Pëllumbi ilir: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
v r2.5.2) (roboti shtoj: an, bg, ca, cs, cy, da, de, el, en, eo, es, fi, fr, gd, gl, hr, hu, hy, is, it, ja, ka, ko, la, lt, ms, nl, nn, no, pl, pt, ro, ru, sk, sr, sv, tr, uk, vi, zh |
removing interwiki |
||
Rreshti 220: | Rreshti 220: | ||
[[Kategoria:Shpezë]] |
[[Kategoria:Shpezë]] |
||
[[an:Arcánchel]] |
|||
[[bg:Архангел]] |
|||
[[ca:Arcàngel]] |
|||
[[cs:Archanděl]] |
|||
[[cy:Archangel]] |
|||
[[da:Ærkeengel]] |
|||
[[de:Erzengel]] |
|||
[[el:Αρχάγγελος]] |
|||
[[en:Archangel]] |
|||
[[eo:Arkianĝelo]] |
|||
[[es:Arcángel]] |
|||
[[fi:Arkkienkeli]] |
|||
[[fr:Archange]] |
|||
[[gd:Àrd-aingeal]] |
|||
[[gl:Arcanxo]] |
|||
[[hr:Arkanđeo]] |
|||
[[hu:Főangyal]] |
|||
[[hy:Հրեշտակապետեր]] |
|||
[[is:Erkiengill]] |
|||
[[it:Arcangelo]] |
|||
[[ja:大天使]] |
|||
[[ka:მთავარანგელოზი]] |
|||
[[ko:대천사]] |
|||
[[la:Archangelus]] |
|||
[[lt:Arkangelas]] |
|||
[[ms:Malaikat Utama]] |
|||
[[nl:Aartsengel]] |
|||
[[nn:Erkeengel]] |
|||
[[no:Erkeengel]] |
|||
[[pl:Archanioł]] |
|||
[[pt:Arcanjo]] |
|||
[[ro:Arhanghel]] |
|||
[[ru:Архангелы]] |
|||
[[sk:Archanjel]] |
|||
[[sr:Арханђел]] |
|||
[[sv:Ärkeänglar]] |
|||
[[tr:Büyük melekler]] |
|||
[[uk:Архангел]] |
|||
[[vi:Tổng lãnh thiên thần]] |
|||
[[zh:天使長]] |
Versioni i datës 27 dhjetor 2010 02:20
VIZITI FAQET: http://www.123hjemmeside.no/pellumba
Pëllumbi Ilir (Columba Ilyrica; emri i regjistrimit: Archangel, Gimpel; grupi: Pëllumbat me ngjyra; nr. i standardit evropian: 402; madhësia e unazës:07) Bën pjesë në grupin e pëllumbave me ngjyra [1] dhe është ndër pëllumbat më të lashtë të Evropës. Është kultivuar në të gjithë territorin e Ilirisë.
Popujt që u bënë më të njohur në historinë e lashtë të ballkanit janë grekët, ilirët dhe trakët. Ilirët, si trashëgimtarë të pellazgëve, ilirët janë ndër banorët më të lashtë të gadishulit ballkanik. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropogjike ilirët i formuan në vendin e tyre, në pjesën perëndimore të gadishullit të ballkanit, aty ku shkrimtarët antikë i përmendin në veprat e tyre. Problemi i prejardhjes ilirëve me veçoritë e tij gjuhësore e kulturore, ka përbërë një nga synimet më kryesore të ilirologjisë. Rreth këtij problemi janë shfaqur pikëpamje të ndryshme të cilat ndahen në dy teori kryesore: Teoria e cila ilirët i konsideron si banor autokton të ballkanit dhe Teoria e cila ilirët i konsideron si të ardhur në ballkan. Në mesin e teorive që i quajnë ilirët të ardhur në gadishullin ballkanik, ka mospërputhje si përsa i takon vendit nga vijnë, ashtu edhe kohës së ardhjes së tyre. Zbulimet arkiologjike të pas luftës së dytë botërore e vërtetojn autoktonitetin e ilirëve. Teori të shumta pasqyrohen edhe në spjegimin e kulturës ilire, duke e krahasuar me kultura të ndryshme evropiane dhe botërore. Çështja e preardhjes së ilirëve është e reflektuar edhe në përshkrimin e kulteve të tyre, ku gjithashtu është e lidhur ngushtë me lëvizjet apo moslëvizjet e tyre popullore. Kulturën shoqërore dhe artistike, ilirët e zhvilluan në trojet etyre etnike. Arti ilir në periudhën e hershme të hekurit karakterizohet me stilin e tij dekorativ. arti figurativ në iliri u zhvillua më vonë; atë e shohim të përfaqësuar në figura të ndryshe kafshësh të trajtuara në mënyrë të stilizuar si dhe në objekte të tjera, si art dekorativ i ndërthurur me motive gjeometrike. Arti figurativ ilir parahistorik kufizohej kryesisht në punimin me baltë ose në bronz të figurave të kafshëve, të shpendëve të cilët kishin të bëjnë me kultet fetare. Kulti ishte si një shërbesë fetare për nder të një hyjnie që në vehte përmbante ceremoni mistike që bëhet për këtë qëllim. Gjurmët e shumta të kulteve shprehen përmes motiveve të ndryshme, që zbukuronin objektet e veçanta dhe që në mënyrë grafike simbolizonin shpendët, gjarpërin, diellin e të tjera. Kulti ilir i diellit ishte shumë i rëndësishëm. Ky kult diellor tek ilirët shprehej dhe përmes varëseve të ndryshme në formë shpendëve. Një ndër kultet shumë të rendësishëm në jetën ilire ishte ishte pa dyshim kulti i shpendëve i cili paraqitet në shumë figura simbolike të kulturës materiale. Nga kjo del se shpendët kan luajtur një rol të rëndësishëm në simbolikën ilire. Ndër shpendët që më së shpeshi i gjejmë në gërmadhat ilire të njohura deri më tani jan shqiponja dhe pëllumbi. Kulti i këtyre shpendëve është dokumentuar me burime arkeologjike dhe ato të shkruara. Mirëpo, as burimet materiale e as ato të shkruara nuk janë të mjaftueshme për të pasur një pasqyrë të qartë mbi të gjitha aspektet e këtyre kulteve në të gjitha viset ilire. Shpendët si simbole i gjejm shumë heret dhe pa dyshim se jan ndër simbolet e para që njeriu i ka përdorur për përshkrimin e kulteve të besimit fetar. Numri i madhë i paraqitjeve të shpendëve flet për atë që këto simbole kanë ekzistuar në mënyr paralele me kultet dhe simbolet tjera. Kjo është edhe një dëshmi se shpendët kan jetuar në mesin e njerëzve që nga kohët e lashta. Sipas këtyre paraqitjeve të shumta të shpendëve të cilat disa do të shohim më tej, kanë pasur pa dyshim domethënie simbolike, është e qartë se kjo kafshë në religjionin dhe simbolikën e ilirëve ka pasur rol shumë të theksuar. Edhe pse figurat e shpendëve jan të shumta ato nuk mjaftojn për njohjen e kultit të shpendëve. Ky fakt, ndërkaq, nuk guxon të na shtie drejt përfundimit që ilirët nuk e kanë njohur kultin e shpendëve përkatësishtë të shqiponjës dhe pëllumbit të tyre. Edhe burimet e shkruara në periudhat e më vonëshme kanë rëndësi të jashtëzakonshme për arsye se bëjnë të mundur që për kultin e shpendëve te ilirët të njohim disa veçori të rëndësishme të cilat nuk do të mund t'i nxirrnim vetëm nga materiali arkeologjik. Sipas burimeve kishtare shpendët më të rëndësishëm ishin shqiponja dhe pëllumbi ilir i quajtur nga ilirë engjëllesha ilire. Shqiponja mbeti një simbol kombëtar, kurse pëllumbi ilir mbeti një legjend e gjallë. Ngjyrat dominuese tek ilirët ka qen ajo e kuqe dhe e zezë. Ngjyrat e kuqe dhe e zezë pa dyshim daton që nga periudha e vjetër e kulteve ilire.
Të pajisuar me këtë ngjyrë sotë i gjejmë pëllumbin ilir (columba illyrica) dhe insektin ilir (stictoleptura cordigera illyrica) dhe pikëriaht me të njejtën ngjyrë është edhe flamuri kombëtar shqipëtar. Mbi rëndësin e kultit të shpendëve tek parardhësit tonë flet edhe nezir myrta mbi thymologjia e emrit - zeus. Ai mundohet ta spjegoj emrin e perëndiut zeus në mënyra të ndryshme duke i dhënë kuptimin e fjalës shqipe. Citat nga shkrimi: Eshtë emërtimi shqip - zog-u, si emërtim i përgjithshëm për shpendët, shpëzet - zog-u / zogjët - si emrim i cili lidhet me kuptimin e zonit/ zanit / zërit (pasiqë tash na dalin tri forma të emërtimeve, përveçse në dy dialektet e sotme, - zani - gege dhe - zëri - toske). Diftongu - zo - është më i hershmi si emërtim në gegënishten e lashtë, i cili mendoj të jetë emërtim edhe - pie, që mbeti edhe emërtimi për fuqinë mbinatyrore - zoti - tek shqiptarët. Nga epoka ilire përveq pëllumbit ilir kemi edhe disa kafshë dhe barishta të cilat edhe sotë e asaj dite e mbajn emrin e ilirëve. Vlen të përmenden: Deltari ilir (illyrian sheepdog), peshku ilir (squalius illyricus)- ndryshe quhet edhe mëlyshi i zi, kërmilli ilir (campylaea illyrica ), insekti me ngjyra kuq dhe zi -(stictoleptura cordigera illyrica). Masandej emrin ilir mbajn edhe shumë barishta si: iris illyrica, petrorhagia illyrica, knautia illyrica, illyrian thistle, pancratium illyricum, onopordum illyricum etj. Nga gërmadhat ilire jan gjetur shumë figura dhe vizatime shpendësh të cilat mund të jen emitim i pëllumbit ilir - engjëlleshës ilire. Vlen të përmendet pëllumbesha e vuqidollit (vucedolska golubica) e gjetur në vendpunishtën e vuqidollit të quajtur gradac. Vuqidolli është një vendbanim 5 km në afërsi të qytetit vukovar të kroacisë. Është një skulptur e një pëllumbi e gjetur në vitin 1938. Mendohet se është punuar 2000 deri në 3000 vite para lindjes së krishtit. Figura është e ndërtuar në një stil religjioz dhe është një simbol i civilizimit evropian. Pëllumbesha është e gjatë 19,5 cm dhe duket të jet një pëllumb i cili është kultivuar në evrop para 4500 viteve dhe është figura më a vjetër e pëllumbave e gjetur në evrop. Nuk dihet saktësishtë se për cilin pëllumb është fjala, mirpo nga pamja ka ngjashmëri të mëdha me pëllumbin ilir. Vlen të përmendet edhe rrethet e vogla unazore të veshëve (vathët ilir) të gjetura në trebenishte të ohrit. Jan rrethe të vogla veshësh të punuara prej metali (ari) të cilët shërbenin për zbukurimin e veshëve të gruas ilire. Edhe këta zogjë të bukur kan marr emra të ndryshëm, nga pamja e tyre duken se jan një zbukurim dhe emitim i pëllumbit ilir. Figurat e paraqitura në këta vathë jan shumë të ngjashëm me pamjen, ngjyrat dhe përmbajtjen e pëllumbit ilir i cili duket me një qëndrim të lartë të kokës dhe shpina vertikale e cila bashkohet me bishtin ashtu duke mos e humbur vetikalitetin e saj. Duket mjaftë mirë xhufka mbi kokë dhe ngjyrat ari në tër trupin e tyre dhe krahët e zi, kjo është karakteristika kryesore e pëllumbave ilir edhe në ditët e sotit. Në mitologjin popullore sin jë tërësi e miteve të popullit pasqyrohet në mënyr fantastike ndërgjegja e njerëzve të periudhës së më hershme të jetës së popullit tonë. Këto ishin përpjekje për të shpjeguar dukuritë e pakuptueshme të natyrës e të shoqërisë dhe si një nga elementet e çdo feje. Edhe në periudhat e më vonëshme shpendët patën një rëndësi të posaçme dhe gjithashtu i gjejmë në shkrime, këngë popullore, piktura dhe skulptura. Pëllumbi në disa raste paraqitet edhe si një mëkat. Kjo ndëgjohet shpesh nga fjalët popullore se " është gjynah ta mbash pëllumbin". Është mëkat ta kultivosh pëllumbin. Ndoshta kjo mund të jetë një mitologji e lashtë që nga periudha ilire ku pëllumbin ilir e konsideronin si engjëllor.
Pas pushtimit të trojeve ilire nga perandoria romake po thuajse çdo gjë kishte marur një kahje tjetër. Tash më ilirët bënin një jetë të robëruar dhe merreshin vetëm me bujqësi dhe blegtori. Romakët e zbuluan pëllumbin ilir i cili ishte i pa njohur për ta. Pëllumbi kishte xhufkë me maje dhe kishte ngjyra fantastike me shkëlqim metalik të cilat nuk ishin parë deri atëher. Duke parë rëndësin simbolike të këti pëllumbi, romakët e morën dhe e kultivuan më tutje duke ia dhënë emrin columba illiyrica që në shqip don të thotë pëllumbi ilir. Sikurse grekët të cilët i morën dhe i përvetësuan perëndit pellazge si zeusi aferdita, ethina, thetis ari e të tjera të cilat nuk mund të jen perëndi greke pasi keto fjale nuk kane asnje kuptim në greqisht, por në një gjuhë tjetër, gjuhën shqipe. Ashtu edhe romakët e përvetësuan gudinën zana dhe pëllumbin columba illyrica. Pëllumbin ilir e kultivuan më tutje dhe romakët ishin të parët të cilët e shpërndajtën më tutje në evrop dhe azi. Emri i pëllumbit ilir mbeti i pa ndryshuar, por me arritjen e ti në angli dhe gjermani, ata i dhanë emra archangel në angli dhe gimpel në gjermani. Pas përhapjes së krishtenizmit në botë, shumë shpejtë ai ishte përqafuar nga romakët dhe përmes tyre gjithashtu shumë shpejtë deportoj edhe te ilirët. Ndërrimi i besimit i cili në fillim ishte shumë i ngadalshëm sjelli si rezultat edhe ndryshimin e kulteve dhe simboleve të vjetra. Edhe pse ndryshimi ishte i theksuar në legjendat dhe mitet e ilirëve disa nga ato jetonin edhe më tutje. Disa nga ato mite i gjejmë edhe sotë si syri ikeq, perëndesha zana, gjarpëri i shtëpisë, legjenda e shpendëve e të tjera. Pasi krishtenizmi e kishte përfshir teritorin përreth adriatikut, pjesa administrative dhe organizative e popullatvs ishte bërë kisha. Pëllumbi ilir ishte përvetësuar dhe kultivuar në kishat krishtere si një pëllumb engjëllor. Kishat në kosovë datojnë të jenë të ndërtuara rreth viteve 345 pas krishtit. Përqafimin e krishtenizmit nga ilirët e vërteton edhe at nikolle marku në një letë ,kisha e "shen merise" elbasan rreth orthodoksise dhe krishterimit ne kosove. Pjesë nga letra: krishterimi nuk ka qenë vetëm i bizantit, por igjithë viseve nga lindja në perëndim. Dokumentet vërtetojnë…se krishterimi në këto vise është i kohës apostolike si në shqipëri ashtu edhe në kosovë. Qysh në vitin 342 pas krishtit përmendet peshkopata e ulpianës e cila nën administrimin e saj kishte teritorin e dardanisë. Në vitin 535 pas krishtit perandori justinian kishte riorganizuar kishën e lindjes ku bënë pjesë edhe dardania ( kosova e sotme) krijoi një peshkopatë të re që u quajt justiniana e pare e cila e kishte qendrën në hapsirat dardane.
Deri në shekullin e viii krishterimi u administrua sipas kombësive dhe popullatave në mënyrë të pavarur, në bazë të traditës së mëhershme dhe në bazë të kulturës dhe gjuhës së tyre, ku përdorte të njejtën liturgji d.m.th ungjijt, letrat dhe shkrimet e apostujve. Po përsëri perandori justiniani në "novelën cxxxi" ndër të tjera thotë: "dhe shumë i lumuri në këtë kohë, kryepeshkopi i vendlindjes sonë ( bederiana në dardani) dhe që u quajt "justiniana e pare".justiniani është edhe autori i termit "besimi i drejtë" që në greqisht do të thotë orthodoks. Ardhja e sllavëve dhe avarve në ballkan u shoqëruar me luftëra dhe rrënime të reja. Këto hordhi grabitnin dhe plaçkitnin pasurinë e vendasve si dhe pasuritë e kishave dhe të manastireve. Vendasit u tërhoqën maleve. Sllavët gjetën këtu një popullsi kompakte, të formuar shpirtërisht në pjesën më të madhe, pra krishterimi kishte hyrë në ballkan 700 vjet para ardhjes së sllavëve. Sllavët gjetën kisha dhe vendbanime të ndërtuara dhe ato i përvetësuan ashtu siq ishin në mënyr që më von tia ndryshonin format dhe stilet për tia pvrshtatur kulturës së tyre. Sllavët e përvetësuan edhe pëllumbin ilir (engjëlleshën ilire) dhe e kultivuan më utje në oborret e kishave. Këtë e vërtetojn edhe dokumentet kishtare sllave.
mbas rrëzimit të perandorit samuel në vitin 1014 erdhi në fuqi perandori vasil i ii-të i cili ka lënë dokumente të rëndësishme, ku ndër të tjera përmendet administrimi dhe autoriteti që ka patur mbi këto peshkopata, si peshkopata e dibrës, prizerenit, hosnit pranë decanit dhe pejës.
Pas pushtimit serb me stefan nemanjën (viti 1198) në trojet verilindore të shqiptarëve u krijua patrikana e pejës (1217), e cila në aspektin kombëtar u identifikua si kishë e serbëve. Patrikana ortodokse e pejës kërkonte që emrat ti përmbaheshin trajtës në të cilën shkruheshin nga popullsia sllave dhe për këtë arsye shqiptarët filluan të marrin edhe emra të nomenklaturës kishtare sllave. Pasi që pëllumbi ilir kishte një rëndësi të veçant në kulturën ilire, ata vazhduan ta quanin me të njejtin emër engjëllesha ilire, emër të cilën edhe anglezët e përvetësuan duke e quajtur archangel. Fjala archangel përbëhet nga dy fjalë: arch = kryesor= që vjen para gjithë të tjerëve i radhës së parë; që është në krye ose i pari nga rëndësia, i dorës së parë më i rëndësishmi dhe fjalës angel që don të thotë engjëll. Mirpo pëllumbi ilir edhe sotë e mban emrin e vjetër columba illyrica. Pas që dhuna sllave kishte marrë një intenzitet të shtuar vendasit u tërhoqën maleve. Sllavët gjetën këtu një popullsi kompakte, të formuar shpirtërisht në pjesën më të madhe, pra Bujqit të cilët u moren me punimin e tokave u quajtën arëbërës.
Në këtë kohë kemi edhe transformimin gradual të emrit ilir në atë arbëresh që vie nga fjal arëbërës. Pushtimi i tokave arbëreshe, njohu një shkallëzim të ri në kohën e sundimit të mbretit serb, stefan dushanit (1331-1355).
Në vendet e pushtuara feudalët serbë u pajisën me fonde të mëdha tokësore që iu rrëmbyen popullsisë vendase. Klerikët vendas u poshtëruan dhe u persekutuan, fisnikët shpronësohen e burgosen", shkruhet në një relacion të vitit 1332 të kryepeshkopit frëng të tivarit, guljelmi i adës. Pasoja sidomos negative pati pushtimi serb në viset veriore shqiptare e veçanërisht në kosovë, ku sundimi serb zgjati gati dy shekuj. Duke filluar nga shek. Xiii, mbretërit serbë nga dinastia nemanja punuan për ta zhvendosur epiqendrën e shtetit të tyre nga rasha në drejtim të viseve të pasura të kosovës. Qytetet e këtyre të dardanisë, shkodra, prizreni, prishtina e shkupi, u bënë në kohë të ndryshme seli të oborrit serb. Një tjetër qendër e rëndësishme e kosovës, peja, prej mesit të shek. Xiii u kthye në qendër të kishës autoqefale serbe. Duke filluar nga gjysma e dytë e shek. Xiii serbizohen kishat e manastiret e kosovës dhe ndërtohen shumë kisha të reja të cilat u pajisën me fonde të mëdha tokësore. Shtrirja e shtetit serb në drejtim të kosovës u shoqërua edhe me ardhjen këtu të kolonëve të rinj nga territoret e serbisë së mirëfilltë (rashës). Të porsaardhurit populluan fshatrat e braktisura dhe u vendosën në pronat e përvetësuara rishtazi nga feudalët apo kishat e manastiret serbe. Krahas kolonizimit, mbretërit serbë, e në veçanti car stefan dushani, zbatuan një politikë që synonte asimilimin e popullsive shqiptare të viseve të pushtuara. Pas që klerikët shqiptar poshtërohen e largohen nga kishat e tyre, klerikët serb hyn në kishat tona duke i përvetësuar dhe serbiazuar. Aty gjetën edhe disa lloje të pëllumbave deri më tani të panjohur për ta të cilët e quajtvn ashtu sikurse edhe vendasit engjëllesha ilire (ilirski angel) apo pëllumbin ilir (ilirski golub) të cilën e kultivuan edhe më tutje. Kishat për të cilat dihet se e kultivuan pëllumbin ilir ishin manastiri deçanit, greçanicës, banjskës, kryeëngjëllit, manastiri i hilandarit në malin athos e krahas tyre më të njohurat ishin peshkopatat e pejës, prizrenit etj., Këtu kemi edhe një dokument të vitit 1349 i cili e vërteton prezencën dhe kultivimin e pëllumbave ilir (engjëlleshën ilire) në oborrin e patrikanës së pejës. Gruja e mbretit uroshi i pare, jellena anzujska në oborr kultivon pëllumba të cilët jan me xhufkë dhe shumë të bukur. Kjo e vërteton prezencën e pëllumbit ilir. Edhe gjatë kohës së sundimit turk serbët vazhduan ta mbanin këtë lloj pëllumbi i cili ishte me xhufkë, por ende e mbante emrin engjëllesha ilire. Turqit e quanin "fesli" që do me than kapuçali (xhufkali). Këtu kemi disa përshkrime të pëllumbave ilir nga burimet e kishës ortodokse serbe të cilët pushtuesit i quanin pëllumba metalik me xhufkë. Pëllumbat e races "demir" nga turqishtja që në shqip don të thotë (hekur- metal) - ishte një prej llojeve të fluturuesve. Ata e përshkruanin si një pëllumb i fuqishëm me një trup të mesëm dhe me kokë të madhe dhe ngjyra e sqepit pothuajse është e ngjashme me ngjyrën e trupit. Pjes të dokumentacionit të prof. Brane todorovici botuar në vitin 1924. Pjesa e dytë e dokumenteve jan nga andre dhe ernesta biheli dhe pjesën finale e dha jovan martinovici "martin"). Kemi edhe disa shkrime tjera si një vërtetim i egzistencës së këti pëllumbi në Dardani - Kosovë. Pjes nga libri: "istorija srpskog visokoletaca" autora ing. Jovana martinovica.
Në vitin 1256. - sipas shkrimeve të vjetra disa pëllumba jan dhuruar nga oborri i mbretit urosh, shkollës fillore në brnjac (regjsistri i arkivës së peshkpëve danila dhe zitije jelenino).
Në vitin 1346. - nxënësit e shkollës fillore brnjaci kan shkuar për vizit në peshkopata e pejës dhe kan sjellur me vete disa pëllumba të llojit engjëllor.
Në vitin 1372. - stefan lazarevici i cili në oborrin e ti kishte pëllumba të bardhë me xhufkë i sjelli nga peshkopata e pejës, dy pëllumba të zi të llojit engjëllor. Sipas legjendës pëllumbat e bardhë kan sjellur lajme të mira, kurse pëllumbat e zi, lajme të kqia. Në vitin 1427. - sipas shkrimeve të vjetra, stefana lazarevici, pëllumbat e zi të tipit engjëllor i kishte lënë në beograd, kurse pëllumbat e bardhë i kishte marr me vete në dubrovnik.
Në vitin 1683 - 1699. - një pjes e këtyre pëllumbave të zi jan bartur nga beogradi për në vojvodin dhe hungari.
Në vitin 1945 - 1956. - prej andres pëllumbat engjëllor i kan bler edhe shumë qytetar nga beogradi.
Kjo ishte via me të cilën është munduar të ruhet pamja e jashtme e pëllumbave të zi (pëllumbave engjëllor). Ky lloj pëllumbi ka një fluturim të lehtë dhe të gjerë dhe kan një temperament të madhë. Vërtetimin e egzistencës së lashtë të pëllumbit ilir e bëri edhe arkeologu anglez Arthur John Evans (1851-1941)i cili në vitin 1884 ia dërgoj një letër një pëllumbmbajtësi nga Beogradi, Djoka Djordjevic (Gjaka Gjorgjeviq) të cilit ndër të tjera i shkruajti: Nëse i kërkoni stërgjyeshit e pëllumbave që ju i kultivoni ata mund ti gjeni në Pejë të cilët e pashë gjatë një vizite pune.
Pllumbi ilir është ruajtur deri në ditët e sotme në një origjinalitet si për nga forma ashtu edhe për nga pamja e jashtëme dhe ngjyrat. Ka një shkëlqim metalik të puplave në gjthë trupin që të bënë përshtypjen e puplave të Gjelit. Shkëlqimi i puplave reflekton me ngjyra të gjelbërta dhe vjollce.
Emrat të cilët njihen janë : emri origjinal nga gjuha latine; columba illyrica, archangel, gimpel, pëllumbi ilir etj,
Është stërgjyshi i shumë pëllumbave të evropës duke e kryqëzuar me pëllumba të ndryshëm për ti marrë ngjyrat dhe xhufkën e mprehtë.
Standardi i Evropës - 2008
Ndërtimi trupor
Ka një pamje të shtërnguar natyror, i hollë, elegant dhe shumë lëvizës.
Përshkrimi i racës
Standardi
Është i hollë, i fuqishëm dhe ka një ballë koke të rrafshët. Ka madhësi mesatare, diku rreth 33 deri 34 centimetra dhe është i ngritur dhe elegant. Xhufkën e ka të mprehtë (maje) dhe pupulat fillojnë të mblidhen nga të dy anët e mbrapa kokës duke e krijuar majen e xhufkës e cila përfundon mbi horizontin e kokës. I njëjti përshkrim vlenë dhe për pëllumbin pa xhufkë, vetëm se te ky lloj pëllumbi në vend të xhufkës pupulat lëshohen drejtë qafës sikuse te çdo pëllumb pa xhufkë.
- sytë i ka të theksuar dhe ngjyrë portokalli;
- sqepi është i mesëm dhe ka ngjyrë të lëkure – të verdhë në të bardhë dhe se pjesa e fundit e majes është më e errët;
- qafën e ka të gjatë dhe të hollë,të ngritur lartë dhe me një eleganc specifike;
- gjoksi është i gjerë dhe i hedhur para;
- shpina është e rrafshët dhe e pjerrtë deri te bishti.
- ka krahë të gjatë dhe të qëndrueshëm të cilët qëndrojnë mbi bishtin e tij;
- bishti vazhdon nga vija e shpinës dhe numëron 12 pupla (penda) të gjata dhe të gjera.
- këmbët i ka të mesme dhe pa pupla;
- ngjyrat e puplave të tij janë: të bronzta të hapura (ari) apo të remta (bakri) dhe me krih me ngjyrë të mbyllur;
Gabime eventuale
Kur ka një trup të dobët apo të shkurtë, kur e ka sqepin e shkurtë, kur xhufkën e ka të gjerë dhe kur nuk ka shkëlqim metalik në gjithë trupin.
Lidhje të jashtme
Shiqo video:
http://www.youtube.com/watch?v=FstZuH3cZ1o
http://www.youtube.com/watch?v=5Me88qplK4o
http://www.youtube.com/watch?v=V8QQE4tj4bU&feature=related
- Standardi i Evropës - dokumenti i datuar me 01.04.2008: Mbi racat e pëllumbave.
- Handbuch Der Taubenrassen :Dien taubenrassen der Welt:1994,[1] - Libër mbi pëllumbat
Referencat
Burimet
- Përshkrimi: Gimpel (pëllumbat me ngjyra) nr.:ABB163,[2][3]
- Gimpel: [4], [5]
- Archangel: [6]
- Racat e pëllumbave:[7]
- Racat e pëllumbave:, zeichnis%20der%20RassetaubenApril%20DEF%202008.pdf
Zogjtë fatidikë:
Gjurmime albanologjike”, 1/1971, Prishtinë; Çabej Eqrem, “Studime gjuhësore-V”, Prishtinë 1975; “Lirika Popullore-I”, Tiranë 1988
http://www.truveo.com/Illyrian-Sheepdog-or-Shar-Mountain-Dog/id/144922394 - Qeni ilir
Perëndesha Zana e pëvetësuar nga Romaket.- Greske og romerske og illyriske gudar – Zana: http://www.geocities.com/anedregaard/gresk/grmytz.html
Enver Gashi Studiues i pëllumbave