Luiza Xhuvani: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
AXRL (diskuto | kontribute) No edit summary |
Deni22 (diskuto | kontribute) |
||
Rreshti 15: | Rreshti 15: | ||
* [[Loin des barbares]] - ({{F|1994}}) .... Marieta |
* [[Loin des barbares]] - ({{F|1994}}) .... Marieta |
||
* [[Një ditë nga një jetë]] - ({{F|1994}}) |
* [[Një ditë nga një jetë]] - ({{F|1994}}) |
||
* [[ |
* [[Dhelpra dhe rrushte]] - (1991), teatër |
||
* [[Dhelpra dhe rrushte]] - teatër |
|||
* [[Bardh e zi]] - ({{F|1991}}) |
* [[Bardh e zi]] - ({{F|1991}}) |
||
* [[Unë e dua Erën]] - ({{F|1991}}) (TV) |
* [[Unë e dua Erën]] - ({{F|1991}}) (TV) |
||
* [[Valsi i Titanikut]] - (1990), teatër-komedi |
|||
* [[Muri i gjallë]] - ({{F|1989}}) |
* [[Muri i gjallë]] - ({{F|1989}}) |
||
* [[Flutura në kabinën time]] - ({{F|1988}}) |
* [[Flutura në kabinën time]] - ({{F|1988}}) |
Versioni i datës 1 korrik 2011 16:39
Luiza Xhuvani lindi më 26 mars 1964 në Sarandë është artiste shqiptare.
U diplomua aktore në Akademinë e Arteve më 1986, por në Teatrin Kombëtar filloi punën pas një përvoje dy vjeçare në Estradën e Sarandës. Ende studente, fillon karrierën si aktore filmi me “Dhe vjen një ditë” (Infermierja) dhe “Flutura në kabinën time” (Flutura) të V. Priftit, me të cilin fiton Kupën për Aktoren më të Mire në Festivalin e Filmit, të vitit 1985, “Fjalë pa fund” (Magdalena) i S. Pecanit, “Hetimi vazhdon” (Hetuesja), “Rrethi i kujtesës” (Mbesa) i E. Musliut, “Muri i gjallë” (Rozafa) i M. Fejzos. Nga viti 1991 e në vazhdim ka një bashkëpunim të suksesshëm me regjisorin Gj. Xhuvani, nën drejtimin e të cilit interpreton në filmat “Bardhë e zi”, “Një ditë nga një jetë”, “Dashuria e fundit” (Mirjana), me të cilin fiton përsëri Kupën në Festivalin X të Filmit, më 1995, “Funeral Business” (Sana), me të cilin u shfaq në Festivalin e Venecias në vitin 2000, “Parullat” (Diana), me të cilin fiton Çmimin Aktorja më e mirë e Festivalit të Tokios 2003 dhe së fundi “I dashur armik” (2004).
Në Teatrin Kombëtar interpreton vazhdimisht role protagoniste, si në dramat “Unë dhe Mefistofeli” (Margarita) të B. Hoxhes, “Dhelpra dhe rrushi” (Klea) të Figueiredos, “Dasëm gjaku” (Nusja) të Lorkes, “Rikardi III” (Ledi Ana) të Shekspirit, “Kati VI” të Alfred Zheri, “Këngëtarja tullace” (Misis Martin) të Ioneskos dhe komeditë “Valsi i Titanikut” (Xhena) e “Oportunesku” të Mushateskut, “Kopshti me dallendyshe” (Maria) të Cikliropulosit, “Armiku i popullit” (Pietra) të Ibsenit, “Pulebardha” (Nina) të Çehovit, “Cilindri” (Rita) të De Filipos, regjisor Kastriot Çipi dhe “Kapitulli i dytë” (Xheni) të Sajmonit, regjisor Mehmet Xhelili me të cilin fiton Çmimin për Aktoren më të Mire të Festivalit të Aktrimit, Apollon 2004, në Fier. Jashtë kësaj skene, interpreton në produksionet e pavarura të dramave “Valle Vdekjeje” të Strindbergut dhe “Shërbëtorët” (Kler) të Zhenetit.
Filmografia
- I dashur armik - (2004) ... Vefi
- Parullat - (2001) ... Diana
- Funeral Business - (1999)
- Dashuria e fundit - (1995)
- 8 persona plus - (1994) - komedi-teatër
- Loin des barbares - (1994) .... Marieta
- Një ditë nga një jetë - (1994)
- Dhelpra dhe rrushte - (1991), teatër
- Bardh e zi - (1991)
- Unë e dua Erën - (1991) (TV)
- Valsi i Titanikut - (1990), teatër-komedi
- Muri i gjallë - (1989)
- Flutura në kabinën time - (1988)
- Rrethi i kujtesës - (1987)
- Dhe vjen një ditë - (1986)
- Fjalë pa fund - (1986)
Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.