Feja islame dhe skllavëria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në zonën ku ka lindur, feja islame e ka gjetur skllavërinë si një konstrukt të rrënjosur thellë duke vazhduar ta mbajë atë. Muhamedi dhe bashkëkohësit e tij zotëronin, blenin, shitnin dhe lironin skllevër ose i përdornin skllavet si konkubina (gra pa kurorë).[1]

Për shumë shekuj me radhë tregtia e skllevërve ka qenë në botën islamike një faktor i rëndësishëm ekonomik. Në vitin 1963 Arabia Saudite hoqi zyrtarisht skllavërinë si një nga vendet e fundit islamike.[2] Së fundi doli ligji për heqjen e skllavërisë në Mauritani më 8 gusht 2007.[3]

Çlirimi me blerje i robërve të krishterë në Algjer nëpërmjet klerikëve të urdhërit të mercedarëve (rreth vitit 1670).

Termi arab[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skllavi quhet në arabisht ʿabd (shih kuranin 2:178), rakaba ose mamlūk (shih Mamlukët). Në kuran skllevërit përshkruhen ndryshe me shprehjen „që i keni në dorën e djathtë“ (mā malakat aymānukum, psh. sure 24, vargu 33). Skllavet quhen në arabisht xhārijja (arabisht جارية) ose ama (arabisht امة).

Skllavëria në të drejtën islamike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kurani e trajton skllavërinë si një konstrukt të natyrshëm. Dallimi ndërmjet njerëzve të lirë dhe skllevërve është sipas kuranit pjesë e rendit hyjnor (16:71). Megjithatë për skllavërinë janë vendosur rregulla më pak të rrepta se ato ekzistuese deri atëherë.[4] Nuk ka shenja se Muhamedi ka pasur si synim që të heqë skllavërinë.[5] Ndryshe nga jurisprudenca romake, e cila e trajton skllavin vetëm si pronë e të zotit, sipas të drejtës islamike skllevërit janë njerëz dhe objekte njëkohësisht. Si pronë e të zotërve të tyre, ata mund të dhurohen, të jepen hua, të jepen si peng, të trashëgohen ose të shiten. Nga ana tjetër ata kanë të drejtë të trajtohen mirë (4:36), si dhe për përkujdesje dhe ushqim. Në një shkrim të Bukharit Muhamedi thotë:

Skllevërit tuaj janë vëllezërit tuaj. Zoti jua ka vendosur nën urdhrin tuaj. Kush qëndron mbi vëllanë e tij duhet t'i japë atij për të ngrënë atë që ha vetë, t'i japë veshje nga ajo që vesh vetë. Mos i ngarkoni me punë që i kalojnë forcat e tyre. Dhe në rast se i ngarkoni me to atëherë ndihmojini! [6]

Brenda territorit të sundimit islamik skllevërit nuk kanë të drejtë të dalin si dëshmitarë në gjyq ose të kenë pronë private.[7] Por me porosi të të zotit ata mund të kryejnë veprime tregtare.[7] Për t'u martuar skllevërit duhet të marrin pëlqimin e të zotërve. Fëmijët e një skllaveje të martuar janë pronë e të zotit të saj edhe kur burri është njeri i lirë.[7] Për këtë arsye një martesë e tillë u nënshtrohet shumë kufizimeve ligjore dhe lejohet vetëm në kushte të caktuara. Si psh. kur për burrin ekziston rreziku i imoralitetit ose kur ai është i pamartuar dhe nuk është në gjendje të paguajë shumën e të hollave për nusen. Skllavja duhet të jetë myslimane. Martesat ndërmjet të zotërve dhe skllevërve janë të ndaluara. Sipas teorive të disa drejtimeve juridike, skllevërit myslimanë meshkuj lehohet të martohen me e shumta dy gra. Martesat ndërmjet të lirëve dhe skllevërve lejohen dhe janë të përhapura.[8] Kurani e lejon konkubinatin (23:6, 70:30). Skllavja që shërbente si konkubinë quhet surrīja (arabisht سرّية). Kur ajo i lind të zotit një fëmijë quhet umm valad (nëna e fëmijës) dhe pas vdekjes së të zotit ajo bëhet e lirë.[7] Fëmija i dalë nga kjo lidhje është i lirë.[4] Marrëniet seksule ndërmjet një myslimani dhe një skllaveje lejohen ndërsa ato ndërmjet një myslimaneje dhe skllavit të saj janë të ndaluara. Marrëdhniet seksuale ndërmjet një myslimani dhe skllaves së një të zoti tjetër trajtohen si imoralitet dhe ndëshkohen përkatësisht.[8] Një mysliman i lirë nuk lejohet të skllavërohet. Ndërrimi i fesë në atë islame nuk e ndryshon statusin e skllavit.[7] Kalif Umar-i e pati ndaluar skllavërimin e arabëve. Skllevërit myslimanë ishin të barabartë me myslimanët e lirë për çështje fetare. Por ata ishin të shkarkuar nga ato detyrime që kërkonin detyrimisht liri lëvizjeje (falja e të premtes, pelegrinazhi (haxh-i), xhihadi)[8]

Lirimi i një skllavi shihet në fenë islame si vepër devote ndaj zotit (kurla). Sipas një gojëdhëne mbi profetin Muhamed, lirimi i një skllavi mysliman e ruan të zotin nga zjarri i ferrit:

Kush lë të lirë një skllav (mysliman) do të shpëtojë nga zjarri i ferrit.[9]

Skllavi mund të lirohet me anë të një vendimi testamentar (arabisht tadbīr). Skllavi është i lirë kur i zoti vdes. Është mbizotërues mendimi se një vendim i tillë nuk mund të kthehet mbrapsht dhe skllavi as nuk mund të shitet ose të falet më. Sipas të drejtës islamike, skllevërit mund të lirohen edhe vetë me pagesë (kitāba). Por kjo nuk është e drejtë e garantuar nga ligji. Në rast të një lirimi të tillë me blerje, skllavi ka të drejtë të ndihmohet me anë të taksës së lëmoshës.[4]

Lirimi i skllevërve (arabisht ʿitk) parashikohet nga kurani si sanksion (dënim) për shkelje të ndryshme. Një skllav mysliman duhet lënë i lirë si shpagim për vrasjen e një besimtari (4:92). Gjithashtu lirimi vendoset si shpagim në rast shkeljeje betimi (5:89) dhe marrjes mbrapsht të një ndarjeje (58:3). Lirimi sugjerohet edhe si akt bamirësie (2:177). Me anë të lirimit krijohet ndërmjet skllavit dhe të zotit të mëparshëm një marrëdhënie klientale me pasoja trashëgimore.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një rast i njohur i skllavërimit të një fisi nga koha e hershme e fesë islame është Banu Kuraiza. Ky fis çifut nga Yathrib-i (sot Medina) u sulmua pas betejës së llogoreve nga myslimanët nën udhëheqjen e Muhamedit. Pasi Banu Kuraiza-t u dorëzuan, burrave të këtij fisi iu prenë kokat ndërsa fëmijët dhe gratë u bënë skllevër. Ibn Ishak-u e përshkruan kështu ndarjen e trofesë (plaçkës) së luftës:

Profeti e ndau mallin si dhe gratë dhe fëmijët e Banu Kuraiza-ve mes myslimanëve. Ai caktoi se ç'pjesë e plaçkës u takonte kalorësve dhe këmbësorëve dhe mbajti një të pestën për vete. […] Gratë dhe fëmijët robër nga një e pesta ai i çoi me përkrahësin Sa'd ibn Zaid në Naxhd duke i ndërruar me kuaj dhe armë. Një nga gratë robëresha, Rajhana bint 'Amr, profeti e mbajti për vete. Ajo mbeti në zotërimin e tij deri sa ai vdiq.[10]

Në rastin e fisit Banu 'l mustalik Muhamedi i propozoi Xhuvarrijja bint al-Harith-it, e cila bashkë me fisin e saj u kishte rënë si plaçkë lufte në dorë myslimanëve dhe që e luste atë ta ndihmonte që ta lironte duke e blerë, të martohej me të. Pas kësaj myslimanët i lëruan skllevërit dhe skllavet që u kishin rënë si pjesë pasi nuk donin të mbanin në zotërim si skllevër pjesëtarët e fisit të gruas së profetit.[7]

Treg skllevërish i shekullit të 13-të në Jemen
"Shitja e robërve të krishterë si skllevër në tregun e Algjerit". Gravurë hollandeze e vitit 1684

Në kohën e hershme të ekspansionit islamik bënin pjesë edhe skllevërit e quajtur „zanxh“ të shpërngulur me forcë nga Afrika në Mesopotami. Si „të zinj“ ata i takonin shkallës më të ulët sociale duke u detyruar të bënin punët më të rënda gjatë tharjes së kënetave të kripura dhe ndërtimit të plantazheve buzë Eufratit. Me ta lidhet ngjarja, e cila, në historinë 1400 vjeçare të skllavërisë në botën islamike deri në kohët e fundit, është e ngjashme për nga rëndësia me kryengritjen e skllevërve në Romë të udhëhequr nga Spartaku: nën udhëheqjen e Ali ben Muhammad-it, një arabi, i cili kishte dalë si kushëriri i Muhamedit dhe që ishte edhe poet dhe mësues dhe gjithashtu e kishte shpallur veten si mahdi („mesia“), u zhvillua kryengritja e zanxh-ëve që zgjati 14 vjet, nga viti 869 deri më 883, e cila ishte paraprirë nga revoltat e shtypura më parë të viteve 689, 690 dhe 694.

Historia e skllavërisë në vendet orientale islamike është në përgjithësi shumë e theksuar në mënyrë të ndryshme për shkak të shtrirjes së madhe gjeografike dhe larmisë etnike, kulturore dhe politike të kësaj zone. Veçanërisht në Sudan janë ndërmarrë gjueti të vërteta skllevërish. Nën zotërimin e kalifit abbasid Harun ar-Rashid kanë qenë shumë skllave të haremit që ishte përhapur që në atë kohë.[11] Të famshëm janë bërë skllevërit ushtarakë turq, të cilët u morën në shërbim në Bagdad nga kalifi Al-Mutasim për të mbrojtur si gardë pretoriane sundimtarin dhe për të përforcuar ushtrinë. Më vonë këta „mamlukë“ morrën në dorë pushtetin duke themeluar disa dinasti.

Një formë e veçantë e skllavërisë ka qenë devshirmeja (rekrutimi me forcë i fëmijëve)Perandorinë Osmane, ku djemtë e vegjël u merreshin familjeve të provincave kristiane, stërviteshin dhe islamizoheshin me forcë. Këta trupa përbënin bazën e forcave të jeniçerëve dhe të administratës së perandorisë duke pasur mundësi për t'u ngjitur në pozitat më të larta të shtetit. Gjithashtu shumë sundimtarë në historinë islamike kanë qenë bij skllavesh. Në Perandorinë Osmane skllavëria u hoq më 1847. Deri në fillim të shekullit të 20-të rrëfejnë udhëtarët nëpër vendet orientale si psh. Christiaan Snouck Hurgronje mbi tregun e skllevërve në Mekkë.[7] Edhe shkrimtari Antoine de Saint-Exupéry e ka trajtuar konfrontimin e tij me skllavërinë në Afrikën e Veriut në librin e tij Terre des hommes. Tregjet e skllevërve si psh. ai në Zanzibar, (i cili furnizonte në rradhë të parë Emiratet e Arabisë dhe që u mbyll vetëm pas ardhjes së anglezëve) ose në Azinë Qendrore kanë ekzistuar deri në fund të shekullit të 19-të.

Edhe sot vazhdon të ketë forma të skllavërisë në zona të veçanta të vendeve islamike. Këtu bëjnë pjesë skllavëria në Sudan dhe forma të tjera të robërisë të kushtëzuara fetarisht ose jo-fetarisht.[4] Në republikën islamike të Mauritanisë skllavëria është hequr tre herë gjatë shekullit të 20-të, pa ndryshuar gjë kjo në praktikë: më 1905 (dekreti kolonial francez), 1960 (marrja e pavarësisë) dhe për herë të tretë në vitin 1980. 23 vjet më vonë, në vitin 2003, doli një ligj kundra trafikut human (tregëtisë me njerëz) duke evituar këtu fjalën skllavëri. Në gusht 2007 presidenti i atëhershëm Sidi Mohamed Ould Cheikh Abdallahi lëshoi një ligj i cili për herë të parë e vendoste skllavërinë nën dënimin me ligj. Kjo ishte hera e katërt ku tema e skllavërisë përmendej në ligj.[12][13][14] Ligji u diskutua ashpër nga deputetët votues në parlament.

I njohur u bë edhe Dubai kur më 2006 në Miami (Florida) do të hapej një proçes gjyqsor kundra emirit sheh Muhammed bin Rashid Al Maktoum për shkak të skllavërisë së organizuar me 30 mijë fëmijë të skllavëruar në 30 vjetët e fundit,[15] por që u mbyll për shkak të kapërcimit të sferës së kompetencave të gjykatës. Pralelisht me këtë Dubai ra në ujdi me UNICEF-in që t'u kthente një mijë fëmijë të shpërdoruar si jockeys (xhokej, kalorës) devesh familjeve të tyre dhe të shlyente të gjitha shpenzimet. Megjithatë supozohet se ekzistojnë 10 mijë fëmijë nga Bangladeshi, jugu i Indisë, Sudani und Etiopia që shërbejnë si jockeys devesh në vendet e Këshillit të BashkëpunimitGjirin Persik.[16] Antropologu francez Malek Chebel[17], i cili angazhohet për një fe islame të përparuar dhe liberale ka kërkuar pas udhëtimeve nëpër vendet islamike që pikërisht për rajonin e Gjirit Persik duhen bërë kërkime të hollësishme mbi trafikun e njerëzve.[18]

Teoritë bashkëkohore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillimisht feja islame e ka legjitimuar skllavërinë, e cila u hoq dalëngadalë në shumicën e vendeve islamike vetëm pas ndikimit kolonialist të vendeve evropiane që filloi të ndihet para rreth 100 vjetësh.[1]</ref> Brenda fesë islame sot nuk ekziston qëndrim i njëzëshëm ndaj skllavërisë. Disa përfaqësues bashkëkohorë të fesë islame argumentojnë duke pretenduar se feja islame e ka hequr gradualisht skllavërinë.[19] Në lidhje me vlerësimin e skllavërisë në vendet orientale islamike predikuesi islamik turk Fethullah Gülen vë në dukje trajtimin njerëzor të skllevërve si dhe domosdoshmërinë dhe legjitimitetin historik të skllavërisë. Përndryshe, thotë ai, myslimanëve do t'u duhej t'i vrisnin, burgosnin ose t'i linin të lirë robërit e tyre. Gjithashtu ai thotë se heqja e menjëhershme e skllavërisë prej Muhamedit nuk ka qenë e realizueshme. Sipas mendimit të këtij teologu islamik, feja islame e sheh skllavërinë si një konstrukt „që duhet reformuar pak nga pak, deri sa ai, përkrah zhvillimit shpirtëror, kulturor dhe social me kalimin e kohës të zhduket krejtësisht“.[20] Një qëndrim të kundërt mban këtu sheiku arabo-saudit Saleh Al-Fawzan[21][22], kryeautori i planeve mësimore për rreth 5 milion nxënës dhe studentë sauditë (edhe të shkollave arabo-saudite në botë), i cili thotë në një kasetë të inçizuar: „skllavëria është pjesë përbërëse e fesë islame“ dhe „skllavëria është pjesë e xhihadit, dhe xhihadi do të qëndrojë përderisa të ekzistojë feja islame“. Al-Fawzan-i, një anëtar i njohur i këshillit më të lartë të juristëve teologë (ylema ose ulama), organit më të lartë fetar të Arabisë Saudite, konsiderohet si veçanërisht konservativ dhe që hedh poshtë çdo modernizim.[23]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Literaturë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • William Gervase Clarence-Smith: Islam and the abolition of slavery. Oxford University Press, Oxford, New York 2006. 978-0-195-22151-0 Përshkrim i botuesit Arkivuar 27 janar 2012 tek Wayback Machine, Pamje nga libri
  • Humphrey J. Fisher: Slavery in the history of Muslim Black Africa, New York University Press. New York 2001. ISBN=0-814-72716-6. Online Përshkrim i botuesit Arkivuar 27 janar 2012 tek Wayback Machine
  • Egon Flaig: Weltgeschichte der Sklaverei. Beck'sche Reihe 1884. Beck, München 2009. ISBN 978-3-406-58450-3. Online Përmbajtja. Faqet 83-124, 136-139
  • Th. W. Juynboll: në: E. J. Brill's First Encyclopaedia Of Islam 1913–1936, Leiden 1987, Vëll. 1, fjala: 'Abd.
  • Paul E. Lovejoy: Slavery on the frontiers of Islam. Markus Wiener Publishers. Princeton 2004. ISBN 1-55876-328-7. Online Përmbajtja Arkivuar 27 janar 2012 tek Wayback Machine
  • Kwesi Kwaa Prah: Reflections on Arab-led slavery of Africans. Centre for the Advanced Studies of African Society. Kapstadt 2005. ISBN 978-1-919932-05-7. Online Përshkrim i botuesit Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine
  • Irene Schneider: Kinderverkauf und Schuldknechtschaft. Untersuchungen zur frühen Phase des islamischen Rechts. Deutsche Morgenländische Gesellschaft. Abhandlungen für die Kunde des Morgenlandes. Vëll. 52,1. Steiner, Stuttgart 1999. ISBN 3-515-07086-9
  • Ronald Segal: Islam's Black slaves. The other Black diaspora. Farrar, Straus and Giroux, New York 2001. ISBN 0-374-22774-8. Online Përshkrim i botuesit Arkivuar 27 janar 2012 tek Wayback Machine
  • Tidiane N'Diaye: Le génocide voilé. Enquête historique. Gallimard, Paris 2008. ISBN 978-2-07-011958-5
  • Malek Chebel: L'esclavage en terre d'islam. Un tabou bien gardé. Fayard, Paris 2007. ISBN 978-2-213-63058-8

Weblinks[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b R. Brunschvig në: The Encyclopaedia of Islam. New Edition. Leiden 1971, fjala 'Abd
  2. ^ "Meyers Lexikononline 2.0: Sklaverei". Arkivuar nga origjinali më 14 shkurt 2008. Marrë më 15 dhjetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Auswärtiges Amt zur Sklaverei in Mauretanien Arkivuar 28 janar 2012 tek Wayback Machine (Ministria e jashte gjermane mbi sllavërinë në Mauritani)
  4. ^ a b c d Hans Müller: në Klaus Kreiser dhe Rotraud Wielandt: Lexikon der Islamischen Welt, Stuttgart 1992, fjala Sklaven
  5. ^ Hans Müller në: Bernard Lewis: Wirtschaftsgeschichte des vorderen Orients in islamischer Zeit, (Historia ekonomike e Lindjes së Afërme gjatë epokës islamike) Leiden 1977, f. 57
  6. ^ "Buchari: Your slaves are your brothers." Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2008. Marrë më 15 dhjetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b c d e f g Th. W. Juynboll: në: E. J. Brill's First Encyclopaedia Of Islam 1913–1936, Leiden 1987, vëll. 1, fjala: 'Abd
  8. ^ a b c P. Heine: në Khoury, Hagemann dhe Heine: Islam-Lexikon, Freiburg 1991, Vëll. 3, fjala Sklaven
  9. ^ Gojëdhënë sipas Bukhari-t: [1] Arkivuar 23 janar 2008 tek Wayback Machine dhe Muslim If anyone emancipates a Muslim slave… Arkivuar 28 nëntor 2008 tek Wayback Machine në disa variante)
  10. ^ Alfred Guillaume: The Life of Muhammad: A Translation of Ibn Ishaq's Sirat Rasul Allah, f. 466. Oxford University Press, 1955. ISBN 0-19-636033-1.
  11. ^ P. Heine: në Khoury, Hagemann dhe Heine: Islam-Lexikon, Freiburg 1991, vëll. 2, fjala Harem
  12. ^ "Menschenhandel - Ein weltweites Verbrechen | Freedom | Die Welt verstehen | de - ARTE". Arkivuar nga origjinali më 25 mars 2010. Marrë më 15 dhjetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Geduldet, verdrängt und beschönigt - NZZ.ch, 13.10.2008
  14. ^ Malek Chebel: L'esclavage en terre d'islam. Un tabou bien gardé. Editions Fayard, Paris 2007. ISBN 978-2-213-63058-8.
  15. ^ Malek Chebel (2007), f. 149.
  16. ^ Kinder als Kamel-Jockeys in den Golf-Staaten Arkivuar 28 maj 2010 tek Wayback Machine.
  17. ^ Vgl. Malek Chebel në Wikipedian franceze
  18. ^ Malek Chebel (2007), f. 150.
  19. ^ Islam and Slavery Arkivuar 22 shtator 2009 tek Wayback Machine Status of Slave Women in Islam Arkivuar 18 shkurt 2011 tek Wayback Machine
  20. ^ Fethullah Gülen: Fragen an den Islam. Izmir 2005, f. 47ff. version online Arkivuar 20 korrik 2008 tek Wayback Machine
  21. ^ Shaykh Salih al-Fawzan
  22. ^ "Islamic Thinkers Society - Saleh al-Fawzaan". Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2009. Marrë më 15 dhjetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2005. Marrë më 15 dhjetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)