Edon Hasani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Edon Hasani
Të dhënat vetjake
Emri i plotëEdon Hasani
Datëlindja (1992-01-09) 9 janar 1992 (32 vjeç)
VendlindjaShkodër, Shqipëri
Gjatësia1.81 m (5 ft 11 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Tirana
Numri16
Karriera me të rinjtë
2005–2009Vllaznia
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2012Vllaznia36(1)
2012–2014Litex Lovech9(0)
2013Ceahlăul (huazim)1(0)
2014Poli Timișoara (huazim)5(0)
2014–2017Kukësi67(5)
2017–2018Vllaznia14(2)
2018Sepahan6(0)
2018–Tirana18(7)
Karriera ndërkombëtare
2008–2009Shqipëria U171(0)
2009–2012Shqipëria U197(0)
2012–2013Shqipëria U213(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 27 janar 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 24 prill 2014

Edon Hasani (lindur më 9 janar 1992) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor për klubin shqiptar Tirana.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vllaznia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hasani zhvilloi paraqitjen e parë në sezonin 2009–10 për Vllazninë më 17 prill 2009 në një ndeshje kampionati ndaj Skënderbeut, duke luajtur në 15 minutat e fundit në vend të Ansi Nikës.[1]

Debutimi i tij në Evropë erdhi më 30 korrik 2011 në një ndeshje kualifikuese të UEFA Ligës së Evropës ndaj Birkirkarës; ai hyri në minutën e 88të të ndeshjes që u mbyll me fitoren 1–0 në shtëpi.[2] Ai luajti edhe pesë minuta në ndeshjen e kthimit, që pavarësisht se u mbyll në barazim 1–1, i siguroi Vllazninë kualifikimin në raundin tjetër.[3] Në raundin tjetër, kësaj rradhe ndaj klubit zviceran Thun, Hasani luajti në të dyja ndeshjet si zëvëndësues, por ekipi i tij u eliminua ngushtë me rezultatin e përgjithshëm 2–1.

Bullgaria dhe Rumania[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 25 gusht 2012, Hasani u bashkua me klubin bullgar Litex Lovech që luante në ligën elitare të Bullgarisë. Pas 9 paraqitjesh me klubin e ri, në verën e vitit 2013, ai u bashkua me klubin rumun FC CeahlăulLiga I;[4] në aventurën e tij të shkurtër me Ceahlăul, Hasani zhvilloi vetëm një ndeshje, duke u paraqitur në 11 minutat e fundit të suksesit 3–0 ndaj Brașov.[5] Në janar 2014, Hasani ndërroi klub sërisht, por qëndroi në Rumani, ku firmosi me ACS Poli Timișoara, një tjetër klub i Liga I.

Kukësi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hasani u rikthye në Shqipëri në verën e vitit 2014 dhe firmosi një kontratë një-vjeçare me Kukësin; kontrata kishte mundësinë e rinovimin edhe për dy vite të tjera.[6] Ai debutoi më 25 gusht në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj ish ekipit të tij Vllaznia, duke luajtur 88 minuta në një fitore 2–1.[7] Në ndeshjen e rradhës ai bëri debutimin e tij në stadiumin Zeqir Ymeri, shtëpia e Kukësit, duke ndihmuar ekipin të mposhti ekipin e sapongjitur Elbasanin.[8]

Hasani shënoi golin e parë me verilindorët më 19 nëntor 2014 në triumfin 5–2 ndaj Pogradecit, e vlefshme për ndeshjen e vajtjes të raundit të dytë të kupës.[9] Ai e mbylli sezonin e parë në Kukës duke luajtur 26 ndeshje në kampionat, shumicën e tyre si titullar, si dhe 7 ndeshje në kupë; Kukësi u mposht në finalen e kupës dhe e përfundoi kampionatin në vendin e dytë. Në finalen e kupës ndaj Laçit më 29 maj 2015, e cila ishte ndeshja e fundit e sezonit, Hasani shënoi golin e barazimit të përkohëshëm (i dyti i tij në kupë) në humbjen përfundimtare 2–1 në stadiumin Qemal Stafa.[10]

Hasani zhvilloi paraqitjen e tij të 100të në Kategorinë Superiore më 5 mars 2017 në barazimin 1–1 ndaj FlamurtaritVlorë; ai luajti si titullar për 84 minuta.[11] Po në atë muaj, Hasani zyrtarizoi largimin nga klubi.[12] Ai ndërpreu kontratën pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit.[13] Kukësi e përfundoi sezonin 2016–17 duke fituar kampionatin e parë në histori.[14]

Rikthimi në Shkodër[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 29 korrik 2017, pas disa javëve negociata, Hasani zyrtarisht u rikthye në vendlindje duke firmosur një kontratë dy-vjeçare me Vllazninë.[15] Atij i'u dha fanella me numrin 10, dhe bëri debutimin e tij të dytë me klubin më 10 shtator, duke shënuar me portë bosh të dytin e fitores 2–0 ndaj klubit të sapongjitur Lushnja në ndeshjen hapëse të kampionatit.[16] Hasani la një Vllazni në vështirësi në dhjetor 2017 me qëllim për të luajtur jashtë shtetit, pasi mori një ofertë nga iranianët e Sepahanit.[17]

Sepahan[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 17 dhjetor 2017, Hasani ndërroi kontinent për herë të parë për t'u bashkuar me Sepahanin në një marrëveshje 18-mujore.[17]

Tirana[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 23 korrik 2018, Hasani u rikthye në Shqipëri duke firmosur me Tiranën në kontratë deri në qershor 2020.[18]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hasani bëri debutimin e tij me ekipin nën-19 në një ndeshje kualifikuese të Kampionatit Evropian nën-19 ndaj Italisë më 13 nëntor 2009; ai luajti 59 minuta para se t'i hapte rrugë Armando Vajushit me ndeshjen që u mbyll 5–0.[19] Ai luajti ndeshje të plota ndaj Republikës së Irlandës dhe San Marinos; Shqipëria dështoi të kualifikohej në raundin elite.[20][21]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 28 prill 2018[22][23]
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Vllaznia 2007–08 Kategoria Superiore 4 0 0 0 4 0
2008–09 1 0 2 1 0 0 3 1
2009–10 2 0 2 0 0 0 4 0
2010–11 27 0 3 0 30 0
2011–12 7 1 7 2 4[a] 0 23 1
Gjithsej 41 1 13 3 4 0 59 4
Litex Lovech 2012–13 Liga e Parë 9 0 0 0 9 0
Ceahlăul 2013–14 Liga I 1 0 1 0 2 0
Poli Timișoara 2013–14 Liga I 5 0 0 0 5 0
Kukësi 2014–15 Kategoria Superiore 26 0 7 2 33 2
2015–16 22 5 4 1 6[a] 0 32 6
2016–17 19 0 2 0 0 0 1[b] 0 22 0
Gjithsej 67 5 13 3 6 0 1 0 87 8
Vllaznia 2017–18 Kategoria Superiore 14 2 1 0 15 2
Sepahan 2017–18 Persian Gulf Pro League 6 0 0 0 6 0
Tirana 2018–19 Kategoria Superiore 0 0 0 0 0 0
Gjithsej karriera 143 8 28 6 10 0 1 0 182 14
  1. ^ a b Të gjithë ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. ^ Ndeshje në Superkupën e Shqipërisë

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kukësi[22]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Vllaznia Shkodër vs. Skënderbeu Korçë 0 – 2" (në anglisht). Soccerway. 17 prill 2010. Marrë më 27 shkurt 2016.
  2. ^ "Birkirkara vs. Vllaznia" (në anglisht). UEFA. 30 qershor 2011. Marrë më 27 shkurt 2016.
  3. ^ "Vllaznia vs. Birkirkara" (në anglisht). UEFA. 7 korrik 2011. Marrë më 27 shkurt 2016.
  4. ^ "Edon Hasani firmos me Çeahlaulin e Rumanisë". Gazeta Dita. 17 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 28 janar 2019.
  5. ^ "Ceahlăul Piatra Neamț vs. Corona Braşov 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 26 korrik 2013. Marrë më 28 janar 2019.
  6. ^ Jonuz Hallaçi (30 korrik 2014). "Kukësi firmos me Edon Hasanin, rinovon kontratën edhe Shameti". Panorama Sport. Marrë më 27 shkurt 2016.
  7. ^ Admir Uruçi (25 gusht 2014). "Kukësi zhyt Vllazninë, "pushton" Shkodrën. Raineri: Pas Teutës, do shihni ekipin tim". Panorama Sport. Marrë më 27 shkurt 2016.
  8. ^ Erjon Hamitaj (31 gusht 2014). "Kukësi është i pari, start me hap kampioni. Verdheblutë të pafuqishëm, pa asnjë pikë". Panorama Sport. Marrë më 27 shkurt 2016.
  9. ^ "Kukësi vs. Pogradeci 5 – 2" (në anglisht). Soccerway. 19 nëntor 2014. Marrë më 27 shkurt 2016.
  10. ^ "Laçi fiton Kupen e Shqiperise 2015". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 30 maj 2015. Marrë më 21 maj 2020.
  11. ^ "Flamurtari Vlorë vs. Kukësi 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 5 mars 2017. Marrë më 5 mars 2017.
  12. ^ "Zyrtare: Edon Hasani largohet nga Kukësi". Gazeta Tema. 29 mars 2017. Marrë më 10 shtator 2017.
  13. ^ ""Nuk mban më ujë pilafi", Edon Hasani largohet nga Kukësi". Panorama Sport. 29 mars 2017. Marrë më 10 shtator 2017.
  14. ^ "Kukësi, kampion për herë të parë në histori". SuperSport.al. 20 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2017. Marrë më 6 korrik 2017.
  15. ^ "VLLAZNIA BËN GODITJEN E PARË.FIRMOS ME EDON HASANIN". Rozafa.tv. 29 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2017. Marrë më 10 shtator 2017.
  16. ^ Erald Kodheli (10 shtator 2017). "Vllaznia e nis me fitore përballë Lushnjes". SuperSport.al. Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2017. Marrë më 10 shtator 2017.
  17. ^ a b Erald Kodheli (19 dhjetor 2017). "EKSKLUZIVE/ Vllaznia tha se ishte i dëmtuar, Edon Hasani prezantohet te klubi i ri në Iran". Panorama Sport. Marrë më 19 dhjetor 2017.
  18. ^ "Edon Hasani dy sezone bardheblu". kftirana.al. KF Tirana. 23 korrik 2018. Marrë më 26 korrik 2018.
  19. ^ "Italy U19 vs. Albania U19 5 – 0" (në anglisht). Soccerway. 13 nëntor 2009. Marrë më 27 shkurt 2016.
  20. ^ "Republic of Ireland U19 vs. Albania U19 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 15 nëntor 2009. Marrë më 27 shkurt 2016.
  21. ^ "Albania U19 vs. San Marino U19 4 – 1" (në anglisht). Soccerway. 18 nëntor 2009. Marrë më 27 shkurt 2016.
  22. ^ a b "Edon Hasani" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 19 dhjetor 2017.
  23. ^ "Edon Hasani". Federata Shqiptare e Futbollit. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2017. Marrë më 19 dhjetor 2017.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]