Ezani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ezani (arabisht: أَذَان adhan) është thirrja e cila përdoret për të shpallur kohën e faljes së namazit. Personi i cili thërret ezanin quhet myezin. Ezani ka disa fjalë dhe shprehje specifike që recitohen me zë të lartë. Anembanë botës ezani thirret në një gjuhë të përbashkët, në gjuhën arabe.

arabisht transliterim përkthimi në shqip
4x ٱللهُ أَكْبَر Allahu ekbar Allahu është më i madhi
2x أَشْهََدُ أَنْ لاَ إِلَـٰهَ إِلَّا ٱللهُ Esh-hedu en la ilahe illa Allah Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut
2x أَشْهََدُ أَنَّ مُحَمَّدًا رُسُولُ ٱلله Esh-hedu en'ne Muhammeden Rasul ullah Dëshmoj se Muhammedi është i dërguari i Allahut
2x حَيَّ عَلَىٰ ٱلصَّلاة Hajje ales-salah Eja në namaz
2x حَيَّ عَلَىٰ ٱلْفَلاَح Hajje alel-felah Eja në shpëtim
2x

*(vetëm për namazin e sabahut)

ٍٱلصَّلاَةُ خَيْرٌ مِنَ ٱلنَّوم Es-salatu Hajrun Mine'n Neum Namazi është më i mirë se gjumi (vetëm për namazin e Sabahut)
2x الله أكبر Allahu ekbar Allahu është më i madhi
1x لا إله إلا الله La ilahe illa Allah Nuk ka zot tjetër përveç Allahut

Shiko dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]