Besim Kurti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Besim Kurti (Tirana, 16 tetor 1948), pas përfundimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1972. Po në këtë vit fillon punën në Kinostudion "Shqipëria e Re" ku punon si asistent regjisor me regjisoren e mirënjohur Xhanfise Keko (Artiste e Popullit) dhe me regjisorin Dhimitër Anagnosti (Artist i Popullit). Në vitin 1974 do të jetë dhe puna e tij e parë si as/regjisor në filmin "Qyteti më i ri në botë". Në vitin 1977 do të jetë regjisor i filmit dokumentar "Bilbili i Labërisë", kushtuar Heroit të Popullit, Memo Meto. Filmi "Mondi dhe Diana" do të jetë filmi i tij i parë si regjisor. Besim Kurti ka interpretuar edhe në disa filma artistikë. Roli i tij i parë do të jetë ai i ushtarit italian Mikele në filmin "Në fillim të verës" në vitin 1975. Aktualisht Besim Kurti punon në Teatrit Kombëtar.


Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Regjisor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Film Artistik

1989 -- Djali elastik

1988 -- Tre vetë kapërcejnë malin

1987 -- Këmishët me dyllë

1986 -- Bardhësi

1985 -- Mondi dhe Diana

1984 -- Fejesa e Blertës (as./regjisor)

1982 -- Në ditët e pushimeve (as./regjisor)

1981 -- Gjurmë në kaltërsi (as./regjisor)

1979 -- Balonat (as./regjisor)

1974 -- Qyteti më i ri në botë (as./regjisor)

Film Dokumentar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1977 -- Bilbili i Labërisë

Producent[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2004 -- I dashur armik

2004 -- Yllka

2001 -- Tirana, viti zero

Aktor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2006 -- Gjoleka, djali i Abazit..........................Njeriu me dylbitë

2001 -- Chico.............................................

2001 -- Tirana viti zero.................................


1994 -- L’Amerika.......................................Hetuesi

1981 -- Gjurmë në kaltërsi.............................Skënderi

1979 -- Balonat........................................Babai i Gonit

1978 -- Në pyjet me dëborë ka jetë..................................Shoferi

1977 -- Njeriu me top...................................Todi Gjenomadhi

1976 -- Përballimi

1975 -- Në fillim të verës...............................Mikele, ushtari italian