Abdurrahman Dibra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Abdurrahman Dibra
Ministër i Brendshëm
Në detyrë
30 maj – 10 qershor, 1924
Paraprirë ngaShefqet Vërlaci
Pasuar ngaRexhep Shala
Në detyrë
12 shkurt, 1927 – 10 maj, 1928
Paraprirë ngaMusa Juka
Pasuar ngaKostaq Kotta
Ministër i Financave
Në detyrë
11 janar, 1933 – 16 tetor, 1935
Paraprirë ngaLame Kareco
Pasuar ngaRrok Gera
Ministër i Arsimit
Në detyrë
16 janar, 1929 – 5 mars, 1930
Paraprirë ngaXhaferr bej Ypi
Pasuar ngaHilë Mosi
Në detyrë
31 maj, 1938 – 7 prill, 1939
Paraprirë ngaFaik Shatku
Pasuar ngaPertef Pogoni
Të dhëna vetjake
U lind më1885
Dibra e Madhe, Perandoria Osmane
Vdiq më1961
Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar
PunësimiPolitikan

Abdurrahman Dibra (Dibër, 1883/1885 - Tiranë, shkurt 1961) ka qenë nëpunës i Perandorisë Osmane dhe ministër i shtetit shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind më 1883 ose më 1885 në qytetin e Dibrës së Madhe, i biri i Elmaz beut, zyrtar dhe personazh i njohur në sanxhak. Abdurrahmani ndoqi ryzhdijen në vendlindje, idadijen në Manastir dhe shkollimin e lartë në Stamboll në Shkollën Civile e Administratës Mbretërore "Mülkiye-i-Sehahané" për ekonomi dhe administratë civile, të cilën e përfundoi më 1907. Periudhën e trajnimit e bëri në Vilajetin e Manastirit, ku pas Revolucionit Xhonturk u ngrit në krye të komunitetit dibran për një identitet gegë dhe myslyman kokë për kokë kundrejt nacionalistëve shqiptarë.

Mes 1910 dhe 1916 kreu detyrën e kajmekamit në Nashliç dhe KumanovëVilajetit të Manastirit dhe në Fatih në Stamboll. Prej 1916 dhe deri në periudhën e armëpushimit, shërbeu si inspektor i shërbimit civil. U kthye më 1923 në Shqipëri pasi u thirr nga Ahmet bej Zogolli dhe si i njohur i tij i afërm, u zgjodh deputet në zgjedhjet e atij viti dhe u emërua ministër në qeverinë jetëshkurtër Vrioni para Lëvizjes së qershorit.

Në periudhën e pas Triumfit të Legaliteti ka qenë ministër në gati çdo kabinet qeveritar.

Pas pushtimit italian u internua në Itali,[1] u kthye në Shqipëri vetëm kur më 1943 kur kapitulloi Italia.

Edhe pas mbarimit të Luftës në fundin e vitit 1944, ndonëse Abdurrahmani kishte shërbyer për gati 19-vjet si deputet dhe ministër i Monarkisë së Zogut, komunistët që erdhën në pushtet nuk e trazuan fare atë. Por peripecitë e mëdha për familjen e tijë filluan në pranverën e vitit 1946 kur komunistët arrestuan të birin e tij Qenanin.[2]

U arrestua dhe u dënua me 10 vjet burg për "agjitacion e propagandë", prej të cilave kreu 8 vjet e gjysmë të dënimit. Ndërroi jetë në Tiranë pranë familjes nga një hemoragji cerebrale.[3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Özdalga, Elisabeth (2013). Late Ottoman Society: The Intellectual Legacy (në anglisht). Routledge. fq. 329. ISBN 9781134294732.
  2. ^ Dibra, Urhan (3 mars 2021). "Babai im, ish-nënprefekti i Stambollit dhe ministër në disa kabinete të Zogut". memorie.al (Intervistë). Intervistuar nga Dashnor Kaloçi.
  3. ^ Dibra, Urhan (4 mars 2021). "Vëllanë ma pushkatuan me tetë pjestarë të grupit Bashkimi Demokrat dhe trupat i çuan në breg të lumit". memorie.al (Intervistë).