Bilal Xhaferri: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 89: Rreshti 89:


KAri i madh Pidhi i vogel PQika e madhe ,, etj
KAri i madh Pidhi i vogel PQika e madhe ,, etj

==Te tjera==
* Themelues dhe drejtues i revistes ''[[Krahu i shqiponjës]]'' <ref name=GjSh />
PERTEJ LARGESIVE\
KU U LARGUA NGA SHQIPERIA SHKOUI DREJT SHBA s u mbyt ne menyren me mizore


==Burimi i të dhënave==
==Burimi i të dhënave==

Versioni i datës 13 dhjetor 2010 21:38


Bilal Xhaferri lindi në fshatin NinatKonispolit2 nëntor 1935 dhe vdiq më 14 tetor 1986 në ShBA, ishte shkrimtar i shquar shqiptar.

Biografia

Bilal Xhaferi (nip i dijetarit të shquar Hasan Tahsini) u rrit jetim pa nënë e pa babë.

Ja disa nga datat kryesore të jetës dhe veprimtarisë së tij:

1935, 2 nëntor u lind në fshatin Ninat (Ninati) të Konispolit, në krahinën e Çamërisë.

1943, i vdes e ëma.

1945, i pushkatohet i ati nacionalist antikomunist.

1948, largohet prej vendlindjes.

1948-1952 jeton dhe punon në Sarandë, punëtor krahu, korier poste, etj.

1954-1955 ndjek shkollën shtatëvjeçare natën në fshatin Sukth të Durrësit.

1962-1963 boton poezitë dhe tregimet e para në gazetat “Zëri i Rinisë”, “Drita”, në revistat “Nëntori”, Ylli”, etj.

1966 i botohet vëllimi me tregime “Njerëz të rinj, tokë e lashtë” që pati një sukses jo të zakonshëm.

1967 i botohet vëllimi me poezi “Lirishta e kuqe”, i cili ndalohet nga censura komuniste.

1967 shkruan romanin “Krastakraus” që u botua më 1993, pas vdekjes.

1968 shkruan skenarin për film artistik “Era shtyn mjegullat”.

1968 i hiqet e drejta e botimit, i ndalohen veprat e botuara, internohet në fshatin Hamalle të Durrësit, pasi ishte përjashtuar nga LSHA e Shqipërisë, me preteskin e kritikës që i bëri romanit "Dasma" të I. Kadaresë, u detyrua të arratisej për në SHBA.

1969, 30 gusht, arratiset fshehtazi prej Shqipërisë në Greqi, sepse nga Sigurimi i Shetit i ishte përgatitur dosja për arrestimin dhe burgosjen e tij.

1970, shkon në SHBA, në Boston.

1970-1972 punon në gazetën “Dielli” në Boston, në SHBA.

1972 nga Bostoni dërgon për botim në Ndërmarrjen Botuese “Rilindja”, në Prishtinë, romanin “Ra Berati”.

1974, në tetor, në Çikago të SHBA themelon revistën “Krahu i shqiponjës”, botim i Lidhjes Çame.

1974-1986 drejton, boton dhe redakton revistën “Krahu i shqiponjës”, ku botoi shumë artikuj publicistikë, poezi, tregime, romane, skeçe, vizatime, karikatura, foto artistike, etj. Kjo revistë ishte tribunë e mendimit të lirë që trajtonte vazhdimisht temat e problematikat e çështjes çame, çështjes kombëtare shqiptare, temat rreth diktaturës në Shqipëri e, mbas vitit 1981, më dendur problemet lidhur me Kosovën. Në faqet e revistës Bilali botonte, përveç krijimeve të tij letrare, edhe krijimtari letrare e përkthime të autorëve të tjerë shqiptarë e të huaj. Ai arriti të nxirrte 39 numra të kësaj reviste, në dy gjuhë, ship e anglisht, deri sa vdiq në rrethana të panjohura në 14 tetor të vitit 1986

1975 boton fragmente të romanit “Trotuare të kundërta” në revistën “Krahu i shqiponjës”.

1977 boton fragmente të romanit “Hëna e kantjereve” në revistën “Krahu i shqiponjës”.

1978 e plagosin disa njerëz të panjohur.

1981 digjet redaksia e revistës “Krahu i shqiponjës” ku kishte dorëshkrimet e veprave letrare, studime, kërkime shkencore, përkthime, shënime politike, letra, piktura, fotografi, etj.

1986 sëmuret dhe operohet prej tumorit.

1986, 14 tetor, vdes në spital në Çikago në rrethana të panjohura.

1995, 3 maj, Presidenti i Republikës e dekoroi me medaljen “Martir i demokracisë” (Dekreti 1089) me motivacionin "Për përkushtim si publicist e politikan disident në luftën kundër komunizmit e diktaturës, për aspiratat e tij thellësisht kombëtare e demokratike".

1995, 6 maj, shkrimtari Shefki Hysa, drejtues i OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri" (Komuniteti Kulturor i Çamërisë, në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare inicoi dhe organizoi ceremonialin e rikthimit në Atdhe të eshtrave të poetit, prozatorit dhe publicistit të shquar disident Bilal Xhaferri që tanimë prehet në vendlindje, në Sarandë.

Bilal Xhaferri ishte një shkrimtar i rrënjëve të etnisë në vitet gjashtëdhjetë, kur letërsia shqipe ose lavdëronte idetë e socializmit, ose fitoren në Luftën e Dytë, duke e thjeshtësuar këtë në absolutin ideologjik të përparimit. Në këtë aspekt, Xhaferri duket i vetmuar për kohën, duket i lidhur me letërsinë e paraluftës; po ky tashti të kaluarën nuk e shikon në stilin e himnizimit e të lavdit, si mbështetje për problemet aktuale, po pikërisht duke marrë një qëndrim kërkues e kritik për të kapur esencat krahas situatës kalimtare. Në këtë vështrim, kërkimi letrar i Bilal Xhaferrit në të shkuarën, në rrënjët etnike, nuk bëhet si shpalim dhe fascinim me të kaluarën, po pikërisht si kërkim për të bërë ndërkomunikime të kohëve. (Sabri Hamiti) në "Poeti i nemun: Bilal Xhaferri"

KAri i madh Pidhi i vogel PQika e madhe ,, etj

Burimi i të dhënave


Shih edhe

Lidhje të jashtme