Bernhard Riemann

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bernhard Riemann

Georg Friedrich Bernhard Riemann (shqiptohet Riman}; 17 shtator, 182620 korrik, 1866) ishte një matematikan gjerman i cili dha kontribute të vlefshme në analizën matematikore dhe në gjeometrinë diferenciale, disa prej këtyre zbulimeve më vonë u shfrytëzuan në zhvillimet e mëvonshme në teorinë e relativitetit të përgjithshëm.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Riemanni lindi në Breselenz, një fshat afër Dannenbergut në mbretërinë e HanoveritGjermani. Babai i tij, Friedrich Bernhard Riemann, ishte një pastor Lutheran shumë i varfër. Nëna i vdiq kur ky ishte ende fëmijë. Riemanni ishte fëmija i dytë ndër gjashtë fëmijët. Ishte shumë i turpshëm dhe vuanta nga kriza të shumta nervore. Riemanni tregoi aftësi të jashtëzakonshme në matematikë sidomos për llogaritje me numra që në fëmijëri por kishte turp të dalë para publikut.

Në shkollë studioi intenzivisht për Biblën, por në mëndje e kishte matematikën të cilës i kthehej me ëndje. Në mbarim të shkollimit provoi që të vërtetojë matematikisht saktësinë e Biblës sidomos Librin e krijimit. Mësuesit e tij ishin të mahnitur nga gjeniu i tij, ai ishte në gjendje të zgjidhë me një lehtësi të jashtëzakonshme probleme mjaft të komplikuara matematikore për të cilën ai shpesh ua kalonte edhe mësuesve të tij. Në vitin 1840, Riemanni shkoi në Hanover te gjyshja e tij dhe filloi të ndjekë shkollën e mesme. Pas vdekjes së gjyshes më 1842, ai kaloi në shkollën e lartë. Në moshën 19 vjeçare në vitin 1846, filloi të studiojë filologjinë dhe teologji deshi të bëhej prift dhe ti ndihmojë familjes.

Më 1847, Babai i tij pasi siguroi shumë të mjaftueshme parash ishte në gjendje që Rimanin ta largojë nga studimi i teologjisë dhe i lejoi atij të studiojë për dashurinë e parë të tij matematikën dhe e regjistroi në Univerzitetin e Göttingenit, ku ai për herë të parë e njohu Carl Friedrich Gaussin. Më pas kaloi në Berlin, ku leksione mori nga matematikanët e shquar Jacobi, Dirichlet, dhe Steineri.

Bernhard Riemann me mbajtjen e leksioneve filloi në vitin 1854, në të cilat jo vetëm e krijoi gjeometrinë e ashtuquajzur Gjeometria e RiemanniT por i dha bazat për relativitetin e përgjithshëm të cilin e dha Einstein. Në vitin 1857, ka pasur një përpjekje për promovimin e Riemannit si profesor i jashtzakonshëm në Univerzitetin e Göttingenit. Kjo përpjekje dështoi dhe ai punonte si profesor honorar. Në vitin 1859 pas vdekjes së Dirichletitai e mori kryesimin e departamentit të matematikës në Göttingen. Ai propozoi teorinë e dimensioneve të larta e cila në masë të madhe thjeshton shpjegimin e ligje të fizikës.

Ai duhej të largohej me të shpejtë nga Göttingeni kur plasi konflikti në mes armatës së mbretërisë së Hanoverit dhe armatës pruse. Kjo goditje e shpejtë e tronditi shumë Rimanin i cili vuante nga tuberkuloza dhe ai së shpejti vdiq. Kur shërbëtorja e tij dëgjoi për vdekjen e tij i hodhi të gjitha shkrimet dhe studimet e tij ndoshta edhe vërtetimin e Riemann hypothesis.

Veprimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veprat e publikuara të Riemannit janë kërkime të cilat e kombinojnë analizën dhe gjeometrinë. Ai krijoi degë të reja shkencore siç janë Gjeometria e Riemannit, Gjeometria algjebrike etj. Teoria e Riemannit për sipërfaqet u elaborua nga Felix Klein dhe pjesërisht nga Adolf Hurwitz pjesë e matematikës e cila është pjesë e bazave të Topologjisë, dhe Fizikës matematikore.

Riemanni dha kontribut në Analizën reale ku e dha përkufizimin modern të integralit Integrali i Riemannit me ndihmën e shumave të Riemannit, Zhvilloi teorinë e serive trigonometrike të cilat nuk janë seri Fourier.

Kontributet në teorinë analitike të numrave në punimin e vetëm nga kjo teori ai e përkufizoi Riemann zeta function funksion ky që tregon rëndësinë e shpërndarjes së numrave të thjeshtë. Dha një seri hipotezash për vetitë e funksionit zeta njëra prej të cilave edhe sot është e pavërtetuar njëri nga shtatë Problemet e Mileniumit i njohur si Hipoteza e Riemannit.