Vuthaj: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.6.5) (roboti shtoj: en, fr, sr, uk
Rreshti 169: Rreshti 169:


Shume te dhana dokumentare dhe gojore dëshmojnë me qartsin ma te madhe se populli i kësaj Krahine asnjeher nuk i miratoi, nuk i prenoi as qe dot i pranoje kurre vendimet e dhunshme qe coptojn trojet Shqiptare. Faqe e ndritur ne historinë e luftërave qe kane bere te paret tone, për mbrojtjen e trojeve te tyre, eshte pa dyshim Lufta e Nokshiqit dhe fitorja e arritur kundër forcave malaziase, diplomacisë se Fuqive te Mëdha te kohës, synimeve ekspansioniste ruso-sllave dhe dredhive osmane për te shpetuar veten ne deme te interesave jetsore te Kombit Shqiptar. Për fat te keq duhet than se kjo teme kaq madhore, qe u kurorzua me fitoren e shkëlqyer te forcave ushtarake Shqiptare te komanduara dhe drejtura nga Lidhja e Prizerenit, pothuajse nuk asht trajtuar fare, e cila për vendin qe ze dhe jehonen qe pati ne ngritjen e ndergjegjes Kombëtare, meriton shume ma teper kujdes. Rrethanat ne te cilat u zhvillua Lufta e Nokshiqit. kriza lindore, lufta ruso-turke dhe nenshkrimii traktit famkeq te Shën Stefanit, e benin situatën shume te rend dhe te nderlikuar per Kombin Shqiptar. Populli Shqiptar ne ate periudhe te veshtire ndodhej para dy alternativave¨: Te prenonte vendimin e Shen stefanit, te cilat coptonin trojet Shqiptare midis Bullgarisë, Serbisë dhe Malit te Zi, dmth te prenonte ripushtimin, ose te organizohej per te perballur situaten e nderlikuar te brendshme dhe nderkombtare, te vazhdonte me trimeri luften clirimtare kunder pushtuesve te vjeter dhe te rinj. Populli Shqiptar, megjithse ne rrethana te vështira, zgjodhi rrugën e dyte, rrugën e vazhdimit te luftës për çlirimin kombëtar, dhe per mbrojtejen e trojeve Etnike Shqiptare te rrezikuara nga synimet ekspanzioniste ruso sllave.
Shume te dhana dokumentare dhe gojore dëshmojnë me qartsin ma te madhe se populli i kësaj Krahine asnjeher nuk i miratoi, nuk i prenoi as qe dot i pranoje kurre vendimet e dhunshme qe coptojn trojet Shqiptare. Faqe e ndritur ne historinë e luftërave qe kane bere te paret tone, për mbrojtjen e trojeve te tyre, eshte pa dyshim Lufta e Nokshiqit dhe fitorja e arritur kundër forcave malaziase, diplomacisë se Fuqive te Mëdha te kohës, synimeve ekspansioniste ruso-sllave dhe dredhive osmane për te shpetuar veten ne deme te interesave jetsore te Kombit Shqiptar. Për fat te keq duhet than se kjo teme kaq madhore, qe u kurorzua me fitoren e shkëlqyer te forcave ushtarake Shqiptare te komanduara dhe drejtura nga Lidhja e Prizerenit, pothuajse nuk asht trajtuar fare, e cila për vendin qe ze dhe jehonen qe pati ne ngritjen e ndergjegjes Kombëtare, meriton shume ma teper kujdes. Rrethanat ne te cilat u zhvillua Lufta e Nokshiqit. kriza lindore, lufta ruso-turke dhe nenshkrimii traktit famkeq te Shën Stefanit, e benin situatën shume te rend dhe te nderlikuar per Kombin Shqiptar. Populli Shqiptar ne ate periudhe te veshtire ndodhej para dy alternativave¨: Te prenonte vendimin e Shen stefanit, te cilat coptonin trojet Shqiptare midis Bullgarisë, Serbisë dhe Malit te Zi, dmth te prenonte ripushtimin, ose te organizohej per te perballur situaten e nderlikuar te brendshme dhe nderkombtare, te vazhdonte me trimeri luften clirimtare kunder pushtuesve te vjeter dhe te rinj. Populli Shqiptar, megjithse ne rrethana te vështira, zgjodhi rrugën e dyte, rrugën e vazhdimit te luftës për çlirimin kombëtar, dhe per mbrojtejen e trojeve Etnike Shqiptare te rrezikuara nga synimet ekspanzioniste ruso sllave.

[[en:Vusanje]]
[[fr:Vusanje]]
[[sr:Вусање]]
[[uk:Вусаньє]]

Versioni i datës 29 korrik 2011 03:55



Stampa:Infobox MNE fshat

Vuthaj është vendbanim i komunës së Plavës.

Etimologjia e emrit

Kjo trevë etnike shqiptare qysh ne lashtësi ka qene e njohur me emrin "Vuthaj" ose "Katundi Vuthaj". Por, duke pasur parasysh shtrirjen, kompaktësinë e territorit dhe te banorëve, distancën nga njeri katund tek tjetri, themi se është një krahinë e vogël shqiptare ne zemër te alpeve, me bukuri mahnitëse, me karakteristika lokale te veçanta.

Etimologjie e toponimit "Vuthaj" e ka trajtuar edhe Prof. Eqerem Çabej. Ai thotë se ky toponim vjen nga fjalët : "I vute", "i pervute".

Etnografe sllav qe kane shkruar për ato krahina, toponimin "Vuthaj" e kane zëvendësue me toponimin "Vusanje". Kuptohet se qëllimi i tyre ka qene e mbetet teoria absurde "se këto vende kanë qen te pa banuara, se Vuthjanët Kelmendas nuk janë autoktone ne këto treva, por ardhacak..." Dihet se sllaveve u mungon tingulli "th", prandaj nuk mund ta shqiptojnë si te tille. Për këtë arsye ata ndoshta e kane zëvendësue me tingullin "S". Ata toponimin "Vusanje" mundohen ta shpjegojnë me fjalën "vuk" (ujk), e cila thonë ata, më vonë ka evoluar në "Vusanje". Ky i ashtuquajtur shpjegim është i pa bazuar, absurd dhe i papranueshëm.

Ne dokumentet e shkruara toponimin ne fjale e takojmë qysh në shek. XIII, ne trajtën "Vutkagni" ose "Vutkaj", edhe ky fakt hedh poshtë si te pabazuar emërtimin sllav "Vusanje". Mandej, duhet shtuar se shumë serbisht folës që e ndëgjojnë për herë të parë kËtë toponim në gjuhen shqipe e shqiptojnë "Vutaj" ose "Vut-Haj".

Etimologjia popullore

Nderkaq, në Vuthaj brez pas brezi është ruajtur dhe përcjelle neper shekuj legjenda e "Vajzes Vuthit". Kjo legjendë përmban shumë të dhana toponomastike të ruajtura deri ne ditët tona, qe te moshuarit i tregonin shume shpesh, madje me krenari duke pohuar se rrjedhin nga një fis i lashte Shqiptar.

Pak histori

10 qershor 1878 : Përpjekjet e atdhetarëve te shquar te kombit tone për liri e pavarësi u kurorëzuan me, KRIJIMIN E LIDHJES SHQIPTARE TE PRIZERENIT me 10 Qershor 1878. Njeri prej themeluesve te saj ka qene edhe ALI BEG GUCIA. Me këtë rast duhet ti evokojmë disa nga kujtimet e shumta popullore te ruajtura dhe te transmetuar brezpas brezi ne kuvendet shkollë te Odes Burrave. Dihet se njëra nga krahinat ma te rrezikuara te truellit shqiptar ne ato vite ishin Plava E gucia. Kjo krahin ne atë periudhe, sipas te dhanave qe disponojm, perbahej nga dy qytete te vogla, gucia me 4000 dhe Plava me 3500 banore si dhe nga 29 fshatra. Ne baze te vendimeve te traktit te Shen stefanit si dhe te vendimeve te Kongresit te Berlinit, kjo Krahin Shqiptare duhej t'i aneksohej Malit zi. Ne lidhje me kto ngjarje kujtesa popullore na sjell edhe dy fakte te tjera : Kur knjazi i karadakut shkoj ne Stamboll te Sulltanit me lyp pak tok i tha : Padishah i neruem dhe i derguem prej zotit ne tok me i ba mir gjines, ju e dini se ne jetojm ne ni vend te vogel e te shkrete, me buk e pa buk, me uj e pa uje. Atje gjinja po me desin e bagetia po me cofin.Prandaj te lutem ba me rahmet e ma jep ni ven ci t'kete ni pus me uje, ku gjinja e bagetia te ken munsi me pi. Po ku asht ky vend ci munem me ta dhan ty o knjaz i Karadakut?- pyeti sulltani. Ky ven asht ne hydyt me mua. Aty asht ni I'gate e vogel e ai uje mue me del boll per gjin e bageti. Pra ba me rahmet e ma jep se gjinja e atij veni nuk kane me cue krye, e kur ta shohin fermanin me mehyrin tan, kan me ju lut zotit per jetgjatesin e tuaj. dhe sulltani, "rahmetliu i madh" ne ni kohe kur po i knohej talkini i funit, e mashtroi knjazin. Në Malsi te madhe ky moment është dhëne nga anonimi popullor ne ketë formë;

ishte kan knjazi i malit t'zi

ishte cue nade ne sabah

llaf me te shoqen ci po ban

Nga sa u tha me sipër, duket qarete se sulltani ishte i gatshem për ta prenue coptimin e tokave shqiptare, për te shpetuar cka mun te shpetohet nga Perandorija e kalbur osmane. Kurse knjazi i karadakut ishte nje lypsar dredharak dhe mashtrues qe kerkonte zgjerimin territorial ne dem te trojeve Shqiptare, duke shfrytezuar rrethanat e krijuara. Kurse, populli i rrezikuar i ksaj krahine, ne ate kohe i përgjigjej Sulltan Muratit dhe Knjazit te karadakut :

u hap lajmi ne t'kater anet

thone a cue nje vampir,

e ka emnin shen stefan,

E pat vorrin ne turqi,

Toke e qiell do me i perpi.

Anonimi popullor e jep lajmin ogurzi se armiku i vdekur asht çuar dhe kerkoje te na robroj përsëri, prandaj duhet qite kushtrimi, duke thane :

Merrni vesh Shqiptari,

Me u bashkue i madh e thmi

Me u bashkue Shqiptarët krejt,

Pej ne shtat e shtatedhet vjec.

Dhe, populli i kësaj krahine te rrezikuar i përgjigjet thirrjes, duke organizuar kuvendin e par ne lidhje me këto ngjarje ne Livadh te kovacit, pran një guri, i cili ruhet deri ne ditët tona si monument i kësaj ngjarje te shënuar. Ne këtë kuvend popullor mori pjesë populli dhe parija, te kryesuar nga Ali Begu. ALi Begu njoftoj lajmin ogurzi me këto fjale : "Burra, ju baj me dije se baba mret na shiti ne Stamboll te i huaji". Kurse njerëzit qe ishin te tubuar me një zë iu përgjigjen : "sulltan murati munet me shit tokat e tij se tonat pa dek na te tan jo". Ndërsa rapsodi popullor këtë moment kritik, e perjetsonne vargjet :

Ali Begu ni burr drague,

Kurr ma gusht nuk kish qillue,

fill për pe u kish kallxue :

-Mreti turk na ka tradhtue !

Kuptohet se gjendja e krijuar ishte shumë e rende dhe zgjidhja kërkonte urtesi e trimeri, por ma shumë se çdo gja tjetër kërkonte bashkimin e armëve, prandaj ai, Ali Begu, sikurse na thotë anonimi popullore, u drejtohet te pranimshve :

Folni trima , folni Sokola

...................................

dhe për ta tregua barrën e madhe qe duhej ta përballoje populli Shqiptar, ne veçanti banoret e ktyne trevave anonimi e vazhdon :

Me ne a veç Zoti e Ora ...................... Por, të gjithë të pranishmit shprehin besimin e tyre se shqiptarët të mësuar me luftëra të pandërprera kundër pushtuesve të ndryshëm, të bashkuar me besa- besë, do të luftojnë, të mbrojmë Trojet e veta, nderin dhe burrërinë shqiptare.

Ndërkohë, sikurse thamë, me 10 qershor 1878 ishte themeluar Lidhja Shqiptare e Prizerenit, e cila shënonte një nga fitoret më të mëdha të popullit shqiptar pas një robërije shumëshekullore. Njëkosisht ishte frymzim, shpresë dhe besim se trojet shqiptare të rrezikuara tani do të mbroheshin nga kjo lidhje, nga i gjithë populli shqiptar. Me këtë shpresë dhe me këtë besim u kthye Ali Begu në Guci nga Kuvendi i Prizerenit. Posa arriti në Guci ai organizoi mbledhjen tek Kërshi i Kalasë në Kërshllahe.

Ndërkohë, Ali Begu kishte marrë një letër nga knjaz Nikolla. Ai, sipas kujtesës popullore, në atë letër shkruente : "Mue mreti i Stambollit mi ka dhanë Plavë e Guci. Un do ti marr, por due me i marrë pa gjak e kjo varet prej jush. Prandaj due me një fjalën tuej, si doni me m' pritë, si mik apo si anmik ? Un jam gati për të dyja".

Gjeografia

Kjo treve përfshin një territor pak a shumë te madh me lugina e vende te buta, me bjeshkë livadhore dhe gerdhatore nga Burimi i Valbones deri tek Burimi e Ali Pashe Gucisë, nga liqeni i shtarës deri tek Guri i Gjon Bales, nga Guri i Sahatit deri te shkalla e Vuthit.

Treva Vuthjane përmbahet nga këto vendbanime (fshatra) te përhershme : Valbona, Katuni i Epërm (sipërm), Ceremi, GjonBalajt, Qosajt, Kukajt, Hakajt dhe Zabeli.

Oshtë pjesë përbërëse e Kelmendit te hershem. Kufizohet me treva te tjera shqiptare : Malësia e Gjakovës, Dukagjinin, Bjeshkët e Kelmendit te Gurit, Gucinë dhe Plavën.

Prandaj themi se kjo trevë përbëhet nga një territor kompakt, me bjeshkë e vrri te lidhura mjedis tyre.

Ekonomia

Demografia

Popullsia është shqiptare. Popullata shqiptare në Vuthaj viteve të fundit është mpakur shqetësueshëm si rrjedhojë e emigrimit të vazhdueshëm për në SHBA dhe vende të tjera perëndimore.

Interesante mbetet qe popullsia është e bindur për disa zona ku kane jetuar fise katolike apo fiset janë konvertuar.

Mbiemrat qe hasen sot me se tepërmi ne këtë krahine janë : ...

Ahmetaj , Dedushaj , Ulaj ,Gjonbalaj , Vukaj , Qosaj , Selimaj, Rugova , Goçaj , Kukaj,Vuçetaj ,Balidemaj ,Hasangjekaj , Prelvukaj,Celaj

Kultura

Politika

Mu ne mes te fshatit është vendosur reparti ushtarak i pikës kufitare.

Shiko edhe këtë

Lidhje të jashtme

Ky material duhet bartur te Wiki-Libra



Vuthajt

Toponime te tilla janë : "Maja e vajzës" - thepi i veçuar shkambor prej nga u hodh ajo vajze, mbasi e hodho Harapin e zi te pertej detit dhe për mos u ra ne dor shokve te tij ; "Bregu i Romanit" (romani është Harapi i Zi), vendi ku u zhvillua dyluftimi i fundit dhe prej nga "Vajza e vuthit" i hodhi kundershtaret ne humbere ; "Romani" - vendi ku ra Harapi i Zi ; "Qetat e Romanit" - vendi ku u varros ai, i cili, sipas legjendës, është i detyruar te përgjigjet sa herë ti thërrasin ; "Guri i Romanit" i cili ra ne ato kohëra dhe zuri vend ne një hapësire të vogël mbi "Qetat e Romanit" si roja e përjetshme, si tregues se fatin e Romanit herët a vone, dot ta pasoj seicili pushtues i ktyre trevave ; "Ashti i Romanit" - Pylli mbi "Qetat e Romanit". Por, banorët e lasht te kësaj treve arbërore emërtuan edhe një shpell te vogël ne Rrathet e Podgojes, karshi "Qetave te Romanit", vend shumë i thyeshëm shkëmbor, me emrin "Bira e Harapit". Gojdhana popullore thotë se edhe toponimi "Valbona" ka mbetur qe nga ato kohëra te hershme. Meqense "Vajza e Vuthit" kishte qen e bukur dhe e shkatht si "Zane Mali", ne kujtim te saj emërtuan "Luginen e Bukur" ne gjuhen e tyre "Valbona". Te gjitha këto, dhe shumë deshmi te tjera qe dot te trajtohen në këtë punim te traditës se trashëguar neper shekuj nga brezat e lisit Vuthajan, na bejn te besojmë se kjo trevë ka qene sikurse njihet edhe ne ditët tona vetëm me emrin shqip "Vuthaj". Kështu e kane njohur banoret e hershem te kësaj ane dhe te trevave tjera shqiptare. Duhet thënë se nga fjala "Vuthaj" rrjedhin drejt përdrejti shumë fjale te tjera si "Vuthi" mbiemer, i cili trego prejardhjen e mbajtsis se tij, shume i përhapur ne krahina te ndryshme shqiptare si ne Peje, Gjakove e deri ne Tirane e Vlore ; "Vuthjan" (i Vuthjan) - banor i kësaj treve ose me origjin te lasht nga kjo treve. Po ashtu emrin Vuthaj dhe mbiemrin Vuthaj e gjejme ne këngët popullore qe dot perfshihen ne ket punim. Prandaj themi se treva vuthjane ka qen e banuar qysh ne lashtsi nga fiset iliro-shqiptare e ne vazhdimsi dhe panderprerje, se vuthjanet, banoret e ksaj treve, jane autokton ne trojet e tyre dhe jo ardhacak, se kjo krahin nuk ka qen vend i shkret dhe i pa banuer.

Bukurit Natyrore

Kjo Treve ka bukuri te rralla ne vrri dhe bjeshke, te cilat me te vërtet mun te quhen Perlat e Alpeve Shqiptare. Te tilla janë bjeshket livadhore te mrekullueshme qe shtrihen ne një sipërfaqe alpine te pafundme, te rrethuar nga kurora e pyjeve gjethore dhe halore, e tille ështe pjesa gerdhatore e bjeshkeve te kësaj krahine qe ngrihet si nje kurore madheshtore nga Kollata te Maja e Hekurave, nga lartesit e Romanit te Bregu i Neshtrashes qe perfundojne ne Brade te Vezirit. Te tilla jan luginat qe bashkojn kete treve nga Liqeni i Shtares deri te burimi i Ali Pashës dhe ne vazhdim deri te Liqeni i Plavës, Lugina e Valbones dhe ajo e Ceremit. Te tilla jane burimet dhe rrjedhat ujore ne liqenet e bukur ne majet me te larta. Por, prej tyre do te veconim per bukurin e tyre magjike Synin e Skafkacit, burimin e Valbones, Burimet e Ali Pashe Gucise ; Ujvaren gGerla ne Katunin e Epërm, Ujvaretne Cerem dhe Valbon, lumejt qe pershkojn kto krahina e shum burime te tjera. E gjith hapsira Vuthjane lidhet dhe perban një pjesë kompakte me male te larta, pyje shekullore, bimesi te shumellojshme, sidomos ne periudhen e pranveres kur bjeshket mbulohen me lule shum ngjyrshe. Pra, e gjithe kjo qe u tha me siper, perban treven e lasht te Lisit Vuthjan. Por, Vuthjan te shperngulur nga kjo treve ka edhe ne shuma krahina te tjera shqiptare, ne Rugove, Peje e rrethina, Rozhaj, Peshter, Krujë, Shkodër, Tirane, Fier, Durrës, Vlore, Elbasan, Prishtine, mandej ne shum vende evropjane edhe ne ShBA, etj. Vuthjanet, megjithëse te shperndar ne krahina e vende te ndryshme here nga dhuna e pushtuesve te njepasnjeshme, here per shkaqe ekonomike si dhe per te dy faktoret njekohesisht, përsëri kudo qe ndodhen, kane ruajtur kujtimin e origjines, kujtimin e te parëve, kujtimin mbi bukurite natyrore te vendit te parëve te tyre, kane rujtur lidhjet me treungun e Lisit si dhe me deget e tij te shpërndara, por kryesisht me deget qe me burreri e trimeri qendruen ne trojet etnike te te parve duke përballuar furtunat e njëpasnjëshme dhe duke mbijetuar. Prandaj dot i trajtojmë ceshtje qe jan te lidhura drejtpërsëdrejti me Vuthjanet e trojeve te lashta qe dashurin e tyre për truallin qe jau lane te paret, nuk e zevendesuan me asnjë tjetër. Por, për aq sa kemi te dhena do te flasim edhe per ato dege te larguara nga trungu. Fakti qe njeri nga te paret e Vuthjanve te sotëm, Nrel Bala është vrarë ne lufte kundër pushtuesve osman, pikërisht duke mbrojtur këto troje vërteton se aji ishte banor Kelmendas i kësaj treve, se Kelmendi dhe Kelmendasit kane shtrirje shume ma te madhe nga kjo krahinë qe sot quhet Kelmend (Kelmendi i Gurit). Gojdhana popullore e deshmone një gjë te tille. Pranija e Kelmendasve ne shumë krahina te tjera, ne trojet e veta edhe ne ditët tona mesemiri deshmon një gjë e tille. Vete etnografet sllav qysh ne vitin 1921 kane prenuer se nga 5000 shtepi qe ka Kelmendi, vetëm 500 prej tyre ndodhen brenda kufijve politik te shtetit Shqiptar, ndersa 4500 jashtë kufijeve politik, dmth ne trojet e tyre etnike te pushtuara nga Serbia e Mali i Zi. Është i njohur fakti se për Kelmendin dhe Kelmendasit kane shkruar etnografe e shkencëtar te huaj e Shqiptare dhe te gjithë ata kane prenuar faktin se Kelmendasit janë autoktone ne trojet e tyre. Pas pushtimit Osman te kesaj krahine, shume familje Kelmendase qe nuk prenuen pushtimin osman, nuk prenuen islamizimin, u larguan nga trojet e veta ne drejtime te ndryshme, por sidomos ne drejtim te veriut dhe te jugut, pasardhsit e te cilve i takojme edhe sote ne kohen tone qe nga Peshteri e Senica e deri ne Lezhe. Gjithashtu kemi takuar ne pasardhs Vuthjane te kthyer ne trojet e te parve te tyre, te cilet ishin larguar nga ato ane ne periudhen e luftës qe bante Kelmendi kundër pushtuesve osmane. Duhet theksuar se eshtë fakt i pamohueshem, se pavarsisht nga besimi fetar dhe shperndarja neper vende te ndryshme lidhjet farefisnore, te dashurise, dhe vllazerise Kelmendasit i kane ruajtur deri ne ditet tona. Edhe sot ata i thonë njari tjetrit kushurij, pa marr parasysh besimin fetar katolik apo mysliman. Ne Krahinën e gucise dhe te Plavës edhe sot banoret e ktyne trojeve i dine bjeshkt e Kelmendasve, te larguar nga këto treva. Edhe sot i thonë "Vizitori i sykajve", "Buni i Dyl Dashit", "Zeletina e Mirit", "Goleshi i Turkut" (këtë bjeshke te kelmendasve e mori turku, prandaj i mbeti ky emër). Pra, sikurse duket shume qart, nga ato qe ka ruajtur populli i ktyre trevave ne kujtesen e tij, këto treva etnikisht e historikisht kane qene te Kelmendasve autokton Shqiptar, pavarësisht nga fakti se ne situata e rrethana te ndryshme here janë pervjel ne male te larta here janë shtrire ne luginat dhe fushat pjellore. Prandaj duke pasur para syshe sa parashtruem, themi se Kelmendi ne te kalueren ka pase një shtrirje shume ma te madhe nga ajo qe sot nenkuptone krahina e Kelmend me disa fshatra ne vendet ma te thyera shkembore te Alpeve Shqiptare. Po ashtu themi se ne ato kohra e me vone erdhen ne trojet e Kelmendasve cipcinj serbosllav. Por ketu duhet Theksuar dhe një fakt tjetër-asimilimi i femijve te besimit kristjan sikurse ka ndodhur me Velikasit (banoret e fshatit Velike) qe dihet mirfilli dhe prenohet nga te gjithë se janë me perardhje Shaljane, por qe sot e quajn veten malazias. Legjenda me e lashte qe ështe ruajtur ne gojdhanen popullore Vuthjane deri ne ditet tona, eshtë ajo e "Vajzes Vuthit", te cilën po e shenojme te plote, ashtu sikurse e kemi degjuar shume here nga te moshuarit.

Vaja e Vuthit

"Ne kohna shumë te motshme, ne këto troje ku na lan te paret tanë, kur kish pas dal Harapi i Zi i përtej detit, ish ken ba luft e madhe. Te paret tane kudo kishin pas luftue kundër të hujve. Por mas shum luftimesh, t'huajt kishin pas mrri deri ne krahinën tone. Ketu ish ken ba luftë e madhe. N'ato kohna, ne luftë kishin pas marr pjesë burra dhe gra. Njana prej tyne ish pa kjen vajz shum e bukur, por edhe trimnesh si ma i miri burrë. At vajzë te bukur kish pas dasht me marr për veti aj ci ish ken i pari i asaj ushtrie t'huej ci kish pa ardh prej dhënave te largëta. Ajo nuk ish ken dhan ,as ligshtue e lufta kish pas vazhdue. Vajza e Vuthit, bashkë me shokët e shoqet e saj, e kish pas terhiq anmikun neper male e thepa deri sa ishin ken ngjit n'maje te Gerdhates se thepisun. Aty, ne një log te asaj bjeshke, ish ken ba lufta e funit. Vajza e Vuthit neshet e kacafytet me Romanin (emni i Harapit te Zi), te cilin ajo e gjoj prej një maje shkami dhe ai ra ne humner. E Vajza e Vuthit per mos me ju ra ne dor shokvete Romanit, ra prej nje thepi mali posht pa lan gjurm kun. Qe prej asaj kohe te larget, veni prej ku ka ra Vajza e mori emnin "Maja e Vajzes." Nersa veni ku u ba kacafytja e funit e ci Vajza e Vuthit e gjoj anmikun, e mori emnin "Bregu i Romanit". Veni ku ra ai mori emnin "Romani". Pastaj Romanin e kishin pa shti n'dhe ne do qeta e veni ku ai e ka vorrin e ka emnin "Qeta e Romanit". Dhe qysh se e kan shti n'dhe nat ven, ai duhet mu pergjegj sa her t'i thrrasin. Mbi "Qetat e Romanit" ndodhet "Guri i Romanit" si roj qysh nat kohe. Ai u kallxon tan zaptuesve t'huaj se herët a von edhe ata ka me i gjet cka e gjet romanin. E ata te huaj Lugines se Bukur ja vun emnin ne gjuhen e tyne Valbona. Kështu na kan than te paret tanë, e kshty po t'thom edhe na se mosme ja pa kallxue njanitjetrit kish me kan ne dhe, bashkë me Romanin "Te moshuarit" ne tregimet e tyre thonin se "dikur ne ato ane kish pas shkue edhe greku. Por ne kohen e grekut kish pas fal Zoti bor te madhe e otergjet ci binin prej Romanit e Lugut t'math, takoheshin te Syni, bereqet nuk kish ba hic e greku kish pas thye qafen anej prej nga kish pas ardh". Midis Katundit t'Eper dhe GjonBalajve, nje vend edhe sot quhet "Mokna". Aty kalon nje she me uje te vazhdueshem, dimër e vere. Te mocmit thon se aty, ne ate she dikur kane qene mullijt e fshatit. Rrenojat e tyre kane qene te dukshme deri vone. Ne nje legjend tjeter, e cila shkon edhe tre breza ma larg,por qe ne koh asht ma e vonshme se legjenda e Vajzes se Vuthit, thuhet se i pari i Vuthjanve Bala, e ka origjinen tek Shejt Kelmendi. Nuk perjashtohet mundesia qe te jete keshtu, por gjithsesi legjenda e Vajzës se vuthit ështe shumë shekullore me një truall te caktuar prandaj dhe esht e besueshme se Bala asht Kelmendas ne truallin e vet, ne Vuthaj, te trashiguar brez pas brezi, dhe ne asnjë menyr nuk mun te trajtohet si ardhacak. Ne legjendën e Vajzës se Vuthit, qe eshte ma se dy mij vjecare, thuhet qarte se Vuthjant ishin ne trojet e tyre te lashta dhe luftonin per mbrojtjen e tyre. Gjithashtu legjenda eshte argument ne te mir te se vërtetesë se te gjitha kto trva kane qene qysh se ne lashtsi te të parëve tanë Iliro-Shqiptar. Po kështu ështe i njohur edhe i prenuar fakti se Kelmendasit kane qene adhurues te trojeve te veta dhe te jetes se lir ne to, pa pushtues te huaj, kunder te cilve luftuan neper shekuj. Kështu qe ne rrethana e situata te caktuera, ata jan tkuerr "kanë marr malin me jetue te lir". Prandaj dhe i gjejm ne kto malsi te thepisura dhe shkambore. Shume here te moshuarit thone : "He, more, burra, t'paret tan kurr nuk i l'shuan këto troje. Ata shpesh her i patën lan luginat e fushat e tyne e dualen ne bjeshkt e nalta me jetue te lir bashkë me Shqipet".

Vuthjant banore autokton në trojet e veta

QE Vuthjanet janë Kelmendas pranohet nga te gjithë. Ndërsa, persa i përket autoktonis se tyre, ne trojet ku ndodhen dhe sot mendimet ndahen. Te huajt keqedashas këtë fis te lasht jane munduar ta paraqesin si ardhacak, por pa argumenta. Na themi se Vuthjanet jan autokton ne trojet e tyre etnike me vazhdimsi shumë shekullore. Vuthjant, Kelmendas kane qen te njohur për perkushtimin ndaj atdheut dhe lirisë, njerzillekun, burrërinë, ndershmerin, besnikrin, sinqeritetin, mirkuptimin, njerëzor, vendosmerin për te mbrojtur te drejten e tyre deri ne fund, ndenjen e dashuris per njeriun-krijesen madhore te Zotit ne toke, dashurin ndaj trashegimsise qe ju kane lan te paret, ndaj tokes amtare, vendosmerin për te luftuar kundër "te drejtës se topuzit", dëshirën për te mësuar e përparuar, për te luftuar te keqen, padrejtsine, dhunen, shtypjen, rrenen, pabesin, vjedhjen.

Për Vuthjanet te shejta kanë qen toka, qielli dhe dielli. Nje gjë te tille duket nga perbetimet qe jan ruajtur deri ne ditët etona si : pasha driten e diellit ci na jep jetë, pasha qiell e tok, pasha token ci po shkel, pasha token ci e kemi shpi per ket e ate jet ! Po ashtu virtytet te pacenushme te te parve tone kane qene miku, mikpritja, bujaria, besa. Kto cilsi te tyre i kane ven re edhe studiues qe jane marr me problemin Shqiptar. Kështu ata i kane cilsuar Kelmendasit, pra, edhe Vuthjanet, si te eger dhe trima prej natyre, trupmdhenj dhe te pashem qe din me luftue shume mire. Prandaj kurre nuk ju binden dhe nuk ju nanshtruan te huajit, as sllavit as turkut, por pranuen jetën e lire tradicionale ne bjeshkt e veta. Shumë studius i kane vlersuar Kelmendasit si burra te beses, te vendosur ne fjalen e dhane. Posacarisht për vuthjanet janë shprehur mendimtar te huaj dhe Shqiptare se "janë banoret ma te cmuar ne Krahinën e Plavës. Ata e mbajn fjalën, janë te ndershem dhe trima". Ndersa Anton Ceta, duke folur per banoret e ksaj krahine, thotë se "nga kta trima (Vuthjant) kishte frig edhe Veziri i shkoders. Vuthjant si trima e pleqnar jane te njohur edhe jashtë kësaj treve". Karakteristikat te perbashkta fizike te Kelmendasve kane qene trupi i gjat dhe i holl, te pashem, me vecori antropologjike te perbashkta. Te till kane qene te paret tane. Ata kurre nuk i rane kujt ne qafe. asnjeher nuk ban luftra pushtuese. Mbrojtjen e trojeve te veta e bene me perkushtim dhe mbijetuan duke perballuar me vetmohim te gjitha rebeshet qe u perplasen gjat shekujve ne truallin Arbëror. Dhe ne, bijt e tyre, duhet te veme ne jetë amanetin e te parve : Te bashkuar, te ndertojme boten e lir Shqiptare ne trojet tona etnike. Kështu janë dhe do te jane edhe pasardhsit e Vuthit ne trojet e veta te lashta, te edukuar ne oden shkolle te burrave me frymen e traditës epike te maleve tona, ashtu sikurse vllazrit e truellit kombëtar, Vuthjanet do ta ruajnë ne zemrat e tyre respektin dhe kujtimin për para ardhsit dhe flijimet qe ban ata per ket toke te shenjt, për te rujtur e kultivuar tek pasardhsit traditat me te mira te kombit, e mbi çdo gjë dashurin per njari tjetrin, për atdheun, urrejtjen per pushtuesit. Te gjithe popujt,ne bot ,ruajn ne kujtesen e tyre shekullore brez pas brezi ngjarje e personalitete te shënuara te historisë se tyre. Edhe vllazrit tone te krahinave te tjera Ilire-Shqiptare, ruajne ne kujtesen e tyre, perkujtojn me respekt ngjarjet madhore qe kane lene gjurme te pa shlyeshme ne historin e kombit tone, perkujtojn me nderim personalitet dhe trimat qe nuk kursyen as jetën e tyre per te miren e popullit e atdheut. Te gjithë ne Shqiptarët krenohemi me emrat e mbreterve Ilir, Agronit, Teuta, me Skenderbeun dhe fitoret e tij, me lidhjen e Prizerenit e personalitetet e asaj kohe, me 28 nëntorin e burrat qe ngriten flamurin ne Vlore. Nje tradite e tille ështe kultivuar edhe ne treven Vuthjane, ne Oden e Burrave. Ne këto kuvende vazhdimisht jane permende me respekt bemat e mira te para ardhsve. E njera nder to qe ka zan vend te rendsishem eshte rujtja e origjines, prejardhjes Iliro-Shqiptare. Prandej, Vuthjant kudo qe ndodhen deri ne ditet tona, e dine prejardhjen, e dine se janë autokton ne trojet e veta, por eshte e kuptueshme se disa ngjarje dhe personalitete perjashtohen ne qenien e njerzve për rendesine qe kane pasur, kane dhe do te kene. Prandaj edhe Vuthjani te fletme krenari per te paret e vet, për bemat e tyre, trimerin qe kane treguar ata per mbrojtjen e trojeve amtare qysh ne lashtësi. Te paharruara kane mbetur dhe jan percjell vazhdimisht ne Oden e Burrave luftërat e paraardhsve tane kunder pushtimeve latine, bizantine, sllave e osmane. Te gjitha trimerit jan perjetsuar ne legjenda, tregime e kënge nga anonimi popullor.

A e dine se e kan prenua fejen e anmikut?

Lufta kundër pushtuesit osman

Nje nder këto negjarje te rëndësishme, qe Ësht ruajtur dhe përcjellur neper breza, ështe edhe lufta e Kelmendit kundër pushtuesve osmane. Sipas gojdhanes lufta ka qene e gjate, ashpër dhe me shumë viktima nga te dya palet, me shumë dame per palet nderluftuese. Legjenda mbi ket ndeshje te madhe asht rujtur dhe percjell neper shekuj ne Oden e Burrave nga te moshuarit, te cilet kur tregonin bemat e te parve per mbrojtjen e vatrave arbrore, te prenishmit i ndegjonin me vemendje dhe respekt. Ne ket legjende thuhet : "Ne kohen kur pushtuesit osman luftonin me zaptue tokat tona, te paret tanë kudo luftuen burrnisht e trimnisht per mbrojtjen e trojeve te veta. Lufte te rrepte e te gjatë bani edhe Kelmendi, gjithkun ne tokat Shqiptare prej Jeni Pazarit e deri ne Nikc. Thon se luftë e madhe ish kanë ba ne Luginën e Gucise, ku pushtuesit osman u nalen per shume kohe. Kelmenasi, e kishin pas damtue shume pushtuesin osman tue mesy natën ne cadrat e tyne, tue vra shume ushtar osman e pa u damtue vete, tue u kthye ne shpatijet e maleve. Prej anej ruheshin se mos u afroheshin ushtaret osman. Kelmenasit kur shkojshin ne lufte, seicili kishte me veti ka nje duek te mushun me lesh dhensh te pa lam. Këtë e vejshin përpara dhe shkonin tue e shty e tue ju afrue armikut. Ushtaret osman kishin arme te mira, por me to nuk mujshin me vra Kelmenasit se plumat nuk e cpojshin leshin e pa lam, po meteshin ne ta. Osmanet bajshin cudi pse nuk pa mun vrasin Kelmenas, kur ata i msyjshin dhe i vrisnin natën. Besa,ne ket lufte burrave ju kane nimue edhe grate me cka kane mujt. Ne te tana luftnat grate e Kelmenit jane te nigjueme. Kështu pra lufta nuk po maronte e ushtaret osman ishin terbue krejt prej inatit ci s'po munen me shtrue Kelmenin. Dhe, qe besa e burrave, nuk munemme dit edhe sa kohe kish g'jat ajo lufte sikur te mos e kishin marr vesh ushtaret e Sulltanit se si mrohen Kelmenasit me lesh dhensh te pa lam. Dhe e kishin pas marre vesh nji nat qi kishin pas vra do Kelmenas e shoket nuk kane mujt me i bajt por kan met aty ku i kan vra. Kur i kan gjet ata te vramit i kane gjete bashkë me duej te mushun me lesh te pa lam. Besa, more burra, ne këtë luftë ashte vra nje mashkull i yni ci ish kan boll trim. Emnin e ka pas Nrel Bala, bash vllau i Gjon Bales. Kure pan ushtaret osmane me cka mroheshin Kelmenasit, kur msyjn natën, morën pran shume huj e ata huj i prehen ne te dy anet, pastaj shkuen i ngulen neper ato vene ci vijshin Kelmenasit natën. Keshtu kur Kelmenasit msyenin natën, rane ne pengesa, ne huj ci kishin ngul osmanet dhe nuk mujten me perparue ma nej, po u cuen n'kam e kur u cuen i msyen ushtaret osmane dhe i thyne. Kështu kanë ardh pushtuesit osman ne anen tone. Kur hin ne venin ton ata kishin ba cka bajn ata ci nuk e kan rodin e burrnis, kishin pas vra, djeg plackit cka kan gjet. Kshtu kish pas marue kjo lufte, por Kelmenasit kurr nuk e pushuen luften kuner pushtuesit osman e ma vonë kuner pushtuesve tjere. Qysh n'at kohe kan met emnat : Guri i Gjon Bales (ne Balcine te Luzhes), Ashti i Nrelit (pyll midis Zarunices e Fushes sirme). Kto emna jan dhe sot. Pra duhet me dit se tokat e Bales kane ken prej te Guri i Sahatit deri ne Shkalle te Vuthit, prej te Liqeni i Shtares e deri te Guri i Gjon Bals. Gjith ky ven, me bjeshk e vrri a ken i t'parve tane. Ne sot nuk e kemi te tan truellin e Bales se nat kohe shum Kelmenas e lshuen venin e msyen kah mujten. Kishin pas shkue ne thellsi te bjeshkve deri ne Malsi te Madhe e ma larg, por edhe ne drejtim te veriut kah Rozhaja e Peshteri, ku edhe sot janë kushrijte tane. Disa edhe ishin ken kthye prap se Gjoni jau pat lan amanet mos me lshue truellin e vet. Edhe nje gja duhet me dit ; thonin te moshuanit. Ne venin tone nuk ka pas kam shkjau. Ata ktu i solli turku raje e na meten ma jau pa sherrin brez pas brezi'". Kështu thotë gojdhana popullore. Deri ketu shkon edhe lidhja farefisnore e brezave. Prandaj, perfshirja e një periudhe shumë shekullore ne gojdhanen popullore mesemiri deshmon se vuthjanet janë banor autoktone ne trojet e tyre te lashta dhe nuk janë ardhacak te vonshem sikurse jan munduar e mundohen ti paraqesin historjanet dhe etnografet serbosllav. Vuthjanet Kelmenas kane lene gjurm te pa shlyeshem ne trevat e tyre etnikisht te pastra, te cilat, madje dhe sot, ne pjesen ma te madhe te tyre, jane etnikisht te pastra. Pra, ne ket treve jetoj dhe mbijetoj ne shekuj elementi Iliro-Shqiptar ne vazhdimsi e pa nderprerje. Ne lidhje me dy vllazerit Vuthjan te dhanat gojore nuk perputhen plotsisht. Te moshuarit qe kam bisedua me ta per ket problem, kane deklaruar se edhe ato jane Vuthjane. Vllazeria Gocaj, thonin te moshuarit, padyshim u larguan nga kto troje ne drejtim te Peshterit, prej nga me vone, një deg e ksaj vllazerie kthehet ne Vuthaj. Kuptohet se gojdhana nuk percakto me saktesi datat e levizjes, kur u larguan dhe kur u kthyen, por pohon zhvillimin e ngjarjeve ne kohe te ndryshme. Jane Vuthjan autokton dhe banor ne trojet e veta edhe vellazeria Selimaj. "Na ,Selimajt jemi vuthjan hanedan, jemi te Pretashit. Selimi, Isufi e Vuksani jane kane vllazen. Te Isufit, ne kohna t'hershme jan ken cue prej knej dhe kanë pa shkue e zan ven ne Nikc. Atje janë edhe tash trashigimtaret e tij. Disa prej tyne kan majt fene myslimane e disa te tjer janë kthye prap ne fen e t'parve".

"fen e t'parve" shiko si turku qe ka shkruar kyt pjese siper nuk don me permet Krishtin se feja e t'parve ishte Feja Katolike.

Përfundime

Pavarsisht nga ndonje ndryshim qe vihet re ne tregimet e te moshuarve. Çka asht e kuptueshme po te kihet para sysh fakti se kane kalue shume e shumë shekuj, te gjithë ata te moshuare qe kame pasur fatin e mire te bisedoj me ta ne lidhje me këto probleme, kane qene te një mendimi për ceshtjet qe po rendisim : Vuthjanet qysh ne lashtsi janë autokton ne trojet e tyre, ne vendbanimet e sotme, por edhe te shperndar ne shumë krahina te tjera ; Vuthjanet janë Kelmenas autokton ne Kelmend dhe jo ardhacak; - hapsira Vuthjane ka qene etnikisht e paster, e banuer vetem nga fisi Vuthjan. Pushtuesit e ndryshem qe kane kalue neper këtë treve gjithmon u larguen prej saj ; - ne kohen e pushtimit osman ne kto ane pati dyndje ardhacakesh te myslimanizuar, Sikurse ka qen Radoja nga Kuci ; - ne te njejten periudh shume Shqiptar nga Gucia e Plava qe kishin prenue fen islame, lidhen krushqi me ardhacaket e myslimanizuar serbishtfoles, gje qe gradualisht ne këto familje coj ne humbejen e gjuhës Shqipe dhe marrjen e gjuhës së nenës ; -gjate periudhës se pushtimit osmane, shumë familje vuthjane per shkaqe te dhunës turke ose për shkaqe ekonomike u detyruan te largohen nga këto troje ne drejtime te ndryshme. Shperngulje te shumta nga kto treva Shqiptare sidomos ka pasur rreth viteve 1700, dhe me vone me 1912, 1913, 1919 e 1920. Por shpernguljet ma te mdha vihen re pas vitit 1960 ; - Shqiptaret e Krahines Plav e Guci, pra edhe Vuthjanet Kelmendas, moren pjes aktive ne te gjitha levizjet e mëdha dhe te vogla kryengritse kundër pushtuesve osman dhe ma vone, atyre serbosllav. Sidomos janë për tu përmendur kryengritjet e viteve 1684, 1711, 1737-1739, 1847, etj, vecanarisht e randsishme ka qene lufta e vitit 1878-81 për mberojtjen e ktyne trojeve nga pushtuesit malazes. Gjithashtu, Vuthjant kane marre pjes ne te gjitha levizjet kryengritse kunder pushtuesve osman, qe cuen ne shpalljen e pavarsise te shtetit Shqiptar nga perfaqsuesit etij ne Vlore me 28 nëntor 1912. Megjithse ne këtë Krahine lufta vazhdoj deri ne vitin 1924. Sipas deshmive qe disponojme, Gucia e Plava kane qene krahine e Shkoderas deri rreth viti 1800. Pastaj kjo krahin kalo ne vartesi adminstrative te Prizerenit dhe ma vone te Pejes. Kelmendi, pjes e te cilit asht edhe treva Vuthjane, ne te kalueren ka pasur shtrirje shumë ma te madhe nga ajo qe ka sot. Nje gje etille deshmohet dhe vertetohet me faktin se edhe sot kemi krahina Kelmendase qe mbijetuan neper shekuj duke u ndeshur me pushtues te ndryshem sllav, osman, e përsëri sllav, por qe sot ndodhen ne trojet e tyre etnike si ne Rugove, Peje, Rozhaj e deri ne Sanxhak. Vetëm ne Plav e Guci janë rreth 27 vllazeri me origjin Kelmendase, kurse Rugova ështe tersisht Kelmend etnikisht i pastrert. Velikasit, banoret e Velikes, fshat ne Komunen e Plaves, me origjin Shaljane, janë te asimiluer e sllavizuar nga kisha ortodokse sllave. Kushrijt e te njejtit trung ndodhen ne fshatra te rrethit pejes, kryesisht ne Isniq. Ndersa ne Velike nje vllazeri e ka rujtur miemnin "Shaliq". Te moshuarit ne tregimet e tyre mbi lashtesin nuk harrojn as grekun, i cili, thonin ata, la permenden ne are dhe shkoi andej ka kish pa ardhe. Gjithsesi te huajt qe kaluen neper kto troje, lane gjurme, sidomos ne besimet fetare. Dihet se sot Shqiptaret, pasardhsit e ilirve, janë te tri besimeve : katolike, myslimane, dhe ortodoks, përvec sekteve te tjera, qe për fat te keq nuk jan as ato te pakta. Por, rendesi te dores se par ka fakti se megjithse besimet fetare jane te ndryshme, marrdhanjet e gjakut Shqiptar, marrdhanjet midis Shqiptarëve te besimeve te ndryshme nuk u tranditen asnjë herë. Perkundrazi, pavarsisht nga besimi, ato dmth, marrdhanjet vllazerore kane qene dhe janë gjithmonë te tilla. Kshtu ne Krahin ton, myslimane katolik, kane festuar bashkarisht bajramin dhe pashken, kane lidhe kumari dhe vllazeri, madje ka pas edhe raste te lidhjeve martesore. Gjithmon janë ndodhur bashkarisht kur i ka thirr atdheu, duke u betuar sipas traditës : "per qiell e per dhe e baj deken si me le". Gojdhana popullore shenon dhe faktin se pas vdekjes se Gjonit, Sanxhakbeu i Shkodrës e thrret Dedushin ne bese "me ja mush menjen me nrrue fen" por masi ky nuk ka prenuae, ai e ka pre ne bese. "Begleret i kanë pas pru shkijet cipcinj ne këto toka, tue u dhan bjesh e vrri e ata na meten ktu ku i kemi edhe sot. Boll i keq ka ken edhe Mahmut Begolli i Pejës".

Ardhacakët sllav - Armiq të betuar

Ma armik i keni turqit qe tkan ba mutliman. Kelemndas jane Krishter.

Armik i egër i këtyre trevave Shqiptare, i te parëve tone ka qene car Dushani, i cili i ndëshkonte shume rende "te pabindurit", duke i detyruar te prenonin fenë ortodokse dhe te flisnin "sikurse ka folur Zoti", mbasi sipas megallomanise serbosllave, edhe zoti paska folur serbisht. Qe nga kjo kohe emrat vetjak, onomastika, pësoj një goditje te rende. Madje, ne këtë drejtim, edhe te tri besimet fetare kane lanë gjurmët e tyre. Pushtuesi serbosllav, duke u përpjekur qe ti jep ngjyre sllave cdo gjurme Iliro-Shqiptare, me qellim dhe ne këtë krahine, si ne krahinat e tjera, ndryshuen shume toponime si : Vuthaj-Vusanje, Guci-Gusinje Martinaj-Martinoviq, Gricori-Grncar, Pepaj_Pepiq, Nokshiq-Novshiqi, Plav-Pllav, Dardha-Krushevo, Qafa e Diellit-Dio, Burimet-Izvori, etj.

Jemi autokton në trojet tona

Edhe te dhanat historike deshmojne se këto treva kane qene te banuara qysh ne lashtësi nga fisi Iliro-Shqiptar. Eshtë e njohur se fiset Ilire luftuan kundër romakve me se një shekull, dhe u pushtuan prej tyre vetëm ne vitin 167. Kësaj periudhe i përket edhe legjenda e Vajzës se Vuthit, e cila deshmohet ne toponimet e rujura deri ne ditët tona. Po ashtu asht fakt i njohur se Gucia dhe Plava kane qene krahinë perberse e "Ilirikut" te Shkodres. Mbi lashtsine Shqiptare te ktyre trvave deshmojn edhe toponimete tjera si : Vizitori, Trojani, Vutkani, gjetjet arkeologjike ne Rakopec (sot Brada e Vezirit), e cila ne te kalueren ka qene prone e vllazerve Vuthjane Brucaj. "Kurt Lula Brucaj, komit, ne kohen e pushtimit osman kishte vrare shum nizam te turkut. Veziri i Shkodrës me dredhi e kish pas kap Kurtin dhe e kish pas var ne flokët e tij. Qysh prej asaj kohe ket bjeshk e mori veziri i Shkodrës, prandaj dhe quhet Brada e Vezirit". Monumente te tjera te kulturës, te lashtësisë Ilire ne këto treva jane pervec gjetjeve arkeologjike ne Rakopec, edhe varret e Ilirve ne Vizitor te vogël, varret e Ilirve ne Hot, Kisha Katolike ne Martinaj qysh ne shek. XIV, xhamia e pare ne Plavne vitin 1471. Rreth vitit 1638 sipas Mazrekut, shumica e popullsisë ne Guci e Plav ka kalue ne fenë islame. Ne Vuthaj, rreth vitit 1700 ka pas mbi 40 mysliman. Xhamia e Cekajve ne Guci, ndërtuar ne vitin 1687. Xhamia e Vezirit (Mehmet Pashe bushatit) ne Guci, ndertuar ne vitin 1765. Xhamia e Gjyl Beut ne vitin 1883/34. Xhamija e Ali Pashe gucise ndërtuar ne vitin 1899. Ne Vuthaj kan qene fillimisht tri xhami, ne katund Eperm GjonBalaj dhe Qosaj si dhe mejtepi Gjonbalaj. Ma von u ndertuan xhami edhe ne cerem e Valbone. Ne Runica dikur, sipas gojdhanes, ka pasur xehe. ky vend ndodhet siper Liqenit te Shtares. Duhet theksuar se, ne kto treva, ne pergjethsi, nuk janë bere kërkime te mirfillta arkeologjike, megjithse vende te tilla ku mun te bëhen kërkime ka. Prandaj duke pasur parasysh sa thame, pretendimet serbosllave se banor i par i kësaj treve ka qene Gjoni, i biri i Bales, jane te pa argumentura, tendencioze, absurde dhe qellimkqia, te cilat, ne fund te funit, kane vetëm një synim : te mohojne vazhdimesin e elementit Shqiptar ne kto treva. Ne lidhje me kete po u sjell një deshmi autentike. Ne vitn 1948 ne Gjonbalaj, tek shpia e Cun Mules, vjen nje grup i perber nga historian dhe etnograf malazes per te mbeledhur te dhana gojore. Shprehja e par e tynre ishte : Vi ste Albanci, ali dosljaci (ju jeni Shqiptar, por adhacak). Ne fakt, kjo nuk ishte pytje por nje pohim joshes dhe provokues. Joshes se prenonte faktin se Vuthjanet jan Shqiptare. Pra nuk janë as turq, (sikurse i quanin dikur), as mysliman. Por, nga ana tjetër ishte nje shprehje provokuese, për t'i futur ne rruge pa krye bashkbiseduesit, sepse ata duhej te thonin, sipas llogjikes serbosllave "jemi Kelmendas por ardhacak". Kurse Cvijiqi me 1905 dhe 1908 jep kto te dhana : Ne guci e Plave dhe ne 29 katunde te kësaj krahine jane 207 familje ortodokse me 2053 anëtare ; 705 familje myslimane dhe 878 familje Shqiptare. Esht e qarte dhe dihet nga te gjithë se edhe 705 familje myslimane, boshnjake, sikurse quhen nga populli i atjeshem per arsye se ne familje kan folur gjuhen e Boshnjakëve te Bosnjes, ne shumicen e tyre kane qene me perardhje Shqiptare. Janë te njohura vellazerite shqiptare si : Nikocaj, Berisha, Kastrat, Hot, etj., qe ne Guci duke u martuar me gra boshnjake nga thellsia e Luginës se Limit, sollen ne familjet e tyre te folmen boshnjake. Eshte fakt i njohur dhe i prenuar, ne kohen tone, nga gjithë e njerëzit e ndershem, se diplomacia evropiane ka ber padrejtsite ma te mdha ndaj kombit Shqiptar, ndaj ceshtjes komtare shqiptare, duke filluar qe nga kongresi i Berlinit me 1878, Konferenca e Ambasadorve ne Londër ne vitin 1912-1913, Konferenca e Parisit me 1919, dhe konferencen e Jaltes me 1945, duke shkeputur nga trungu kombëtar Shqiptar me shum se dy te tretat e territorit dhe me shume se gjysmen e popullsisë, e neket kuader dhe Krahinat Plav e Guci, Hot e Grude, qe me luften e tyre heroike kundër pushtuesve osman e malazes, sfiduan fuqite e mdha te kohës, mposhten ne fushën e luftës osman e malaziasit, duke mbrojtur me gjakun e tyre këto treva te pastra etnike.

Lufta e nokshiqit. Organizimi, zhvillimi dhe fitorja

Shume te dhana dokumentare dhe gojore dëshmojnë me qartsin ma te madhe se populli i kësaj Krahine asnjeher nuk i miratoi, nuk i prenoi as qe dot i pranoje kurre vendimet e dhunshme qe coptojn trojet Shqiptare. Faqe e ndritur ne historinë e luftërave qe kane bere te paret tone, për mbrojtjen e trojeve te tyre, eshte pa dyshim Lufta e Nokshiqit dhe fitorja e arritur kundër forcave malaziase, diplomacisë se Fuqive te Mëdha te kohës, synimeve ekspansioniste ruso-sllave dhe dredhive osmane për te shpetuar veten ne deme te interesave jetsore te Kombit Shqiptar. Për fat te keq duhet than se kjo teme kaq madhore, qe u kurorzua me fitoren e shkëlqyer te forcave ushtarake Shqiptare te komanduara dhe drejtura nga Lidhja e Prizerenit, pothuajse nuk asht trajtuar fare, e cila për vendin qe ze dhe jehonen qe pati ne ngritjen e ndergjegjes Kombëtare, meriton shume ma teper kujdes. Rrethanat ne te cilat u zhvillua Lufta e Nokshiqit. kriza lindore, lufta ruso-turke dhe nenshkrimii traktit famkeq te Shën Stefanit, e benin situatën shume te rend dhe te nderlikuar per Kombin Shqiptar. Populli Shqiptar ne ate periudhe te veshtire ndodhej para dy alternativave¨: Te prenonte vendimin e Shen stefanit, te cilat coptonin trojet Shqiptare midis Bullgarisë, Serbisë dhe Malit te Zi, dmth te prenonte ripushtimin, ose te organizohej per te perballur situaten e nderlikuar te brendshme dhe nderkombtare, te vazhdonte me trimeri luften clirimtare kunder pushtuesve te vjeter dhe te rinj. Populli Shqiptar, megjithse ne rrethana te vështira, zgjodhi rrugën e dyte, rrugën e vazhdimit te luftës për çlirimin kombëtar, dhe per mbrojtejen e trojeve Etnike Shqiptare te rrezikuara nga synimet ekspanzioniste ruso sllave.