Nikollë Kaçorri: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 34: Rreshti 34:
== Burimet ==
== Burimet ==
<references />
<references />

{{Ministra të Shqipërisë|
|Zv/Kryeministër
|
|Vitardhja= [[28 mars]] [[1914]]
|Vitikja=[[3 shtator]] [[1914]]
|
}}


[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]

Versioni i datës 30 nëntor 2010 13:40

Stampa:Biografia-Box

Nikoll Kaçorri ishte klerik, politikan dhe atdhetar shqiptar, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Jetëshkrimi

Dom Nikoll Kaçorri u lind në fshatin Krejë, Lurë në vitin 1862. Fshat ky që ndan dy krahina të mëdha: atë të Dibrës dhe Mirditës, dhe si për ironi të dy besimeve fetare që perfaqsoheshin në këto dy krahina[1]. Rridhte nga një familje, babai i së cilës ishte katolik, ndërsa nëna islame.

Falë zgjuarsisë dhe dëshirës për t’u shkolluar, Nikolla i vogël ra në sy t'arkipeshkvit të Durrësit n'atë kohë, imzot Ambrosio, gjatë një vizite në Lurë, i cili u kujdes që ta shkollonte dhe ta bënte meshtar.

Më 1884 mbaroi studimet filozofiko – teologjike për meshtar dhe u shugurua në Shkodër. Ai ishte një personalitet i kishës katolike, sekretar i Arqipeshkëvisë së Durrësit me qendër asokohe në Delmnisht të Kurbinit, ku shërbeu për njëzet vjet, duke patur në administrim edhe kishat dhe famullitë e Kthellës, Selitës dhe Lurës. Pastaj u emërua famullitar në Durrës. Për veprimtarinë frytshme kishtare, Papa i asaj kohe e nderoi me “Kryqin e artë”, “Për Kishë dhe Papë”. Emërohet Ipeshkv. Gjatë 1905 – 1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kundër turqve në Kurbin. Më 1908, Kaçorri mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Në vitin 1909 mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Elbasanit i cili synonte të korigjonte imazhin negativ të kongresit të Dibrës (korrik 1909) të organizuar prej xhonturqve. Veprimtaria atdhetare e imzot Nikollë Kaçorrit, sulltanit iu bë ferrë në sy dhe ai e priste vetëm një shkak sa më të vogël për ta burgosur. Dhe shkaku u gjet, mu në momentin kur ishte përfshirë për një kryengritje të armatosur në gjithë Shqipërinë. Për gjyqin dhe denimin me disa vjet burg dhe gjobë në të holla i referohemi Revistës “Leka”, e cila boton lajme të gazetës “Dielli”[2]. Gazeta “Dielli” e dates 8 Nentor 1911 shkruan:

Me 15 të Dhjetorit u knduen në gjykatore të Durrësit letrat që paten ardh të prishura preji temizit të Stambollit, me 17 vazhdoi gjygji përsëri porë pa lën shum me folë të ndershmin prift atdhetar, dhe pa thirr njeri si dëshmitar. E dënuen përsëri me dy vjet burg e 25 lira gjobe. Avokati mbrojtes, zoti Talib Efendiu nga Gjirokastra kërkoji të zburgosurit e Don Nikoll Kaqorrit, dhe e bâni temiz (apel) për së dyti por gjygji nuk e liroji.”

Dielli nr 89 shkruan,

Nga gazetat e huaja mesuam sihariqin se të ndershmit prift katolik nga Durrësi z. Don Nikoll Kaqorrit ju dha falje preji sulltanit për dënimin që kishte dhën gjykatorja ushtarake. Përgëzojm nga thelbi i zemrës të shkëlqyerin atdhetar dhe i lutemi Zotit t'i falë pas këteji shëndet dhe prehje për të mirën e atdheut.”
Në korrik të vitit 1911 ushtria turke zuni në Shijak rrogtarin e imzot Nikoll Kaqorrit me tri manxerrë e do fishekë e letra poste, që po i qonte në Delbnisht te Arqipeshkvi i Durrësit imzot Bianki. Imzot Nikoll Kaqorri kjé qitë në gjygjin ushtarak e kjé dënue me burg e sidomos për shkak të një letre ku jepte drejtime për një kryengritje kombëtare.”

Në nëntor të vitit 1912, si delegat i Durrësit, mori pjesë në kuvendin e Vlorës dhe firmosi dokumentin e pavarësisë me siglën “Kaçorri”. U zgjodh nënkryetar i qeverisë shqiptare. Ismail Qemali vinte pas një kohë te gjatë mërgimi dhe vinte në nje terren të përgatitur sigurisht nga pjesa e atdhetarëve të shquar të cilët për një ngjarje të tillë të madhe kishin bërë një punë kolosale, dhe në krye të këtyre punëve ishte Dom Nikoll Kaçorri, ku në këtë rast mund të themi pamëdyshje se ky post i rëndësishem iu dha edhe si një lloj shpërblimi per punën qe kishte bërë në përgatitjen e situates se brendeshme perfshire ketu edhe ate te sigurise, për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare[1]. Pas rënies së kësaj qeverie, emigroi jashtë atdheut, ku vazhdoi veprimtarinë e vet politike e patriotike. Pas dështimit të Qeverisë së Ismail Qemalit imzot Nikollë Kaçorri së bashku me Mustafa Krujën, Luigj Gurakuqin, Fahri Gjilanin, Themistokli Germenjin themeloi lidhjen "Për atdheun e për Thronin" për shpëtimin e atdheut nga trazirat e ndryshme antikombëtare. Pas gjithë kësaj së bashku me shumë atdhetarë të tjerë imzot Nikoll Kaçorri emigroi në Austri, ku qëndroi tri vjet në Vjenë derisa vdiq me 29 maj 1917, nga një sëmundje e pashërueshme. Fakti që ai mbajti petkun e meshtarit, mbase u bë shkak që gjatë gjithë regjimit komunist portreti i tij patriotik dhe roli i tij në formimin e shtetit shqiptar u kalua mjaft tangent, duke u eklipsuar nga figura të tjera[1].

Burimet

  1. ^ a b c [1]
  2. ^ Imzot Nikollë Kaçorri - figurë e ndritur e Kombit Shqiptar nga Paul Tedeschini