21517 Dobi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

21517 Dobi është emri i një asteroidi të zbuluar më 23 maj 1998. Ky asteroid u emërua në nder të Kledin Dobi, një studenti shqiptar nga Filadelfia, i cili fitoi vendin e parë në Matematikë në konkursin ndërkombëtar “Intel International Science and Engineering Fair” në vitin 2005[1].

Të dhëna rreth Asteroidit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

21517 Dobi konsiderohet si "Mikro Planet" (en: Minor Planet). Mikro planete konsiderohen ato objekte astronomike të cilat rrotullohen rreth Diellit por që nuk janë planete të mirëqena, por që nuk janë as kometa. 21517 Dobi gjendet në Brezin Qendror Asteroidal, në zonën midis marsit dhe Jupiterit. Ky asteroid ndodhet 392,096,020 km (2.621 AU) larg nga Toka[2] dhe për të kryer një rrotullim të plotë rreth Diellit i duhen 1,321.54 ditë (3.62 vite), rrotullim që kryhet me një shpejtësi rrotullimi prej 19.40127362 km/s, me pjerrësi prej 7.73348°.

Emërtimi i Asteroidit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kledin Dobi, studenti shqiptar në nder të të cilit u emërtua ky asteroid, ka lindur në vitin 1988 në Tiranë.[1]. Pasi kreu dy vitet e para në shkollën fillore “Edit Durham”, zhvendoset bashkë me familjen në ShBA, ku vazhdon mësimet në "Johan Maphin Elmentary School", një shkollë fillore lokale. Ndërkohë që ndiqte shkollën e mesme "Julia R. Masterman High School", ai merr pjesë në një kamp studentor, të quajtur "Math Camp". Në këtë kamp, çdo vit mblidhen studentët më të mirë në SHBA, dhe iu jepet prioritet shkencës së Matematikës.[3]. Aty, studenti shqiptar njihet nga afër me një profesor Matematike me origjinë nga Rumania, i cili i tregon për një Teoremë Matematikore të nisur nga dy studiues të shquar Rumunë dhe që asnjeri nuk kishte arritur ta zgjidhte për 20 vjetë. Kledini vendos të përpiqet ta zgjidhë këtë Teoremë.

"Në fillim provova të zbërtheja tri teorema matematikore në kushte krejt individuale. Në raste të veçanta kërkova edhe ndihmën e pedagogëve nga Universiteti i Pensilvanisë."

Kledin Dobi

Pasi përfundon një projekt voluminoz, ku zbërthen në detaje Teoremën Matematikore, Kledini mbledh të tërë projektin e tij në 9 volume dhe merr pjesë në Konkursin e Matematikës për shtetin e Pensilvanisë, dhe pas fitores së këti konkursi, merr pjesë në një konkurrim në Matematikë në shkallë Kombëtare, ku midis 500 studentëve nga e gjithë ShBA-ja, fiton Medaljen e Artë për Matematikë. Tre vendet e para të këtij Konkursi kishin të drejtën e konkurrimit në “Intel International Science and Engineering Fair", një konkurim prestigjoz ku marrin pjesë 1500 konkurentë nga 40 shtete në 14 disiplina dhe që monitorohet nga 48 profesorë, doktorë, shkencëtarë dhe studiues botërorë të Shkencave të Natyrës, ku mes tyre marrin pjesë dhe fitues të çmimit "Nobel", si kimisti i njohur, Dr.Horsebachk dhe fizikanti, Dr. Braingreen.

Në këtë konkurs, Kledin Dobi fiton vendin e parë ne Matematikë dhe nderohet me çmimin "Grand World", pasi projekti i tij vlerësohet si projekti më i mirë i vitit 2005 në botë, midis të 14 disiplinave[4]. Pjesë e çmimit për fituesin ishte edhe nderimi me emërimin e asteroidit me kod 1998 KS52 me emrin e tij.

Burim i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b JPL Small-Body Database Browser
  2. ^ JPL Small-Body Database Orbit Diagram
  3. ^ “Nassa” vë emrin e shqiptarit një asteroidi[lidhje e vdekur]
  4. ^ "A Real "Philly Wiz Kid"" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 nëntor 2007. Marrë më 16 dhjetor 2007.