Elgit Doda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Elgit Doda

Elgit Doda (lindi më 16 dhjetor 1988) është këngëtar, kompozitor dhe producent shqiptar i cili ka qenë autor i shumë këngëve të këngëtarëve të mirënjohur.

Doda ka bërë shumë këngë për artistët si Adelina Tahiri, Ronela Hajati, Rezarta Shkurta, Alban Skënderaj, Zajmina Vasjari dhe Ingrid Gjoni. Ai shkroi këngën e Adelina Tahirit në Këngën Magjike 2011, "Ti mos u kthe" dhe Alban Skënderaj në Këngën Magjike 2012 "Refuzoj". Në vitin 2013, ai shkroi këngën e Xhensila Myrtezaj "Liar".

Më 2014 ai debutoi në Këngën Magjike 2014 me këngën "Insta" që i referohet rrjetit social Instagram. Ai vetë e shkroi dhe kompozoi këngën. Ai është martuar së fundmi me aktoren e njohur Klea Huten. Ata presin një femijë bashkë.

Diskografi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 2012 – "Mjaft" (me Adelina Tahiri)
  • 2013 – "Mala Gata" (me Ronela Hajati)
  • 2013 – "Liar" (me Xhensila Myrtezaj)
  • 2014 – "Ti doje..."
  • 2014 – "Insta"
  • 2015 – "Dikush të do"
  • 2015 – "Vetëm ti je" (me Noizy)
  • 2015 – "Në Zemër" (me Jonny Jonas)
  • 2015 – "Blackout" (feat. Zajmina Vasjari)
  • 2016 – "Pa Mu" (me Noizy)
  • 2016 – "Ajer"
  • 2017 – "Ajo iku" (me Alar Band)
  • 2017 – "Asaj"
  • 2017 – "Ndenje" (me Dario Zela)
  • 2018 – "Nuk ke faj"
  • 2020 - "Parajsa Ime" (me Alban Skenderaj?

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]