Dypjaka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dypjaka
Noimage.png

Dypjaka është një fshat në Shqipëri...

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati Dypjake ndodhet ne lartesine rreth 800 m mbi nivelin e detit. Kufizohet me fshatin Shumbat ne pjesen perendimore, fshatin Pucaj dhe Venisht ne pjesen Veriore. Ne pjesen lindore nuk kufizohet me asnje fshat (ne lindje ndohen bjeshket e Korabit dhe kufiri me Maqedonine afersisht 5-6 ore udhetime). Ne pjesen jugore kalon perroi i Grames dhe me jug kufizohet me fshatin Limnjan.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi kryesor i te ardhurave te banoreve te fshatit Dypjake është blektoria dhe kjo fale kushteve te pershtatshme per zhvillimin e saje. Ne lindje te fshatit shtrihet nje zone e gjere e pyjeve te dushkut qe mundesone zhvillimin e blektorise sidomos te dhive e deleve. Sote per sote zhvillimi i blektorise mundeson sigurimin e nevojave ushqimore te banoreve dhe vetem nje teprice e vogel e prodhimeve blektorale është e destinuar per treg. Ne fakt mundesite jane te medha per ta orientuar zhvillimin e blektorise drejte tregut qe te mundesoje nje ngritje te nivelit ekonomik te fshatit. Qe te ndodhe kjo nje ndryshim strukturor i prodhimeve bujqesore e blektorale është i domosdoshem. Aktualishte prodhimi i arave është i destinuar per te siguruar nevojat e bukes e te bazes ushqimore per blektorine gjate periudhes se dimirit. Pemtaria është shume pak e zhvilluar (kryesisht per konsum vetjake) megjithese mundesite jane shume te medha. Nje gershetim i zhvillimit te pemtarise dhe blektorise do te ishte nje zgjidhje optimale per te mundesuar rritjen e te ardhurave te banoreve te fshatit. Qe te ndodhe kjo kerkohet qe te ndryshoje psikologjia e prodhimit te "gjithckaje" per nevojat familjare duke e orientuar prodhimin bujeqesore e blektoral drejt tregut. Mundesite jane jo te pakta. Dypjaka shquhet per prodhimin e arrave aq te kërkuara ne tregun e brendshëm e te jashtëm. Aktualisht prodhimi i arrave i është lëne natyrës dhe nuk ka një përkujdesjen e duhur. Gjithashtu ne fshatë mund te prodhohet shume mire kumbulla, molla, dardha e rrushi.

Një vështrim ne histori.

Fshati Dypjake ka pasur tradite shume te veçante prodhimin artizanal te cerepeve (ene prej balte qe përdoreshin për prodhimin e bukës) kjo fale baltës se veçante qe ndodhet ne fshatë. Cerepet e prodhuar ne Dypjake tregtoheshin ne te gjithë fshatrat përreth si ne Venisht, Shumbat, Rrenxe e me gjere. Kuptohet kjo i përket periudhës se hershme derisa enët e aluminit ose te bakrit u futen ne perdorim te gjere. Aktualisht ky prodhim artizanal nuk ekziston me megjithëse buka e prodhuar nga cerepet është e pazëvendësueshme për nga shija me bukën e prodhuar ne menyre industriale sot.

Fshati Dypjake ka pasur tradite prodhimin artizanal. Qilimat dhe sidomos mutafet (lloji qelimi i prodhuar me leshin e dhive) zbukuronin odat (dhomat) e banoreve te fshatit ne çdo kohe.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dypjaka është një fshat i vogel aktualisht (2009) me rreth 150 banore. Ne qendër te fshatit ndodhet nje burim uji qe e ben fshatin shumë te veçante ne krahasim me ç'do fshat tjetër në Shqipëri. Ne fakte ai burim është edhe jeta e fshatit pasi uji është i mjaftueshem per te vaditur token bujqesore (toka ndodhet e gjitha nen uje). Nuk ka ndonje date te saktë se kur është krijuar fshati por ne baze te gojdhenave zanafilla e fshatit mund te kete filluar rreth 500 vjet me pare. Sipas gojedhenave, ne fshat jetonin vetem dy plaka qe nuk dihet se nga kane ardhur. Ne fshat nuk ndodhej asnje burim uji cka e bente jeten shume te veshtire. Gojedhena tregon se dy plakat moren nje mushke i dhane kripe dhe e leshuan mushken. Thuhet se kafsha e nuhat ujin dhe qellimi i plakave ishte qe duke i dhene kripe mushkes ajo do te fillonte te kerkonte uje per te shuar etjen. Sipas gojedhenave ashtu ndodhi. Mushka e ngopur me kripe filloi te germonte ne vendin qe edhe sot buron uji. Plakat germuan ne vendin qe mushka po germonte me kembe dhe uji doli. Qe nga ajo dite uje nuk ka shteruar dhe është i mjaftueshem per te krijuar dy brazda uji demethen dy veta mund te vadisin njerheresh ne parcela te ndryshme. Qe nga ajo dite qe dy plakat zbuluan ujin fshati e ka marre emrin Dypjake ne kujtim te dy plakave (dy plaka = Dypjake). Me sa duket zbulimi i ujit dhe vendndodhja gjeografike e fshatit ( vend shume i pershatatshem per tju fshehur hakmarrjes si nga pushtuest e ndryeshem ashtu edhe nga vete banoret ne zona te ndryshme te vendit) krijuan mundesine qe fshati te lulezoje. Fshati është i ndare ne dy mehalla nga burimi i ujit. Ne mehhallen ne anen veriore ndodhen fiset: Nuzi, Loca, Dina, Durma, Dika. Ne anen jugore ndodhen fiset: Skera, Pali, Kraj dhe Ferruku.

Historia e fiseve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Fisi Skera

Fisi Skera mendohet qe te jete vendosur ne fshatin Dypjake aty rreth vitit 1800 dhe prejsrdhejn e ka nga fshati Zimur qe ndodhet po ne Dibër ne lindje te qytetit te Peshkopise. Nga një familje e vetme ne atë kohe, sot (2009) fisi Skera është rritur e zgjeruar shume. Vetem nje pjese e fisit Skera ndohen akoma ne fshatin Dypjake por shumica kane emigurar kryesisht ne Tirane por edhe ne shtete te tjera si ne Angli, Itali, Greqi e deri ne Kanada

  • Fisi Pali

Fisi Pali është fisi me i madh ne mehallen jugore te fshatit. Origjina e fisit Pali mendohet se është nga Kacinari i Mirdites (rrethi i Mirditës ndohet ne veri te Shqipërisë) dhe është vendosur ne fshatin Dypjake rreth viteve 1850. Sipas gojedhenave, banoret e fshatit gjeten familjen Pali te strehuar afër mullirit te fshatit qe ishin larguar per ti shpetuar gjakemarrjes ne Kacinar te Mirdites. Sic duket edhe nga mbiemri, Pali i perkete fese katolike dhe ne ate kohe feja myslymane ishte feja e vetme qe banoret e fshatit përkraheshin. Kryepleqësia e fshatit te asaj kohe mori ne shqyrtim kerkesen e familjes Pali dhe vendosen qe ta pranonin ne gjirin e tyre dhe nderkohe i kerkuan atije qe te ndryshonte fene nga katolike ne myslymane. Familja Pali e pranoi këtë kërkese duke ndryshuar edhe emrat e te gjithe pjesetareve ne emra myslimane. Qe nga ajo kohe familja Pali u rrit ne fisin me te madhe. Sot vetem nje numer i vogel i fisit Pali jeton ne fshat. Shumica kane emigruar kryesisht ne Tirane, Sarande, Durres etj.

(dokumenti i mesiperm është shkruajtur nga Tefik Skera tskera@hotmail.com dhe është i bazuar vetem ne te dhena gojore te pambështëtura ne dokumenta te kohes - sugjerimet dhe permisimet jane te mireprituar)