Ali ibn Jusuf

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ali ibn Jusuf
Sulltan
Në detyrë
11061143
Paraprirë ngaJusuf ibn Tashfin
Pasuar ngaTashfin ibn Ali
Të dhëna vetjake
U lind më1084
Ceuta, Spanjë
Vdiq më26 janar 1143

Ali ibn Jusuf (Arabisht: علي بن يوسف) ishte mbreti i pestë i dinastisë Almoravide nga viti 1106 deri në vitin 1143.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ali ibn Jusuf sundoi nga Maroku dhe e emërtoi vëllain e tij si guvernator të Andaluzisë. Ai i zgjeroi territoret e tij në gadishullin Pirinej duke marrë Zaragozën në vitin 1110, por e humbi pësëri tek Alfonso I, mbreti i Aragonit, më 1118. Në vitin 1139, ai humbi në betejën e Ouriques kundër portugezëve.

Pas vdekjes së Aliut, vendin e tij e zuri i biri.

Familja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ali ibn Jusuf ishte biri i Jusuf ibn Tashfinit. Aliu kishte dy djem:

  • Tashfin ibn Ali, guvernator i Granadës dhe Almerias më 1129 dhe Kordobës më 1131.
  • Is'hak ibn Ali, vdiq më 1147.