Rrethi i Librazhdit: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.1) (roboti shtoj: mk:Либражд (округ)
Rreshti 42: Rreshti 42:

Rrethi I Librazhdit është krijuar si njësi administrative në vitin 1958. Sot bën pjesë në Qarkun e Elbasanit. Qendra administrative është qyteti i Librazhdit. Rrethi i Librazhdit përbëhet nga 2 bashki dhe 9 komuna të cilat u krijuan pas riorganizimit të pushtetit lokal në vitin 1992. Bashkitë dhe komunat e Rrethit të Lbrazhdit janë:

*[[Bashkia Librazhd]]
*Bashkia [[Librazhdi]]
*[[Bashkia Përrenjas]]
*Bashkia [[Prrenjasi]]
*[[Komuna Hotolisht]]
*[[Komuna Hotolisht]]
*[[Komuna Lunk]]
*[[Komuna Lunik]]
*[[Komuna Orenjë]]
*[[Komuna Orenjë]]
*[[Komuna Polis]]
*[[Komuna Polis]]
Rreshti 54: Rreshti 54:
*[[Komuna Stravaj]]
*[[Komuna Stravaj]]

Popullsia : Popullsia e Librazhdit përgjithsisht paraqitet autoktone. Më 1 janar 1998 ajo arriti në 82.411 banorë edhe rreth 18.203 familje. Në qytetet Librazhd e Përrenjas banojnë rreth 27.963 banorë ose 29.7 % e popullsisë kurse pjesa tjetër banon në fshat. Librazhdi ka një moshë mesatare te popullsisë e cila është 48 vjeç.

== Arsimi ==
== Arsimi ==

Versioni i datës 9 prill 2011 18:42

Stampa:Rrethi Rrethi i Librazhdit është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi i Librazhdit ka 84.000 banorë (sipas 2004), një sipërfaqe prej 1.102 km2 dhe kryeqendër Librazhdin.

Kufizohet në veri me rrethet Bulqizë dhe Tiranë në perëndim me Rrethin e Elbasanit, në jug me Rrethin e Gramshit, në juglindje me Rrethin e Pgradecit dhe në lindje me shtetin e Maqedonisë. Librazhdi ka një gjatësi kufitare prej 42km dhe ka tërësisht një reliev kodrinoro-malor. Relievin e bëjnë më të larmishëm fushgropat si ajo e Domosdovës në Përrenjas dhe ajo e Studnës me atë të Letmit. Lartësia maksimale mbi nivelin e detit është 2253 m në majën e Kuqe të malit Shebenik.

Klima

Pozita gjeografike, konfiguracioni i relievit, lartësia absolute mbi nivelin e detit dhe largësia nga deti Adriatik ka mundësuar natyrën kontinentale të klimës e cila duket në dimrin e ftohtë e të lagësht dhe në verën e shkurtër, të nxehtë e të thatë. Temperatura mesatare vjetore është 13.4 grade Celsius,temperatura max. e regjistruar është 40.7 grade Celsius më 14 shtator 1957 dhe temperatura minimale është regjistruar në vitin 1968 e cila ishte -15.7 grade celsius.

Flora

1857 lloje bimesh spontane, enëzore, të cilat përfaqësojnë 58 % të florës e Shqiptare ose 16 % të florës së Europës e renditin Librazhdin në një ndër rrethet më të pasura të vendit me bimë të llojeve të ndryshme. Gjënden të gjitha katet bimore dhe mbulesa bimore zë rreth 72 % të territorit të Rrethit të Librazhdit.

Ndarja administrative

Rrethi I Librazhdit është krijuar si njësi administrative në vitin 1958. Sot bën pjesë në Qarkun e Elbasanit. Qendra administrative është qyteti i Librazhdit. Rrethi i Librazhdit përbëhet nga 2 bashki dhe 9 komuna të cilat u krijuan pas riorganizimit të pushtetit lokal në vitin 1992. Bashkitë dhe komunat e Rrethit të Lbrazhdit janë:

Popullsia : Popullsia e Librazhdit përgjithsisht paraqitet autoktone. Më 1 janar 1998 ajo arriti në 82.411 banorë edhe rreth 18.203 familje. Në qytetet Librazhd e Përrenjas banojnë rreth 27.963 banorë ose 29.7 % e popullsisë kurse pjesa tjetër banon në fshat. Librazhdi ka një moshë mesatare te popullsisë e cila është 48 vjeç.

Arsimi

Shkolla e parë u hap në Berzështë në vitin 1895 dhe konvikti i parë u hap po ne Berzështë në vitin 1929. Sistemi arsimor sot është shtrirë në të gjithë rrethin. Funksionojnë 93 kopshte për femijët parashkollorë, 53 shkolla fillore, 62 shkolla 8-vjecare, dhe 10 shkolla të mesme ku mësojne rreth 17.200 nxënës dhe japin mësim rreth 1.142 mësues.

Sporti

Futbolli është sporti me i përhapur në rrethin e Librazhdi. Qyteti i Librazhdit ka disa ekipe futbolli me emrin SOPOTI. Po kështu edhe qyteti i Përrenjasit ka nje ekip futbolli me emrin DOMOSDOVA. Po këto emra kanë edhe klubet e tyre.

Ekonomia

Rrethi i Librazhdit ka pasuri të shumta minerale dhe në bazë të tyre u ngritën gjatë sistemit komunist miniera për përpunimin e tyre si ajo e hekur-nikelit në Përrenjas. Sot ekonomia e rrethit është e bazuar më shumë në sektorin e shërbimeve, blegtori, bujqësi dhe në shfrytëzimin e pyjeve.

Vendbanime tjera të njohura në këtë rreth janë :