Ideologjia: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.6.3) (roboti shtoj: kk:Иделогия
v roboti largoj: kk:Иделогия (missing)
Rreshti 52: Rreshti 52:
[[jv:Idéologi]]
[[jv:Idéologi]]
[[ka:იდეოლოგია]]
[[ka:იდეოლოგია]]
[[kk:Иделогия]]
[[ko:이데올로기]]
[[ko:이데올로기]]
[[krc:Идеология]]
[[krc:Идеология]]

Versioni i datës 3 gusht 2011 04:07

Fjala ideologji rrjedh nga gjuha frënge: idéologie, nga dy koncepte nga gjuha greke, ideja dhe logos) paraqitet në Francë në shek XVIII. (1796.) si shkencë mbi idetë. Autori i kësaj shprehje është Antoine Destutt de Tracy, i cili deshi që ideologjinë të vendos ne shkallën e mbishkencës, e cila merret me analizë të ideve njerëzore dhe ka epërsi mbi shkenca tjera .

Sociologët funkcionalist e përcaktojnë si sistem të ideve dhe besimeve të cilat ofrojnë orientimin për të kuptuar realitetin dhe veprimtarinë shoqërore. Marksisitet e kuptojnë si vetëdije të shtrembëruar dhe të rrejshme e cila shërben për fshehjen e dominimit klasorë të borgjezisë. Mëndimtarët konservatorë e paraqesin atë si sistem të mbyllur dhe represiv të menduarit. Koncepti i ideologjisë në vetën e vet përfshinë së pari vlerat e jetës së përbashkët, vlerësim të qenieve politike dhe veprime ndaj bindjeve apo botëkuptimeve dhe anatemizim të tjerëve. Përfshinë shprehjen e interesave të grupeve dhe akteve social të caktuar (klasët, lëvizjet, kombet)si dhe insistimin që në ato interesa të sigurohet mbisundimi në sistemin politik.Ideologjia është “mësim mbi ide” . Idetë rrjedhin si sensacion. Në mësimet e De Tracys paraqiten katër faktorë të cilët edhe sot cekën në definim të konceptit “ideologji”:

  • Sistemi i shpjegimit të botës,
  • Program i veprimit,
  • Veprim publik për realizimin e programit, dhe
  • Manifestimi i rrolit të posaçëm të individit.