Kanadaja: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.5.2) (roboti shtoj: rw:Kanada
v r2.7.1) (roboti shtoj: rn:Kanada
Rreshti 242: Rreshti 242:
[[rm:Canada]]
[[rm:Canada]]
[[rmy:Kanada]]
[[rmy:Kanada]]
[[rn:Kanada]]
[[ro:Canada]]
[[ro:Canada]]
[[roa-rup:Canada]]
[[roa-rup:Canada]]

Versioni i datës 1 janar 2011 09:44

Canada
Emblema - Kanadaja
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: A mari usque ad mare
(Lat.: Nga deti në det)
Vendndodhja - Kanadaja
Vendndodhja - Kanadaja

Kanada është shtet në kontinentin e Amerikës Veriore. Kryeqyteti i saj është Ottawa.


Historia

Ndërsa traditat e aborigjenëve ishte që banorët e hershëm kishin trashëguar pjesë te Kanada-së që nga agu i kohës, studimet e arkeologjistëve tregojnë prezencen njerëzore në veri Yukon rreth 26,000 vjet më parë, dhe në jug të Ontario rreth 9,500 vjet më para. Evropianët e parë erdhën kur Vikingët u vendosën përkohësisht në L'Anse aux Meadows pas vdekjes së Krishtit. Evropianët e ardhshëm që eksploruan bregdetin e Kanada-së Atlantike ishin John Cabot në 1497 dhe Martin Frobisher në 1576 nga Anglia, dhe Jacques Cartier në 1534 dhe Samuel de Champlain në 1603 nga Franca. Ligjet e para të përhershme europiane u themeluan nga francezët në Port Royal ne 1605 dhe Quebec City në 1608, dhe nga britaniket në Newfoundland rreth 1610. Eksploruesit europian sollën sëmundjet europiane, të cilat u përhapën në mënyrë të shpejtë midis aborigjenëve, gjë e cila solli uljen e popullsisë aborigjene.

Politika

Gjeografia

Kanadaja, së bashku me Alaskën, zë pjesën veriore të Amerikës së Veriut, pas Rusisë, është vendi më i madh në botë për nga sipërfaqja. Në jug dhe në veriperëndim kufizohet me SHBA dhe në tri anë laget nga deti: oqeani Paqësor në perëndim, oqeani i Ngrirë Arktik në veri dhe oqeani Atlantik në lindje.

Territori i Kanadasë mund të ndahet në tri zona. Në verilindje gjejmë zonën me male të vjetër, të sheshuar nga erozioni, e cila quhet Mburojë Kanadeze. Në zonën qendrore, përreth gjirit të Hudsonit, shtrihet zona e sheshtë e Ultësirave Qendrore. Në perëndim ngrihen vargmalet e Brigjeve dhe malet Shkëmborë.

Kanadaja është e rrethuar nga ishuj të shumtë, sidomos në veri të vendit, që shtyhen deri pranë Polit të Veriut. Në lindje, në Atlantik, ndodhet ishulli më i madh: ishulli Toka e Veriut. Në perëndim brigjet janë shkëmbore, me fjorde të thellë.

Lumenj të shumtë e përshkojnë Kanadanë, shumica derdhen në veri dhe janë të ngrirë në shumicën e kohës. San Lorenci buron nga liqeni Ontario dhe derdhet në Atlantik. Ky lumë lidh oqeanin me pesë Liqenet e Mëdhenj.

Në Kanada në veri ndodhen plot 250 mijë liqene. Më kryesorët janë: Liqeni i Sipërm, Huron, Eire, Miçigan dhe Ontario, që përbëjnë, në jug, një pjesë të kufirit me SHBA.

Kanadaja ka klimë të ftohtë dhe mbulohet nga pyjet. Më të përhapur janë pisha e bardhë dhe sidomos, panja e sheqerit, simbol i njohur i vendit: gjethja e saj është edhe në flamurin kanadez. Ultësira Qendrore përbëhen nga prerí të gjera.

Ekonomia

Ekonomia e shtetit Sot Kanadaja është një ndër shtatë vendet më të industrializuara të botës. Zhvillimi i saj ekonomik i përket kohëve të vona dhe ka ndodhur në sajë të lidhjeve të ngushta me ekonominë e SHBA. U zgjerua sektori industrial (siderurgji dhe metalurgji) dhe industria minerare. Nëntoka e Kanadasë është e pasur me ar, argjend, hekur, nikel, amiant, uranium dhe burime energjetike (qymyr, gaz natyror dhe naftë). Sektori industrial i teknologjisë së lartë (informatika, elektronika, bioteknologjitë, telekomunikacioni) dhe përpunimi i drurit ka bërë përparime të mëdha. Kanadaja prodhon 30% të letrës që përdorin gazetat në të gjithë botën. Vetëm një pjesë fare e vogël e tokës (rreth 10%) përdoret nga bujqësia. Mbillet gruri (prodhues kryesor në botë), elbi dhe tërshëra. Kanadaja, Meksika dhe SHBA kanë krijuar NAFTA-n (North American Free Trade Agreement), një bashkim që i ka forcuar marrëdhëniet e tyre tregtare.

Demografia

Demografia e shtetit Kanadaja banohet thuajse tërësisht nga popullsia e bardhë, e formuar nga pasardhësit e kolonizatorëve evropianë. Sot, mbi 60 % e popullsisë flet anglisht, rreth 24% frëngjisht (Kubek). Grupe të tjera përbëhen nga italianë, gjermanë dhe holandezë. Kohët e fundit janë shpërngulur edhe shumë shqiptarë. Niveli i jetesës së kanadezëve është shumë i lartë dhe janë mjaft të zhvilluara shërbimet sociale. Popullsia e dikurshme vendase, lëkurëkuqtë dhe eskimezët, jetojnë të mënjanuar dhe përbëjnë 0.5 milionë banorë. Rajoni lindor, sidomos zona e Liqeneve të Mëdhenj në kufi me SHBA është pjesa më e populluar e Kanadasë, ku ndodhen edhe qytetet më të rëndësishme. Në pjesën tjetër të vendit, zona të gjera janë pak të ose aspak të populluara. Qyetet kryesore janë: Otava (340.000 banorë) kryeqyteti federal, Monteral (1.100.000 banorë), Toronto (2.800.000 banorë) dhe Vankuver (600.000 banorë).

Kultura

Kanada është një vend mërgimtarësh (emigrantëve) dhe kultura e sajë është një mikro mozaik i kulturës botërore. Në këtë mozaik kanadezë edhe kultura e krijuar mbi themelet shqiptare ka arritur të zhvillohet në një shkallë organizimi shoqërorë në bashkësi kulturore. Për zhvillimin e më tutjeshëm të kësaj kultre përkujdesen organizata e bashkësi të ndryshme shoqërore shqiptare dhe kandeze që në gjirin e vetë kanë shqiptarë dhe fëmijt e tyre me shtetësi kanadeze dhe pjestarë tjerë të kësaj shtetësie.

Si elemente të kësaj kulture është edhe shkolla shqipe "Nënë Tereza" në Montreal, themelar më 19 Janar 2002 nga Bashkësia Shqiptare e Kubekut ne Montreal

Të tjera

  • Gjuha

Kanadaja ka dy gjuhë zyrtare, anglishten dhe frengjishten, prej 59.7% dhe 23.2% e popullsisë perkatesisht. Kjo e bën Kanadanë një shtet bilingual.

  • Himni Kanadez

O Canada! Our home and native land! True patriot love in all thy sons command.

With glowing hearts we see thee rise, The True North strong and free!

From far and wide, O Canada, we stand on guard for thee.

God keep our land glorious and free! O Canada, we stand on guard for thee.

O Canada, we stand on guard for thee.


  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

Shiko dhe këtë

 Commons: Kanadaja – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Shoqatat tjera, kulturore shqiptare në Kanadë

Faqe informative