Dioqeza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dioqeza (greq. διοίκησις, dhikisis = drejtim, qeverisje) në kishën katolike dhe në kisha të tjera është një pjesë e kufizuar trojesh e bashkësisë së krishterë që i është besuar qeverisjes baritore të një ipeshkvi. Meqë dioqeza drejtohet nga një ipeshkv, ajo quhet edhe Ipeshkëvi. Në Shqipërinë e mesjetës dioqezat apo ipeshkëvitë quheshin peshkopata. Në kishën katolike një dioqezë e rëndësishme quhet kryedioqezë apo kryipeshkvi (zakonisht për shkak të madhësisë dhe rëndësisë historike, apo edhe të dyja), dhe drejtohet nga kryipeshkvi. Kryipeshkvitë katolike shqiptare janë ajo e Shkodër-Pultit me Ipeshkëvinë e Lezhës, Ipeshkëvinë e Sapës, Ipeshkëvinë e Rrëshenit dhe Ipeshkëvinë e Pultit, dhe Kryeipeshkëvinë e Tiranë-Durrësit e cila ka nën administrim apostolik jugun e Shqipërisë. Në vitin 2003, në botë numëroheshin rreth 569 kryipeshkvi katolike romake dhe 2014 dioqeza (ipeshkëvi).

Në Perandorinë Romake[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Doktrina dhe ushtresa katolike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përkufizimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bashkpunëtorët e ipeshkvit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Organizmat dioqezane[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikuj ndërlidhës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]