Ernest Rutherford: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.6.4) (roboti shtoj: mk:Ернст Радерфорд
v r2.6.5) (roboti ndryshoj: kk:Эрнест Резерфорд
Rreshti 64: Rreshti 64:
[[jv:Ernest Rutherford]]
[[jv:Ernest Rutherford]]
[[ka:ერნესტ რეზერფორდი]]
[[ka:ერნესტ რეზერფორდი]]
[[kk:Резерфорд Эрнест]]
[[kk:Эрнест Резерфорд]]
[[kn:ಅರ್ನೆಸ್ಟ್ ರುದರ್‍ಫೋರ್ಡ್]]
[[kn:ಅರ್ನೆಸ್ಟ್ ರುದರ್‍ಫೋರ್ಡ್]]
[[ko:어니스트 러더퍼드]]
[[ko:어니스트 러더퍼드]]

Versioni i datës 1 gusht 2011 20:14

Skeda:Ernest Rutherford.jpg
Ernest Rutherford

Sir Ernest Rutherford, Baron i parë Rutherford of Nelson, lindi më 30 gusht 1871Brightwater afër NelsonZelandë e re dhe vdiq më 19 tetor 1937Cambridge. Ishte nga Zelanda e Re, por punoi në Angli si studiues i fizikës bërthamore. Në vitin 1908 mori çmimin Nobel. Dhe që nga viti 1931 ishte baron i Rutherford of Nelson.

Eksperimenti

Në vitin 1911 fizikani neozelandez Ernest Rutherford dhe bashkëpunëtoret e tij kryen një eksperiment, i cili më pas u bë historik, në një laborator të Universitetit të Kembrixhit, në Britaninë e Madhe. Ai i kishte vene si qellim vetës të vërtetonte vlefshmërinë e modelit atomik të Thomsonit përmes vëzhgimit të sjelljes së grimcave alfa të lëshuara me shpejtësi shumë të madhe kundër një pllakë shumë të hollë floriri.

Përfundimet e vërejtura qene si më poshtë :

  • 1. Pjesa më e madhe e grimcave alfa përshkonte pllakën metalike sikur ajo të mos përbente asnjë pengese.
  • 2. Disa grimca alfa pësonin një devijim pak a shumë të madh në krahasim me vijën imagjinare pingul mbi pllake.
  • 3. Vetëm shumë pak grimca alfa nuk përshkonin pllakën dhe ktheheshin prapa.

Duke u menduar rreth ketyre rezultateve, Rutherfordi u perpoq te merrte me mend se cfare takonin grimcat alfa kur pershkonin pllaken.

Pothuajse te gjitha grimcat pershkojne pllaken duke e lene te pademtuar: ato nuk gjenin pergese qe t'i ndalonin dhe trajektorja e tyre mbetej e pandryshuar. Grimcat e pakta qe ktheheshin pas, gjenin nje pengese te pakapercyeshme, megjithate shume e vogel meqenese ndodhia ngjet vetem rralle here. Rutherfordi doli ne konkuzionin se kjo pengese duhej te ishe berthama e vogel, e rende, e pajisur me ngarkese pozitive, meqe grimcat alfa qe shmangen nga levizja drejtvizore jane ato, trajektorja e te cilave kalon afer berthamave pozitive.

Rezultatet eksperimentale te arritura nga Rutherfordi dhe te vertetuara edhe nga studiues te tjere lejuan te perpunohet i ashtequajturi model atomik berthamor. Ne te cilin, atomi paraqitej si nje sfere, ne qender te se ciles eshte e vendosur berthama, dhe elektronet rrotullohen rreth berthames duke ndjekur orbitale eliptike si ato te planeteve rreth diellit dhe per kete shkak, ky model u njoh edhe si modeli planetar. Nese atomin do ta krahasonim me nje stadium futbolli, berthama e tij do te ishte sa nje kokerr arre ne mes te stadiumit. Vellimi i atomit perputhet me hapesiren e zene nga elektronet ne levizje te vazhdueshme perreth berthames, dhe eshte nje milion miliard here me e madhe, prandaj atomi ka nje diameter qe eshte rreth njeqind mije here me i madh se ai i berthames se tij.