Italia: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Rreshti 43: | Rreshti 43: | ||
* [[Skeda:Lazio-Bandiera.png|30px]] [[Lacio]], [[Roma]] |
* [[Skeda:Lazio-Bandiera.png|30px]] [[Lacio]], [[Roma]] |
||
* [[Skeda:Abruzzo-Bandiera.png|30px]] [[Abruco]], [[ |
* [[Skeda:Abruzzo-Bandiera.png|30px]] [[Abruco]], [[L'akuila]] |
||
* [[Skeda:Flag of Molise.svg|30px]] [[Molise]], [[Ultësira]] |
* [[Skeda:Flag of Molise.svg|30px]] [[Molise]], [[Ultësira]] |
Versioni i datës 25 nëntor 2010 00:31
Republika Italiane Repubblica italiana | |||||
---|---|---|---|---|---|
| |||||
Vendndodhja e Italisë (e gjelbër e errët)
–
në Europë
(
e gjelbër & gri e errët)
| |||||
Himni Kombëtar | "Il canto degli italiani" (Kënga e italianëve) | ||||
Kryeqyteti | Roma (gjithashtu qyteti më i madh) | ||||
Gjuha zyrtare | Italisht | ||||
Pavarësia | 17 mars 1861 | ||||
Anëtarësimi në OKB | 14 dhjetor 1955 | ||||
Forma e qeverisjes | Republikë Parlamentare | ||||
President | Sergio Mattarella | ||||
Kryeministër | Mario Draghi | ||||
Monedha | Euro (€) (EUR) | ||||
Zona kohore – zakonisht – në verë |
UTC+1 UTC+2 | ||||
Prefiksi telefonik | +39 | ||||
Kodi i internetit | .it | ||||
Kodi ISO 3166-1 | IT |
Itali (italisht : "Repubblica Italiana" ose shkurt : "Italia") është shtet në pjesën jugore të Evropës, në Gadishullin Apenin. Pjesë e këtij vendi janë dhe ishujt në Detin Mesdhe, Sicili dhe Sardenja. Në Alpet e larta në veri të saj gjendet kufiri me Francën, Zvicrën, Austrinë dhe në brigjet e Adriatikut kufizohet nga Sllovenia. Në brendësi të këtij shteti gjenden dy shtete të vogla : Vatikani dhe San Marino
Roma kryeqyteti i Perandorisë Romake është edhe kryeqytet i shtetit të ngritur në bërthamën e perandorisë.
Historia
- Artikulli kryesor Historia e Italisë
Politika
- Artikulli kryesor Sistemi shtetëror
Njësitë administrative
- Artikulli kryesor Njësitë administrative në Itali
Italia ka 20 rajone. Pesë nga këto rajone kanë statusin e një shkalle të autonomisë që u mundëson disa çështje të veçanta. Të gjitha rajonet, Valle d'Aosta, ndahen më tej në dy e më tepër njësi më të vogla të quajtura "provincia".
Njësitë me status autonomie janë të shënuara me shenjën *.
Gjeografia
- Artikulli kryesor Gjeografia e Italisë
Sipërfaqja e përgjithshme e Italisë është 301.230 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 42° 50' V, 12° 50' L dhe 294.020 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7.210 km 2 ujë.
Vija bregdetare e Italisë është 7.600km e gjatë ndërsa kufiri tokësor 1.932,2 km i gjatë.
Klima e Italisë është mesdhetare. Në pjesën veriore alpine dhe atë jugore qendrorë zotëron klima kontinentale.
Pjesa më e madhe e relievit është terren i vrazhdë dhe malor. Përgjatë bregdetit terreni është i ulët dhe i rrafshët. Në Itali shtrihen Alpet dhe Apeninet, kurse ultësira më e rëndësishme është ajo e Lombardisë ku rrjedh lumi Po. Pika më e ulët e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Mesdhe (0 m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4.748 metrave pika e dytë më e lartë e Malit të Bardhë (fr. : Mont Blanc).
Ekonomia
- Artikulli kryesor Ekonomia e Italisë
Për nga zhvillimi ekonomik Italia bën pjesë në 7 shtetet më të industializuara te botës dhe e katërta në Europë. Vendndodhja gjeografike e Italisë është e lidhur ngushtë me detin gjatë tërë historisë së saj, duke ushtruar ndikim të rëndësishëm dhe vendimtar në zhvillimin e saj.
Në truallin e Italisë lind Perandoria Romake, e cila tregoi tërë atë fuqi dhe ndikim në një pjesë të madhe të kontinentit tonë. Shkatërrimi i saj, më vonë edhe copëtimi në shumë shtete të tjera, ekonomisë së Italisë nuk i ka dhënë fuqi unike.
Italia hyn në kategorinë e shteteve të Evropës në të cilët frytet e revolucionit industrial arrijnë vonë, përkatësisht kah mesi i shekullit XIX. Ndërsa në shumë shtete të Evropës fillon të zvogëlohet karakteristika agrare, ekonomia italiane zë vendin parësor. Edhe dy luftërat botërore kanë ndikuar në dobësimin e saj, sidomos ajo e fundit. Pasojat kanë qenë të rënda e kanë arritur në numrin gjithnjë më të madh të papunëve. Industria, e shkatërruar gjithashtu pas Luftës së Dytë Botërore, nuk ka mundur të jepte shumë e në bujqësi ndihej mungesa e tokës së punueshme.
Etapa më e rëndësishme e ekonomisë së Italisë fillon prej vitit 1950. Investimet e kapitalit të huaj, e në radhë të parë i ShBA-së, i kanë mundësuar që shpejt të rritet ekonomia e shtetit. Rritja e investimeve në industri gjithnjë është shtuar, e në fund të dekadës është dyfishuar prodhimi industrial. Viti 1959 për Italinë ishte më i rëndësishmi, kurse dekada e kaluar cilësohet si fenomen i rrallë i përhapjes ekonomike, që është shprehur jo vetëm në rritjen e prodhimit industrial, por edhe në rritjen e eksportit dhe uljen e papunësisë.
Në vitin 1951 kanë qenë të numëruar 4,2 milionë e në vitin 1972 ky numër dyfishohet, duke arritur në 8,1 milionë punëtorë. Derisa vlera e prodhimtarisë industriale në vitin 1951 ka qenë 4,8 miliard dollarë, në vitin 1972 kjo vlerë pesëfishohet, duke arritur në 25,5 miliardë dollarë. Krahas këtyre ecurive, lindin gjigantët industrialë, siç janë : industria e gomave “Pireli", e automobilave "Fiat", e veshjeve "Armani", industria kimike “Monte Catini”, etj. Gjithashtu Italia ka shumë të zhvilluar turizmin. Mirëpo, dallimet ndërmjet Veriut dhe Jugut, që janë shfaqur si pasojë e rrethanave të ndryshme historike, edhe pse ndihet zvogëlimi, ende paraqesin problemin më serioz të shtetit.Në këtë pikëpamje çdo qeveri italiane e ardhur në fuqi ka si parësor zbutjen e këtij niveli ndermjet veriut dhe jugut duke shpalosur politika ekonomike e frymë investuese për jugun. Sot Italia bën pjesë në ato shtete qe ka një marrëdhënie të mirë përsa i përket eksporteve ku me kryesoret përmendim prodhimet industriale si ato të makinave, prodhimeve ushqimore, apo dhe ato të veshjeve. Në lënde të para si minerale apo naftë është e varfër. Që nga 1 janari i vitit 2002 Italia është bërë pjesë e eurozonës, pra bën pjesë ne ato shtete europiane që përdor euron si monedhë. Kjo ka bërë që të lihet pas një histori e gjatë me monedhën e parë liretën.
Demografia
- Artikulli kryesor Demografia e Italisë
Në vitin 2003 Italia ka pasur gjithsej 57.998.353 banorë, dhe dendësi 196 banorë në km2. Pas 6 vitesh arriti nje popullsi prej 60.114.021 banorë, dhe dendësi 199.5 banorë në km2. Italia në pikëpamjen gjuhësore dhe fetare është kryesisht homogjene, por në atë kulturor, ekonomik dhe politik është e larmishme.
Në Evropë është e pesta për nga dendësia e popullsisë (196 b. Në km2). Në Itali nuk ka shumë pakica. Më e madhja është pakica gjermane në Tirolin Jugor, slloven rreth Triestes, shqiptare (arbëresh) në Kalabri e Siçili etj.
Në Itali besimi më i madh është Krishtërimi me mbi 90 % të popullsisë por ka edhe fe të tjera të vogla të cilat janë kryesisht të ardhura nga emigrantët e jashtëm.
Kultura
- Artikulli kryesor Kultura e Italisë
Italia nuk ka ekzistuar si shtet deri më 1861 kur u bashkua. Për shkak të këtij bashkimi të vonuar, dhe autonomisë historike të rajoneve që tani e përbëjnë Gadishullin italian, shumë tradita dhe kultura që tani njihen si italiane mund të dallohen nga rajonet nga kanë ardhur. Me gjithë izolimin shoqëror dhe politik të këtyre rajoneve, dhurimet e Italisë në trashëgiminë kulturore dhe historike të Evropës mbeten shumë të mëdha. Italia është vendi me më së shumti trashëgimi kulturore në UNESCO (41 deri më tani).
Arti
Piktura italiane cilësohet me ngjyra të ngrohta dhe me figura fetare, siç dëshmojnë punimet e Caravaggios dhe Titianit. Piktura italiane ka kryesuar në Evropë për qindra vjet. Artistë të njohur gjatë kësaj kohe përfshijnë Michelangelo, Leonardo da Vinci, Donatello, Botticelli, Fra Angelico, Tintoretto, Bernini, Raphael etj. Më vonë Italia provoi nënshtrim të vazhdueshëm nga fuqi të huaja që shkaktoi zhvendosje të vëmendjes tek çështjet politike, duke çuar deri te humbja e autoritetit artistik të saj në Evropë.
Letërsia
Me bazat e gjuhës italiane moderne të themeluara nga poeti Dante Alighieri, vepra më e madhe e të cilit, Komedia Hyjnore, cilësohet si një ndër veprat më të mëdha të krijuara në Evropë gjatë periudhës mesjetare. Shkrimtarë dhe poetë të famshëm janë: Giovanni Boccaccio, Giacomo Leopardi, Alessandro Manzoni, Torquato Tasso, Ludovico Ariosto, Francesco Petrarca etj. Filozofë të rëndësishëm përfshihen Giordano Bruno, Marsilio Ficino, Niccolò Machiavelli, dhe Giambattista Vico. Figura letrare moderne janë: poeti kombëtar Giosuè Carducci më 1906, shkrimtari realist Grazia Deledda më 1926, autor i teatrit modern Luigi Pirandello më 1936, poetët Salvatore Quasimodo më 1959 dhe Eugenio Montale më 1975, autori teatral Dario Fo më 1997 etj.[1]
Pakicat
Italia ka disa pakica të ndryshme. Ndër veriut janë gjermanisht dhe frengjisht, qëndrore dhe jugore kanë origjinë shqiptare dhe greke.
Burime të dhënash
- ^ "All Nobel Laureates in Literature".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
- Presidenza della Repubblica - (Presidenca)
- Parlamento - (Parlamenti)
- Italia.gov.it (Qeveria)
- Ministero Degli Affari Esteri(Ministria e Punëve të Jashtme)
- Harta (Harta)
- Harta dhe Moti(Harta dhe Moti)
- Harta
Shoqatat kulturore shqiptare në Itali:
- PEPiF mbi shqiptarët në Itali
- Shoqata Vatra (Torino)
- Shoqata Shqiptare Egnatia (Modena)
- USAB - Shoqata e Studenteve Shqiptar ne Bolonje - Unione degli Studenti Albanesi (Bolonje)
- VoxAquila (Parma)
- New Albanian Generation Era (Milano)
- Liga e Shoqatave Shqiptare dhe Arbëreshe në Itali (Rimini)
- Shoqata Studentore Drita (Romë)
- Shoqata Miqizia (Rimini)
- Shoqata DEA (Pisa,)
- Shoqata Iliria (Pesaro)
- Shoqata e Padovës (Padova)
- Së Bashku - Insieme (Trieshtë)
- Shoqata Iliria (Romë)
- Grupi Alboys (Romë)
- Arbitalia - Shtëpia e Arbëreshëve (Cosenza)
- Jemi - Il portale degli Arbëreshë (Italia)
1 Buffon · 2 Zaccardo · 3 Grosso · 4 De Rossi · 5 Cannavaro · 6 Barzagli · 7 Del Piero · 8 Gattuso · 9 Toni · 10 Totti · 11 Gilardino · 12 Peruzzi · 13 Nesta · 14 Amelia · 15 Iaquinta · 16 Camoranesi · 17 Barone · 18 Inzaghi · 19 Zambrotta · 20 Perrotta · 21 Pirlo · 22 Oddo · 23 Materazzi – Trajneri: Lippi
Sporti
Italia është shume e zhvilluar në Futboll .