Namazi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 74: Rreshti 74:
* [[Namazi përshëndetës]]
* [[Namazi përshëndetës]]
* [[Namazi i faliminderimit]]
* [[Namazi i faliminderimit]]
namazi i Istihares
* [[Namazi i Istihares]]


== Namazet sipas obligimit ==
== Namazet sipas obligimit ==

Versioni i datës 27 prill 2011 17:59

Namazi - është shtylla e dytë e Islamit, obligim i cili i shpallet Muhammedit a.s. gjatë udhëtimit të tij i njohur si Miraxhi. Namazi është obligim për të gjithë muslimanët të cilët jan të aftë psiqikisht dhe fizikisht (për të gjymtit fizikisht namazi është i obliguar por me lehtësime). Obligimi vendimtar i namazit është abdesi, pa marrjen korrekte të abdesit namazi është i pa pranueshëm. Obligim gjithashtu është që namazi të falet në kohën e vet e cila shpallet nëpërmjet Ezanit. Gjat kryerjes së namazit muslimanët kthehen kah Qabja.

Argumente mbi faljen e namazit

Artikulli kryesorë: Ajete Kur'anore mbi faljen e namazit
Artikulli kryesorë: Hadithe mbi faljen e namazit


Falja e namazit bëhet duke u bazuar në rregullat e dala nga dy burimet kryesore të legjislacionit islam, pra Kur'anit dhe hadithit. Muslimanët gjat tëgjitha veprimeve para, gjat dhe pas faljes së namazit bazohen në këto dy burime. nësë në ndonjë veprim keto dy burime janë me deklarim jo direkt, të pa kuptueshëm për masën atëherë merret parasyshë konkluzioni i dijetarëve islamë të cilët janë legjitim dhe të pranueshëm.

Kushtet e namazit

Namazi si tërësi ka 12 kushte (obligime, farze), pa mos llogaritur nënkushtet të cilat i kan këto kushte, të cilat patjetër duhet t'i ket për t'u llogaritur i kryer. Nga këto dymbëdhjet kushte gjashtë (6) janë kushte që duhet plotësuar para hyrjes në namaz kurse gjashtë janë të lidhura drejtpërdrejt me kryerjen e vet aktit të namazit.

Kushtet para hyrjes në namaz
  1. Trupi, Petku dhe Vendi i pastër i pastër - për të kryer namazin duhet të kemi trupin e pastër si pikë nisje pa të cilën nuk kemi namaz edhe pse e kryejmë fizikisht, poashtu edhe petku duhet qenë i pastër, gjithashtu dhe vendi i faljes duhet të jetë i pastër, posaçërisht pjesa ku vendohet balli dhe hunda.
  2. Abdesi - pastrimi i trupit para faljes.
  3. Veshja sipas rregullave - për të kryer namazin duhet veshur sipas rregullave islame ku burri më së paku duhet të jetë i mbuluar nga gjunjtë gjer mbi kërthizë, kurse femra më së shumti mund të ket të zbuluar këmbët gjer në nyje, duar gjer në nyje dhe fytyrën.
  4. Koha e namazit - asnjë namaz nuk mund të falet para kohe, e as nuk e ka vlerën e vetë pas kohës së caktuar, pra secili namaz ka kohën e vetë.
  5. Drejtimi kah Qabeja - kusht i faljes së namazit është të drejtuarit kah Qabja.
  6. Nijeti - për të kryer një namaz duhet vendosur për të falë atë me sinqeritet kështu që duhet bërë nijet (me zemër) për faljen e tijë për All-llah (Zot) dhe jo për sy e faqe.
Kushtet e lidhura drejt përdrejt me faljen
  1. Tekbiri fillestarë - është thënja All-llahu Ekber (All-llahu është më i Madhi) dhe me këtë hyhet në namaz.
  2. Të ndenjurit në këmbë -
  3. Rukuja -
  4. Sexhdeja -
  5. Të ndenjurit ulur -
  6. Dalja nga namazi -

Pjesët e namazit


Namazi, si lutje e organizuar dhe e caktuar sipas rregullave islame, ka disa pjesë përbërëse të cilat e përcjellin para dhe gjat kryerjes dhe pa të cilat namazi nuk llogaritet.

Para faljes së namazit rregull dhe element kryesorë për faljen e namazit pa të cilin jo që nuk pranohet namazi por edhe njeriu i vetedijshem nëse falë namaz llogaritet mëkatarë është abdesi.

Pjesët që e përbëjnë namazin janë:

  1. Tekbiri Fillestar
  2. Të ndenjurit në këmb
  3. Rukuja
  4. Sexhdeja
  5. Të ndenjurit ulur
  6. Dalja nga Namazi

Prishja e namazit


Namazi ka kushte të caktuara përmes të cilave duhet të kryhet. Njerëzit nga padituria ose nga pa vetëdija (mos përqëndrimi i duhur) gjat kryerjes së namazit qoft vetë ose me imam bëjnë gabime të shumta të cilat mund të shpien deri në uljen e vlerës së namazit ose edhe prishjen (shkatërrimin) në tërësi që nënkupton ri përsëritjen e namazit.

Që nga para hyrja në namaz, namazi është i prishur nësë personi nuk ka marr abdesin në tërësi ose edhe nëse nuk ka plotësuar tëgjitha obligimet e abdesit.

Si falet namazi

  • Rregullat e faljes së namazit nga femrat

Të falurit e namazit për femra ka dallim nga të falurit e namazit për meshkuj jo vetëm në mënyrën e të falurit por edhe në kushtet e kohës së faljes së namazit. Me kohën e faljes së namazit nënkuptohet periudha kohore dhe jo koha brenda ditës.

Namazi në përgjithësi është obligativ për tëgjith muslimanët të moshës së pjekur. Në këtë gjithpërfshirje nuk marrin pjesë njerëzit me të meta psiqike sepse islami i ka liruar nga tëgjitha përgjegjësitë dhe obligimet, por nuk lihen anash njerëzit me të meta fizike këta njerëz kanë lehtësime në faljen e namazit pra se prap e kan të obliguar.

Gratë kan një statut të posaçëm në këtë drejtim. Grave u është e ndaluar falja e namazit gjat kohës së menstruacioneve dhe gjat kohës së lehonisë, sepse namazi kërkon pastërti jo vetëm psiqike e shpirtërore por edhe pastërti fizike.

  • Rregullat e faljes së namazit nga meshkujt

Namazi sipas kohës

Lutjet (namazet) ditore të muslimanëve:
Emri Koha Sunete Farze Sunete të fundit Vitër
SABAHU Para lindjes së Diellit 2 Rekat 2 Rekat s'ka s'ka
YLEJA Pasdite gjer ne Iqindi 4 Rekat 4 Rekat 2 Rekat s'ka
IQINDIA Pas dreke gjer në perëndim të Diellit 4 Rekat 4 Rekat s'ka s'ka
AKSHAMI Pas perëndimit te Diellit gjer në Jaci s'ka 3 Rekat 2 Rekat s'ka
JACIA Nga akshami gjer në mesnatë 4 Rekat 4 Rekat 2 Rekat 3 Rekat

Namazet tjera

Namazet sipas obligimit

Shih dhe këtë


Lidhje të jashtme