Tepelena: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 79.106.109.68 (diskutimet) në versionin e fundit nga Tfts.
No edit summary
Rreshti 2: Rreshti 2:
| EMRI = Tepelena
| EMRI = Tepelena
| EMRIIPASHQUAJTUR = Tepelenës
| EMRIIPASHQUAJTUR = Tepelenës
| lat_deg =
| FOTO =
| lat_min =
| lat_deg = 40
| lat_min = 17
| lat_sec =
| lat_sec =
| lon_deg =
| lon_deg = 20
| lon_min =
| lon_min = 01
| lon_sec =
| lon_sec =
| SIPERFAQJA =
| SIPERFAQJA =
Rreshti 18: Rreshti 19:
| KRYETARI = Sevo Miçi
| KRYETARI = Sevo Miçi
| PARTIA = PD
| PARTIA = PD
| SKEDA_EMBLEMA = s'ka
| SKEDA_EMBLEMA =
| IATA = TIA
| IATA = TIA
| AEROPORTI = [[Aeroporti Nënë Tereza|Nënë Tereza]]
| AEROPORTI = [[Aeroporti Nënë Tereza|Nënë Tereza]]

Versioni i datës 2 prill 2011 21:58

Stampa:Qytet në Shqipëri Tepelena është qytet dhe kryeqendër e rrethit me të njëjtin emër në jug të Shqiperisë dhe ka nje sipërfaqe prej 817 km2. Tepelena ka një popullsi rreth 55 mije banore (2005) e cila jeton ne dy qytetet Tepelene e Memaliaj dhe ne fshat, ne tete komuna me 35 mije banore. Rrethi perfshin pjese nga krahinat etnografike te Kurveleshit, Lopesit, Rrezes, Dervenit, Buzit e Krahesit, ku seicila shquhet për larmine e traditave, kengeve, valleve e kostumeve.

Ne kete rreth, fale pozicionit gjeografik, ka pasur shume qendra te banuara, si vende banimi te hapura ne rajonet Dragoti, Beçishti, Damësi, ashtu dhe vendbanime te fortifikuara me mure masive.

Historik

Në shekujt pas K. u vu re një ndërprerje e veprimtarisë fortifikuese, që përkon me të ashtequajturen "paqe romake" (Pax Romana), por më tej për të përballuar dyndjet e barbarëve dhe lëvizjet e brendshme ndërtimet u gjallëruan. Në këtë periudhë të vonë antike në Tepelenë u zhvilluan ndërtime në pika kyçe, në qytet dhe në nyjet rrugore. Historianët trajtojnë si të kësaj periudhe punimet ne Kalivaç, Zharrë, Qesarat (ku janë gjetur qypa, gdhendje mermeri e mbeturina te nje banje antike)... Tepelena është një vendbanim i hershem që lidhet me ndërtimin e një keshtjelle në shek IV-VI, të ngritur në këtë pikë strategjike në kryqëzimin e rrugëve të Vjosës, grykës së Këlcyres, Drinosit dhe Mallakastrës.

Ne lashtësi, Tepelena bënte pjesë në trevën e Kaonisë. Zona e Buzit lidhej me ilirët e Antipatresë (Beratit), Krahësi me Bylynët (Mallakastër) dhe Lopesi me Amantinët (Plloca e Vlorës). Në fundin e shekullit të 9-te, Tepelena hyn në Themën e Nikopojës pastaj në Despotatin e Epirit. Nga fundi i shekullit të 14-të, filloi depërtimi i turqve në Shqipërinë e Jugut. Ky pushtim, përpjekjet për rregjistrimin e popullsisë dhe për ndryshimet e fesë së krishtere iu kundërshtuan me armë në dorë.

Në vitin 1492 ndaloi në Tepelene për 24 dite, ekspedita ndëshkimore e sulltan Bajazitit të II. Në shekullin e XVI, Tepelena bënte pjesë në sanxhakun e Vlorës. Nga fundi i këtij shekulli, filloi islamizimi masiv duke bërë kërdinë në lëmin e taksave dhe në jetën shoqërore.

Poshtë kështjellës rruhen gjurmë të një ure të madhe, pjesa e parë me harqe të shekullit të dytë. Pesë fazat e tjera janë ngritur nga shekulli VI deri XIX. Ajo u shkaterrua nga pushtuesit Osman në 1492. Në shekullin XVII Tepelena kishte 250 shtepi. Me 1789 Tepelenën e shtiu në dore Ali Tepelena, nga ku mori dhe llagapin. Kalaja aktuale u rindërtua prej tij më 1819 me nje sipërfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri më 1820 ka qënë rezidenca e dytë e Pashasë. Kalaja e ndërtuar nga Ali Pasha për të rrethuar sarajet e tij është monumenti më i rëndësishëm në Tepelenë. Me sipërfaqe 4.5 hektarë, ajo u ndërtua në vitin 1819. Nëse hidhet vështrimin mbi Vjosë nga Kalaja do shohësh një urë këmbësore mbi lumë, e cila mbështetet mbi shtylla mjaft të vjetra prej guri. Ura origjinale u ndërtua nga Ali Pasha si një dhuratë për qytetin. Ura mund të kalohet duke ju çuar në fshatin Beçisht, vendlindja e Ali Pashës. Mbeturinat e shtëpisë së tij mund të shihen dhe sot dhe çdo banor mund t’jua tregojë ato.

Më 1918 u krijua Klubi Atdhetar "Bashkimi" me pjesmarrjen aktive të patriotit Avni Rustemi, që në atë periudhë ishte mesues në Tepelenë.

Ekonomia

Politika

Shiko dhe këtu

Lidhje të jashtme