Arkivi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arkivat janë institucione të cilat evidencojnë, pranojnë, ruajnë, konservojnë rregullojnë, përpunojnë dhe mund të publikojnë lëndën arkivore dhe mundësojnë shfrytëzimin e saj për hulumtime shkencore dhe punë profesionale si dhe për nevoja të tjera të cilat janë në interes për organet, organizatat, institucionet, personat civil-juridik dhe qytetarët [1].

Përpos arkiva publike që janë pesona juridik ka edhe arkiva të llojeve tjera të cilat po ashtu hynë në në një rrjetë të përbashkët brenda një shteti. Arkivi shtetërorë ushtron veprimtarin e vet publike në pajtim me ligjin i cili zakonisht është i standardizuara në nivel ndërkombëtar.

Lëndë arkivore është i tërë materiali burimor dhe i reprodukuar (i shkruar, i vizatuar, i shtypur, i fotografuar, i filmuar, i fonografuar, i mekanografuar, mikroforma, shënimet e lexuara me makinë, shënimet digjitale, datoteka, duke përfshirë edhe programet dhe mjetet për shfrytëzimin e tyre, si dhe të gjitha dokumentet e tjera të krijuara në ndonjë formë tjetër) nga organet publike dhe jopublike, personat juridikë ose fizikë gjatë veprimtarisë së tyre, me vlerë të përhershme për shkencën, kulturën dhe për nevojat e përgjithshme publike.

Pasi që lënda arkivore ka rëndësi historike, kulturore, shkencore dhe ka cilësinë e monumentit të kulturës, ruhet në mënyrë të përhershme [1].

Është për t´u thënë se nëse poseduesi apo mirëmbajtësi i një arkivi të regjistruar nuk është në gjendje të mirëmbajë lëndën arkivore ndërmirren masa ligjore. Po ashtu nëse një film, qoftë dokumentar ose i luajtur, që ka rëndësi historike, kulturore ose shkencore, drejtori i Arkivit shtetrorë apo instiucione tjera ndërmarrin hapa që një kopje nga skenari, dialoglista, posterët, fotografitë të blehet dhe të ruhet në Arkivin e shtetit.

Të drejtat e qytetarve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të drejtat e përdorimit të lëndës së arkivit shtetërorë janë të parapara me ligj. Kështu p.sh. në Kosovë, hulumtimi dhe shfrytëzimi i lëndës arkivore, komunikimi i dokumenteve publike dhe i mjeteve të kërkimit, bën pjesë në të drejtat themelore të qytetarit për informim të lirshëm dhe të papenguar dhe, si e tillë, në parim nuk mund të kufizohet [1]. Mirëpo nëse përdorimi i lëndës keqpërdoret apo i prek interesat shtetërore kjo e drejt në raste të veçanta edhe mund të mohohet.

Disa kategori dokumentesh, që përmbajnë të dhëna të rëndësishme për sigurinë e interesave të veçanta të shtetit, të personaliteteve, individëve etj., dosjet hetimore e gjyqësore dhe dokumentet që përmbajnë të dhëna për identitetin e individit, jepen për shfrytëzim 75 vjet (në Kosovë) pas vitit të krijimit të tyre. Lënda arkivore e institucioneve drejtuese, të informimit dhe hetimit, si rregull është e mbyllur. Kjo lëndë hapet vetëm për personat e nivelit të lartë (që do të ushtrojnë funksione publike). Lënda arkivore që përmban të dhëna me rëndësi të veçantë për personalitetin e individit, personin juridik apo shtetin, dosjet hetimore dhe informatat sekrete të shkallëve dhe të karaktereve të ndryshme, mund të jepen në përdorim në kushte dhe procedurë të veçantë.

Institucionet e jashtme si dhe qytetarët e huaj mund të shfrytëzojnë lëndën arkivore sipas konventave, si dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në bazë të reciprocitetit faktik.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c LIGJI PËR LËNDËN ARKIVORE DHE ARKIVAT Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine

Shiko dhe këtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Arkivi – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale