Faktorët e prodhimit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ne ekonomi faktoret e prodhimit ndahen ne :

  1. Fuqia punëtore (edhe potenciali njerëzor)
  2. Toka (dhe rrethi natyror)
  3. Kapitali (dhe dituri teknike)
  4. Sipërmarrja

Fuqia punëtore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në ekonomi fuqi puëtore konsiderohet çdo punë e kryer e cila mund të kompensohet me pagesë.

Toka[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përfshin të gjitha burimet që ndodhen në natyrë, ku përfshihen: toka, burime minerale (si qymyr guri, nafta, metalet, etj.), burime në dete dhe lumenj, burime në ajër, sipërfaqet e mbjella, bagëtitë, etj.

Kapitali[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përfshin mjetet e përdorura në prodhimin e mallrave dhe shërbimeve, duke përfshire ndërtesa, makineri, pajisje, teknologji dhe mjetet financiare për blerjen e tyre.

Sipërmarrja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përmbledh shfrytëzimin dhe përdorimin e faktorëve të mësipërm të prodhimit me aftësitë, mjeshtërite dhe nxitjen për të marrë përsipër rreziqet në zhvillimin e nje ideje biznesi duke marrë persipër rrezikun e humbjes me qëllimin e fitimit. >>REF>> Prof/ass. DR.Qamil Talka-Organizimi dhe dretimi i biznesit

Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhjet e jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]