Ekrem Kryeziu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ekremi dhe xhiruesi Shukri Kaçaniku

Ekrem Kryeziu (1943, Pejë, Jugosllavi), është regjisor produktiv filmash dhe televizioni, autor filmash dhe producent filmash nga Kosova.

Studion fillimisht për drejtësi, në Zagreb dhe më pas dramaturgji, në Beograd, ku diplomohet, më 1970. Pas studimeve nis një karrierë të gjatë e të pasur, si prozator, autor dramash, skenarist, regjisor e produktor, një karrierë që i jep edhe shumë çmime. Përveç se shkrimtar e artist i angazhuar, është edhe publicist e analist politik, i botuar brenda dhe jashtë Kosovës.

Diplomoi për dramaturgji nga klasa e profesor Josip Kulungjiçit në Akademinë e filmit në Beograd. Si student ishte i angazhuar në TVB në punët e spikerit e më vonë edhe të regjisorit në redaksinë në gjuhën shqipe të Televizionit të Beogradit. Nga ajo kohë fillon edhe puna e tij si regjisor televizioni dhe kinematografiei. Momentalisht ligjëron në Prishtinë lëndën e dramaturgjisë. Është regjisor produktiv filmi, televizioni dhe teatri në Kosovë.

Ekrem Kryeziu, ne TVB nga fillimi 1966 që si profesionist i vërtet pas shkollimit ne Akademinë e filmit luajti një rol me rendësi ne aftësimin dhe përkujdesjen artistike te punës me kamere te xhiruesve te redaksisë Shqipe ne TVB gjate viteve 1967-1973. Ne vitin 1967 mori pjese ne realizimin e filmit te pare ne gjuhen shqipe "Uka i Bjeshkëve të Nemura" (1967) si asistent i regjisorit Miki Stamenkovic. Kryeziu dinte ta përdorte kamerën e filmit dhe ne shume raste ka xhiruar dhe ka kryer punët e montazherit ne montimin e kronikave për lajme dhe emisione te ndryshme.

Që kur ishte student, filloi të punojë në TV e Beogradit, si skenarist, redaktor dhe regjisor. Pas demonstratave të vitit 1981, burgoset dhe dënohet me tetë vjet heqje lirie, për veprimtari "irredentiste dhe kundër-revolucionare me qëllim të rrëzimin e sistemit në Jugosllavi". Lirohet më 1985. Themelon kompaninë e prodhimit të filmit dhe muzikës "Labia" dhe i rikthehet punës si produktor, skenarist e regjisor.

Më 1996 themelon degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e ArteveUniversitetit të Prishtinës, të cilën e drejton për tre vjet. Me fillimin e Luftës së Kosovës në prill 1999, dëbohet si shumë shqiptarë të tjerë të Kosovës për në Maqedoni, prej nga ku emigron për në ShBA. Pas tre vjetësh përvoje pune në media dhe industrinë e reklamës, rikthehet në Prishtinë, ku jeton edhe sot. Vazhdon të punojë në Fakultetin e Arteve të UP si profesor i dramaturgjisë. Merret dhe me publicistikë dhe analiza politike.

Lista e titujve të veprave të Kryeziut, si autor dhe regjisor është shumë e gjatë. Ajo përmban njëmbëdhjetë filma dokumentarë, prej të cilëve "Një lindje" ka fituar çmimin ORWO, më 1973; dy seriale televizive ("Po e zëmë, po e zëmë" 1971, skenarist e regjisor dhe "Pranvera në Prishtinë" 2001, skenarist); tri teledrama ("Të ngujuarit" 1972, "Epoka para gjyqit" 1978, "Xhani Ballkaneze" 1980); tetë filma TV ("Buka" 1974, "Por" 1974 – regjia më e mirë në Festivalin e Filmit Televiziv në Portorozh të Sllovenisë, "E kafshoja terrin" 1977 – filmi më i mirë dhe regjia më e mirë po atë festival, më 1978 dhe çmimi i tretë në festivalin ndërkombëtar "Prix d’Italie", në Milano, "Kur pranvera vonohet" 1978 – version kinematografik dhe televiziv me katër pjesë, "Gjurmë të Bardha" 1979 – version kinematografik dhe televiziv me katër pjesë, "Një jetë e tërë" 1980, "Gjurmë të Bardha" 1980, që mori çmimin "Arena e Bronztë" për regji në Festivalin e Filmit të Jugosllavisë në Pula të Kroacisë, "Viktimat e Tivarit" (1993) dhe "Rruga pa kthim" (1994); dy videokomedi, "Pa pardon" dhe "Sherif Patrioti" (1995); dy filma artistikë, "Buka e hidhur" dhe "Dashuria e Bjeshkëve të Nëmuna" (1997). Në fushën e teatrit, ai ka nënshkruar tekstet dhe regjinë e dramave "Të ngujuarit", (1971) Prishtinë, "Epoka para gjyqit" (1978 dhe 2003), Teatri Popullor, Gjakovë, Teatri Popullor, Tiranë, "Korridoret e Tmerrit" (2002), Teatri Kombëtar, Prishtinë, "Lulëkuqet" (2004), Teatri Kombëtar Gjakovë, "Teuta ose qerrja e fitores" (2004).

Në dramat e tij, Kryeziu merret kryesisht me temën dhunës politike dhe rebelimin ndaj saj, ndërgjegjësimin e individit dhe komunitetit për çastin historik.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Regjisor / Skenarist[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Editor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Asistent[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Producent[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekrem Kryeziu tek IMDb