gjeografike dhe politike.

Emri

Mitologjinë antike greeke, Europa ishte një princeshë Fenikase në të cilën Zeusi e rrëmbue pasi mori formën e një demi të bardhë. Ai e dërgoi atë në ishullin e Kretës ku ajo lindi Monosin, Radamantusin dhe Sarpedonin. Për Homerin, Europa (Greqisht: Εὐρώπη ose Eurṓpē) ishte një mbretëreshë mitologjike e Kretës, dhe jo një dezignacion gjeografik. Më vonë Europa u përdor për Greqinë kontinentale, dhe 500 Par.e.s. ky term përdorej edhe për pjesët më në veri.

Etimologjikisht, teoria dominuese sugjeron se termi Europë rrjedh nga rrënjët greke dhe do të thotë: eur- gjërë dhe op- syri, pra Eurṓpē do të thotë "pamje e gjërë" (krahasoni me glaukōpis (pamje e hirtë) Athina dhe boōpis (pamje demi) Hera). Gjërë ka qenë një epitet për vetë TokënFenë Proto-Indo-Evropiane. Një minoritet, sidoqoftë, sugjeron se në fakt fjala "Evropë" bazohet në një fjalë Semitike si p.sh. fjala Akade erebu që do të thotë "të biesh poshtë",[5] ose fjala Fonenikane ereb që do të thotë "mbrëmje; perëndim" dhe Arabe Magreb, Hebreje ma'ariv.

Ne Historine e Lindjes se Afert ajo Quhej edhe ( EREB-Shq.-Perendim )

Historia

Parahistoria

Stonehenge

Homo georgicus, i cili jetoi rreth 1.8 milion vjet më parë në Gjeorgji, është hominidi i parë i zbuluar në Evropë.[6] Mbetje të tjera hominide, që datojnë rreth 1 milion vjet, janë zbuluar në Atapuerka, Spanjë.[7] Njeriu Neanderthal (i cili e ka marrë emrin nga Neander ValleyGjermani) së pari migroi në Evropë 150,000 vjet më parë dhe u zhduk nga fosilet rreth 30,000 vjet më parë. Neanderthalët ishin zëvendësuar nga njerëzit modern (Cro-Magnons), të cilët u paraqitën rreth 40,000 vjet më parë.[8] Më vonë gjatë kësaj ere, një periudhë e konstruktimeve megalith zuri vend, ku u ndërtuan shumë monumente megalithe si Stonehenge në të gjithë Evropën.[9]

Antikiteti Klasik

Greqia Antike kishte impakt të thellë në civilizimin perëndomor. Kulturat demokratike dhe individualizte Perëndimore janë shpesh të lidhura me Greqinë Antike.[10] Grekët zbuluan "polisin", ose shtet-qytetin, që luajti një rol fundamental në konceptin e identitetit të tyre.[11] Këto ideale politike greke ishin ri-zbuluar në shek. XVIII nga filozofët dhe idealistët Evropianë. Greqia gjithashtu dha kontribute të mëdha kulturore: në filozofi, humanizëm dhe racionalizëm nga Aristoteli, Sokrati, dhe Plato; në histori me Herodotusin dhe Thucydidesin; në letërsinë dramatike dhe narrative me poezitë e Homerit;[10] dhe në shkencë me Pythagorasin, Euklidin, dhe Archimedesin.[12][13][14]

Perandoria Romake në shtrirjen e saj më të madhe

Një ndikim tjetër i madh në Evropë erdhi nga Perandoria Romake që la gjurmët e saj në ligj, gjuhë, ingjinieri, arkitekturë, dhe qeveri.[15] Gjatë pax romanës, Perandoria Romake u zgjerua dhe përfshiu, përveç Mediteranit, edhe një pjesë tjetër të Evropës.[16] Stoicizmi ndikoi perandorët si Hadriani, Antoninus Pius, dhe Marcus Aureliusin , të cilët kishin shpenzuar shumë kohë në kufijtë veriorë të Perandorisë duke luftuar me Gjermanikët, Piktët dhe Skocezët.[17][18] Krishterimi u legjitimizua eventualisht nga Konstandini I pas tre shekujsh persekutimi imperial.


Terri Evropian

Një pikturë romake

Gjatë rrëzimit të perandorisë Romake, Evropa hyri në një periudhë të gjatë të ndryshimeve që historianët e quajnë "Koha e Migrimeve". Gjatë kësaj periudhe ka pasur një numër pushtimesh dhe migrimesh mes Ostrogothëve, Visigothëve, Gothëve, Vandalëve, Hunëve, Frankëve, Anglëve, Saksonëve, dhe, edhe më vonë, Vikingëve dhe Normanëve. Mendimtarët e Rilindjes si Petrarku iu referuan kësaj periudhe si "Kohët e Errëta".[19] Komunitetet e izoluara monastike ishin vendet e vetme për të ruajtur dhe përpiluar dituri të fituar më parë; përveç kësaj, shumë pak shkrime kanë mbijetuar ndërsa shumë literaturë, filozofi, matematikë, dhe mendimtari të tjera nga periudha klasike u zhdukën nga Evropa.[20]

Gjatë kohëve të errëta, Perandoria Perëndimore Romake ra nën kontrollin e klaneve Kelte, Sllave dhe Gjermanike. Klanet Kelte themeluan mbretëritë e tyre në Gaul, paraprirësit e mbretërive Franke që eventualisht themeluan Francën.[21] Klanet Gjermanike dhe Sllave themeluan domenet e tyre respektivisht në Evropë e Mesme dhe Lindore.[22] Eventualisht Klanet Franke u bashkuan nën Klovis I.[23] Charlemagne, një mbret Frank i dinastisë Karolingiane që kishte pushtuar shumicën e Evropës Perëndimore, u emërua "Perandor i Shenjtë Romak" nga Papa më 800. Kjo çoi tek themelimi i Perandorisë së Shenjtë Romake, e cila eventualisht u koncentrua në principet Gjermane të Evropës Qendrore.[24]

Perandoria Lindore Romake u bë e njohur në perëndim si Perandorian Bizantine. E bazuar në Konstandinopojë, ata e shihnin vehten si trashëgues natyral të Perandorisë Romake.[25] Perandori Justinian I udhëhoqi gjatë "Kohës së parë të artë të Konstandinopojës": ai themeloi një kod ligjor.

Mesjeta

Richard I dhe Philip II, gjatë Krusadës së tretë

Mesjeta ishte e dominuar nga dy "ekelonë" të strukturës sociale: fisnikëria dhe kleri. Feudalizmi u zhvillua në FrancëMesjetën e hershme dhe u përhap në të gjithë Evropën.[26] Përleshja mes fisnikërisë dhe monarkisë në Angli çoi tek shkrimi i Magna Carta dhe themelimi i një parlamenti.[27] Burimi primar i kulturës në këtë periudhë erdhi nga Kisha Katolike Romake. Nëpërmes manastireve dhe shkollave katedrale, Kisha ishte përgjegjëse për edukimin në pjesën më të madhe të Evropës.[26]

Papa arriti kulmin e fuqië së tij gjatë Mesjetës së vonshme. Shizmi Lindje-Perëndim më 1054 ndau ish-Perandorinë Romake nga ana fetare, ndërsa Kisha Lindore OrtodoksePerandorinë Bizantine dhe Kisha Katolike Romake në Perandorinë Perëndimore Romake. Më 1095 Papa Urbani II bëri thirrje për krusadë ndaj Myslimanëve që po okuponin Jerusalemin dhe Tokën e Shenjtë.[28] Në Evropë, Kisha organizoi Inkuizicion ndaj heretikëve. Në Spanjë, Reconquista conkludoi me rrënien e Granadës më 1492, duke i dhënë fund mbi shtatë shekujsh sundimi Mysliman në Gadishullin Iberik.[29]

Gjatë shekujve XI dhe XII, ndërhyrje konstante nga klanet nomade Turkike, si Kipchakët dhe Pechenegët, shkaktuan një migrim masiv të Popullit Sllavik në regjionet më të sigurta dhe pyjore në veri.[30] Ashtu si shumë pjesë tjera të Evroazisë, këto territore ishin pushtuar nga Mongolët.[31] Pushtuesit, më vonë të njohur si Tartarët, formuan shtetin Hordaa Artë, që sundoi zgjerimet jugore dhe qendrore të Rusisë për më shumë se tre shekuj.[32]

Evropa u devastua nga Vdekja e zezë, një nga pandemikët më të rrezikshëm në historinë e njerëzimit që vrau rreth 50 milion njerëz vetëm në Evropë - në atë kohë një e treta e popullsisë së saj.[33] Kjo kishte një efekt shkatërrues në strukturën sociale Evropiane; ajo nxiti njerëzit të jetonin për momentin siç ilustrohet nga Giovanni BoccaccioDecameronin (1353). Ajo ishte një goditje e rëndë ndaj Kishës Katolike Romake dhe shpuri tek një rritje e persekutimit të hebrejëve, të të huajve dhe Lypsëve.[34]

Modernizmi i hershëm

Shkolla e Athinës nga Raphaeli

Reneseanca ose Rilindja ishte një periudhë e ndryshimeve kulturore me origjinë në Itali në shekullin XIV. Ngritje e një humznizmi të ri u shoqërua me ringjalljen e diturisë clasike dhe arabe nga libraritë monastike dhe bota Islame.[35][36][37] Reneseanca u përhap në Evropë mes shekujve XIV dhe XVII: në këtë kohë lulëzoi arti, filozofia, muzika, dhe shkencat, nën patronazhin e bashkuar mbretëror dhe të fisnikërisë, Kisha Katolike Romake.[38][39][40]

Intriga politike brenda Kishës në shekullin XIV shkaktoi Shismin e madh. Gjatë kësaj periudhe 40-vjeçare, dy papa, një në Avignon dhe një në Romë—pretenduan sundimëri mbi Kishën. Megjithëse Shismi eventualisht u ndal më 1417, autoriteti shpirtëror i papës kishte pësuar shumë.[41] Pushteti i Kishës u dobësua edhe më tej nga Reformat Protestante nga Martin Luther, një rezultat i mungesës së reformave brenda Kishës. Reformat gjithashtu lënduan fuqinë e Perandorisë së Shenjtë Romake, ndërsa princët Gjermanë u ndanë mes besimeve Protestante dhe Katolike.[42] Kjo eventualisht çoi tek Lufta tridhjetë vjeçare (1618-1648), që e rrëzoi Perandorinë e Shenjtë Romake dhe shkatërroi pjesën më të madhe të Gjermanisë. Pas Paqes së Westphalias, Franca u bë predominuese në Evropë.[43]

Beteja e Vienës më 12 Shtator, 1683, theu hyrjen e Perandorisë Osmane në Evropë.[44]

Reneseanca dhe Monarkët e ri shënuan fillimin e Kohës së zbulimeve, një periudhë eksplorimi, zbulimi, dhe zhvillimi shkencor. Në shekullin XV, Portugalia dhe Spanja, dy nga fuqitë më të mëdha detare të kohës, morën rolin kryesor në eksplorimin e botës.[45][46] Kristofer Kolombo e arriti Botën e re1492, pak pasi që Spanjollët dhe Portugezët filluan të themelonin perandori koloniale në Amerikat.[47] Franca, Holanda dha Anglia shpejt ndoqën në krijimin e perandorive të mëdha koloniale me zotërime të mëdha në Afrikë, Amerika dhe Azi.

Shekujt XVIII dhe XIX

Koha e Ndriçimit ishte një lëvizje e fuqishme intelektuale në shekullin XVIII në të cilin mendimet shkencore të bazuara në fakte dhe arsye dominuan.[48][49][50] Pakënaqësia me monopolin e klerit dhe aristokracisë mbi forcën politike në Francë rezultoi në Revolucionin Francez që çoi tek Republikën e Parë: fisnikëria dhe monarkia u rrëzuan gjatë regjimin e terrorit.[51] Napoleon Bonaparte u forcua pas Revolucionit Francez dhe themeloi Perandorinë e parë Franceze që, gjatë Luftërave Napoleonike, u rrit për të përfshirë pjesë të mëdha të Evropës para rrëzimit më 1815Betejën e Waterloosë.[52][53]

Harta e Evropa më 1843 duke treguar shtetet e themeluara në Kongresin e Vjenës

Sundimi i Napoleonit rezultoi në përhapjen e idealeve të Revolucionit Francez, përfshirë idealin "komb-shtet", si dhe adoptimin e modelit Francez të administrimit, ligji dhe edukimi.[54][55][56] The Kongresi i Vjenës u mblodh pas rënies së Napoleonit. Kongresi themeloi një barazpeshë të re të fuqisë në Evropë të përqendruar në "pesë fuqitë e mëdha": Britania e Madhe, Franca, Prusia, Habsburg Austria dhe Rusia.[57] Kjo barazpeshë do të mbetej në fuqi deri në Revolucionet më 1848, gjatë të cilave kryengritjet liberale e ndikuan të gjithë Evropën përveç Rusisë dhe Britanisë së Madhe. Revolucionet eventualisht u ndaluan nga elemente më konservative dhe pak reforma rezultuan.[58]1867 Perandoria Austro-Hungareze u formua; dhe më 1871 u bashkuan si Italia ashtu edhe Gjermania si shtete-komb nga principata më të vogla.[59]

Revolucioni Industrial filloi në Britani të Madhe në pjesën e fundit të shekulli të 18-të (XVIII) dhe u përhap në gjithë Evropën. Zbulimi dhe implementimi i teknologjisë së re rezultoi me rritje të madhe urbane, punësim masiv dhe ngritjen e një klase të re puntorësh.[60] Reformat në sferat sociale dhe ekonomike pasuan, përfshirë ligjet e parapunën e fëmijëve, legalizimin e Unioneve tregtare[61] dhe ndalimin e skllavërisë. Në Britani, Akti i Shëndetësisë Publike 1875 u miratua, i cili përmirësoi kushtet e jetesës në shumë qytete Britanike.[62]

Gjeografia

Fotografi Satelitore e Maleve Kaukaze, Detit të zi (l.) dhe Detit Kaspik (r.)

Në aspektin fiziko-gjeografik, Evropa është pjesë veriperëndimore e regjionit më të madh të njohur si Evroazia, ose Afro-Evroazia: Azia shtrihet në pjesën lindore të këtij regjioni. Kufiri lindor i Evropës shpesh përcaktohet nga Malet UraleRusi. Gjeografi i shekullit të parë AD Strabo, mori Lumin Tanais si kufi,[63] siç bëne edhe burimet e hershme Judaike. Kufiri Juglindor me Azinë nuk ka përcaktim të zakonshëm. Shumica përdorin Lumin Ural ose, Lumi Emba shërben si kufi i mundshëm. Ky kufi vazhdon në Detin Kaspik, kreshtën e Maleve kaukaze ose, si alternativë, Lumi KuraKaukaz, dhe vazhdon në Detin e zi; Bosforin, Deti Marmara, dhe Dardanelet përmbyllin kufirin me Azinë. Deti Mesdhe në jug e ndan Evropën nga Afrika. Kufiri perëndimor është Oqeani Atlantik; Islanda, megjithëse është më afër Grenlandës se Evropës (Amerikë Veriore), normalisht përfshihet në Evropë. Ka debat të vazhdueshëm se ku ndodhet qendra gjeografike e Evropës.

Për shkak të dallimeve social-politike dhe kulturore, ka përshkrime të ndryshme për kufijtë e Evropës; në disa burime, disa territore nuk përfshihen në Evropë, derisa në burime tjera përfshihen. Për shembull, gjeografët nga Shtetet Post-Sovjetike dhe Rusia përfshijnë Uralet në Evropë kurse Kaukazin e përfshijnë në Azi. Ngjajshmërisht, shumë gjeografë konsiderojnë kufijtë jugor të Azerbaixhanit dhe Armenisë me Iranin dhe kufijtë jugor dhe lindor të Turqisë me Sirinë, Irakun dhe Iranin si kufiri mes Azisë dhe Evropës për arsye kulturore dhe politike. Në këtë mënyrë, megjithëse janë më afër Afrikës dhe Azisë, ishujt Mesdhetar të Qipros dhe Maltës gjeneralisht konsiderohen pjesë e Evropës.

Për kah përthyshmëria e vijës bregdetare Evropa zë vendine parë midis kontinenteve në botë. Sipërfaqja e ishujve dhe gadishujve përbën 1/3 e sipërfaqes së saj, ndërsa vija bregdetare është e gjatë 48 000 km ( sa gjatësia e ekuatorit). Në disa pjesë bregu i detit është i ulët dhe i butë, në pjesët e tjerai lartë dhe i rrëpinjtë.

Gadishujt e Evropës: Gadishulli Ballkanik, Gadishulli Apenin, Gadishulli Pirinej (Iberik), Gadishulli Skandinav etj.

Ishujt më të mëdhenj: Britania e Madhe, Islanda, Irlanda, Sicilia, Sardenja, Korzika, Qipro, Kreta etj.

Relievi

Hartë e Relievit të Evropës

Relievi në Evropë ka dallime të mëdha brendave zonave mjaft të vogla. Regjionet jugore, sidoqoftë, janë më shumë malore, derisa duke shkuar në veri terreni ulet nga Alpet, Pirinejet dhe Malet Karpate, mes rrafshnaltave, në fushat e gjëra të veriut, që janë më shumë në lindje. Kjo fushë e madhe njihet si Ultësira e Madhe Evropiane, dhe në zemër të saj ndodhet Ultësira Veriore Gjermane. Një hark rrafshnaltash gjithashtu ekziston përgjatë bregdetit veriperëndimor, që fillon në pjesët perëndimore të ishujve të Britanisë dhe Irlandës, dhe pastaj vazhdon përgjatë maleve, fjord-cut, spira e Norvegjisë.

Ky përshkrim është i thjeshtësuar. Subrejgionet si Gadishulli Iberik dhe Gadishulli Italian përmbajnë veçoritë e tyre komplekse, si edhe vet Evropa kontinentale, ku relievi përmban shumë male, lumenjë dhe fusha që komplikojnë trendin gjeneral. Subregjionet si Islanda, Britania dhe Irlanda janë raste të veçanta. E para është tokë në vetëvete në oqeanet veriore por prap konsiderohet pjesë e Evropës, derisa dy të tjerat janë rrafshnalta që dikur ishin të bashkuara me pjesën kontinentale deri kur ngitaj e nivelit të detit i ndau.

Klima

Biomet e Evropës
Rryma e Golfit është portokalli dhe verdhë në këtë figurë termale të Atlantikut

Evropa shtrihet kryesisht në zonat klimatike mesatare.

Klima eshte : Kontinentale , Mesdhetare(rreth Detit Mesdhe) Oqeanike(Rrethohet me Oqean), Malore(Pasi Ka Male), Polare ne Veri. Klima është e butë në krahasim me zonat tjera me gjatësi gjeografike të ngjajshme në botë për shkak të Rrymës së Golfit.[64] Rryma e Golfit njihet me emrin përkëdhelës "Nxemja Qendrore e Evropës", sepse e bën klimën e Evropës më të ngrohtë se që do të ishte pa të. Rryma e Golfit j vetëm që dërgon ujë të ngrohtë në bregdetet Evropiane por gjithashtu i zbut erërat që vijë nga Oqeani Atlantik.

Kështu që temperaturat mesatere gjatë vitit në Napoli janë 16 °C (60.8 °F), derisa janë vetëm 12 °C (53.6 °F) në New York City që është pothuajse në të njëjtën gjatësi gjeografike. Berlini, Gjermani; Calgary, Kanada; dhe Irkutsk, në pjesën aziateike të Risisë, shtrihen në gjatësinë e njëjtë; Temperaturat në Janar në Berlin arrijë një mesatare prej 8 °C (15 °F) që është më shumë se ato në Calgary, të cilat janë për 22 °C (40 °F) më të larta qe ato në Irkutsk.[64]

Hidrografia


Evropa në krahasim me kontinetet tjera ka lumenj të vegjël dhe të shkurtër. Relievi dhe klima kanë ndikuar që në Evropë të ketë ndryshime sa i përket pasurisë me lumenj, gjatësisë së tyre, dendësisë dhe sasisë së ujit. Rrjeti më i dendur i lumenjëve është në Evropën Veri-perëndimore, ndërsa lumenjtë më të gjatë dhe me pellgje më të mëdha janë në Evropën e Mesme dhe atë Lindore.

Të gjithë lumenjtë e Evropës u takojnë pesë ujëmbledhësëve : Ujëmbledhësi i Oqeanit Atlantik, Oqeanit të Ngrirë, i Detit të Veriut, Detit Baltik, Detit të Zi dhe Detit Mesdhe.

Kontinenti i Evropës është i pasur me liqene. Pjesa më e pasur me liqene është ajo e Evropës Veriore. Liqene më së shumti ka në Evropën veriore-Finlanda vend i liqeneve, në Alpe dhe në Gadishullin Ballkanik. Liqenet e Evropës janë formuar me veprimin e akullnajave, me lëvizje tektonike dhe me procese karstike. Disa liqene janë poligjnetië, të tjerët lumorë, pastaj mbeturinash detesh të dikurshme etj.

Liqenet më të mëdhenjë dhe më të njohur të Evropës janë: Liqeni Kaspik, Lagoda, Onjega, Venern, Liqeni i Zhenevës, Liqeni Bodense, Liqeni i Zyrihut, liqeni Garda, liqeni Komo, Lago Di Magjore, liqeni Him, liqeni Ballaton, liqeni i Shkodrës, liqeni i Ohrit, liqeni i Prespës etj.

Tokat, bota bimore dhe shtazore


Feja në Evropë
Gjuhët në Evropë
Rajonet e Evropës
Evropa 1000.

Bimësia e Evropës ndahet në katër zona:

  • Zona e tundrës përbën zonat polare dhe shtrihet në viset veriore të Finlandës dhe Rusisë. Kjo zonë përfshinë rreth 350 km2. Gjatë pjesës më të madhe të vitit, tokat janë të ngrira, janë shterpë dhe pa lëndë ushqyese. Prej bimëve rriten myshqet, likenet dhe drunj të shkurtër të mështeknës e të dëllinjës. Gjat verës së shkurtër – tre muaj, kur temperatura arrin 10 C° ato zhvillohen, lulëzojnë dhe japin fryte, kurse shpendët dhe kafshët e zonës pyjore vendosen këtu, për të gjetur ushqim.
  • Zona e tajgës e cila përfaqëson pjesën e madhe të Suedisë, të Finlandës dhe të Rusisë mes gjerësive gjografike 55 – 79°. Zona shtrihet në rreth 2 milion km2 dhe rreth 2/3 e saj janë të mbuluara me pyje gjethëmbajtëse: pishat, bredhi, mështekna etj. Prej faunës dallojmë lepurin e bardhë, derrin e egër, ujkun, ariun e murrmë, dhelprën, etj.
  • Zona e stepës ka shtrirje më të madhe në Evropën Lindore, sidomos në Ukrainë dhe pjesën jugore të Rusisë. Në jug shtrihet edhe në Ultësirën e Panonisë e të Vllahisë.
  • Zona mesdhetare dallohet nga zonat tjera prej klimës mesdhetare me verëra të nxehta e të thata dhe dimra të butë dhe të lagësht. Këtu gjenden bimë me gjelbrim të përhershëm. Këtu gjenden kafshë si gjarpërinj, lepuj, etj.

Politika Gjeografike

Harta politike moderne
Grupet regjionale sipas The World Factbook
Grupimet regjionale sipas OKB-së
Bashkimi Evropian

Sipas përfundimeve të ndryshme, këto territore mund të jenë subjekt i ndarjes së ndryshme gjeopolitike të Europës. Tabela më poshtë tregon skemën e përdorur nga Kombet e Bashkuara,[65] përballë grupimeve rajonale të publikuara nga CIA factbook.

Të 27 anëtarët e Bashkimit Europian janë të integruar politikisht dhe ekonomikisht, vet BE përbën një pjesë të gjeografisë politike të Europës.

Demografia

Demografia e Evropës

Kontinenti i Evropës ka qenë i banuar që në lashtësi. Viset e banuara shtriheshin pothuajse në tërë teritorin e Evropës, por viset më të dendura ishin ato të mesdheut, aty ku tokat ishin më të përshtatshme për t’u punuar. Në kohën e Bronzit u shënuan dyndje të popullsisë në gadishujt e evropës jugore: iberët në gadishullin Iberik, ligurët në gjirin Ligurisë (Itali), etrurët të ardhur prej viseve të Egjeut, Ilirët në gadishullin Ballkanik etj.

Ndryshime më të mëdha ndodhën me lëvizjet e popujve indoeuropianë nga Azia dhe nga Afrika veriore. Në këtë kohë në Evropë vendosen keltët, italët, grekët, ilirët, thrakët, gjermanët etj. Djep i kulturës së vjetër në Evropë ishte Mesdheu. Fenikasit dhe Kretasët e bartën kulturën e Lindjes, ndërsa grekët e zhvilluan dhe e përhapën më tutje kah Perëndimi e pas tyre Romakët i dhanë përmasa edhe më të mëdha.

Ekonomia

Ekonomia e Evropës Evropa është një vend i pasur dhe industrializuar dhe ka bujqësi të zhvilluar. Bujqësia e Evropës është e shumëllojshme, këtë e bëjnë të mundur kushtet natyrore. Kohët e fundit janë duke u përparuar dhe shumë vënde që nuk bëjnë pjesë në BE dhe që kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik. Shumica e vendeve evropiane kanë një ekonomi të zhvilluar, sidomos shtetet e perëndimit.

Gjeologjia

Artikulli kryesorë : Gjeologjia e Evropës

Evro-Azia

Ajo pjesë e Evropës dhe Azisë që për nga kultura dhe historia e tyre janë të ndërlidhura ngushtë midis tyre.

Shtetet, territori i të cilave janë të shpërndara në dy kontinente janë:

  • Rusia: 25% e territorit të Rusisë është në Evropë.
  • Turqia: 3% e territorit të Turqisë është në Evropë.

Qytete

Qytete Evropiane kanë disa karakteristika të përbashkëta. Kështu p.sh për dallim nga qytete e kontinenteve tjera qytete metropole Evropiane nuk janë të orientuara në ndërtesa të larta. Ato më tepër shtrihen duke zënë sipërfaqe të mëdha dhe dke futur në gjirin e tyre edhe qytete që gjenden për rreth tyre. Për këtë shkakë edhe madhësia e qyteteve ndryshonë dukshëm nga rrethi i qytetit. Si do që të jetë si qytete më të mëdha të Evropës llogaritet të jenë Moska, Stambolli dhe Londra.

Burim i të dhënave

  1. ^ a b Microsoft Encarta Online Encyclopedia 2007. ""Europe"". Marrë më 2007-12-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "Encarta" defined multiple times with different content
  2. ^ UNDP 2006
  3. ^ "About the Council of Europe". Council of Europe. Marrë më 2008-06-09. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Europe - Noun". Princeton University. Marrë më 2008-06-09. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Etymonline: European". Marrë më 2006-09-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ A. Vekua, D. Lordkipanidze, G. P. Rightmire, J. Agusti, R. Ferring, G. Maisuradze; etj. (2002). "A new skull of early Homo from Dmanisi, Georgia". Science. 297: 85–9. doi:10.1126/science.1072953. PMID 12098694. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Përdorim i gabuar i et al. në: |author= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  7. ^ The million year old tooth from Atapuerca , Spain, found in June 2007
  8. ^ National Geographic, 21.
  9. ^ Atkinson, R J C, Stonehenge (Penguin Books, 1956)
  10. ^ a b National Geographic, 76.
  11. ^ National Geographic, 82.
  12. ^ Stampa:Harvard reference
  13. ^ Stampa:Harvard reference
  14. ^ Pedersen, Olaf. Early Physics and Astronomy: A Historical Introduction. 2nd edition. Cambridge: Cambridge University Press, 1993.
  15. ^ National Geographic, 76-77.
  16. ^ McEvedy, Colin (1961), The Penguin Atlas of Medieval History, Penguin Books {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ National Geographic, 123.
  18. ^ Foster, Sally M., Picts, Gaels, and Scots: Early Historic Scotland. Batsford, London, 2004. ISBN 0-7134-8874-3
  19. ^ , Journal of the History of Ideas, Vol. 4, No. 1. (Jan., 1943), pp. 69-74.
  20. ^ Norman F. Cantor, The Medieval World 300 to 1300.
  21. ^ National Geographic, 140
  22. ^ National Geographic, 143-145.
  23. ^ National Geographic, 162.
  24. ^ National Geographic, 166.
  25. ^ National Geographic, 210.
  26. ^ a b National Geographic, 158.
  27. ^ National Geographic, 186.
  28. ^ National Geographic, 192.
  29. ^ National Geographic, 199.
  30. ^ Klyuchevsky, Vasily. The course of the Russian history. v.1. ISBN 5-244-00072-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Vendodhja (lidhja)
  31. ^ "The Destruction of Kiev". University of Toronto. https://tspace.library.utoronto.ca/citd/RussianHeritage/4.PEAS/4.L/12.III.5.html. Retrieved 2008-06-10. 
  32. ^ "Khanate of the Golden Horde (Kipchak)". Alamo Community Colleges. Marrë më 2008-06-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Black Death and hard facts". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ National Geographic, 223.
  35. ^ National Geographic, 159.
  36. ^ Weiss, Roberto (1969) The Renaissance Discovery of Classical Antiquity, ISBN 1-59740-150-1
  37. ^ Jacob Burckhardt (1990) [1878]. The Civilization of the Renaissance in Italy (bot. translation by S.G.C Middlemore). {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |Isbn= është injoruar (sugjerohet |isbn=) (Ndihmë!)
  38. ^ National Geographic, 254.
  39. ^ Jensen, De Lamar (1992), Renaissance Europe, ISBN 0-395-88947-2
  40. ^ Levey, Michael (1967), Early Renaissance, Penguin Books {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ National Geographic, 193.
  42. ^ National Geographic, 256-257.
  43. ^ National Geographic, 269.
  44. ^ Habsburg-Ottoman War, 1683-1699
  45. ^ John Morris Roberts (1997), Penguin History of Europe, Penguin Books, ISBN 0-14-026561-9 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ National Geographic, 296.
  47. ^ National Geographic, 338.
  48. ^ Goldie, Mark; Wokler, Robert (2006), The Cambridge History of Eighteenth-Century Political Thought, Cambridge University Press, ISBN 0-521-37422-7 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ Cassirer, Ernst (1979), The Philosophy of the Enlightenment, Princeton University Press, ISBN 0-691-01963-0 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ National Geographic, 255.
  51. ^ Schama, Simon (1989), Citizens: a chronicle of the French revolution, Knopf, ISBN 0-394-55948-7 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ National Geographic, 360.
  53. ^ McEvedy, Colin (1972), The Penguin Atlas of Modern History, Penguin Books, ISBN 0-14-051153-9 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  54. ^ Lyons, Martyn (1994), St. Martin's Press {{citation}}: Burimi ka parametra të panjohur: |unused_data= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Është injoruar "ISBN 0-312-12123-7" (Ndihmë!); Është injoruar "Napoleon Bonaparte and the Legacy of the French Revolution" (Ndihmë!)
  55. ^ Grab, Alexander (2003), Napoleon and the Transformation of Europe (European History in Perspective), Palgrave MacMillan, ISBN 0-33-68275-0 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ National Geographic, 350.
  57. ^ National Geographic, 367.
  58. ^ National Geographic, 371-373.
  59. ^ Davies, Norman (1996), Europe: A History, Oxford University Press, ISBN 0-19-820171-0 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  60. ^ Trevelyan, George Macaulay (1988), A shortened history of Engand, Penguin Books, ISBN 0-14-010241-8 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  61. ^ Beatrice, Webb (1976), History of Trade Unionism, AMS Press, ISBN 0-404-06885-5 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  62. ^ Trevelyan, George Macaulay (1942), English Social History, Longmans, Green {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  63. ^ Strabo Geography 11.1
  64. ^ a b "European Climate". World Book. World Book, Inc. 
  65. ^ United Nations Statistics Division - Countries of Europe

Shiko edhe

Stampa naviguese

ak:Yurop