Beqir Valteri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Beqir Valteri

Beqir Valteri (Vinjoll,[1] 1892 - Tiranë, 14 prill 1945) ishte atentatori i parë i Ahmet Zogut, përkrahës i Lëvizjes së Qershorit, antizogist në mërgim, deputet gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe anëtar i Partisë Fashiste[2].

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Origjina[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Valterët janë një familje me prejardhje gjermane, të thirrur në kohë Skënderbeut për të prodhuar barut.[3] U lind në Vinjoll, i biri i Bajram Valterit, nipi i Kurt Agës së Matit.[4] Ahmet bej Zogolli e kishte ndihmuar që të shkollohej në Itali.[1]

Atentati ndaj Ahmet Zogut, Lirimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 23 shkurt 1924 brenda Kuvendit Kushtetues, Valteri e qëlloi kryeministrin kur ai po hynte brenda sallës së parlamentit. Zogu mori dy plumba kalimthi.[3]

Lirimi i Beqir Valterit nga burgu, në kohën e qeverisë së Nolit, u pa nga autoritetet britanike si miratim i atentatit.[5]

Gjatë Luftës së Dytë Botërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qe Komisar i Lartë i Ushtrisë pas kapitullimit italian. Ishte ndër 60 e pandehurit të cilësuar "kriminelë lufte" në Gjyqin Special, më 13 prill u dënua me pushkatim vetë i shtatëmbëdhjeti.[6]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Vllamasi, Sejfi (2000). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942): kujtime dhe vlerësime historike. Tiranë: Neraida. fq. 358–359. ISBN 9789992771310. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dervishi K., Haki Stërmilli, kryetari enigmatik i shërbimit sekret shqiptar shkëputur nga vëllimi i historianit "Shërbimi sekret shqiptar 1922-1944" Tiranë 2007, 23 tetor 2014.
  3. ^ a b Vlora E., Kujtime 1885-1925, Tiranë: IDK, 2003. fq. 501. ISBN 99927-780-6-7
  4. ^ BKKu, 1924, v.1, nr. 10, fq. 224-225.
  5. ^ Austin R., Founding a Balkan State: Albania's Experiment with Democracy, 1920-1925, University of Toronto Press, 2012, fq. 109. ISBN 978-1-4426-4435-9
  6. ^ Radi, Lazër (1997). I pari Gjyq Special në Shqipëri 1 mars 1945 - 13 prill 1945. Tiranë: Reklama. fq. 107–121. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)