Aleanca Demokratike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Neritan Ceka, Aleanca Demokratike

Partia Aleanca Demokratike (shkurtesa partiake AD)është parti politike në Shqipëri e krijuar në vitin 1992, i përket spektrit politik të qendrës. Kryetar i saj është Neritan Ceka. Qendër e partisë është Tirana, dhe në struktura të saj ka të përfshira Forumin Rinorë dhe Forumin e Gruas.

Sipas statusit kjo parti ka paraparë klubin si njësi organizative e përbërë nga anëtarë të seksioneve deri të një zone elektorale për zgjedhjet e përgjithshme ose ato vendore. Po ashtu partia për raste të veçanta ka paraparë të ashtuquajturën Eklezia e Partisë - një mbledhje e të gjithë anëtarëve të AD. Kongresi i partisë është organi më i lartë vendim-marrës ndërsa Asambleja e Partisë është organi më i lartë i saj ndërmjet dy mbledhjeve të Kongresit. Vendimet e saj kanë karakter normativ. Për zgjedhjet e fundit, AD nuk ka prezantuar në internet ndonjë program të saj.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Themeluesë të AD-së, si parti e anës së djathtë të ylberit politik, ishin disa nga ish themeluesit e Partisë Demokratike, ish deputetë të saj si, studentë të dhjetorit, pedagogë si dhe intelektualë. Me kalimin e kohës nga ana e djathë lëkundet në drejtim të qendrës dhe në vitin 2008, paraqitet si parti liberale.

Më 13 gusht pas këtij disa mosmarrëveshjeve brenda Partisë Demokratike, Arben Imami, Arben Demeti, Perikli Teta, Prenç Zogaj, Edmond Trako, Ridvan Peshkepia u përjashtuan nga PD-ja.

Elementet dalluese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas statutit të kësaj partie, emri i partisë është “ALEANCA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË” dhe sigla e partisë është “AD”. Simboli i sajë është një kalë me krahë në pozicionin e lëvizjes së dyfishtë: fluturim dhe galop. Ky simbol ka ka dy ngjyra: të bardhë dhe të kaltër. Ndërsa stema e Aleancës Demokratike është në formën e një shqyti simetrik, gjysma e sipërme e të cilit ka formën e një drejtkëndëshi me brinjë në raportin 7:8 dhe të vendosur vertikalisht, ndërsa gjysma e poshtme ka formën e pjesës së poshtme të zemrës. Shqyti ka fushë të bardhë dhe rrethohet me një kornizë të kaltër me trashësi sa 1/12 e gjerësisë së shqytit. Në qendër të shqytit është vendosur kali i simbolit të AD-së, i skicuar me vijë të kaltër. Në pjesën e sipërme të kornizës është shkruar: ALEANCA DEMOKRATIKE, ndërsa në dy pjesët anësore janë shkruar fjalët: LIRI (majtas) dhe DREJTËSI (djathtas). Shkrimi është me ngjyrë të bardhë. Flamuri i AD-së ka formën e një drejtkëndëshi me përmasa 1,4 m x 1 m dhe të shtrirë horizontalisht. Flamuri ka fushë portokalli. Në qendër të flamurit është vendosur kali i simbolit të AD-së, i skicuar me vijë të bardhë. Në krahun e majtë, lart, vendoset simboli i ELDR-së: një pëllumb i bardhë në fluturim brenda një rrethi blu me yjet e verdhë të Bashkimit Evropian. Vula e Aleancës Demokratike ka formë rrethore me diametër 35 mm. Në qendër është vendosur sigla e partisë : AD, poshtë së cilës është shkruar viti i themelimit të AD-së: 1992. Në rrethin periferik është shkruar emri i partisë : ALEANCA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË.[1]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Statuti zyrtar i AD[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]