Johannes Brahms: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v robot Modifying: zh:勃拉姆斯
Rreshti 57: Rreshti 57:
[[tr:Johannes Brahms]]
[[tr:Johannes Brahms]]
[[vi:Johannes Brahms]]
[[vi:Johannes Brahms]]
[[zh:约翰内斯·勃拉姆斯]]
[[zh:勃拉姆斯]]

Versioni i datës 25 gusht 2006 21:43

Johannes Brahms (lindi 7 maj 1833 Hamburg Gjermani; vdiq 3 prill 1897 Vjenë, Austri)


Nga shume kritike është cilesuar si nje nga kompozitoret me te mire gjermane te shekullit. Per shume njohes te muzikes ai ishte pasardhesi i Ludwig van Beethoven, ndersa sinfonia e tij e pare u perkufizua nga Prima Hans fon Bylov si Sinfonia Xte e Beethoven.

Johannes Brahms lindi ne Hamburg te Gjermanise me 7 maj te vitit 1833 dhe ishte femija i trete ne familje. Babai i tij, ishte nje muzikant i afte qe interpreton ne flaut, violine dhe kontrabass, i dha mesimet e para per muzike duke e njohur me notat. Johannes ishte mjaft i lidhur me nenen e tij, dashuri e cila e forcua akoma me shume pas ndarjes se prinderve. Respekti ndaj familjes do te ishte aq i madh sa qe edhe pas vdekjes te se atit ai do te kujdesej per njerken e tij. Pervec nje shkolle mjaft te mire babai vendosi qe ai te ndiqte disa kurse per piano ne menyre qe net e ardhmen te ishte nje artist sa me i plote. Ne moshe pak me te rritur Brahms studioi teori e kompozicion. Ne moshen 10 vjecare Johannes habiste kedo qe e degjonte te interprettonte. Behej fjale per nje gjeni i cili fale aftesive qe zoteronte mundi te jepte koncertin e pare kur ishte vetem 10 vjec. Ne moshen 13 vjecare ndihmonte me te ardhura familjen duke interpretuar neper lokale te ndryshme te Hamburg-ut.

Ne vitin 1853 u njoh me artistin e madh Joszef Joachim me te cilin do ta lidhte nje miqesi e ngushte. Nga Joachim ai u njoh me Robert Schuman. Miqesia me Schuman dhe pasioni per Clara Schuman, 14 vjet me e madhe se ai, nuk e braktisen asnjehere. Kur Brahms asistoi per here te pare ne nje koncert te maestro Listz e zuri gjumi e megjithate ata u bene miq dhe zhvilluan nje turne se bashku. Pas ishte i pranishem ne disa koncerte, ne faqet e “Noje Cajtscrift fyr Muzik”, Shuman nuk hezitoi te cilesonte Brahms-in si nje gjeni te muzikes.Pas disa kohesh ne Duseldorf, ne vitin 1857, me transferimin e Klara Shuman ne Berlin, Brahms u zhvendos ne Hamburg ku pervec kompozimeve merrej me drejtimin e nje korri femrash.

Ne vitet e rinise nje nga kohekalimet me te parapelqyera te Brahms, ishin shetitjet e gjata neper parqe. Pervoja si drejtues korri i sherbeu kur shkoi ne Detmold e me pas ne Singakademi te Vjenes. Megjithse mjaft i njohur si pianist ai nuk kishte fituar fame si kompozitor ndersa te ardhurat e tij me sa duket nuk ishin te mjaftueshme duke qene se pas punes si drejtues korri thuhet se fshieheshin shuma te majme parashe. Historia e tij prej beqari lidhet me mosqenien nje kompozitor per opera nepermjet nje batute te thene nga vete Brahms qe ka pohuar: «Per mua te shkruash nje opera është po aq e veshtire sa martesa por me shume mundesi pas nje pervoje te pare do ti pervishesha punes per nje te dyte... Shpresat e Johanes Brahms ishin tek karriera, ai deshironte nje vend pune ne dhe shpresat qe kjo deshire e tij te behej realitet u rriten nga vleresimet e medha qe mori per dy serenatat orkestrale, Variacionet e Handel ne piano dhe kuartetet e pianos.

Ne 1862 kur priste lajme per nje vend pune ne Hamburg, Brahms mori nje oferte per te qene drejtor i “Akademise se Muzikes ne Vjene”. Gjate kesaj kohe, takohet me Wagner, por qendrimet e tyre te kunderta bene te mundur qe midis tyre te mos ekzistonte asnje lloj lloj miqesie. Pervec koncerteve personale, kompozitori gjerman ka zhvilluar te turne te shumta ne Evropen veriore dhe ate qendrore si dhe filloi te jape mesime pianoje. Qendrimi ne Austri e frymezoi ne krijimin e perlave te tjera muzikore per te cilat ai u tregua shume i ngathet kur flitej per ti vene ne skene. Megjithate vleresimet qe mori dhe ashuria per kryqytetin austriak, beneqe ne vitin 1868 te vendoste qe te qendronte perfundimisht ne Vjene.

Deshira e Brahms per te pasur nje pozite zyrtare u plotesua serish ne 1872 deri ne vitin 1873, kohe gjate se ciles punoi si drejtor i “Vienna Geselshaftskoncerte” por impenjimet e punes nuk e lejonin te realizonte deri ne fund deshiren e tij me te madhe, qe ishte kompozimi. Rekuiemi Gjerman kompozuar ne vitin 1869 dhe Variacionet e Shen Anton Korales ne vitin 1873, i siguruan atij jo vetem fame nderkombetare por edhe siguri financiare. Ne 20 vitet e fundit te jetes vendsoi ti kushtohej kompozimit me kohe te plote duke realizuar. 3 sinfoni ku spikaten “Koncert per violine”, “Koncert n. 2 per piano”.

Ne vitet e fundit te jetes Brahms kompozon nje sere kryeveprash, si Simfonine e pare e te dyte dhe koncertin per violine. Ne vitin 1885 kompozon simfonine e katert. Pese vjet me vone nuk kompozoi me, por vazhdoi arranxhimet e pjeseve te tij instrumentale, i frymezuar nga klarinetisti Richard Muhlfeld. Menjehere pas vdekjes se Clara Schuman, Johanes Brahms ndahet nga jeta, nga semundja e kancerit, me 3 prill te vitit 1897, ne moshen 63 vjecare dhe u varros ne varrezat e Viens aty ku prehen muzikante e tjere me emer. Estetika e Brahms – cka e ben ate nje nga muzikante me te medhenj te shekullit te XIX- shkrihet ne nje miks formash klassike te mebështëtur mbi nje njohuri te madhe polifonice, dhe nje shpirt romantik.