Çertifikata e lindjes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Certifikata e lindjes)

Certifikata e Lindjes është një dokument zyrtar që e lëshon zyra e Gjendjes Civile. Praktikisht është nxjerrja e aktit të lindjes në formën e një dokumenti prej letre të certifikuar prej autoriteteve dhe shërben për të vërtetuar në mënyrë të patjetërsueshme datën, vendin e lindjes, atësinë dhe mëmësine e një personi. Certifikata e lindjes mund të shërbejë edhe si bazë fillestare për kërkimin e dokumenteve të tjerë të identifikimit specifik si pasaporta, letërnjoftimi apo patenta. Po të jetë e paisur me fotografi shërben edhe si dokument identifikimi për personat nën moshën 16 vjeç.

Si rezultat i elektronizimit të regjistrave të gjendjes civile në Shqipëri, prej vitit 2008 certifikatat nuk shkruhen më me dorë por shtypen me kompjuter.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]