Azem Shkreli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Azem Shkreli
U lind më10 shkurt 1938
Shkrel-Rugovë, Pejë
Vdiq më27 maj 1997
Prishtinë
Kombësiashqiptar
Gjinitë letrarePoezi, Prozë, Kritikë letrare

Azem Shkrelí (1938-1997) ishte një poet e kritik letrar shqiptar. Ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Me krijimtari letrare u shfaq në vitet '50 dhe me poezinë e tij vendosi kulme poetike në letërsinë shqipe.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Azem Shkreli lindi më 1938RugovëPejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar Fakultetin Filozofik, Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.

Në fund të viteve ‘50, do të shfaqet brezi i “të nëntëve” i prirë nga Shkreli, i cili vendosi kulme poetike në letërsinë shqipe.[1]

Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim "Zogj dhe gurë", botuar më 1997. Vdiq në pranverën e vitit 1997.

Azem shkreli u ngjit në maje të letrave shqipe.

Veprat letrare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Poezi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prozë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Karvani i bardhë (1961),
  • Sytë e Evës (1975)
  • Muri përfundi shqipes Shtatë nga at,

Drame[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Fosilet (1968),
  • Varri i qyqes (1983) etj.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Aliu 2012, p. 8-9.

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Krasniqi, Nysret (2016). Letërsia e Kosovës 1953-2000. Prishtinë: AIKD.
  • Aliu, Ali (2012). Kënaqësia e leximit. Prishtinë: ASHAK.
  • Shehri, Dhurata; Marashi, Adrian; Isufaj, Viola (2018). Letërsia 12. Tiranë. ISBN 978-9928-258-36-6.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Azem Shkreli tek IMDb