Bazilika Paleokristiane, Lin: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 7: Rreshti 7:


[[Kategoria:Pacaktuar]]
[[Kategoria:Pacaktuar]]

[[en:Paleochristian Church, Lin]]

Versioni i datës 15 prill 2011 08:56

Bazilika kristianefshatin Lin dhe mozaiku i ndodhur atje datojnë në shekullin e VI dhe VII të erës së re. Ato janë vepër e kulturës Bizantine. Ky mozaik ndodhet në gadishullin e Linit 22 km larg qytetit të Pogradecit dhe përbën një objekt të vizitueshëm dhe mjaft interesant.

Mozaiku

Ky mozaik u zbulua nga gërmimet në vitin 1969 që janë bërë në Lin të Pogradecit. Gërmimet treguan për një vendbanim ilir, që i përket epokës së hekurit dhe vijnë deri në mesjetën e hershme. Nga mozaikët e zbuluar në këtë vend, bie në sy pasuria nga një dekor i larmishëm zoomorf, bimor e gjeometrik, me vlera të shquara artistike. Mozaikët nga ana artistike ngjajnë me stilin e një trevë të gjerë ballkanike, që përfshinte qytete si Dyrrahu, Stobi, Tesaloniku, etj.