Deva (Gjakovë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Devë
Fshat

Devë është një vendbanim në komunën e Gjakovës, Kosovë.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati Devë është një fshat që ndan Reken e Keqe me Hasin.Ky fshat i ka rreth 80 shtëpi, disa prej banorëve mirren me bujqësi dhe blegtori e disa të tjerë janë të punësuar. Në këtë fshat gjindet edhe Xeherorja e Kromit në të cilen punojnë një pjesë e konsiderushme e banorëve të fshatit. Deva ndahet në këto lagje: Asllani dhe Sefa që njihen si Ahmet Azllanet, pastaj lagjet e tjera siç janë: Regja, Kukaj, Avdija dhe Deva qe janë në një lagje, Binakajt, Beq Alit dhe Bobt.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati Devë gjithmonë është dalluar për njerëz të dijes e të pushkës. Këtë e dëshmon më së miri lufta e fundit, gjatë së cilës numërohen 13 martir të familjes Bobi, Avdijaj, Asllani, Sefa dhe Binakaj si dhe një deshmor Ibrahim Asllani, luftetar i shquar i Brigades 134 ,,Bedri Shala".


Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]