Calvin Coolidge

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Calvin Coolidge
Calvin Coolidge
Presidenti i 30-të i Shteteve të Bashkuara
2 gusht 19234 mars 1929
Paraardhësi: Warren G. Harding
Pasardhësi: Herbert Hoover
Zëvendëspresidenti i 29-të i Shteteve të Bashkuara
4 mars 19212 gusht 1923
Paraardhësi: Thomas R. Marshall
Pasardhësi: Charles G. Dawes
Të dhënat personale
Lindi më: 4 korrik 1872
Lindi në: Plymouth Notch, Vermont, USA
Vdiq më: 5 janar 1933 (60 vjeç)
Vdiq në: Northampton, Massachusetts, SHBA
Profesioni: Politikan, Jurist
Shkolla e kryer: Kolegji Amherst
Partia politike: Partia Republikane
Bashkëshortja Grace Goodhue(m.1905)
Fëmijë John, Calvin
Feja: Kongregacionalizëm
Nënshkrimi
Calvin Coolidge


Calvin Coolidge

John Calvin Coolidge Jr. (4 korrik 1872 - 5 janar 1933) (shqip: Kalvin Kullixh) ishte presidenti i 30-të i Shteteve të Bashkuara (1923-29). Një avokat republikan nga Vermonti, Kullixh i ngjiti shkallë e politikës së shtetit Masaçusets, duke u bërë përfundimisht guvernator i atij shteti. Përgjigja e tij ndaj Grevës së Policisë në Boston në vitit 1919 e vuri atë në qendër të vëmendjes kombëtare dhe i dha atij një reputacion si një njeri i vendosur. Menjëherë pas kësaj, ai u zgjodh si zëvendëspresidenti i 29-të në vitin 1920 dhe arriti të bëhej president pas vdekjes së papritur të presidentit Warren G. Harding në vitin 1923. I zgjedhur president në vitin 1924, ai fitoi një reputacion si një konservator që mbështeste një rol më të vogël të qeverisë.

Kullixh riktheu besimin e publikut në Shtëpinë e Bardhë, pas skandaleve të administratës së paraardhësit të tij, dhe e la detyrën me popullaritet të konsiderueshëm. Biografi i Kullixhit, Claude M. Fuess, shkruan për të:

"Ai mishëroi frymën dhe shpresat e klasës së mesme, mundi të interpretojë dëshirat e saj dhe të shprehë mendimet e saj. Prova më bindëse e fuqisë së tij ishte se ai përfaqësoi gjeniun e njerëzve mesatarë."

Dalja në pension e Kullixhit ishte relativisht e shkurtër. Ai vdiq në moshën 60 vjeçare në vitin 1933, më pak se dy muaj para se pasardhësi i tij i drejtpërdrejtë, Herbert Hoover, të linte zyrën.

Lindja dhe historia e familjes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

John Calvin Coolidge Jr. ka lindur në Plymouth Notch, Windsor County, Vermont, më 4 korrik 1872. Ai është presidenti i vetëm i SHBA që ka lindur në Ditën e Pavarësisë. Ai ishte më i madhi i dy fëmijëve të John Calvin Coolidge Sr (1845-1926) dhe Victoria Josephine Moor (1846-1885). I ati i Kulixhit ishte angazhuar në shumë profesione, por ai pati një reputacion mbarë shtetëror si një fermer i begatë, shitës me pakicë dhe nëpunës publik.

Kulixh, student në Kolegjin e Amherstit

Ai mbajti poste të ndryshme lokale, duke përfshirë gjyqtar i paqes dhe mbledhës taksash dhe ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve të Vermontit, si dhe në Senatin e Vermontit. Nëna e Kulixhit ishte bija e një fermeri të Plymouth Notch. Ajo ishte e sëmurë kronike dhe vdiq, ndoshta nga tuberkulozi, kur Kulixhi ishte dymbëdhjetë vjeç. Motra e tij më e vogël, Abigail Grace Coolidge (1875-1890), vdiq në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, ndoshta nga infeksioni i apendiksit, kur Kulixhi ishte tetëmbëdhjetë vjeç. Babai i Kulixhit u rimartua në vitin 1891, me një mësuese, dhe jetoi deri në moshën tetëdhjetë vjeçare.

Familja e Kulixhit kishte rrënjë të thella në New England. Paraardhësi i tij më të hershme amerikan, John Coolidge, emigroi nga Cottenham, Cambridgeshire, Angli, rreth vitit 1630 dhe u vendos në Watertown, Massachusetts. Një tjetër paraardhës, Edmund Rice, arriti në Watertown në 1638. Stërgjyshi i Kulixhit, i quajtur gjithashtu John Coolidge, ishte një oficer ushtarak amerikan në Luftën Revolucionare dhe një nga zyrtarët e parë të qytetit Plymouth Notch. Gjyshi i tij, Calvin Galusha Coolidge, ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve të Vermontit. Shumë nga paraardhësit e Kulixhit ishin fermerë, dhe kushërinjtë e shumtë të largët ishin të shquar në politikë. Nuk ka asnjë dëshmi që Kulixhi ka punuar me të afërmit apo favorizuar ata nën patronazhin politik.

Karriera e hershme dhe martesa[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]