Andrew Stanton

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:Andrew-nemo.jpg
Andrew Stanton dhe Finding Nemo

Andrew Stanton lindi më 13 janar 1964Boston, Massachusetts, ShBA. Është një regjisor animimit, skenar, po ashtu edhe sinkronizues.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Andrew Stanton është njëri ndër figurat më të shquara prapa studios së animacionit kompjuterik “Pixar Studios”, dhe kontributet e tij në filmat e animuar modern si “Toy Story” dhe “Finding Nemo” zënë vend thelbësorë. Si regjisor i “Finding Nemo” apo si producent i “Monsters Inc.”, Stantoni ka marrë pjesë pothuajse në secilën pjesë të produksionit. Një ndjeshmëri familjare e shoqërore me një aftësi të shkëlqyeshme kanë rezultuar në filma që pëlqehen sinqerisht si nga të miturit ashtu edhe nga të rriturit – një realizëm I vërtetë në fushën e quajtur “argëtim familjar” - “family entertainment”.

I lindur në Rockport, MA, Stantoni kreu shkollimin për “character animation” - animim të personazheve në Institutin e Arteve të Kalifornisë para se të punonte si animatorë për “Kroyer Films” në vitet e 80ta. Me kalimin e dekadës, Stantoni punoi si autor shkrimesh për legjendën e animacionit “Mighty Mouse-Aventurat e reja” të Ralph Baksh-it. Më 1990, tanimë njihej si autor dhe animator dhe u bë animatori I dytë që iu bashkangjit John Lasseter-it në themelimin e Pixar Studios. Marrdhëniet e tij me Lasseter-in u forcuan gjatë punës si animatorë në filmat e shkurtër “Surprise” dhe “Light and Heavy” të Luxo Jr. , mirëpo ndjeshmëritë e këtyre dyve u harmonizuan shkëlqyeshëm atëherë kur Stanton shërbeu si autor dhe dizajnues i personazheve në filmin e animuar më 1995 “Toy Story” të studios “Pixar”, i cili bindshëm u bë hiti familjar i vitit. Përveq që shkroi storien e filmit “A Bug’s Life”, Stantoni poashtu iu bashkangjit Lesseter-it në karrigen e regjisorit, së bashku me kontribuimet e tij në hitet pasuese si “Monsters Inc.” dhe “Toy Story 2” që kryesisht konsistonin në punë si autor shkrimesh. Stantoni iu kthye karriges së regjisorit më 2003 me atë që ishte filmi më i famshëm i Pixar-it i të gjitha kohërave , “Finding Nemo”. Filmi u inspirua kur Stantoni vërejti se instiktet e tij të tepërta qortuese prindërore po e pengonin atë që të afrohej dhe lidhej me djalin e tij. Filmi tregon një rrëfim të një klloun peshku të vogël i cili rrëmbehet nga oqeani dhe përfundon në një akuarium të një dentisti në Sidney dhe këmbënguljes së babait të tij që ta kthej atë në shtëpi shëndosh e mirë. Sikurse në veprat e tjera të Stantonit, “Finding Nemo” ofron personazhe tërheqëse e të këndshme që nuk gjinden zakonisht në rrëfimet e tjera të animuara, dhe me përvojën e tij si prind i dhuron filmit një shpirt plot emocione.

Çmime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kulmi i suksesit të Stantonit u arrit më 29 shkurt 2004, kur në mbrëmjen e ndarjes së qmimeve Oscar, “Finding Nemo” fitoi në kategorinë e “Best animated feature” – filmi më i mirë i animuar.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]